Degjeneron në përplasje të forta procesi në Fier,frikë për përshkallëzim të mëtejshëm

Зngjεll

___________
Degjeneron në përplasje të forta procesi në Fier, frikë për përshkallëzim të mëtejshëm

I gjithë presioni i mazhorancës ishte zhvendosur dje në Fier, ku po numërohen kutitë e fundit e ku duket se nuk ka asnjë shans për të ndryshuar situata në favor të PD. Këta të fundit kanë bërë presione të ndryshme duke bllokuar qëllimisht procesin. Ministrat e kabinetit të Berishës kanë mësyrë atje, ndërsa ka pasur akuza se shumë të burgosur që kanë marrë leje e kanë dalë jashtë burgut gjatë fushatës, janë përfshirë përkrah mazhorancës.

Në orët e mbrëmjes situata ka degjeneruar në përplasje dhe tension të fortë mes palëve për shkak të kutive të fundit, pasi përkrahësit e PS nuk kanë lejuar që ato të vijnë drejt Tiranës. Kutitë janë shpallur të pavlefshme, për t’u nisur më pas drejt KQZ.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar protestuesit. Ndërkohë, prej kohësh zyrtarët demokratë kanë bërë presione dhe karshillëk në këtë zonë.

Socialistët pretendojnë se mund të marrin dhjetë deputetë në Fier, në rast se do të numëroheshin këto kuti. Aty ndodhen shumë përfaqësues politikë që kanë mbërritur nga Tirane e që nuk kanë kontribuar aspak për uljen e gjakrave, duke bërë që situata të acarohet dhe më shumë. Socialistët thonë se nuk do lejojnë që kutitë që bëjnë diferencën të vijnë në Tiranë. Edhe qytetarë e militantë nga rrethe të tjera kanë ardhur në Fier, duke nxitur më shumë tension. Mediat kanë transmetuar pamje kur sulmohej nga turma, kandidatja e PD për deputete në Tiranë, Rajmonda Bulku. /Tema/
 
Bravo ju qoftë sepse kjo që u bë nuk është drejtësi po kurrupsion
 
ç'kuptim ka tani nje mandat me pak apo me shume!!!!!!!
Mazhoranca u krijua . Tani humbesit duhet te pertypin faktin dhe
te ndershkojne fajtoret qe i çunan ne humbje , dhe jo ti bien samarit ,
kur nuk kan ç'ti bejne kalit.
 
E ka thene gazeta tema, njesoj si te flase La Pen ne france eshte... Apo PASOK ne greqi
 
Normale kur e njeh La Penin nga gazetat dihet do ia zësh emrin në gojë aq dini aq flisni nejse nejse.
Kjo është një revoltë e drejtë dhe shumë me vend dhe përpjetë të hidheni dhe ju sepse këto vota i fitoi ajo parti politike që populli votoi dhe 10 kutitë e fierit nuk u pranuan. Pse????????????????????????????????/
Sepse ishte mandati tjetër i ps dhe prandaj u cuan dhe ne Tiranë ehuuuuuuuuuuuuuu filma o filma pa lek pamë me këto zgjedhje po vazhdiëi është në ardhje pa merak .
Kam dhe moton time tani:

..................Telenovela Shqipëtare Vazhdon ............
 
Зngjεll;163843 said:
Normale kur e njeh La Penin nga gazetat dihet do ia zësh emrin në gojë aq dini aq flisni nejse nejse.
Kjo është një revoltë e drejtë dhe shumë me vend dhe përpjetë të hidheni dhe ju sepse këto vota i fitoi ajo parti politike që populli votoi dhe 10 kutitë e fierit nuk u pranuan. Pse????????????????????????????????/
Sepse ishte mandati tjetër i ps dhe prandaj u cuan dhe ne Tiranë ehuuuuuuuuuuuuuu filma o filma pa lek pamë me këto zgjedhje po vazhdiëi është në ardhje pa merak .
Kam dhe moton time tani:

..................Telenovela Shqipëtare Vazhdon ............

Ju kerkoj ndjese qe nuk me eshte dhene mundesia ta takoj ne person :D

Kjo me duket shume qesharake, sepse cdo here qe ne flasim per nje figure historike u dashka te themi se ju e njihni vetem nga ato qe keni lexuar dhe asgje s'eshte e vertete.

Ne cdo telenovele ka role te ndryshme, regjisori eshte e i rendesishmi, pastaj aktori kryesor e me radhe. Ne fund jane teleshikuesit qe kane ne dore nje gje, te bejne dhafollogji dhe te vendosin nese duan ta shohin apo jo telenovelen. Zgjedhja mbetet ne duart e shqipetareve per ta pare ose jo telenovelen.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top