Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Jemi të shqetësuar për cënimin e etikës dhe marrëdhënien e ndërprerë profesionale mes Ambasadës së SHBA-së dhe gazetës së përditshme “Shekulli”.

Tiranë më 16 prill 2011

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është tronditur nga rasti i paprecedent i ndërprerjes së marrëdhënieve profesionale prej Ambasadës së SHBA-së me gazetën e përditshme “Shekulli”, deri në një njoftim të mëtejshëm. Kjo deklaratë zyrtare,e përcjellë prej zyrtares së Cështjeve Publike të Ambasadës, dhe publikuar prej gazetës në datën 15 prill 2011,përbën një rast me domethënie të rëndë dhe fatkeqësisht, ka shkaktuar habi dhe diskutime të shumta mes anëtarësisë së komunitetit të gazetarëve profesionistë të Shqipërisë.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, nisur prej rastit në fjalë, shpreh shqetësimin e thellë për një situatë të tillë ku sfida e pafituar e gazetarisë shqiptare me etikën dhe Kodet e Etikës, pason me akte kaq ekstreme dhe të shumëdiskutuara,si ai i Ambasadës së SHBA-së, i cili sipas pikëpamjes sonë, do të pasojë diskutime dhe debate të mëtejshme në media dhe në mjediset e gazetarisë profesionale në vend dhe rajon.
Kjo përballje mes vendimit zyrtar të Ambasadës së vendit më mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve me gazetën e përditshme “Shekulli”, e spikatur për qëndrime thellësisht opozitare, mbart në vetvete një situatë me ndikim mjaft negativ për gazetarët dhe bashkëpunëtorët profesionistë të kësaj gazete dhe pse jo edhe gazetarëve të tjerë oponentë dhe kritikë në vend.
Vendimi i Ambasadës së SHBA, i cili vjen pas shkrimit të kolegut Ilir Yzeiri, në të cilin pretendohet dhe konstatojmë, cënim të etikës, mbart një reflektim me pasoja në marrëdhëniet mes politikës vendore dhe mediave, e sidomos gazetarit të lirë në përgjithësi në Shqipërinë e këtyre ditëve me tension dhe “temperaturë” elektorale.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, apelon ndaj këtij vendimi të Ambasadës së SHBA-së dhe kolegëve të gazetës “Shekulli” për ndërmarrjen e një akti mirëkuptues, konform rregullave dhe parimeve deontologjike që pasqyrohen edhe në Kodin shqiptar të Etikës.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë fton Shkëlqesinë e tij,zotin Ambasador,Aleksandër Arvizu për rishikim të këtij vendimi, i cili reflekton pasoja të dukshme dhe të padukshme në cilësinë e mëtejshme të lirisë së mendimit në shtypin shqiptar,përfshi edhe shtimin e efekteve censuruese, në mediat tona në përgjithësi.

Aleksandër اipa
Kryetar: Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top