Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Demaçi: Amerika autorizoi Turqinë të kujdeset për Kosovën

2735facec1d89ee0a8d2497f18c9f8af_L.jpg

Veprimtari Adem Demaçi ka thënë se krejt këto lëvizje të turqve në Kosovë po bëhen pasi Amerika e ka autorizuar Ankaranë që të merret me shtetet e shqiptarëve në Ballkan.



"Këto metafora që përdorë z. Erdogan "Kosova është Turqi" i bën për të treguar afërsinë. Ne jemi shteti i vogël, i ri dhe që kemi nevojë për një mbrojtje.

Nuk ka mundësi që Amerika të merret gjithmonë me ne. Amerika i ka autorizuar turqit që të kujdesen për Shtetin e Kosovës", ka thënë Demaçi, për Gazetën Express.

"Ne e kemi miken kryesore Amerikën", ka shtuar ai.

Autori i libri "Gjarpërinjtë e gjakut" thotë se askush s'duhet të ketë frikë nga turqit se mund të riokupojnë tokën e shqiptarëve.

"Merreni pak ma me sabër këtë dashuri të madhe që po e shpreh Turqia ndaj nesh, merreni pak me kallajllëk dhe me javash. Ne nuk kemi frikë se Turqia mund të na okupoj ose riokupoj", ka thënë ai.

Sipas tij, miqësia me Turqinë ndikon drejtpërdrejtë te Serbia dhe Greqia të kenë kujdes me dy shtetet e shqiptarëve.

"Ju e dini, ushtrinë e Shqipërisë e furnizojnë me armë dhe e ushtrojnë turqit. Qiellin e Kosovës e mbron aviacioni turk. Ne jemi të rrethuar nga shtete të cilat gjithmonë kanë lakmuar që të na shkëpusin ndonjë copë. Sot Turqia po vihet në mbrojtje tonë. Këtë e din edhe Turqia, edhe Greqia, edhe Serbia, e dinë edhe të tjetër. Kështu që ne kemi nevojë për një miqësi shumë të ngushtë me Turqinë", ka shtuar ai.

Demaçi kërkon nga Qeveria dhe institucionet tjera të punojnë më shumë që Kosova të mos jetë kaq shumë e varur nga shtetet e tjera.

Ai thotë se vendet e BE'së kanë hezituar, i ka kapur kriza financiare dhe në këtë formë i kanë lënë hapësirë Turqisë të investojë jo vetëm në Kosovë.

"Ekonomia e Turqisë është e gjashta në Europë, dhe është ekonomia e gjashtëmbëdhjetë në botë. Turqia ka përjetuar një zhvillim të jashtëzakonshëm në këto dhjetë vjetët e fundit. Meqë, Turqia ka afinitet vjen këtu investon dhe këto shtete tjera europiane po kujtohen dhe janë vonuar si dhe kanë rënë në krizë të rëndë financiare ekonomike. Kapitalizmi e ka këtë punë, ti investon ku të mundesh", ka deklaruar ai. //http://infokosova
 
Titulli: Demaçi: Amerika autorizoi Turqinë të kujdeset për Kosovën

Si ka mundesi qe, iliro-shaqiptaret themeluan, e populluan qytetet kryesore europiane, dhe sot paskemi nevoje qe te na marre per dore dikush? Te na mbaj nen kujdes turku i cili zgjeroj perandorine per me teper me shqiptar. Hapsiren airore e ka nen kujdes Greqia, pasi ne kemi vetem nje helikopter te vogel per spitalin ushtarak ne TR.
E moret vesh se nuk jemi askushi, dhe ata qe na ropen lekuren me qindra vjet po e bejne edhe sot, dhe per me teper po tadhen me ne duke na konsideruar si jetim qe kemi nevoje per mbrojtje. Pse jo, kur kemi trashamane ne plitike dhe nje popull qe i ngjane per me teper nje tufe delesh.

Per temen do thoja qe me duket si nje muhabet lokali; tha, me the e i thashe...!
ps. Te shohim edhe Rexhep Qosen nqs do jape ndonje lajme si ky,... Demi.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back