POGRADEC-Pogradeci është një ndër qytetet me numrin më të madh të të rinjve te cilët kanë shkuar në luftë në Siri. Krahas fshatit Leshnicë, 4 të rinj të tjerë nga fshati Gurras në komunën Starovë dyshohet se ndodhen në shtetin sirian duke luftuar krah rebelëve kundër regjimit të Asad. 34-vjecari, Krenar Shuli është njëri prej tyre i cili është larguar në Siri gati 5 muaj më parë, së bashku me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e tij, mes të cilëve dhe një vajzë 2 muajshe. Familjarët thonë se 34-vjecari u mban sekret vendodhjen duke u thënë se është në Turqi. Sipas tyre babai i 3 fëmijëve ishte besimtar i fesë islame dhe kohët e fundit frekuentonte një xhami në Librazhd ndërsa akuzojnë si përgjegjës për largimin e tij drejt Sirisë, imamin e vetëshpallur të unazës së re, Genc Ballën.
"Djali, kohët e fundit ishte shndërruar në një besimtar dhe shkonte shpesh ne Xhaminë e Librazhdit. Këtë ma tregonte mbesa 11-vjecare. I thoshte asaj që feja nuk e lejonte të hajë shumë bukë "e mjaft të tjera si këto. Atë e ka çuar në Siri ai 'ujku ' që ka kapur policia, Genc Balla. Djali thotë që jam në Turqi, por unë nuk e besoj. Ata i paguan ndonjë se ai nuk kishte para të shkonte andej vetë i 5 në shtëpi. Me vete ka marrë edhe bashkëshorten, dhe 3 fëmijët përkatësisht 11, 6 dhe 2 muajshe", tha Dylberi.
75-vjecari i mëshon fort faktit se djali i tij është mashtruar në emër të fesë ndërsa i bën apel shtetit ta ndihmojë dhe të kthejë sa më parë djalin së bashku me bashkëshorten dhe mbesat e tij në Shqipëri. "Këtu ka vetëm një gjë, ai është mashtruar në emër të fesë, për këtë jam i sigurtë. Se Allah kemi të gjithë, por Allahu nuk na thotë të shkojmë në Siri. I bëj apel shtetit të bëjë të pamundurën të më kthejë djalin, nusen dhe mbesat në shtëpi”.
Fshati Gurras nuk është i vetmi në Pogradec, ku të rinjtë janë mashtruar në emër të fesë dhe kanë shkuar në Siri. Pak kohë më parë 3 të rinj mes tyre dhe imami i Leshnicës Almir Daci janë larguar në Siri, ndërsa njëri prej tyre në janar të këtij viti u vra gjatë luftimeve.
Itinerari, Tiranë-Alepo vetëm vajtje. Islamikët shkonin në rrugë tokësore

TIRANE-Zbardhet itinerari i rrugëve përmes të cilave kanë udhëtuar shqiptarët që janë dërguar për të luftuar në Siri. Nga hetimet ka rezultuar se kanë qenë dy rrugë që kanë zgjedhur besimtarët myslimanë për t’u larguar nga Shqipëria. Grupi hetimor ka arritur të zbulojë se për të mbërritur në destinacion, të dyshuarit zgjidhnin rrugën ajrore, nga Tirana për në Turqi apo edhe nga Prishtina drejt Turqisë. Por, rruga tjetër që shfrytëzonte grupi i besimtarëve myslimanë ishte edhe ajo tokësore, Tiranë- Pogradec-Maqedoni- Bullgari-Turqi.
REKRUTIMET
Pasi mbërrinin në Turqi, atje i prisnin bashkëpunëtorët e të kërkuarit nga policia, Gert Pashja, i njohur me emrin fetar Ebu Muxhahidi. Ky i fundit dyshohet se është imam në kampin ku rekrutohen shqiptarët që përfundojnë në Siri. Burime të sigurta pranë Prokurorisë për Krime të Rënda sqarojnë se pas stërvitjes, besimtarët dërgoheshin në zonën e Alepos në Siri, ku ndaheshin në dy grupe. Nga hetimet është arritur në konkluzionin se njëri grup drejtohej nga ishimami i xhamisë së Leshnicës së Pogradecit, Almir Daci, i njohur edhe si Ebu Belkisa ose Haliti nga Pogradeci, dhe grupi tjetër në krah të grupit të drejtuar nga një emir turk, ku zëvendëskomandanti i këtij grupi është shqiptari nga Elbasani, i njohur me emrin Zeyd Al Albani. Të njëjtat burime sqarojnë se deri tani është provuar se të gjithë besimtarët myslimanë të dërguar nga Shqipëria për të luftuar në Siri nuk luftojnë në krah të ushtarëve të lirisë, opozitës siriane kundër regjimit të Bashar Al-Asadit. Por, në fakt shqiptarët përfundojnë duke luftuar në krah të grupit militant i lidhur me Al-Kaedën dhe që njihet me emrin “Al-Nusra”. Ky grup drejtohet nga emiri Abu Mohammad al-Jawlani dhe përbëhet nga muxhahedinë islamikë sunitë. Qëllimi i tyre është për të përmbysur qeverinë e Asadit dhe për të krijuar një shtet pan-islamik në bazë të Sheriatit (kodi moral dhe ligji fetar i Islamit) dhe ka për qëllim për të rivendosur Kalifatin. Ky grup, është shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, SHBA-ja, Australia dhe Britania si organizatë terroriste.
AKUZAT
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë me dije se tashmë është provuar me video, foto, përgjime dhe veprime të tjera hetimore se tre nga të arrestuarit në Shqipëri dhe dy të tjerë të shpallur në kërkim, janë personat kryesorë të këtij rrjeti. Sipas hetimeve, grupi rezulton se është ngritur prej vitit 1999 dhe financohet nga fondacione të ndryshme fetare, që dyshohet se janë pjesë e celulave të Al-Kaedës. Imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së Re, Genc Balla, i njohur edhe si Sheh Abdurrahim Balla, dhe imami i vetëshpallur i xhamisë së fshatit Mëzez, Bujar Hysa, i njohur si Ebu Usama, përfshirë këtu edhe teologu Orin Reçi, tashmë të arrestuar, janë personat kryesorë të këtij rrjeti në Shqipëri. Sipas organit të akuzës, këta të dyshuar, me ndihmën e të arrestuarve të tjerë, rekrutonin, stërvitnin, financonin udhëtimin e shqiptarëve deri në Turqi. Ndërkohë që, të gjitha këto veprime janë cilësuar si vepër penale e terrorizmit, akuzë me të cilën do të përballen të dyshuarit, të cilët rrezikojnë dënimin nga 10 deri në 25 vjet heqje lirie.
DOSJA E PROKURORISE
8 TE ARRESTUARIT
• Genci (Abdurrahim) Balla, i vetëshpallur imam i
xhamisë te Unaza e Re, i paautorizuar nga Komuniteti
Mysliman Shqiptar, organizator Bujar Hysa, i
vetëshpallur imam i xhamisë së Mzezit, i paautorizuar
nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, organizator
• Edmond Balla, organizator Zeqir Isuf Imeri,
organizator pjesëmarrës Verdi Morava, financues Fadil
Muslimani (Dervishi), ndihmës Astrit Tola, ndihmës
Orion Reçi.
AKUZAT
• “Rekrutim të personave me qëllim kryerjen e
veprimeve terroriste”;
• “Nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen
e veprave penale me qëllime terroriste”;
• “Nxitje të urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet
kombësive, racave dhe feve”
NE KERKIM
• Gerti Pashja, organizator
• Shkëlzen Dumani, organizator, financues
• Shyqyri Kaca, organizator, financues, pjesëmarrës
• Almir Daci, i vetëshpallur imam i xhamisë
Leshnicë, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman
Shqiptar, organizator, financues, pjesëmarrës
• Medi Manallari, financues, pjesëmarrës
/BalkanWeb