Dënime me burg për luftëtarët nga Maqedonia në Siri

Love

βeℓℓe â๓e
Edhe në Maqedoni duhet të dënohen shtetasit e saj që luftojnë në konfliktet e ndryshme jashtë vendit, së fundi si pjesë e luftëtarëve në Siri.

thumbnail.php


Kjo nismë është bërë nga deputeti dhe kryetari i Lidhjes Demokrate në Maqedoni (LDM), Pavle Trajanov, i cili ka kërkuar që përmes Kodit penal të aplikohen masa ndëshkimore për të gjithë pjesëmarrësit në luftërat e huaja.

Sipas tij, një nismë e tillë është bërë në Bosnjë – Hercegovinë, Serbi dhe pritet të aplikohet edhe në Kosovë. Këto masa janë nxitur pas numrit të madh të qytetarëve nga Maqedonia që luftojnë përkrah forcave të kryengritësve në Siri.

Autoritetet shtetërore sipas gazetës “Dnevnik” nuk kanë publikuar vlerësime dhe shifra se sa shtetas të Maqedonisë janë të përfshirë në luftën në Siri.
Por, sipas informacioneve të deritanishme, deri tani kanë humbur jetën tre shtetas të Maqedonisë, duke luftuar në anën e kryengritësve.

Masat e pritura ndëshkimore parashikojnë sanksione me burg prej 1 deri në 5 vjet.
INA
 
Titulli: Dënime me burg për luftëtarët nga Maqedonia në Siri

dhe ca fitojn kto si shkojn ne luft? te len jeten per to
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top