Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Deputetja shqiptare e Parlamentit kroat kërkon institut albanologjie dhe fakultet të

Në afërsi të qytetit bregdetar Rijeka, dy orë nga kryeqyteti kroat është Crikvenica dhe Sellca. Përgjatë tërë Adriatikut kroat, shqiptarët kanë ardhur 50 vite më parë nga vende të ndryshme.

Me zanate dhe dyqane janë marrë prej kohësh. Tani, shumica janë të pasur, pasi zhvillimi turistik i Kroacisë i ka gjetur ata me shumë dyqane nëpër qendrat bregdetare. Kanë disa shoqata, shkolla e gjimnaze.

Ermina Lekaj Përlaskaj është deputetja e parë shqiptare në përbërjen e re të Parlamentit të Zagrebit. Ajo ka dy vendlindje, Sellcën dhe Prizrenin në Kosovë.

“Me integrimin e shqiptarëve në shoqëri të mund të japim një kontribut më të madh dhe të zëmë vendin që meritojmë”, thotë Lekaj Përlaskaj për qëllimet e saj.

Ajo thotë se shqiptarët, kësaj radhe mund ta përdorin forcën e tyre zyrtare për të mos harruar gjurmët, por edhe për të gjetur lidhjet e tyre mes dy atdheve që kanë.

“Të bashkohemi, të jemi më unikë. Të kemi një institut albanologjie këtu në Zagreb, të kemi dhe Fakultetin e Gjuhës Shqipe dhe me ardhjen time në Parlament të sigurojmë më shumë mbështetje financiare për shqiptarët”, shprehet Lekaj Përlaskaj.

Shqiptarët e rinj nuk bëjnë më punë shërbyese, por shumë prej tyre shkojnë në shkollë. Ata janë tashmë në të gjitha profesionet dhe thonë se janë autoktonë. Ngelen shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. /TCh
lekaj_1482782058-7424901.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back