• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Detajet/ 1,8 milionë euro prona, zbulohet biznesi i ri i Shkëlzen Berishës pranë Gërdecit

Detajet/ 1,8 milionë euro prona, zbulohet biznesi i ri i Shkëlzen Berishës pranë Gërdecit

1595681752564.png

Zbulohen të tjera detaje për godinën e blerë nga Shkëlzen Berisha, me shifrën marramendëse prej 1.8 milionë euro.

Gazeta Shqip ka mësuar se ky objekt i pozicionuar në afërsi të Gërdecit, fillimisht është ndërtuar nga ish-kryebashkiaku i Vorës, Fiqiri Ismaili, i zgjedhuri i përhershëm i PD-së si kandidat për këtë bashki që njihej si bastion i demokratëve.

Më pas objekti i është shitur një biznesmeni të njohur nga Fieri. Godina, që ka brenda një fabrikë, ka vlerë rreth 4 milionë euro, por sipas kontratës së shitblerjes rezulton të jetë nën çmimin e tregut.

Në këtë fabrikë, Gazeta Shqip ka mësuar se do të përdoret për ambalazhimin e frutit të boronicave me qëllim për t’i eksportuar jashtë Shqipërisë. Pikërisht ky është edhe biznesi i ri i djalit të ish-kryeministrit Shkëlzen Berisha, ku sipas burimeve, ai ka krijuar edhe monopolin e grumbullimit të këtij fruti.

Kjo tregon se familja Berisha nuk ngopet, duke i marrë i këtij vendi çdo gjë, deri tek boronicat dhe vetëm për përfitim personal.

Prona dhe biznesit që do të ngrihet nga Berisha është afër zonës së Gërdecit, vendit që disa vite më parë gjatë qeverisjes së PD-së në mars të 2008-ës pati një shpërthim të fuqishëm nga demontimi të municioneve humbën jetën të paktën 28 persona dhe pati qindra të plagosur.

Pikërisht kjo fabrikë demontimi dyshohej se kishte lidhje edhe me familjarët e ish-kryeministrit Berisha, ku gjatë hetimeve u përfol edhe emri i Shkëlzen Berisha në këtë trafik të armëve. Hetime këto që u zgjeruan përtej Atlantikut mbi këtë aferë trafikimit ndërkombëtar të armëve, por që Berisha ia hodhi paq.

g.shqip
 
Komentet

Në këtë fabrikë, Gazeta Shqip ka mësuar se do të përdoret për ambalazhimin e frutit të boronicave me qëllim për t’i eksportuar jashtë Shqipërisë. Pikërisht ky është edhe biznesi i ri i djalit të ish-kryeministrit Shkëlzen Berisha, ku sipas burimeve, ai ka krijuar edhe monopolin e grumbullimit të këtij fruti.

Kjo tregon se familja Berisha nuk ngopet, duke i marrë i këtij vendi çdo gjë, deri tek boronicat dhe vetëm për përfitim personal.

---------------------------------------------------------------------

Ja pikërisht kjo pjesë e shkrimit e bon të gjithë artikullin totalisht partizon aspak objektiv.

Mua intereson ku i gjeti ky (që s'di ç'a pune bo apo ka punu) ky farë burri gjithë kto lek.
Që përderisa pagu kaq imagjino sa ka mënjanë...

Se sa për monopol borronicash t'ja bojë zoti mar lol
Ka 30 vjet greku që ka monopolin e duhanit që prodhojnë fermerët shqiptarë.
 
Genc Pollo humi 10 milion eur ne Bankat e Qipros ene se rrujti hic. Ndersa ne diskutojme per therrimet e xenit 1.8M eur biznes boronice. lol
Kto jane krym n'lek.
 
Edhe thone per Arminen deb ile! Armina paska kap peshkun e madh e se dijshim :D

si bejne keta, ca jane 1.8 milion euro mor burr asigjo ca pare xhepi jane; prit se ka dhe vilen ke rolling hills qe kushton 1 milion euro, prit se ka dhe shume gjera te tjera por smerrem me keto gjona se e kam shok Xenin :D
 
Si shok ?
Ke shok femijen e nje krimineli?
 
Nuk e mbarove fjaline dhe per PS .......Ka vazhdim
3 lash ta kuptojnë vet , se skam nerva tmerret me politike 🤪

Te gjith e din si funksionon po nuk flasin se kane frike , ngelen pa buke pastaj , ja @Marla deri tani per xenin na nxori 5m euro , edhe vete fut ne burg ata qe pine nje 0.02 coco 😂😂😂
 
te lutem ajo eshte blogere jeton me te ardhurat e saj :D kurse dyqanin e rrobave firmato me cmime me shtenjte se ne Milano tel Galleria Vittorio Emanuele II ja ka bere Xeni duke besuar verberisht tek ajo. :D
Ky po qe eshte burre, te ben me dyqan...jo si kta zdrromsat e tjere verdalle qe s'dine si te trajtojne dhe mbajne nje femer lool
 
3 lash ta kuptojnë vet , se skam nerva tmerret me politike 🤪

Te gjith e din si funksionon po nuk flasin se kane frike , ngelen pa buke pastaj , ja @Marla deri tani per xenin na nxori 5m euro , edhe vete fut ne burg ata qe pine nje 0.02 coco 😂😂😂
Statistikat duhen shoku, nuk rrine burgjet bosh. Sjam police bthw qetsohuni, e njof policine e shtetit me mire se kushdo tjeter ketu por jo se jam police apo profesion te ngjashem me ta, ja thjesht shtoj postimet justifikoj rrogen 1500 euro qe me jep Wxp ne fund te muajit :p
 
Vdeksh e virgjër 🤪
 
Top