Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve !

Titulli: Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve !

Mund të ndryshosh emrin Ceni, por nuk ndryshon dot veten.Tani për ti rradhitur pak gjërat.Si gjithmonë e nisim me fenë dhe me të mirat e perandorisë.Shqiptarët u konvertuan në muslimanë për shkak të lehtësirave.U konvertuan sepse paguanin më pak taksa nëse do ishin muslimanë.U konvertuan sepse ndryshe nuk mund të mbanin armë gjë që për kohën ishte si të të linin nu.do në mes të borës etj etj. Na sill ti një fakt që feja e paqes dhe ata që e sollën në Shqipëri nuk e përhapën në këtë lloj mënyre.اfarë nënkuptohet me dhunë sipas teje? Nëse dhuna fizike nuk ka ndodhur, kjo lloj dhune është akoma më e keqe.Një konvertim i tillë në fakt ka ndodhur edhe në pjesë të ndryshme të Greqisë por menjëherë mbas çlirimit popullsitë e konvertuara që kishin përfituar nga sistemi u këthyhen përsëri në fenë e tyre.Aleati edhe luftëtari i madh i krishtërimit në këtë rast Skënderbeu ishte rritur në oborrin e perandorisë dhe emri i tij ishte Skënder,pra ishte konvertuar në musliman.Kaq papritur lindi në venat e tij dashuria për krishtërimin duke u bërë mbrojtësi i tij,dhe duke vrarë muslimanët?Dihet që Skënderbeu erdhi në Shqipëri me një trupë prej jo më shumë se 400-të njerëzish.Gjeti një vend mbushur plot me muslimanë dhe me këta 400-të njerëz ushtroi terror mbi një popullsi që e mbyste atë forcë qoftë edhe me pështymë?Si mund të ndodhë kjo i nderuar nstorian post-komunist? Kuptohet që ju logjikoni jo më shumë se sa ato që j'u mësojnë mjekrroshët në xhami ,por ju lutemi përpiquni të bindni njerëzit e tjerë dhe mos shkruani këtu pallavra fesh.

Tani na thuaj disa të vërteta.Si Skënderbeu me vetëm 400-të njerëz, shkoi në Shqipëri dhe masakroi një popullsi prej më shumë se 90% muslimane duke e vrarë atë? Me çfarë force i luftoi osmanët,nëse shqiptarët me shumicë muslimane i kishte vrarë dhe terrorizuar?
Dihet që Skënderbeu ka ndryshuar fe më shpesh se sa gra prandaj nuk di me çfarë sigurie e quani luftëtar të Krishtit,por këtë do na e thoni herë tjetër.
Mbetet për detyre që historinë e re post-komuniste ju dhe ata mjekrroshët më lart se ju ta kalojnë në disa faza.Duhet të gjejnë më shumë jetimë me familje plot probleme sociale,më pas ti çojnë në mendrese,pasi t'ju kenë bërë lavazh truri atëherë mund ti thajnë dhe të përfitojnë një mëndje të re dhe plot ndriçim,të gatshme për të ''nxënë''. Deri atëherë shqiptarëve të vërtetë nuk mundesh as ti dhe askush tjetër t'ju mbushë mëndjen se Skënderbeu luftoi për fe.Zamet e keni por bëni si të bëni,pas bllokimit të fondeve ''Bin-Laden'',nuk keni shumë lek për të pregatitur mendresistë jetimë me historinë e ardhshme,prandaj si muslimanë të mirë bëni të mundur që ëndrra të vazhdojë,jepni disa lek edhe nga xhepi për jetimët mendresistë të ardhshëm.

Pse nuk e pranoni faktin se shqiptaret u konvertuan ne Islam si shkak i arsyes sepse e kane gjetur fene e paqes , fene e vertete te Zotit ! Fjalimet e tilla te historianeve dhe njerezve si ti Iron me jep shume per te dyshuar ne bindejt dhe mendimet e juaja . Cdo njeri qe udhezohet ne Islam sikur dje para 500 viteve si sot ne shek.21 , arsyeja e vetme eshte sepse Zoti ja ndricon zemrat atyre njerezve dhe ja mundeson ta njohin Ate , fene e Tij , rrugen e drejte . Se po te ishin ato teza pse muslimanet u konvertuan ne Islam , sot Perandoria Osamane nuk ekziston , taksat nuk kane me paguar muslimanet , pse athere jane musliman 90% e shqipatreve ne Bote ? Pse nuk po kthehen ne fene e mehersheme qe e kishin ? Sepse e kane kuptuar se e vetmja fe e Zotit eshte Islami dhe fete tjera jane pagane dhe raciste ! Me heret paraardhesit e shqiptareve kane paguar taksa Perandoris simbas juve me dhune , tani shqiptaret e shek.21 paguajn taksa nga deshira dhe vullneti i tyre Bashkesise Islame per te mbijetuar ajo ! E shehe cfare ndryshimi , me heret ''me dhune'' , e tani nuk jane te detyruar , paguajn taks nga vullneti dhe deshira e tyre . Eshte argument ky qe shkruajta , apo une jam arab apo turk nuk duhet te mirret fjala ime, se keto mendime ju sillen ne koke juve , e jo agumenti qe ne falsim !

Dhe si i bjene kjo , Perandoria Osmane ka perdorure dhune sistematike , pse vetem neve na ka konvertuar ne dhune ? Pse sllavet , gret , bullgaret dhe ballkanasit tejere nuk i ka kovertuar ne dhune , por vetem neve dhe nje pjese te boshnjakeve ??? Duhet ta mendoni kete me mire , se historia ka qene e gabuar per keto ceshtje qe e kemi mesuar . Jo sepse Skenderbeu eshte hero , apo se shqiptaret me shpat u konvertuan ne Islam etj etj . Keto jane vetem te paverteta , asgje e vertete nuk gjinden ne keto teza historike .

Po e deshrion fakte ende , ja argumentin e ke se shqiptaret e kane pranuar fene me vullnet dhe bindje te plote sepse shqiptaret Islamin nuk e kane pranuar vetem ne kohen e Perandoris Osmane , por Islami tek shqiptaret eshte pranuar edhe para ardhjes se Perandoris , nga tregtaret shqiptare te cilet bejshin tregeti ne lindje aso kohe . Ky eshte shume fakt i argumentuar dhe i forte . Per ata qe mendojn kuptohet !

Ajo cka shkruhet per Skenderbehun eshte vetem ''mit'' historike dhe politike ! Burimet qe flasin per te jane shume te pakta dhe nga njerez jo te besueshem . Me shifra nuk guxojm te flasim se mund te gabojm rende . Por , po quditem se Skenderbeut i ka shkuar puna huq ! sepse ai ka luftuar ndaj nje Perandorie te Madhe (e cila qellimin paresor e ka pasur perhapjen e fese ), e shumica shqiptare e tradhtoi Skenderbeun duke u larguar nga feja e tij dhe idealet e tija anti-isalme . Konvertimi i shumices absolute Shqiptare ne Islam me se miri lene te kuptohet e verteta e Skenderbeut , dhe kuptone se ne kohen e Skenderbeut ka pasur musliman , dhe sipas disa histrorianeve Skenderbeu ka masakruar musliman Shqiptare . Nje njeri qe masakron shqiptar musliman , nje njeri qe eshte ''dyftyresh'' , cfare HEROI mund te jete ai ?! Hero eshte vetem ai qe eshte i drejte , qe eshte besnik , dhe qe ka vetem nje fytyre , dhe qe luften dhe kontributin e tij e bene per hir te vertetes . E kete Skenderbeu se ka bere , askush Skenderbeun se ka penguar te jete ne Hierarkin e Perandoris , askush nuk e ka penguar te jete i lire . Por ate e kane penguar intresat fetare te ciles i ka takuar dhe per te cilen ka luftuar dhe maskaruar ne emer te asaj feje .

Skenderbeu eshte hero perderisa nuk kuptohet nga Shqiptaret se ne te vertete hero i kujt ka qene ai ! Dhe ne fund te kuptohem une nuk jam historian , por kam te drejte te jap mendimin ne kete ceshtje , sepse forumet per kete ekzistojn . Por , edhe pse nuk jam historian , mund te kuptoj me mire se sa nje historian i cili eshte i rrituar dhe edukuar nje sistem shoqerore i cili ja ka pamudnesuar te i kuptoj ne esence gjerat se si kane rrjedhur dhe si jane zhvilluar ne tersi !
 
Titulli: Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve !

Kush e solli islamin ne Shqiperi C3nI, Tregtaret shqiptar? Je i sigurt apo e msove diku nga ata deputetet qe flasin per histori dhe ne te njejten kohe thone qe nuk jane historian!!
Islamin e sollen xhelatet mongol-turq qe i perdorte bizanti per pushtimin e Arberise, dhe timaret, feudale ushtarak qe P.O ju falte tokat e fudalve shqiptare(qe ngelen pa koka) . Dhe xhamine e pare ne trojet shqiptare e ndertuan ne Berat nga mesi i shek 14.

-Se po ta sjell edhe ty ketu se si u bene mysliman shqiptaret. Nuk jane te thena nga komunistet..;)


Kshtu n' “Fetih-name i Akçe Hisar” (Proklamata oficiale osmane per okupimin e Krujes n' 1478), thuhet:

"...Thirrjet që nga krahërorët e tyre të dërmuar arritën gjer te tavani i Saturnit. Gjithsejt rreth pesëmijë të pafe që ishin secili një djall naftëhedhës dhe vetëtimëlëshues, u bënë kështu pre i shpatës së mprehtë dhe qokë e shigjetës goditëse... Turma e luftëtarëve u kënaq dhe u gëzua me plaçkë të shumëllojshme dhe të panumërt. Ata që mbetën nga armiku, gratë dhe fëmijët, i vunë në prangat poshtëruese të robërimit dhe i lidhën me zinxhirët e mjerimit. Paskëtaj do të fillojë shkatërrimi i kishave, ndërtimi i medreseve, ndalimi i këmbanave dhe prishja e ligjevet. Brenda në zemrat e të pafeve ku kishte bërë vend pafesia dhe mëkati, paskëtaj do të çelë burbuqja e besimit në një zot të vetëm."
(“Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV”, burime osmane, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë 1968, f. 380- 381-382.)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve !

Ja si u perhap ISLAMI me "SHPATE", shiqoje Laur :plazh:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top