Deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë gjendet në Beograd

Lauri

Anunnak
Në 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë “Lajm” sjell para lexuesve dokumentin origjinal të aktit të ngritjes së flamurit në Elbasan dhe shpalljes së pavarësisë në këtë qytet. Dokumenti që daton nga vjeshta e tretë e vitit 1912 shkruan: “Na gjindja e Elbasanit pa ndonjë shtrëngim së jashtmi apo së brendshmi, por nga dëshira për të qenë të lirë së bashku me të gjithë qytetet e Shqipërisë po i bajmë të ditur të gjithë botës së qytetëruar se sot shpallim vehten tonë fare të shkëputur nga mbretëria Otomane, si një komb i lirë i të madhit Zot, mbrojtësit të të gjithë kombeve shpreson se do të qeveriset me nder e drejtësi…”. Historiani Skënder Hasani, i cili e ka gjetur këtë dokument në arkivin e Institutit të Historisë Nacionale të Shkupit gjatë hulumtimeve të tij shkencore thotë se ky dokument ka një rëndësi shumë të madhe historike për popullin shqiptar. “Dihet fort mirë se Pavarësia e Shqipërisë ishte pjekur mjaft kohë dhe kulmoi me aktin e shpalljes së pavarësisë, që ishte paraparë të ndodhtë ne kryeqendrën dardane, në Shkup, por për shkak të rrethanave historike u shpall në Vlorë”, thotë Hasani duke shtuar se ky është një dokument autentik i skanuar nga origjinali dhe do të ishte mirë që të gjithë këto dokumente të mblidheshin në Tiranë dhe të pasuronin më tepër dokumentacionin e atyre viteve.

Ky dokument gjendet në mikrofilm i dokumentuar në arkivin e Institutit të Historisë Nacionale të Maqedonisë është sjellë nga Beogradi, ku dhe gjenden edhe plot dokumente të rëndësishme të historisë shqiptare të atyre viteve, kur dhe ushtria serbe depërtuan furishëm në Shqipërinë e mesme dhe me gjasë i kanë marrë dokumentacionet me vete.

“Ne si historianë këto dokumente do ti shpalosim nëpër konferencat shkencore që do të organizohen në Shkup, Prishtinë dhe Tiranë në 100 vjetorin e Pavarësisë”, thotë ai. Aktivit të Shqipërisë i mungojnë plot akte origjinale të shpalljes ë pavarësisë nëpër qytetet e ndryshme, përfshirë këtu edhe dokumentin origjinal të shpalljes së Pavarësisë në Vlorë.
/Lajm
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top