Depilimi në stinën e verës

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Depilimi në stinën e verës


Stina e verës tashmë lajmëron fillimin e minifundeve, bluzave të hapura dhe sidomos plazhit. Një lëkurë femërore e pastër, e lëmuar dhe pa qime? Nuk është një luks, por një domosdoshmëri. Si të depilohemi? Gjithçka varet nga zonat për të cilat jeni të interesuara që të depiloni. Në qoftë se do të depiloheni në shtëpi mund të përdorni kremin depilator ose depilatorin elektrik. Një metodë shumë e mirë për pjesët e vogla është elektroagulacioni.

Mënyrat e depilimit

Kremi prej dylli
Dylli është një mënyrë e shpejtë që ka efekt të gjatë dhe e aplikueshme sidomos për pjesë të trupit jo shumë delikate si këmbët dhe mustaqet. Në përgjithësi është me bazë mjalti. Vendoset kremi i dyllit në zonën që do të depilohet, pastaj në kontakt me dyllin vendosen ngjitëse që më pas hiqen me një tërheqje të vetme. ثshtë tërheqja e fortë ajo që mund të shkaktojë dhe një farë dëmtimi të lehtë të lëkurës. Ndonjëherë mendohet se është ngjyra e dyllit ajo që shkakton një plasaritje dhe fryrje të kapilarëve. Kjo nuk është aspak e vërtetë, sepse është tërheqja ajo që shkakton fryrjen dhe plasaritjen e kapilarëve. Ja pse është më mirë që depilimi me dyll të bëhet në një institut bukurie. Estetistja ka më shumë praktikë, është e shpejtë dhe përdor më pak tërheqje për të përfunduar depilimin dhe sa më pak tërheqje të bëhen aq më mirë është.
Kremi depilator
ثshtë një metodë e lehtë, e shpejtë dhe me kohëzgjatje më të vogël se sa dylli. Produkti mund të shfaqë alergji në lëkurë prandaj është më mirë që më parë të bëhet një test i vogël. Në të shumtën e rasteve depilimi është i nevojshëm që të përsëritet pas një jave. Duke tërhequr qimet tani në verë mund të zbehet dhe ngjyra që merr trupi duke u ngjitur në ngjitëse. E njëjta gjë ndodh dhe me dyllin. Bashkë me qimet ai heq dhe një pjesë të ngjyrës së lëkurës, por depilimi me dyll është më i preferueshëm sepse përsëritet vetëm pas një muaji.
Elektroagulacioni
Bëhet fjalë për zhdukjen e qimeve nëpërmjet rrymës elektrike të futur nëpërmjet një ageje në brendësi të rrënjës për të shkrirë qimen. Një teknologji e saktë, e sigurtë dhe pa dhimbje që mund të jetë dhe definitive. Kjo nuk mund të thuhet me saktësi sepse në rritjen e qimeve influencojnë dhe faktorë që nuk mund të kontrollohen nga prodhimet farmaceutike. Në çdo rast është një metodë e mirë sidomos në qoftë se do të depilohen zona të vogla. Sot teknika është shumë e sofistikuar. Shkarkimi i rrymës elekrtike mund të ndryshohet në bazë të lëkurës dhe të qimes së përsonit. Pas dy apo tre seancash shikohet një përmirësim shumë i madh i zhdukjes së qimeve ndërsa pas pesë seancash një shkatërrim i plotë i tyre.
Lazer
Mbi këtë metodë nuk mund të thuhet gjithçka me vendosmëri. ثshtë një teknikë e kohëve të fundit ndaj dhe mund të lërë pezull shumë dyshime. Vetë fakti që rrezet lazer janë aq të përfolura le vend për dyshime. Ka raste kur qimet kanë filluar të rriten përsëri. Nuk dihet akoma me siguri se si funksionon dhe pse shumë njerëz e shikojnë si një zgjidhje për të mos patur më qime.
Krem që rrallon rritjen
Përpara elektrokoagulacionit mund të përdoret një krem që rrallon rritjen e qimeve. Kjo do të thjeshtonte trajtimin. I njëjti krem mund të përdoret dhe pas dyllit, kremit depilator apo dhe briskut. Duhet të kujdesesh para dhe pas depilimit.
Felikoliti
Felikoliti në të vërtetë është një qime që rritet brenda në mish, e cila është sulmuar nga bakterie në brendësi të rrënjës. Janë infeksione të shkaktuara kryesisht nga mungesa e higjenës ose përdorimi i aksesorëve si piskatorja apo ngjitëset e përdorura për të hequr dyllin. Në qoftë se keni felikolit, nuk mund të depiloheni në të njëjtën zonë. Duhet ta mbani atë pjesë të lëkurës të pastër dhe ta dizinfektoni herë pas here. Më mirë se sa t’i kurosh felikolitet është mirë që t’i evitosh ato. Kjo bëhet duke mbajtur një higjenë të mirë para dhe pas depilimit.

Para depilimit duhet:
Të bëni një larje të lëkurës për të hequr papastërtitë e vogla dhe për t’u siguruar që të gjitha qimet janë të ngritura për të mos rrezikuar futjen e tyre në mish.
Më pas lyeni pjesën që do të depiloni me një solucion kundër tharjes së lëkurës duke e freskuar më pas me një solucion menteje që e pastron thellësisht atë.
Pas depilimit duhet:
Të heqësh të gjitha mbetjet që mund të ketë lënë depilatori si dylli, brisku apo mjete të tjera me një copë të njomur me vaj ose dhe me vaj esencial kamomili.
Të përdorësh kremëra apo vajra që të zbusin pjesën e sipërme të lëkurës e cila është acaruar gjatë depilimit.
Lëkura nuk duhet të parfumohet kurrë menjëherë pas depilimit.
Këto rregulla vlejnë për çdo tip lëkure dhe qimeje dhe duhet të ndiqen si në shtëpi ashtu dhe në institutet e bukurisë. Bëni kujdes! Pas depilimit mund të shfaqen shumë pika të vogla të kuqe në lëkurë. Në qoftë se nuk zhduken duhet të drejtoheni tek dermatologu, sepse mund të jenë treguese të mungesës së vitaminës A.


 
Kujdesi për këmbët
Përsa i përket veshjes së këmbëve nuk janë shumë të këshillueshme çizmet, megjithëse kanë shumë vite që dominojnë në pasarelat e të gjithë stilistëve më të njohur të botës. Veçanërisht për ato femra që rrezikojnë të kenë variçe. Pavarësisht nga të gjithë faktorët, dëmin kryesor e shkaktojnë takat e larta. Megjithëse kanë shumë feminilitet, ato shkaktojnë dhe shumë deformime të këmbëve dhe të shtyllës kurrizore. Taka ideale është ajo 3-4 centimetra.
1- Pushimi duhet të jetë një moto
Nuk duhet të qëndroni në një vend për një kohë të gjatë, por duhet të ecni shumë shpesh. Kur jeni të ulur, brenda mundësive duhet t’i mbani këmbët pak më lart se niveli i vendit ku jeni ulur. Në rastet kur shtriheni për të fjetur, këmbët duhet të rrin në një nivel pak më të lartë se ai i shtratit. Duhet të bëni periudha pushimi gjatë ditës.
2- Gjimnastika dhe banjoja
Të shtrirë duhet të bëni lëvizje të lehta të këmbëve duke i shtrirë ato më lart se vendi në të cilin ndodheni, gjithashtu duhet të bëni një banjë prej 15-30 minutash, gjatë së cilës të rrini në ujë me temperaturë nga 36- 37 gradë. Nëse nuk është e mundur një banjë, atëherë është e këshillueshme të mbani këmbët në ujë të ngrohtë në po të njëjtat temperatura.
3- Klima
Duhet të evitoni temperaturat e larta si dhe vendet me lagështirë. Vendet malore janë më të këshillueshme, por nëse ju zgjidhni detin atëherë janë të këshillueshme banjot e gjata dhe shëtitjet në breg të detit me ujin gjer te gjunjtë. Mundohuni të ekspozoni sa më pak këmbët në diell dhe mbajtjen e tyre sa më të shkurtër në rërë. Në shtëpi mundohuni të mbani temperatura mes 19-20 gradëve.
4- Veshjet
Mundohuni të evitoni veshjet shumë të ngushta, të nxehta dhe elastike. Kini kujdes nga këpucët shumë të ngushta, shumë të larta apo shumë të ulëta. Mundohuni t’i gjeni sa më të rehatshme.
5- Sporti
Nuk këshillohen sportet me lëvizje të vështira dhe të lodhshme. Më saktë i thuhet jo: tenisit, skive, shpatës, golfit, futbollit apo dhe sporteve të tjera me top, kërcime dhe vrapimeve të shpejta. Po, vetëm për notin dhe marshimet e lehta në ajër të pastër.
6- Higjiena
Mundohuni të mbani të pastër lëkurën e pulpave dhe të shputës së këmbës duke i larë ato me sapun dhe duke i trajtuar me kremëra sa më ushqyes për këmbët. Nëse është e këshilluar nga mjeku, mund të përdorni dhe çorape elastike.
7- Ushqimi
Kini kujdes me dietat që përdorni, mundohuni të hani sa më shumë ushqime dhe fibra. Mundohuni të hani sa më shumë ushqime të lehta për t’u tretur pa vështirësi. Mundohuni të evitoni ushqimet pikante, hani sa më shumë fruta dhe perime dhe pini ujë.
 
nese i bejme te gjitha keto gjera atehere jemi perfekt/e ne vere :)
 
Titulli: Depilimi në stinën e verës

Depilimi gjysem lazer: kur ta bejme, sa zgjat

Behet gjithmone e me shume e rendesishme per femrat depilimi me rreze lazer. Per te kuptuar si funksionon nje depilim me lazer, mjafton te mendoni qe nxehtesia e prodhuar prej tij jo vetem shkaterron qimet, por demton edhe bulbin qendror qe per tu rigjeneruar duhen muaj. Fakti qe nuk eleminon te gjithe bulbin ne menyre permanente dhe mbi te gjitha rigjenerohet perseri, nje seance duhe te perseritet, per te qene te qete per muaj. Depilacioni me laser edhe pse praktik nuk ka me pak rreziqe, me te shpeshtat jane njollat ne lekure qe me raste largohen vet per nje muaj ne format me te renda, me shume te ekspozuar ndaj ketij rreziku jane personat qe perdorin lazerin kur jane te nxire, duke ditur qe drita e tij pulson mbi melaninen./burimi: ikubINFO/
 
Titulli: Depilimi në stinën e verës

une xdor kremin depilator...è sh i mire...po jo vetem ne vere moj,se minin e dor dhe ne pranvere e vjeshte,me geta te holla poshte:D:D:D
 
Titulli: Depilimi në stinën e verës

une xdor kremin depilator...è sh i mire...po jo vetem ne vere moj,se minin e dor dhe ne pranvere e vjeshte,me geta te holla poshte:D:D:D
Atehere kto keshilla te vlejne per gjitha stinet ty :)):

P.s per temen dhe un perdor briskun .Sepse kam degjuar qe shkuma sben mire te perdoret tek sjetllat dhe tek ........? Eshte e vertet ???
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top