Deklarata e Berishës, jehonë në mediet ndërkombëtare

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Deklarata e Berishës, jehonë në mediet ndërkombëtare

1461254821armet0beriha.jpg


Deklarata e papritur e ish-kryeministrit të Shqipërisë, tashmë deputet i Parlamentit nga radhët e Partisë Demokratike, Sali Berisha, në lidhje me armatosjen e qytetarëve shqiptarë për shkak se qeveria ka dështuar të luftojë krimin, ka bërë xhiron e medieve botërore.

E para që i ka bërë jehonë kësaj deklarate ka qenë “Associated Press”, shkrimi i së cilës është publikuar më pas edhe nga britanikja “Daily Mail” dhe amerikanja “abc News”.


Berisha ka qenë duke folur nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë në seancën plenare të kësaj të enjteje, teksa, pasi ka akuzuar qeverinë për lidhje me bandat e kriminelëve, deklaroi se vendi nuk gëzon më rend publik dhe siguri.

Për këtë arsye, ish-kryeministri bëri thirrje për miratimin e një ligji që do të lejonte armatosjen e të gjithë shqiptarëve. “U bëj thirrje atyre që të rrëmbejnë armët”, tha Berisha, ndërkohë që duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, ish-kreu i PD-së shtoi se “nëse ju, si një organizatë kriminale, mendoni se do të terrorizoni opozitën dhe qytetarët, iua garantoj se opozita dhe qytetarët janë gati të kundërpërgjigjen ndaj jush me të gjitha mënyrat, saqë ju nuk do të gjeni vrimë ku të futeni”.

Në Shqipëri, - vijon më tej shkrimi i “AP”, - zotërimi i një arme është i paligjshëm dhe ata që e shkelin këtë ligj mund të përballen me dënimin deri në 10 vite heqje lirie. Arrestimi i kreut të një bande kriminale gjatë ditëve të fundit ka bërë që, palët politike të të dyja krahëve të akuzojnë njëra-tjetrën për marrje ndihme nga kriminelët, veçanërisht përgjatë fushatave zgjedhore.

Berisha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së në qershor të vitit 2013, pasi Partia Demokratike e udhëhequr prej tij u mposht në zgjedhjet parlamentare kundrejt koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

Menjëherë pak kësaj deklarate, dhjetëra ligjvënës socialistë i kanë kërkuar kreut të Parlamentit ta pezullojë Berishën nga punimet e Kuvendit për 10 ditë.

Në vitin 1997, - kujton më tej “Associated Press”, - atëherë President i Shqipërisë, Berisha u rrëzua pas një revolte popullore dhe muajsh të tërë anarkie, pasi populli humbi të gjitha kursimet nëpër skema piramidale investimesh. Në atë kohë, thuajse të gjitha depot e armatimeve u hapën dhe shumë prej atyre armëve janë ende në qarkullim nëpër Shqipëri, pavarësisht se vendi është anëtar i NATO-s që prej vitit 2009.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top