Dëshironi të bini nga pesha? Hani ç’t’u dojë shpirti!

elbruna

Anëtar i Respektuar
Mënyra më produktive për të rënë nga pesha nuk janë më regjimet dhe dietat strikte, por metoda duke mos i mohuar obezëve ushqimet më të preferuara, duke u dhënë atyre gjithçka që ia do shpirti, por nga pak.

Dr. George Blair West, në Konferencën e Përvitshme të Diabetit që organizohet në Zelandën e Re tha se e kishte kuptuar arsyen përse dietat e ndryshme nuk funksiononin dhe shtoi se “zgjidhja për një kontroll efikas të peshës, është shpëtimi nga lidhja psikologjike ndaj ushqimeve.”

Blair-West deklaroi se dietat që u mohonin njerëzve ushqimet e tyre më të preferuara nuk ishin efikase dhe tha se: “Dietat tradicionale me mungesë të theksuar ushqimi ishin rezultative 5-20 % në 5 vjet. Ne kemi një rezultat më të mirë. Blair-West u shpreh se merita ishte tek ushqimi i kontrolluar i të gjitha produkteve ushqimore të preferuara. “N]se u lejon të hanë gjërat e pëlqyera, këto dëshira do të shtypen dhe do të zhduken. Kjo metodë është rezultative, sepse njeriu në këtë mënyrë kupton rëndësinë ndjesore të ushqimit. Një nga arsyet përse njerëzit hanë shumë, është pasi ata nuk kënaqen nga ato që hanë”, tha Dr. Goerge Blair West./start
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top