Deputetët e Partia Demokratike incidente në KZAZ 53 të Librazhdit

WxP

Staf në FV.AL
Adm
LIBRAZHD- Rreth orës 22.00 të mbrëmjes së martë gjatë kohës së zhvillimit të procesit të numërimit ka pasur tensione dhe incidente që fatmirësisht nuk kanë marrë përmasa tragjike.

Situata për pak sa nuk ka dalë jashtë kotrollit kur persona të panjohur kanë hyrë në KZAZ pa asnjë lloj autorizimi me qëllim zëvendësimin e numëruesve të djathtë.

Këta persona të shoqëruar edhe nga disa nga kandidatë për deputetë të PD janë bërë shkak për ndërprerjen e numërimit dhe krijimin e incidenteve.

Bashkë me personat që pretendonin të fillonin si numërues ka qenë edhe Luçiano Boçi, kandidat i PD të cilit i rrezikohet mandatimi për në Parlamentin e ri me trendin e votave të fundit. Më vonë atij i është bashkuar edhe Eduard Selami dhe simpatizantë të PD të cilët kanë shkaktuar kaos dhe rrëmujë në VNV.

Për të shmangur incidentet dhe për të garantuar ecurinë normale të procesit të numërimit ka ndërhyrë deputeti socialist Taulant Balla por reagimi i kolegëve të tij demokratë ka qenë mjaft i ashpër.

Situata e tensionuar ka zgjatur disi gjatë dhe në hyrjen e KZAZ 53 janë dislokuar forca të shumta policore për të garantuar mbarëvajtjen e procesit .
(e.m/News24/BalkanWeb)
 

Attachments

  • Harta-Zgjedhore.jpg
    Harta-Zgjedhore.jpg
    88.8 KB · Shikime: 90
Back
Top