Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Dëmtimet që shkakton sëmurja e pankreasit


Sëmundja e pankreasit është një nga sëmundjet më të vështira për t’u kuruar. Vështirësia në kurimin e kësaj sëmundjeje vjen për shkak të vendosjes së thellë të pankreasit. Si pasojë e kësaj vendosjeje, pankreasi kapet me vështirësi nga vëzhgimet e mjekëve, prandaj sëmundjet e tij janë në përgjithësi të rënda dhe të vështira. Por çfarë është sëmundja e pankreasit, cilat janë simptomat dhe si mund të kurohet kjo sëmundje?

Pankreasi është një gjëndër me një gjatësi prej 13 cm. Ndodhet në pjesën e sipërme të mesit të stomakut. Pankreasi lidhet ngushtë me pjesën e parë të zorrës së hollë. Pankreasi është i rrethuar me disa inde në formë ishujsh, të cilët prodhojnë hormonin e insulinës që derdhet në gjak. Pankreasi ka disa enzima që derdhen në dueden nëpërmjet kanalit përkatës. Enzimat e tij plotësojnë tretjen e lëndëve ushqimore në zorrë të hollë.

Mosfunksionimi i pankreasit shkakton dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, përzierje, vjellje, veçanërisht pas marrjes së ushqimit dhe heqje barku, nuk tretën yndyrat. Në mungesë të prodhimit të insulinës shfaqet sëmundja e sheqerit. Pankreasi preket nga mikrobet paukreatike, absese, dobësim të funksionit të insulinës, sëmundja e sheqerit. Në disa raste shfaqen edhe tumoret. Pankreasi infektohet nga mikrobe nëpërmjet gjakut ose nga mikrobe që gjenden në dueden, të cilat kalojnë në kanalin e duodeno-pankreatik.

Infektimi favorizohet kur merret alkool dhe ushqime të bollshme, si edhe nga gurët në tëmth. Format akute të pankreasit janë të rënda. Pankreasi kronik shkakton çrregullime në stomak dhe në tretjen e ushqimeve, fryrje të barkut, humbje në peshë, diare. Sëmundja zgjat disa vite me kriza përmirësimi dhe keqësimi. Ajo kërkon mjekime për shumë raste. Hiqet me ndërhyrje kirurgjikale. Ushqimet duhet të përmbajnë sasi të mëdha karbohidratesh dhe pak yndyrë.

Të sëmurët duhet të tregojnë një kujdes të veçantë në trajtimin që u bëjnë kurave kundër pankreasit, për arsye se neglizhenca nga ana e tyre mund të çojë deri në infektim të gjakut. Madje, nëse sëmundja lejohet të përparojë, kryerja e ndërhyrjes kirurgjikale do të ishte e pashmangshme. Në lidhje me këtë situatë, studimet e fundit që janë kryer tregojnë se në tre të sëmurë me pankreas, një është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.

Gjithashtu, të sëmurët me pankreas ndjejnë shpeshherë edhe një gjendje të fikëti. Shkaku i dëmtimit të pankreasit vjen si pasojë e infeksionit nga një mikrob nëpërmjet gjakut. Ky infeksion ndihmohet shumë në rast se konsumohet alkool dhe ushqime të bollshme, si dhe nga gurët e formuar rishtazi në tëmth.

Sëmundjet më të shpeshta që vijnë si pasojë e sëmundjes së pankreasit janë: ndezje, pankreatit i thjeshtë ose hemorragjik, tumoret e ndryshme, cistet, diabeti dhe gurët.

Sa u përket këshillave sesi mund ta evitojmë sëmundjen e pankreasit, mjekët japin këto këshilla kryesore: eliminimin e alkoolit, eliminimin e kripërave dhe yndyrave (sidomos nga femrat), si dhe nuk duhet akumuluar stres.

Për sa u përket simptomave të sëmundjes së pankreasit, ato janë: dhimbjet e forta të barkut, fryrje të barkut, të vjella, rrahje të shpejta të zemrës, si dhe temperaturë.
*Telegrafi*
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back