Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Demonstruesit: Kosova në BE, jo nën BE

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
“Serbisë viza për udhëtim, Hashimit udhërrëfyes për nënshtrim”, “Bac u kry – e shitën Kosovën”, “Jakup Krasniqi, zëdhënës i UاK-së më 1999, zëdhënës i EULEX më 2009”, “Kosova në BE, jo nën BE”, “Jo EULEX-it”, “BAC u KRYmb”, janë vetëm disa nga parullat që janë shpalosur të hënën nga protestuesit gjatë demonstratës së organizuar nga rrjeti i 20 organizatave joqeveritare të Kosovës për të kundërshtuar nënshkrimin e protokollit EULEX-Serbi.
Demonstrata e filluar para Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, në Prishtinë, ka mbledhur një numër jo shumë të madh të qytetarëve – ndërsa vazhdon me një marshim të demonstruesve para institucioneve të vendit, për të përfunduar më pastaj para selisë qendrore të EULEX-it.
Visar Imeri nga Lëvizja “Vetëvendosje”, në fjalën e mbajtur para BKUK-së, tha se nënshkrimi i protokollit për bashkëpunim policor EULEX-Serbi, i jep qasje Beogradit në dokumentet dhe dosjet e Policisë së Kosovës, ndërsa e kundërta nuk vlen edhe për Beogradin.
Ai po ashtu ka kritikuar edhe nënshkrimin e protokolleve të tjera që janë paralajmëruar në fushën e dogave dhe të gjyqësisë, duke vlerësuar se në këtë mënyrë Kosovës jo vetëm që i mohohet pavarësia, por edhe i pamundësohet që edhe në të ardhmen ta ushtrojë atë.
Organizatorët e demonstratës kanë akuzuar krerët e institucioneve shtetërore të vendit, të cilët sipas tyre, nuk punojnë për Kosovën dhe popullin e saj, por për interesa të veta. /Telegrafi/
 

Attachments

  • d01.jpg
    d01.jpg
    38.5 KB · Shikime: 8
  • d02.jpg
    d02.jpg
    23.1 KB · Shikime: 7
  • d03.jpg
    d03.jpg
    36.5 KB · Shikime: 7
  • d04.jpg
    d04.jpg
    26.6 KB · Shikime: 9
  • f.0914125546526_a.jpg
    f.0914125546526_a.jpg
    52.4 KB · Shikime: 8
Se duhet ndryshuar qasja u verejt sot. Mbi 20 organizata nuk kishin arrite te mbledhnin maksimum 1001 njerez. Pastaj loja e me kete punen e BAC-es ka tejkaluar kufijte e njerezores. Baca ishte kunder klithjeve madje ai nuk klithte kurre andaj me duhet te them se nga baca nuk kemi se cafre te kerkojme me shume se cna dha ai dhe se mjaft kemi luajtur me figuren e tije. Meq ne nuk dim kur eshte mjaft atehere me duhet te them: BOLL MA!!!!!!!!!:espuls::espuls::espuls::espuls:
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back