Debati për marrëdhëniet e Kadares me Arshim Pipen dhe Martin Camajn!

Bilderberg

Anëtar i ri
Kadare – Pipa – Camaj
(debat në forumin e www.alb-shkenca.org)

Debati për marrëdhëniet e Kadares me Arshim Pipen dhe Martin Camajn dhe për të kaluarën e sëcilit prej tyre u mbyll përdhunshëm, apo nuk ka interesim për të debatuar?

Siç dihet, shkak i fillimit të debatit qe bërë letra e Kadares, përmes se cilës ai shpjegonte marrëdhëniet e tij me Arshi Pipën dhe Martin Camaj. Kjo letër e Kadares iu shpërnda edhe anëtarëve të listës së www.alb-shkenca.org dhe prandaj nxiti debatin. Në këtë debat u inkuadruan disa veta, por më gjasë inkuadrimi i Prof. Sami Rapishtit dhe sidomos apeli i tij që administruesit e kësaj liste të nderpresin debatin, ndikoi që vazhdimi i debatit të ndërpritet, siç po dyshoj unë, ose nuk pati më interesim?

1.) Shkrimtari brilant Ismail Kadare nuk ka qenë asnjëherë disident. Këtë e ka pohuar ai vetë disa herë. Ai nuk ka qenë i përndjekur në aspektin policor nga organet e Shtetit Shqiptar. Ndonjëherë ka hasur në vështirësi për ndonjë krijim të tij, por ato nuk kanë mbartur në vete një përndjekje politike, siç i ka ditur e mundur t’i bëjë brutalisht Shtetit Shqiptar, i përcaktuar kushtetutshmërisht për diktaturë të proletariatit dhe për sistem monist komunist. Konfontimin më të ashpër e ka pasur kur ka shkruar vjershën “Pashallarët e kuq”, por autokritika që pat bërë Kadare me atë rast, siç duket ka qenë më vendimtarja që ai t’i shpëtoj përndjekjes brutale politike, e cila do të kishte eskaluar në përndjekje policore. Përmbajtja e asaj autokritike është njëra nga anët më të ërrta të biografisë së Kadares. Por mbase ai e ka gjykuar se ishte i vënë para një sprove vendimtare: Të taktizonte që të shpëtonte, ose të përfundonte në burgje. Dhe nëse këto kanë qenë altërnativa të vetme, gjykoj se ka qenë mirë e menduar, përndryshe ai do të përfundonte në burgje dhe ne tani do të mund të vajtonim një shkrimtar të shkatërruar, por jo një shkrimtar të madh, siç e kemi tani. Si shpërblim Kadare përfitoi edhe “zgjedhjen” e tij si parlamentar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe imunitetin për të mos u përndjekur nga Sigurimi...

2.) Arshi Pipa, një intelektual i madh erudit, ishte qysh në fillim anti-komunist dhe prandaj u përndoq ideologjikisht de politikisht nga organet përkatëse policore e gjyqësore të diktaturës moniste të kohës. Për këtë ai u burgos dhe u dënua me shumë vite burg, shoqëruar më përmasat e keqtrajtimit dhe të torturave që i janë shkaktuar atij, të cilat duhen të kenë qenë tepër brutale. Pasi vuajti dënimin ia doli të arratisej. Ku tjetër pos në Jugosllavi, meqë atë kufi e kishte më të afërmin. Kjo përzgjedhje e tij e detyruar, arratisja në Jugosllavi, duhet të ketë kushtëzuar tjetërsimin e tij. Praktika që ndiqte policia rankoviçiane, e cila i kushtëzonte të arratisurit nga Republika e Shqipërsisë me tri alternativa: E para të viheshin në shërbim të asaj policie, gjegjësisht të politikës moniste komuniste jugosllave, e cila atëherë mbisundohej nga politika nënshtruese e asimiluese ndaj shqiptarëve të ripushtuar dhe kështu të gzonin privilegje, e dyta, t’i rikthenin në Republikën e Shqipërsisë, nëse nuk do pranonin kushtëzimin e parë, ku i prisnin xhelatet e Sigurimit të Shtetit diktatorial, e treta, të përfundonin në burgje jugosllave dhe kështu t’u kanosej edhe zhdukja fizike. Kam buindjen, me aq sa jam marrë me investigimin e kësaj tematike, se Arshi Pipa dhe Martin Camaj, dhe shumë të tjerë, janë ndier të detyruar që të zgjedhin kushtëzimin e parë, siç e patën përzgjedhur shumë intelektualë e politikanë shqiptarë të trojeve të pushtuara shqiptare (më tipiku do të ishin Fadil Hoxha dhe Hivzi Sylejmani). Por pyetja shtrohet: E zgjodhen kushtëzimin e parë Arshi Pipa, Martin Camaj dhe shumë të tjerë, vetëm pse ishin të kushtëzuar, apo sepse ishin të mbisunduar nga ndjenja e hakmarrjes kundër regjimit të Enver Hoxhës, duke menduar që me angazhimin e tyre pro-jugosllav, do të kushtëzonin demokratizimin e Republikës së Shqipërsië, për të mos thënë edhe “bashkimin” e Republikës së Shqipërsië si Republikë e shtatë e Jugosllavisë, për të mos thënë akoma më shkoqur, “demokratizimin” e Republikës së Shqipërsië përmes pushtimit jugo-sllav. Kësaj duhet shtuar edhe një rrethanë tëpër domëthënse: Angizhamin e thekësuar pro-jugosllav, sidomos të Amerikës dhe të Anglisë, që kur ndodhi “thyerja e madhe” në mes të Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik. Në kuadër të asaj thyerje të madhe ishin ndihmat e mëdha ushtarake që Perëndimi i jepte Jugo-Sllavisë, ndihma e madhe kadrovike e shërbimeve sekrete jugo-sllave (atëherë sidoms CIA, Intelegent Servic e ndihmonin theksueshëm UDB-në dhe bashkarisht rekrutonin kundërshtarët politikë dhe luftarak kundër sistemit monist të Republikës se Shqipërisë. Për të mos u zgjatur me tematikë, e cila meriton analiza të përkushtuara shkencore (që do bëhet e mundur sidomos kur të hapen arkivat e shumë shteteve të involvuara në atë ndeshje brutakle, për çka jam bindur sidomos kur pash një dokumentar televiziv të BBC kushtuar atij luftimi), dëshiroj të kem supozuar se Prof. Arshi Pipa pati “fatin” që përzgjodhi Sarajevën si vend ekzilimi, kurse Martin Camajt duhet t’i jetë imponuar Prishtina, duke e ngarkuar me misione të mëdha (siç ishte posti i kryeredaktorit në Gazetën komuniste “Rilindja”). Nuk besoj se Prof. Arshi Pipa, me të arritur në Sarajevë, duhet të ketë qenë shkenctar aq i madh i etnografisë shqiptare, sa menjëherë të ishte i atij niveli, sa për të konstatuar shkecërisht se përardhja e eposit të Krahinës sonë (Kelmendit) të ishte nga kopjimi i eposin mesjetar serb. Pra, mendoj se një tezë të tillë, të përpiluar në Akademinë serbomadhe të shkëncave, është detyruar ta nënshkruaj edhe Arshi Pipa...

3.) Nuk jam i prirur t’i gjykoj në mënyrë të shabllonizuar ata që janë ndier të detyruar të përzgjedhin mbijetesën e tyre fizike, kur janë vënë para kushtëzimeve të tilla, prandaj edhe atë përzgjidhje, nëse ka ndoshur siç e përshkrova, mundohem ta arsyetoj, pasi njësoj po mundohemi të arsyetojmë edhe përzgjedhjen që duhet të kënë bërë Fadil Hoxha, Hivzi Sylejmani dhe shumë intelektual të trojeve tona të pushtuara në Jugosllavi, të cilët qenë vënë në shërbim të Beogradit, siç duhet të ketë ndodhur akoma më brutalisht me të arratisurit nga Republika e Shqipërsië në Jugosllavisë. Mua me intereson më shumë të mësoj, se si e kane përbyllur jetën e tyre intelektuale kjo kategori, a i kanë shfrytëzuar maksimalisht hapësirat, kur u është dhënë mundësia reale, që të ndërrojnë menjen dhe angazhimin, duke u vënë në anën e popullit të vetë, të çlirimit të trojeve të pushtuara dhe të demokratizimit të sistemit në Republikën e Shqipërsië, etj. Nga ato që kam mundur të investigoj, supozoj se një pjesë e intelektualëve e kanë berë kthesën e madhe, kush më herët e kush më vonë, varësisht nga shkathtësia, guximi intelektual dhe njerëzor, bindjet. Dhe prandaj, megjithatë, dëshiroj të rris mirëkuptimin ndaj të gjithë atyre që kanë bërë sa më herët kthesën e madhe cilësore dhe janë angazhuar maksimalisht për çlirimin e trojeve të pushtuara dhe për demokratizimin e sistemit në Republikën e Shqipërisë. Informimi që dha Prof. Repishti për Arshi Pipën ma rritën mirëkutimin për angazhimin e tij, për të cilin informim i jam mirënjohës, por për Martin Camajn vazhdoj të ruaj kundërshinë time, i bazuar edhe në përjetimet personale, për të cilat informova në “reagimet” e mëhershme në kuadër të këtij debati.

4.) Konstatimi i Prof, Arshi Pipës, se mërgata politike Republikës së Shqipërisë është angazhuar deri në vitetet e 90-ta për të përkrahur Kosovën dhe viset tjera shqiptare të ripushtuara nga Jugo-Sllavija, nuk është edhe aq i sakt. Për këtë pjesërisht pata shkruar më herët në “reagimet” e mia, por po përpiqëm të saktoj këtë përcaktim timin. Mërgata politike shqiptare e Republikës së Shqipërsisë ka qenë e përcakrtuar kryesisht, për të mos thënë tërësisht, në luftimin e rexhimit të Enver Hoxhës dhe fare pak, për të mos thënë aspak, për çlirimin e Kosovës dhe viseve të tjera të pushtuar nga Jugo-Sllavija e Greqia. Ajo mërgatë ka qnë e kontrolluar, për të mos thënë e komanduar, nga strukturat agjenturore jugo-sllave. Për ketë pata sjellur shëmbull Nderim Kupin, Kryetarin e Legalitetit në tërë mërgatën politike të asaj kohe dhe Hasan Hoxhen, Kryetar i Legalitetit në Belgjikë, duke ia shtuar edhe angazhimin e ta zëmë Mulla Isuf Azemit nga Tetova, Kryetar i Lidhjes Kosovare në Amerikë, ose Hysen Terpezës nga Kosova, Kryetar i Lidhjes se Dytë të Prizrentit, për të precizuar se nuk ishin vetëm krerët e mërgatës shqiptare të Republikës së Shqipërisë, por edhe nga Kosova e Maqedonia, që i shërbenin me përkushtim të madh Beogradit serbomadh. Për këtë dëmon fakti, se në asnjë demonstatë e manifestim, në përkrahje të Kosovës, janë angazhuar shumë pak krerë dhe individ të mërgatës së vjetër politike, për të mos thënë se numri i tyre ka qenë fare simbilik (dhe prandaj për këtë dukuri ka qenë shpesh i zhgënjyer edhe Prof. Sami Repishti).

Për ata që do dëshironin të trajtonin shkecërisht këtë tematikë, do të ishte me interes të madh që të nxitoheshin që të grumbullonin opinionet dhe përjetimet e më të moshuarëve në emigracion. Unë kam mbedhur disa intervista dhe jam në përgatitje të tyre për t’i publikuar.

Në vazhdim letra e Kadarës.
اuditërisht, ose lista e Alb-Shkecës ka vetëm nga ata që nuk u intereson kjo tematikë, ose kjo tematikë nuk ngjalli vemendjen e merituar, për të mos thënë se këtij debati nuk po i lejohet hapësirë e duhur nga administratorët, sipas kërkesës së Prof. Sami Repishtit.

Ibrahim Kelmendi
 
Redaktimi i fundit:
  • Më pëlqen
Reactions: WxP
Nga Ismail Kadare (“Gazeta shqiptare”, e enjte, 18 Shtator 2008):


PثR Tث VثRTETثN KANث NEVOJث Tث GJITHث

“Gazeta shqiptare” botoi pak kohë më parë një letër të Arshi Pipës, personalitet i njohur i disidencës shqiptare, drejtuar botuesit anglez “Serpent Tail”, lidhur me përkthimin dhe botimin në anglisht të romanit “Kronikë në gur”.

E paraqitur nga studiuesi Myftar Gjana, kjo letër, sipas tij, është e fundit, në serinë e letërkëmbimit të Arshi Pipës me botuesin anglez. Ajo mban datën 27 tetor 1986, është nxjerrë nga arkivi personal i autorit dhe botohet për herë të parë në Shqipëri.

Pak kohë pas kësaj, më 7 shtator të këtij viti, e njëjta gazetë boton fragmente të një studimi tjetër të Arshi Pipës, të titulluar prej gazetës “Kundër Kadaresë”, titull gjithsesi i habitshëm, ngaqë ajo që shkruhet në këtë studim, jo vetëm që nuk është kundër, por është e favorshme, madje tepër e favorshme për shkrimtarin.

Pavarësisht nga kjo, studiuesi M. Gjana paralajmëron se do të botojë së shpejti shkrime të tjera të rëndësishme të Arshi Pipës për letërsinë shqipe, kryesisht për autorët që kanë qenë në qendër të vëmendjes së tij.

ثshtë për t’u çmuar nisma e zotit M. Gjana që po vë në vëmendjen e publikut dokumente sa të rralla aq dhe të rëndësishme.

Siç del nga intervista shoqëruese e M. Gjanës, letra e A. Pipës drejtuar botuesit anglez, parathënia aq shumë e dëgjuar e tij për “Kronikë në gur”, botuar pas refuzimit anglez në revistën amerikane “Tellos” më 1987, si edhe shkrime të tjera, që do të shohin dritën e botimit, në një mënyrë ose një tjetër, kanë lidhje midis tyre.

Rrjedhimisht, ato kanë lidhje me një incident të njohur publik, për të cilin është folur shumë, por që ka mbetur i pazbërthyer plotësisht. Ngjarja, pjesë të së cilës janë këto shkrime, duke e pasur zanafillën në kohën e komunizmit, ka pasur një histori vijuese më pas, në kohën kur komunizmi po rrëzohej, e fill pas kësaj, në vitet e para të tranzicionit. Për të është folur shumë, është shkruar mbarë e mbrapsht, janë thënë të vërteta e gjysmë të vërteta, janë bërë spekulime, aq të pashmangshme në kësi rastesh.

Incidenti e kapërcen dukshëm vetveten dhe kronikën letrare. Ai ka lidhje me atë katastrofë morale që ndodhi në Shqipëri, kur regjimi i përmbysur arriti të prishë drejtpeshimin e jetës së vendit. Shumë ngjarje mbetën të errëta dhe të tilla vazhdojnë të mbeten, sepse në Shqipëri forcat që janë të interesuara për fshehjen e së vërtetës, madje për varrosjen e saj, janë ende zotëruese.

Lidhur me këtë dosje, një pjesë e së cilës sapo ka nisur t’i bëhet e njohur publikut shqiptar, si autor që është interesuar drejtpërdrejt ngaqë ka lidhje me veprën e tij, dëshiroj të ndihmoj në sqarimin e së vërtetës. Për të vërtetën kanë nevojë të gjithë, duke përfshirë edhe ata që nuk janë më, dhe zëri i të cilëve vjen nëpërmjet dokumenteve, siç është në këtë rast zëri dhe kujtimi i Arshi Pipës.


Historiku i ngjarjes

Në fillim të viteve ’80, Arshi Pipa, poet, studiues dhe disident i njohur, arratisur prej kohësh nga Shqipëria komuniste, i propozon botuesit londinez “Serpent Tail” përkthimin e vet të “Kronikë në gur”.

Pas një kontrate të rregullt, Arshi Pipa e dorëzon për botim dorëshkrimin anglisht të veprës, të shoqëruar me shënime të shumta e të vlefshme, si dhe një parathënie tepër të thellë e tronditëse. ثshtë pikërisht kjo e fundit që shkakton një mosmarrëveshje të zgjatur midis tij dhe botuesit anglez.

Thelbi i mosmarrëveshjes, më tepër se vërejtjet e kësaj letre kanë qenë të një natyre më të rëndë dhe thelbësore. Ato duhet të jenë pasqyruar në letrat e tjera, të cilat ende nuk janë botuar, ose ende nuk janë gjendur.

Për thelbin e mosmarrëveshjes jam njoftuar prej botuesit tim francez. Sipas tij, botuesi anglez e refuzonte parathënien e Pipës, për arsyen e vetme se, sipas mendimit të tij, ajo e rrezikonte autorin, që ende jetonte në vendin e tij komunist.

Ende sot mendoj se botuesi anglez kishte pasur të drejtë. Mjaftonin dy-tre paragrafë të parathënies, atje ku shkruhej se në këtë roman bëhej aluzion i hapur kundër shefit komunist të Shqipërisë, i cili, sipas parathënësit, paraqitej si vrasës dhe pervers me deviacione seksuale, që autori të vihej në një kushtëzim fatal.

Të shumtë do të ishin autorët e ish-Lindjes që mund të mikloheshin sot, pas rrëzimit të komunizmit, nga një interpretim i tillë, tepër i favorshëm politik i veprës së tyre. Për hir të së vërtetës, më duhet të pohoj se në librin “Kronikë në gur” nuk ka dhe nuk mund të kishte aludime të tilla, e sidomos kaq të skajshme. Ndërkaq, zbërthimin e prof. Arshi Pipës, unë e kuptova në atë kohë si fryt të pezmit të tij të thellë e të ligjshëm kundër regjimit komunist dhe shefit të tij. Në interpretimin e veprës sime, ajo projektonte trazimin e vet intelektual dhe një projektim i tillë njihet në fushën e letrave. Ndërkaq, ky përjetim subjektiv nuk pengonte që sprova e tij në trajtë parathënieje të mbetej gjer më sot studimi më i mirë për “Kronikë në gur”.

Nuk e kam vënë në dyshim dashamirësinë e Arshi Pipës. E kuptova atë interpretim si një dashamirësi të tepruar, për të rritur dhe vënë në pah vlerat e një shkrimtari shqiptar, që jetonte në një vend kaq të vështirë.

Vite me radhë kam pasur këtë mendim, shoqëruar me ndjenjën e mirënjohjes dhe dëshirën për ta takuar një ditë këtë njeri kaq të vuajtur e inteligjent, me të cilin më lidhte, veç të tjerash, qyteti ynë i përbashkët, Gjirokastra, zanafillë e kësaj historie.

Kjo shpresë u bë reale në fund të vitit 1989, fillimi i 1990-ës, kur komunizmi po jepte shenjat e krisjes.


Befasimi

Pikërisht në këtë kohë, në kohën kur shumë shqiptarë, e aq më tepër shumë intelektualë të Shqipërisë e të diasporës, të ndarë nga fati dhe nga kufijtë e pamëshirshëm, mezi ç’prisnin rastin të takoheshin më në fund, për të këmbyer idetë e për të bashkuar vullnetet në të mirë të vendit, midis meje e Arshi Pipës ndodhi një përplasje që, pa e tepruar, mund të cilësohej katastrofike.

Në kohën që prisja konfirmimin e qëndrimeve të mëparshme dashamirëse të tij, për të cilat e ndjeja për detyrë t’i shfaqja mirënjohjen time, ndodhi diçka tepër e rëndë dhe befasuese. Në dy-tri emisione të “Zërit të Amerikës” në gjuhën shqipe, emisione që dëgjoheshin në atë kohë aq shumë në Shqipëri, A.Pipa, në mënyrë të papritur e krejt të papërligjur, formuloi sulme shumë të ashpra kundër meje. Thelbi i sulmeve ishte ky: shkrimtari I.Kadare nuk ka asnjë të drejtë morale të flasë sot për nevojën e demokratizimit të Shqipërisë, sepse ai ka qenë kundër demokracisë.

Me fjalë të tjera, autori I.Kadare, që për shumë vite është konsideruar prej Arshi Pipës aq antikonformist, saqë në një botim publik ka guxuar ta karakterizonte shefin e komunistëve shqiptarë vrasës e pervers, tani nuk paska as të drejtën elementare të bëjë diçka për demokratizimin e Shqipërisë!

Nuk e fsheh që zhgënjimi im ka qenë tepër i madh. Dhe bashkë me zhgënjimin ishte e rëndë pikëpyetja se çfarë kishte ndodhur dhe cili ishte shkaku i kësaj kthese kaq të mbrapshtë.

Duke mos gjetur dot asnjë logjikë të kthesës së tij, erdha në një mendim të keq: dyshimin në dashamirësinë e tij të mëparshme. Nën trysninë e emocionit, besova se parathënia e tij e dikurshme e “Kronikë në gur”, atë që botuesi anglez e kishte refuzuar, kishte qenë thjesht një provokacion.

Në atë kohë kisha në duar korrekturat e librit “Ftesë në studio” dhe, nën nxitjen emotive, shtova disa paragrafë tepër të hidhur, si përgjigje për sulmin e tij te “Zëri i Amerikës”. Thelbi i përgjigjes ishte ky: parathënia e A.Pipës, ndryshe nga ç’më qe dukur më parë, paskësh qenë një “kallëzim në polici”.

Përgjigjja ime ka qenë e shpërpjesëtuar. Pendimin tim për këtë shpërpjesëtim e vërteton fakti që, pak kohë më pas, në botimin frëngjisht të “Ftesë në studio”, i vetmi ndryshim që kam bërë ka qenë pikërisht heqja e fyerjeve kundër Arshi Pipës.

Ndërkaq, keqkuptimi midis nesh ishte i rëndë. Njerëzit që e sajuan atë, e shfrytëzuan dhe vazhdojnë ta shfrytëzojnë ende sot, duke spekuluar me emrin e Arshi Pipës. Kam përshtypjen se pas sinjalit tim prej botimit frëngjisht, Arshi Pipa ka qenë i dëshpëruar prej incidentit dhe, në udhëtimin e tij në Shqipëri, nuk ka treguar ndonjë dëshirë të flasë për të.

Në raste keqkuptimesh të tilla dramatike janë dy faktorë që ndihmojnë në kapërcimin e tyre: koha dhe ndërmjetësit dashamirës të të dyja palëve. Për fat të keq, kanë munguar të dyja. Arshi Pipa e la shpejt këtë botë. Sa për ata që duhej të ndihmonin në shuarjen e keqkuptimit, në shumicën e rasteve bënë të kundërtën. Dhe kjo ishte në logjikën e gjërave: ishin ata që, me sa duket, kishin fabrikuar intrigën. Dhe kryesorja, ishin ata që kishin frikë zbulimin e së vërtetës.


Shpjegimi

Kthesa drastike e Arshi Pipës lidhur me autorin, që pasi e kishte çmuar me tonet më të larta, ishte përpjekur befas ta rrëzonte, e ka kërkuar prej kohësh një shpjegim. Shpjegimi, natyrisht, nuk mund të pritej prej atyre që kishin qenë pjesëtarë të kësaj historie, në dukje absurde, por në thelb dramatike, siç janë historitë e intoksikimit. Duke hapur arkivin e tij, familjarët kanë nxitur daljen e së vërtetës, që është, në fund të fundit, qetësimi dhe dëshira e fundit e çdo njeriu që largohet nga jeta, pa sqaruar dot disa gjëra.

Në të vërtetë thelbi i së vërtetës, më mirë se kudo, gjendet në veprën e një shkrimtari. Kështu dhe në rastin e Arshi Pipës, pështjellimin e përkohshëm të tij, e ka kundërshtuar, në radhë të parë, vepra e tij, pra, ai vetë.

Shpjegimi i incidentit nuk mund të shpjegohet jashtë kuadrit të asaj që po ndodhte në Shqipëri, në fund të vitit 1989, fillimi i 1990-ës, kur udhëheqja komuniste, e mbërthyer nga ankthi, po kërkonte mënyrat si të ruante ende pushtetin. Në rast të humbjes së tij, ajo do të përpiqej si të mbulonte krimet, meraku i fundit i çdo diktature. Regjimi përpiqej të siguronte njëfarë vazhdimësie të tërthortë të vetvetes nëpërmjet njerëzve të vet, që memaska në fytyrë do të shpejtonin të zinin radhët e para të shoqatave, partive, kulturës, biznesit e mediave.

Një veprimtari e ethshme karakterizoi stinët e fundit të regjimit për të ngritur figura e personazhe të llogaritur qysh më parë për këto ditë të këqija e, paralelisht me këto, për të diskretituar personazhe të tjera, që i gjykonte të rrezikshme. Pjesë e këtij programi ishte përçarja e intelektualëve, një mjeshtëri që komunizmi e njihte në mënyrë të përsosur. Dhe pjesë e kësaj ishte një tjetër përçarje, ajo midis intelektualëve që jetonin brenda vendit, me intelektualët e tjerë, shkrimtarë, publicistë, historianë të diasporës së gjerë shqiptare. Bashkimit të këtyre dy forcave i trembej më së shumti regjimi komunist. Ndaj, në panik e sipër, gjeti kohë të niste jashtë shtetit emisarë të veçantë, me misione të veçanta.

Regjimi shqiptar nuk ishte pa përvojë në këtë fushë. Edhe më parë, të dërguar të tij, ca të hapur e ca të maskuar kishin arritur ta bënin lëmsh një pjesë të diasporës intelektuale. Emisarët e rinj vazhdonin të njëjtën traditë. Kronika e kësaj tradite është tepër e gjatë. Asnjë shkrimtar, shkencëtar, historian, publicist, veprimtar politik a klerik i shquar nuk i ka shpëtuar përgjimit shqiptar.

Dezinformimi dhe intoksi do të ishin arma themelore të tij. Në prag të rënies së komunizmit, në vëmendje të veçantë kanë qenë, pa dyshim, Martin Camaj dhe Arshi Pipa, i pari i gjykuar i rrezikshëm për autoritetin e tij të lartë si shkrimtar, i dyti, edhe më i rrezikshëm, për energjinë e palodhshme antikomuniste. Emisarët e mbërritur në Munih të Gjermanisë do të përpiqeshin të ndikonin në fillim te Martin Camaj, e më pas, falë miqësisë së tij me Arshi Pipën, të kishin qasje te ky i fundit.

Rasti e ka sjellë që nëpërmjet dëshmitarëve të besueshëm e, sidomos nëpërmjet kontakteve me Martin Camaj, njërin të drejtpërdrejtë e dy të tjerë nëpërmjet ndërmjetësve, të krijoj një ide se si vepronte makina e njohur e intoksit komunist, një nga më të pabesat që ka njohur njerëzimi.

S’ishte fjala vetëm për shpifjet vulgare të tipit se si shkrimtari Kadare i ka quajtur refugjatët shqiptarë kështu apo ashtu, shpifje që përpiqeshin ta armiqësonin shkrimtarin jo vetëm me refugjatët, por me gjysmën e popullit shqiptar, që kishte lidhje me ta. As ishte fjala për sajime si ai i komisionit të ndalimit të Fishtës në Shqipëri, që kinse përbëhej nga treshja Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, I. Kadare, i cili, ndonëse ishte fare i palogjikshëm, për arsyen e thjeshtë se kur Fishta u ndalua I. Kadare ishte më pak se 10 vjeç, prapëseprapë mund të dëmtonte shkrimtarin, sipas parimit të njohur: credo quia absurdum (e besoj ngaqë është absurde). Të tilla sajime nuk mund të pinin ujë te njerëzit si Camaj e Pipa. Ndaj për ta duhej të fabrikoheshin, dhe natyrisht që u fabrikuan, sajesa të tjera më dinake dhe sidomos tepër personale.

ثshtë interesante, siç do të shpjegohet më poshtë, se ndërsa Martin Camaj nuk ra në kurthin e intoksit shqiptar, Arshi Pipa, për fat të keq, së paku për njëfarë kohe, ra.


 
Një parantezë për Martin Camajn

Në kushte krejtësisht të paparashikueshme e kam takuar Martin Camajn në tetor të vitit 1981, një nga periudhat më të errëta të diktaturës shqiptare. Takimi ndodhi në Frankfurt, ku isha i ftuar në Panairin e Librit. Pas konferencës së shtypit, ku kisha folur përpara gazetarëve, në koktejin e zakonshëm të organizuar më pas, m’u afrua një burrë i hijshëm që më foli në shqip: Jam Martin Camaj, ndoshta më njihni, kam ardhur nga Mynihu për t’ju dëgjuar.

I thashë se e njihja fare mirë nga shkrimet që botonte në “Shejzat”, gjë që ishte e vërtetë. Revista e Koliqit “Shejzat”, që dilte në Romë, vinte rregullisht në Bibliotekën Kombëtare dhe ndonëse ishte në indeksin e shtypit të ndaluar, me pak vështirësi mund ta lexoja në sallë.

Më tha se nuk donte të më vinte në pozitë të vështirë me praninë e tij, por, me sa kishte vënë re, mendonte se në sallë nuk kishte shqiptarë.

I thashë se ashtu më qe dukur edhe mua dhe ky komplicitet i thjeshtë, shoqëruar me buzëqeshje, bashkë me bisedën e çiltër disaminutëshe, më krijuan bindjen se i lamë përshtypje të mirë njëri-tjetrit. Pas kësaj njohjeje, interesimi im për të dhe për veprën e tij u shtua se tepërmi, por rasti nuk e solli më të takoheshim.

Dhjetë vite më pas, në fund të vitit 1991, një miku ynë i përbashkët, që vinte shpesh në Paris, do të më sillte lajme dhe përshëndetje nga Martin Camaj. Ishte ثerner Daum, shkrimtar, eseist dhe diplomat i shkëlqyer gjerman, që e kisha njohur gjatë shërbimit të tij në Tiranë, kur kishte postin e zëvendësambasadorit gjerman, dhe që u bë i njohur si personazhi kryesor midis diplomatëve perëndimorë, që luajtën rol gjatë krizës së ambasadave.

Gjatë një dreke, ثerner Daum më foli për miqësinë e tij me Camajn dhe më pyeti ç’mendoja për veprën e tij. Për fat të mirë, sapo kisha mbaruar dy novelat e shkëlqyera “Pishtarët e natës” dhe “Rrungaja e marsit” dhe ia thashë mendimin tim për to, si dhe për vjershat që i njihja prej kohësh.

ثerner Daum, i shquar për elegancën e sjelljeve dhe të folurit, më kërkoi leje se a mund t’ia transmetonte këtë bisedë Camajt. E dinte takimin tonë të dikurshëm dhe shtoi se Camaj do të gëzohej shumë për këtë vlerësim. Nga shtjellimi i bisedës së Daumit, si unë, si ime shoqe, patëm përshtypjen se Camaj, kishte, me sa dukej, një informacion të kundërt, thellësisht të gabuar, lidhur me atë çka mendoja unë për të.

Një javë më pas, ثerner Daum më mori në telefon për të më thënë se Camaj kishte qenë shumë i lumtur nga ato që kishim folur dhe se do dëshironte shumë, nëse rasti e sillte dhe nëse unë gjithashtu e dëshiroja, të takoheshim. U përgjigja menjëherë se do të ishte për mua një gëzim i rrallë dhe kjo mund të krijohej në marsin e vitit që sapo kishte hyrë. Më 20 mars isha i ftuar pikërisht në Munih, në një forum ndërkombëtar shkrimtarësh. Përgjigjja nga Martin Camaj erdhi si përherë e shpejtë dhe fisnike. Do të dëshironte shumë të na ftonte të dyve, Daumin dhe mua për drekë, në shtëpinë e tij gjatë ditëve të forumit.

E prisja me padurim këtë takim, por nuk ma merrte mendja se Martin Camaj po jetonte javët e tij të fundit. Sëmundja, që ishte shpallur ndërkaq, po përparonte me shpejtësi dhe ai e la këtë botë pak kohë përpara takimit tonë.

Në një nga ditët e forumit i kërkova shoqërueses sime gjermane të më ndihmonte për t’u lidhur me familjen e Camajt, për të çuar një tufë lule në varrin e tij. Kontakti i saj me një nga familjarët ishte më se befasues: I. Kadare ka qenë armiku kryesor i Martin Camajt, ndaj nuk ka të drejtë morale t’i çojë lule në varr. Gazetarja gjermane nuk po u besonte veshëve. Në formulimin e përgjigjes ndjeva shijen e hidhur të diçkaje të njohur. Shoqëruesja gjermane mori prapë në telefon për të pyetur se a ishin në dijeni në familjen Camaj se në 23 ose 24 mars I. Kadare dhe ث.Daum ishin të ftuar për drekë prej vetë Martin Camajt? Në telefon u përgjigjën se kjo ishte e vërtetë, por kjo s’donte të thoshte asgjë, ngaqë “Martini ishte naiv dhe disa herë nuk u jepte rëndësinë e nevojshme disa gjërave”.

Ishte mjaft e qartë për të kuptuar se si kishte punuar intriga shqiptare nëpërmjet emisarëve të dërguar në Munih. Ajo që mund të vrisje mendjen e nuk e gjeje dot, siç qe kthesa e pashpjegueshme e Arshi Pipës, kishte një shpjegim të thjeshtë: keni shkruar pozitivisht për Kadarenë, ju doni të takoheni me të? Synimi juaj është fisnik, por ju, me sa duket, nuk jeni në dijeni se Kadare nuk është mik, por armik numër një i juaj. Dhe kështu triumfonte e keqja, ashtu si në historinë e shëmtuar të kinse përbaltjes së refugjatëve prej I.Kadaresë, ashtu si në shpifjen e kinse komisionit trepalësh që kishte ndaluar Fishtën, ashtu si në shumë fabrikime të tjera, për të cilat punonin ditë e natë zyrat e Sigurimit Shqiptar.

Duke mos u zbuluar arkivat, dosjet dhe lidhjet e fshehta, gjithë mekanizmi i vjetër, ndonëse i rrëzuar, e rrezaton të keqen. Ajo mund të shfaqet në forma groteske, sidomos në fushën e kulturës, siç ndodhi me paralajmërimin e çuditshëm për një shkrimtar, botuar në faqen e parë të një gazete: “Dyqind mijë evgjitë bëhen gati të sulmojnë I. Kadarenë”. Ose me forma më tinëzare, por më helmuese, si ankesa shoqatash në organizma europiane, ku i njëjti shkrimtar akuzohet si vllahofob, ose kur, në të njëjtën kohë akuzohet si antikatolik, antimysliman e antisemit, një koleksion “anti”-sh tepër i vështirë për t’u besuar, por fare i lehtë për t’u reklamuar.


Mozaiku i së keqes

Incidenti me Arshi Pipën nuk është veçse një katror përbërës në mozaikun e madh të mbrapshtisë, çka është në të vërtetë jeta jonë e sotme shqiptare. Siç u tha në krye të këtyre shënimeve, pas rënies së komunizmit, pikërisht në kohën që u duk se shumë gjëra do të viheshin në vend ose, së paku, do t’i nënshtroheshin një procesi sqarimi e lustracioni, faza e parë e qortimit të fajit historik, ndodhi e kundërta. Një mjegull e një pështjellim që sa vinte dendësohej u shtri në mënyrë këmbëngulëse në të gjitha fushat e jetës.

Fakti që sot, në kohën që po shkruhen këta rreshta, Shqipëria, për turp të saj, ende po lëkundet t’i hapë ose jo arkivat e fshehtë, të dënojë ose jo krimet e komunizmit, dëshmon më së miri katastrofën morale që ky vend e pranoi si një kalendar të përditshëm. Një vend që refuzon të shqyrtojë ndërgjegjen e vet, tregon se nuk ka asnjë vullnet t’i thotë lamtumirë së keqes, rob i së cilës ka qenë.

Para ca kohe ende na dukej se ende e kishim të drejtën të krenoheshim që përmbysja e diktaturës ndodhi te ne pa përplasje. Dyshoj se së shpejti, në qoftë se ende nuk do t’u japim plotësisht të drejtë atyre që mendonin se një përplasje do të ishte, ndoshta, më e shëndetshme se ky flirt i shëmtuar më të keqen, së paku do t’i dëgjojmë me vëmendje. Flirti ka qenë dhe vazhdon të jetë tepër i rëndë. Ai po thyen në mes moralin shqiptar dhe thyerja e këtij morali është baza ushqyese e korrupsionit, kundër të cilit flasim aq shumë e bëjmë aq pak.

Për t’u kthyer në fushën e kulturës, kemi qenë të gjithë dëshmitarë se si druajtja e ditëve të para u kaloi shumë shpejt njerëzve që ishin zhytur në krim, denonciatorëve, ata që pa asnjë mëshirë kishin çuar drejt burgut ose pushkatimit kolegët e tyre, ata që as vendet e quajtura “borgjeze”, demokracitë europiane, nuk i falnin. Druajtja iu doli shpejt, sepse shumë shpejt e kuptuan se ata, jo vetëm nuk dënoheshin, por, përkundrazi, filluan të çmohen. Të dy krahët e politikës i quanin thesar të paçmuar dijenitë që kishin për militantët e përlyer të krahut kundërshtar (dijeni të grumbulluara gjatë kohës që kishin qenë në pushtet), sepse në këtë mënyrë do të mund te shantazhonin krahun tjetër, sipas parimit: ti mos prek të mitë, unë s’prek të tutë.

Kjo ndodhi në të gjitha fushat, e sidomos në kulturë. Dhe kështu, llumit të kulturës shqiptare jo vetëm i doli droja, por u ndie i inkurajuar si dikur dhe, si dikur, me oreks të shtuar nisi të kërkojë poste, ndere, dekorata, tituj akademike etj., që qeveritë shqiptare të të dy krahëve, me një bujari të paparë po ua jepnin dhe vazhdojnë t’ua japin ende sot.

Zërat që u ngritën kundër një flame të tillë, shkrimet dhe librat që u botuan, ndër të cilat vepra monumentale, si “Rrno vetëm për me tregue” e At Zef Pllumit, ose vepra të rëndësishme e tronditëse, si “Lufta civile në Shqipëri” e Uran Butkës, “Disidentë të rremë” e Sadik Bejkos, e të tjera si këto, nuk e ndalën dot përroin e turbullt që nga rrënojat e diktaturës po ngrinte prapë në sipërfaqe njerëzit e saj.

Në sulmin e saj e keqja sa vente bëhej më e pafytyrë. Jo vetëm s’dukej asnjë shenjë e ndëshkimit për denonciatorët e veglat e terrorit komunist, por postet që ata zinin arrinin përherë lartësi të reja. Gjithë Shqipëria e dinte, ndërkaq, se ata kishin zënë vend në parlament, në partitë politike, në qeveritë e të dy krahëve, por Shqipëria e lodhur ose e papërgjegjshme u pajtua me këtë shëmti. Gjithë Shqipëria i shikonte dhe vazhdon t’i shikojë përnatë në ekranet e televizorëve, ose edhe më keq, në tribuna festive, ku, shëmturisht të mallëngjyer, marrin tituj nderi, ata, shumë prej të cilëve do ta kishin vendin në burg. Dhe Shqipëria, e lodhur, prapë hesht dhe mësohet me të keqen.

Rekordet e saj sa vete rriten. Për t’u kthyer në fushën e kulturës, ndodhin gjëra të papërfytyrueshme: si dekorimet e prokurorëve, që e çuan në litar një poet, për të cilin shtypi foli, për fat të mirë, gjerësisht, por që, për fat të keq, nuk u kujtua kush të kërkonte shnjohjen (anulimin) e dekoratave. Në librin “Disidentët e rremë” autori tregon shembuj tronditës, se si pikërisht pas rënies së komunizmit emra shkollash, rrugësh e fondacionesh janë pagëzuar me emra denonciatorësh. Dhe ndonëse shtypi ka dhënë alarmin, asgjë nuk ndodh.

Për të mos u zgjatur, në këtë libër jepet, midis të tjerash, shembulli që duhet të jetë unikal në kontinentin europian, në mos në gjithë botën, ku vërtetohet katërcipërisht prej dokumentesh se, një njeri i letrave, ish-oficer sigurimi, ish-kryetar dege të brendshme, jo vetëm e ka falsifikuar jetën dhe veprën e vet, por ka vrarë njerëz me dorën e tij, dhe vrasjen e ka kryer jo për shkaqe private, emocionale, qoftë dhe psikotike, por i ngarkuar nga Sigurimi Shqiptar, pra jemi përpara një vrasjeje politike, asaj mbi të cilën u ngritën themelet e diktaturës shqiptare. Në librin “Lufta civile në Shqipëri”, Uran Butka flet për vrasjet politike prapa krahëve, qysh në luftë, pra brenda llojit. Këto, bashkë me vrasjet me motiv klasor, përbëjnë aktet fondatore të versionit shqiptar të komunizmit.

Ajo që është shqetësuese në këtë histori, nuk është vetë personazhi vrasës, por shoqëria shqiptare që kundron me shpërfillje atë që po ndodh. Të mbrosh një krim fondator, do të thotë ta mbrosh në tërësinë e tij rendin kriminal. Dhe mbrojtësit janë po ata që gjer më sot kanë penguar hapjen e arkivave dhe të dosjeve të turpit, ata që kanë shërbyer si denonciatorë ose që kanë glorifikuar denonciatorët, e kështu me radhë, gjer tek emisarët që u dërguan te Martin Camaj, tek Arshi Pipa e të tjerë personalitete të diasporës, për të mbjellë përçarje dhe helm.

Krimi frikësohet nga e vërteta, nga dëshmitarët e, sidomos, nga dokumentet. Kjo është arsyeja që në Shqipëri ka një mosdashje, për të mos thënë një tmerr të vërtetë prej dokumentacionit. Abaz Ermenji, kryetar i Ballit Kombëtar në mërgim, shumë herë i ka rënë kambanës së alarmit për emisarë spiunë të dërguar në Perëndim nga Shqipëria komuniste. Balli Kombëtar ka pasur me dhjetëra organizata e celula në botën e lirë. Nuk është bërë e ditur që nga këto organizata të jenë botuar letra e materiale, që do të ndihmonin aq shumë për të hedhur dritë mbi një të vërtetë të fshehur me aq kujdes, sidomos në fushën e kulturës. Nuk janë të paktë shqiptarët që në vitet 1990-1992 janë takuar e kanë biseduar me personazhet që u përmendën në këtë shkrim, Camaj e Pipa.

Ndërkaq, nuk janë parë gjëkundi dëshmitë e këtyre takimeve. Në botën e qytetëruar, dëshmi të tilla bëhen pjesë e kulturës dhe e kureshtisë pozitive, asaj që e çon përpara emancipimin e një shoqërie. Të gjithë duan të dinë ç’kanë menduar personazhet e shquara, sidomos ata që s’jetojnë më. Te ne ndodh e kundërta. Një heshtje e papërligjur i rrethon, heshtje që nuk kuptohet ku e ka zanafillën: tek paaftësia e vizitorëve për të komunikuar me personazhet, tek arsye meskine apo te ndërgjegjja e papastër.

Në këtë kah, çdo botim, çdo dalje në dritë, çdo pjesë e arkivit të njerëzve të shquar, e nxjerrë nga institucionet ose familjet, si në rastin e fundit, përbën një akt të fisëm e emancipues.

Për t’u kthyer tek emisarët, për të cilët flet zoti Ermenji, qoftë klasikët, qoftë modernët, ata të epokës së internetit, duhet ta mësojnë më në fund se koha e mjeshtërisë se tyre, mjeshtërisë për t’u futur në shtëpi shkrimtarësh të njohur, për t’i shitur pastaj pabesisht, ka kaluar. Mjeshtërinë e infiltrimit, përpara se ta praktikonin në Munih, judët e kanë mësuar në Tiranë. Atje, të maskuar si admirues, ata kryen tradhtinë më të madhe ndaj moralit njerëzor.

Judët e kulturës shqiptare, sipas një zakoni të fundit dhe mjaft të keq shqiptar, kujtojnë se sa më shumë të dalin në ekrane, aq më lehtë do t’u harrohet ajo që kanë bërë. Ata kujtojnë se kjo ekranomani, e shoqëruar me ca ecejake nëpër ca forume a kinseforume europiane do t’ua bëjë më të lehtë purgatorin. Ndërkaq, ata harrojnë se dënimi i judëve ende bën pjesë dhe, me sa duket, do të bëjë pjesë gjithmonë në doket e qytetërimit europian. Kështu që sa më shumë që Shqipëria i afrohet Europës, aq më e papërshtatshme bëhet ndërgjegjja e tyre për këtë kushtëzim. Në këtë gjendje, e vetmja rrugëdalje mbetet lehtësimi i saj. Dhe për njerëzit që janë mësuar të punojnë në terr, e vetmja mënyrë e lehtësimit të ndërgjegjes, është kërkimi, qoftë dhe me vonesë, i dritës dhe i pozitivitetit të munguar.
 
Bildberg!Mbiemrin shkrimtari yn i paperseritshem e ka "Kadare" dhe jo "kdre".Qart?Sepse meq asht nga Gjirokastra pas 100 vjetesh do shkruajn q'ka qen Hellen,d.m.th grek d.m.th nga Etiopia,kameruni,Kurdistani,Egjypti e kushedi sa pjese te sallates..por vetem Shqiptar te mos jete.Ket do ta bejme ne hellet,e kemi zanat te vjeter..
 
Bildberg!Mbiemrin shkrimtari yn i paperseritshem e ka "Kadare" dhe jo "kdre".Qart?Sepse meq asht nga Gjirokastra pas 100 vjetesh do shkruajn q'ka qen Hellen,d.m.th grek d.m.th nga Etiopia,kameruni,Kurdistani,Egjypti e kushedi sa pjese te sallates..por vetem Shqiptar te mos jete.Ket do ta bejme ne hellet,e kemi zanat te vjeter..

????? Eshte shkruar gabim ne ndonje rresht??
Ku??
 
????? Eshte shkruar gabim ne ndonje rresht??
Ku??

Gabim ishte ne titull edhe ne dy rreshta te pare mbiemri nuk u shkrua mire Kadare,dhe derisa Orakulli kishte postu,une bera korigjimin,mire eshte tani :)
 
Bilderberg!Mbiemrin shkrimtari yne i paperseritshem e ka "Kadare" dhe jo "kdre".Qarte?Sepse meqe asht nga Gjirokastra pas 100 vjetesh do shkruajne c'ka qene Hellen,d.m.th grek d.m.th nga Etiopia,Kameruni,Kurdistani,Egjypti e kushedi sa pjese te sallates..por vetem Shqiptar te mos jete.Kete do ta bejme ne hellet,e kemi zanat te vjeter..

Pak korigjim,me shume sesa Bilderberg-ut :bum
Respekte nga ana ime!
 
Nuk eshte ceshtja nje apo dy germa me shume me pak...

Artikulli dhe tematike e tij eshte thelbi.

Mua me vjen keq qe ne kete rast Arshi Pipa ka rene pre e provokacioneve te suksesshme te komunizmit, por edhe me keq qe sot e kesaj dite keto forca duket sikur veprojne ende, duke iu trembur te ver8s dhe duke e fshehur sa me thelle ate.
 
cili do te ishte kuptimi i nje njeriu pa memorje?.Keshtu eshte dhe kombi apo shteti pa dokumeta apo pa libra.Cdo pushtus,( 8i cfar do loj ngjyre qoft) mbi populln qe sundon perpiqet me mjete permanente per ti hequr:moralin, kulturen,identitetin dhe memorjen.
 
Kadare, Camaj e Pipa dhe kritiket letrare…




Intelektualët shqiptarë kanë pasur gjithmonë fatin, që në raportet e tyre me artin, shpesh here te gjykohen nga raportet që ata kanë pasur me politikën.
Në ballafaqimin midis Kadaresë, Camajt dhe Pipës ka 17 vjet që i mëshohet këtij faktori. Arratisja e këtyre dy te fundit dhe veprimtaria anti-komuniste ne Perëndim vazhdon te cilësohet si medaljoni me i çmuar ne gjerdanin e krijimtarisë se tyre. Nëse flasim për veprimtarë politike, e vërtetë qe vepra e tyre është me e madhe krahasuar me atë te Kadaresë për vitet 60-90, por te tre personalitetet e mësipërme njihen ne rradhë te pare si shkrimtare.
Në këtë ballafaqim vepra letrare e Kadaresë është unikale ne historinë e letërsisë shqipe, të paktën për 3 faktorë qe shoqëria shqiptare i detyrohet asaj.
Së pari,vepra e Kadaresë është emancipuese. Të gjithë mbajmë mend tipat dhe karakteret moderne te krijuar ne veprat e tij, problemet dhe tematikat qe sillnin një fllad tjetër ne marrëdhëniet midis gjinive, marrëdhëniet prindër-fëmije dhe deri te perifrazimi i famshëm i socializmit si “një lufte e të paaftëve me të aftët.”

Së dyti, Kadare ka krijuar eposin e tij te veçante mbështetur ne legjendat dhe histori, duke na dhënë një pamje tjetër te një Shqipërie që nuk e njihnim.

Së fundi, Kadare mbetet një shkrimtar modern, qe ka ndikuar dhe vazhdon te ndikoje ne stilistiken shqiptare. Edhe ne veprën e vet më të “keqe” si romani “Dasma”, ai është tejet modern, duke e bere një vepër që vazhdon te lexohet.

Sa kane influencuar dhe vazhdojnë te influencojnë veprat e këtyre dy te fundit ne realitetin shqiptar? Romanin “Rrathët” pasi ke lexuar “PROCESIN” e Kafkës të duket i vonuar për letërsinë shqipe. Libri i Pipës për vuajtjet ne burg, vec vlerës dokumentare nuk arrin te zgjoje emocionet e një vepre te arrire artistike. Perse ky adhurim i veçantë deri në idiolatri i veprave te tyre?

Mungojnë kritikët e vërtetë dhe se disa prej tyre kapen pas një vepre te re letrare për te ndërtuar profilin e anti-komunistit. Kadare ka meritën, që e ka përshkruar qarte këtë proces te kritikëve në personazhin C.V të “Dimri i Vetmisë se Madhe”, ku kritiku sa ndjen, qe fillon prishja me B.S i braktis principet e zhdavonizmit dhe përqafon ato të Revolucionit Kulturor Kinez.

Sa për pjesëmarrjen e Kadaresë ne nomenklaturën e “kuqe” ajo ishte shume e sforcuar dhe e yshtur nga PPSH. Kadare është pranuar komunist jashtë rregullave te statutit mbi moshën 30 vjeçare dhe pa asnjë kërkese formale nga ana e tij.

Pyetja shtrohet: Cfarë kërkohet? Të kishim një shkrimtar disident dhe te pushkatuar apo një talent te gjalle, qe te rrëfente dramat social-psikike te shqiptarëve ne shekullin e XX?

Unë besoj se tashmë ka ardhur koha që brezi i ri i kritikëve të themelojnë studimet e vërteta Kadareiane.

Le te bëhemi një faktor me shume qe shkrimtari ynë i madh të mare çmimin Nobel për letërsinë, se në këtë mënyre dhe gjuha jonë shqipe fiton një status më të veçantë si gjuhë, ku shkruan një nobelist

Autori: Dorian Koçi ne Shekulli Blog
 
Vjen nje kohe, qe njeriu duhet te kuptoje qe ka rrjedhur dhe ne rastin konkret, mendoj se eshte koha e Kadarese te lere penen dhe karten, sinqerisht!
Intelektualet jane dalluar ne kohe te koheve pikerisht per dijen e tyre dhe per dialektiken e theksuar.
Kur Ciceroni dilte ne forum fliste me bindjen qe kishte po aq njerez te ditur e te zotet qe mund ta benin "zap", ndersa zoti Kadare, qe ka ngrene buke me komunistet dhe del e blegeron sepse ndihet unik ne fushen e tij...
Zoti Kadare, ne vend te shaje Pipen (per Camajn nuk kam njohuri), te mos harroje qe ka nje "damke" nga gjykata e Hages persa i perket bindjeve te tija politike.
Ai me zotesine e tij, arriti te justifikonte sistemin diktatorial shume bukur ne "Gjenerali i ushtrise se vdekur"...
Puna eshte qe, kur krijon nje veper, duhet ta mendosh mire nga cila ane je!!!
Kush rri ne mes, ne mos shpejt, vone do digjet;)
Eshte e thjeshte te flasesh mire per nje kembelepires si Kadareja,pa i mohuar aspak tekniken e tij letrare, menyren e shkelqyer se si influencon publikun me ane te penes, por nuk e di pse, sa here mendoj per Kadarene, me vjen ndermend " i madhi" Gabriele D'Annunzio...

I RROFTE FJALA KADARE-se PERDERI SA NUK KA KUSH JA KTHEN...
 
fc=bes=ja
tani e pash qe me ke ba korigjimet ne vendosjen e atyre "e'"te llahtarshme qe un zakonisht i heq vet.Po,un mendoj se shqipja ne ato duhet ndryshu.Dhe mendoj dhe ne "e'" brenda fjaleve duhen te behen me nji -'- akcent vetem.Do te ishte me e thjesht dhe me elegante per syrin pamvaresisht se ajo me thyen nji kod te zbuluar prej meje.Dy pikat mbi "e" me kan dhuruar nje nga zbulimet me fuqishme te miat ne konceptin filozofik te -e'-.
 
Therime,mos u be vertet therime.

Une e tille jam...Do isha shume e lumtur te dija dicka me shume rreth kesaj ceshtjeje.
Mjafton nje lexim i mire i asaj cka eshte shkruar...
Asgje konkrete mbi Arshi Pipen, nuk flitet fare perse i qenkerka kundervene Kadare-se...
Une kam dyshimet e mia mbi figuren e Kadarese...Mendoj se Kadareja eshte person me kulture te madhe, me dije pra, por jo "i shenjte";)
 
Natyrisht,ti nuk njeh Arshi pipen.Antikomunizmi i tij ekstrem,atij i erte syte dhe mendjen per te pare dhe kuptuar pjesen e poshtme te ajsbergut Kadare.Ne pjesen e padukshme Kadareja esht me antikomunist se Arshi Pipa.Arshi Pipa thjesht nuk e kuptonte Kadaren dhe midis tyre kemi vetem nje keqkuptim,ose e then me sakt,nji disnivel te madh ne kuptimin e Letersise.
 
Natyrisht,ti nuk njeh Arshi pipen.Antikomunizmi i tij ekstrem,atij i erte syte dhe mendjen per te pare dhe kuptuar pjesen e poshtme te ajsbergut Kadare.Ne pjesen e padukshme Kadareja esht me antikomunist se Arshi Pipa.Arshi Pipa thjesht nuk e kuptonte Kadaren dhe midis tyre kemi vetem nje keqkuptim,ose e then me sakt,nji disnivel te madh ne kuptimin e Letersise.

Per kete te jap shume te drejte: "Quod Dei, Deo! Qoud Caesaris, Caesari!"
Gabimi fatal i Kadare-se eshte perlyerja e tij me politiken..Ku i dihet, ndoshta ne kohen latineve mbase dhe do te mund te hante buke.
Arshim Pipa, ishte vetem nje antikomunist, dhe nuk do ta quaja kurre poet( ne te vertete nuk kam lexuar asnje veper te Pipes, e njoh nepemjet shkrimeve te te tjereve). Njoh vetem idete e tija...
Sa per Ismail Kadarene, vazhdoj te mendoj se "fjala vret me shume se plumbi" dhe kur hedh fjale, dhe per me teper e boton, dhe merr me (apo pa) te drejte merita, mba edhe pergjegjesine mbi ate qe ke shkruar!

Ke degjuar ndonjehere, per ceshtjen qe Haga do te hap kunder Kadarese per krime kundra njerezimit???
Une do filloja te reflektoja pak, pa i hedhur poshte Kadarese asgje nga ato qe ai ka!
 
Sulmet ndaj Kadaresë, varfëri intelektuale

Nga Ndue Ukaj

1.

Ndue Ukaj

Fushata kundër shkrimtarit Ismail Kadare, është aq absurde, sa një ngjashmëri, jo analoge në përmasat dhe semantikën, por në modelin, mund t’ia gjejmë tek romani brilant i Franc Kafkës, “Procesi”, në të cilin roman personazhi Jozefi K. papritur i nënshtrohet një mori akuzash, hetimesh, gjykimesh dhe në fund, një ekzekutimi absurd. I gjithë ky rrëfim, është konstruktuar me trajta të fuqishme groteske.

Në romanin në fjalë, fabula konstruktohet në relacion me personazhin Jozefit K., i cili paradoksalisht gjendet para një akuzë, të cilën e shpërfillë, ngase në dukje të parë është e pakuptimtë, absurde, por që përfundon me një akt tragjikë: vrasjen, madje pa mundur as të mësoj “fajin” e këtij dënimi absurd. Në aspektin e “gjykimit” për letërsinë, ky roman me trajtat shumëformëshme të diskursit, mbetet modeli interesant për të analizuar “gjyqin” që i bëhet shkrimit artistik. Jozefi K. vdiq si një qen, por shpirti i tij i përjetësuar në art, jo. Ai rron, i fuqishëm e përjetësisht. Kjo është fuqia magjike e letërsisë. Ky është misteri i letërsisë. Kjo formë e përfundimit në roman le shumë mundësi interpretimi, prej atyre që mund ta konceptojnë artin dhe krijuesit e tyre si të persekutuar nga gjyqe absurde, deri tek ato që çështjen e ndërlidhin me një religjion të caktuar, që në substrat ka shumë shtresa empirike! Në të vërtetë, letërsia dhe autorët e mëdhenj, shpeshherë janë gjendur dhe gjenden para gjyqeve të caktuara. Por bota e madhe e letërsisë është triumfuese, edhe nëse autorët në situata të caktuara gjinden të dënuar. Shembuj të kësaj natyre në botën e madhe të artit letrar kemi shumë. Kemi shumë autorë të mëdhenj të ndjekur, gjykuar, akuzuar e dënuar, nga sajesa fare absurde. Me një precedent të këtillë ballafaqohet sot edhe letërsia e shkrimtarit të madh Ismial Kadares.

2.

Dijetari francezë i letërsisë Roland Barthes në esuen e famshëm “Vdekja e autorit”, duke diskutuar relacionin mes tekstit dhe autorit, përveç tjerash shkruan: “Prej momentit kur një fakt tregohet me qëllim jo kalimtar, domethënë jashtë çdo funksioni tjetër përveç vetë ushtrimit të simbolit, kemi këtu shkëputje, zëri humb origjinën, autori i qaset vdekjes së vet, domethënë fillon shkrimi”. Fuqia e letërsisë është e pazëvendësueshme, ajo tejkalon gjitha format tjera të shkrimit, sepse në vetvete ka fuqinë e shpirtit, përfton përjetësinë ngase në esencë ka tharmin mbinatyrshmërisë, të origjinës homerike të artit letrar. Andaj, letërsisë më së paku i vyen shkrimi apologjet, sepse në vete ka statusin e fuqishëm, krejt origjinal dhe autonom, deri në fund të pacenueshëm. Në këtë këndvështrim, as autorit nuk i vyen apologjeti, edhe përkundër asaj që e thotë studiuesi amerikan Northrep Frajo se artet janë memece, ndërsa kritika mund të flasë. ثshtë mendim i pranuar nga gjitha teoritë letrare, se produkt i shkrimtarit është teksti letrar, shumëllojshmëria e tij semantike e stilistike, trajtat e ndryshme estetike e ndërthurjet ligjërimore, shtresat empirike dhe ato fiksionale, të cilat formësojnë estetikën e letërsisë. Tjetër gjë nuk mbetet nga autori. Andaj edhe kërkimet përtej letërsisë së tij, janë farsa absurde. Tashmë, gjykimet të cilat nisen nga biografizma e metoda të përafërta letrare janë të stërtejkaluara. Prandaj, çdo tendencë për të kërkuar përtej tekstit, është e pakuptimtë, dhe si e tillë pa ndonjë funksion e domethënie të vlefshme estetike-letrare, sepse funksioni i kritikës është të hedh dritë në raport me objektin e saj (veprat letrare), e jo mbi sekuencat tjera të biografisë së autorit, çfarë do qofshin ato. Vetëm teksti është veshja e autorit, është shënjuesi i të shënjuarit (autorit), andaj çdo tendencë për t’u marr me autorin, për ta shkëputur atë nga teksti, s’është gjë tjetër përpos shmangie e qëllimshme nga objekti themelor i profesionit të tij: arti i shkrimit letrar.

3.

Në letërsi dhe kulturë, por edhe në sferat tjera të dijeve, kritika shtreson elementet bazike për ndërtimin dhe seleksionim i vlerave; kritika është ndërmjetësuese dhe si e tillë është konceptuar nga antikiteti; kritika bën artet të flasin, ngase, po e përsërisim atë që e shkruan studiuesi i madh amerikan Fraji, se artet janë memece. Pra, kritika, nëse ndërlidhet me esencialitetin e qenies së letërsisë dhe fenomeneve letrare, është dëshmia më e mirë mendjes së emancipuar, e vetëdijes së kultivuar të një kulturore, si fushë e gjerë, dhe letërsisë, në mënyrë specifike.

4.

Ismail Kadare

Në botën e madhe të letërsisë, kemi përvojat e ndryshme, kur autorët janë ndjekur, gjykuar, dënuar, por nuk mbahet mend, të ketë ndodh një vepër e vlerës së lartë letrare, të jetë shuar, harruar në kohë. Madje, edhe sot kemi raste të tilla; shkrimtari Selman Ruzhdi është modeli më interesant në këtë kontekst. Ndërsa në kulturën letrare shqipe, shembuj të tillë kemi mjaftë, mbase, letërsia shqipe është nyja më tragjike, ku autorët kanë pësuar; shembuj të kësaj natyre, na dalin qysh tek autorët e vjetër, Pjetër Budi i vrarë, Pjetër Bogdani i zhvarrosur, pastaj autorët e mëdhenj te mëvonshëm, si: Gjergj Fishta, Fan Noli, Faik Konica, Ernest Koliqi, Martin Camaj etj., Të gjithë këta dhe një regjistër i tërë, në forma të ndryshme, janë dhunuar. E gjithë kjo s’ka prodhuar asgjë tjetër, përpos një kapitull të shëmtuar: sot letërsia e këtyre autorëve qëndron në panteonin më të lartë të vlerave letrare të letërsisë shqiptare, ndërkaq ideologjitë tendencioze që anatemuan ata, mbahen mënd si reminishenca të tmerrshme, të kujtuara vetëm për të keq. Letërsia shqipe, e sapodalur nga periudha e ekskomunikmeve dhe ndëshkimeve letrare, nga absurdet çoroditës, kur, madje për lexim të një vepre letrare, siç ishte Lahutës së Malcis e Gjergj Fishtës, apo edhe përmendja e emrit, sanksionohej me vepër penale, dënohej me burg. Ndërkaq sot, nga disa nostalgjik trumbetohen teori të ngjashme, të përjashtimit. Dihet se Fishta ka përjetuar çmendurinë e afetarizmit, por në këtë marrëzi shoqërore, të shoqëruar nga kritika, ai sforcon mitin e fatit tragjik të autorit dhe i jep, në të njëjtën kohë status të pavdekësisë veprës së tij letrare, që gjallon fuqishëm nëpër kohë. Megjithëse, edhe përkundër një aparature të tërë shtetërore, përkrahur nga superfuqia e kohës, ajo e ish Bashkimit Sovjetik, vepra e Fishtës ka gjetur lexuesin e vet, ka luajtur funksionin e vetë dhe është bërë paradigme letrare, ngase është e artikuluar nga shpirti, ka në vete të sajuar shpirtin dhe ndërgjegjen e kombit, andaj hedhja në lumë e eshtrave të tij, vetëm sa ka shtuar peshën e veprës së tij. Por ç’po ndodh tash me fushatën kundër personalitetit dhe veprës letrare të Kadaresë, në kontekstin një procesi të gjithanshëm politik e kulturor, nëpër të cilin po kalon shoqëria shqiptare? Së pari, kjo që ngjet ndaj Kadaresë s’ka të bëjë fare me kritikë të mirëfilltë letrare dhe s’ka të bëjë fare me letërsinë e tij. Ismail Kadare dhe korpusi i tij, nëse do të analizonim kontekstin e përgjithshëm të kulturës shoqërore e letrar, është vënë preh e fenomenit të glorifikimeve dhe përbuzjeve ekstreme, duke përjetuar iracionalitetin e absurdin e një debati të orkestruar, të pavlerë; me metoda e motive tejet të ulëta dhe të bëra nga shije mediokre. E gjithë kjo fushatë kundër autorit të përmasave ndërkombëtare, s’ka si të shpjegohet ndryshe, përveç shenjë e varfërisë intelektuale, fenomen që ka përfshirë jetën tonë kombëtare. ثshtë groteske të shihet si ngazëllehet opinioni ynë, kur hapën tema të nxehta, atëherë kafeve të shumta, kuluareve të caktuara, përflitet, shpifet e përhapen thashetheme nga më të ndryshmet. Shtoja kësaj edhe mentalitetin grumbullor të shoqërisë sonë, që mbetet, ende larg së qenit e formësuar në individualitet, çështja në fjalë pasqyron shpirtngushtësinë e një klase të caktuar intelektuale, që po formësohet me sharje ose himne, e aspak me parime, vlera estetike dhe qasje objektive.

5.

Në jetën publike shqiptare, filozofia e mbrapsht e brohoritjeve dhe duartrokitjeve, disi nuk mund të ndahet nga pandemi i kontekstit që na ligjëron shkrimtari dhe dijetari Fan Noli, kontekst që ka një ndërlidhje semantike me ligjërimin biblik, ku theksohet fuqishëm fatkeqësia e mohimit të profetit. Ky fenomen mbetet tejet kompleks në realitetin shqiptar, dhe si i këtillë me pasoj, të cilat drejtpërdrejtë prekin demokracinë dhe vlerat sublime të demokracisë, kulturën, letërsinë, për t’u bërë diga, pengesë e prosperimit të kombit. Në të vërtetë, kjo filozofi e mohimit të njerëzve tanë, ka tendenca të merr trajta çoroditëse, te një mendësie primitive, ngritur edhe në hierarkitë më të larta në opinionin shqiptar. Kjo formë e të menduar, fragmenton kombin, tërësinë kulturore dhe hedh gurë në rrugën që po trasohet, për t’u integruar njëherë ndërmjet veti, pastaj në botën perëndimore. Kjo formë e ligjërimit publik, tendencat për të denigruar një autor, me të cilin mund të pasqyrohemi më së miri në botën e kulturës, jo vetëm që pengon emancipimin e kombit, por edhe promovon anën e kundërt të emancipimit: zhytjen në errësirë dhe paragjykime, në përçarje e urrejtje. Në rastin më konkret më së paku dëmton veprën e Kadaresë, korpusin e tij të gjerë letrar e artistik, kjo ofensivë denigruese dëmton kulturën shqiptare.

6.

“Sado e ndryshme të jetë Shqipëria nga Suedia, apo Franca, ajo ka nxjerrë në dritë një gjeni. Kadareja njihet në të gjithë planetin; të kurorëzosh Kadarenë nuk do të thotë ta emanciposh atë: do të thotë emancipoheni vetë ju”-ju shkruante Alain Bosquet në letrën drejtuar jurisë së اmimit Nobel, në Stokholm të Suedisë. E morëm referencën e sipërshkruar të Bosquet për të kontekstualizuar autorin dhe veprën e tij, në kontekstin e debatit të “ashpër”, të pakuptimtë dhe aspak letrar, që ka shpërthyer në kulturën e shkrimit shqip tek ne. Studiuesi francez Alain Bosquet në referencën e sipërtheksuar na jep disa dimensione specifike të peshës së artit letrar të Kadaresë; ai është autor universal dhe këtë universalitet e ka si rezultat i të qenit gjeni në letërsi; Kadare është autor që njihet në gjithë planetin dhe ka rrëmbyer zemra të shumta artëdashëse, andaj të kurorëzosh Kadarenë nuk emancipon atë, por emancipohen receptuesit, audienca e gjerë dhe e gjithanshme letrare. Kadare, i dalur nga geni i ynë, shpërtheu në botën e letërsisë, në saje të artit të tij brilant e të mbrehtë, duke u pranuar nga receptuesit e shumtë ane e kënd botës së madhe të quajtur letërsi, jo pse ai ishte disident, jo pse ai mbronte identitetin europian të shqiptarëve, jo pse ai ka “denoncuar” dikë, jo pse ai është ngritur nga shteti stalinist i kohës, por pse ai shkruan mirë, pse bën art të bukur; mbase shkruan aq mirë, sa të rralla janë krahasimet. Dhe kaq. Pse atëherë aq shumë spekulohet për të? Një gjë duhet kuptohet nga gjithë: në kulturën letrare perëndimore, nuk mund të përkthehesh nëse nuk shkruan mirë, nëse nuk je shkrimtar i mirë e universal. Duke qenë vete dëshmitar i fuqisë së veprës së Kadaresë në Suedi, ajo që ngjet rreth tij më duket më shumë se neveritëse. E gjithë kjo fushatë, nëse mund të quhet e tillë, nuk është asgjë tjetër përpos barometër i të menduarit primitiv, i zilisë dhe urrejtjes që ka mbërthyer segmente të caktuara të shoqërisë sonë, që në subkoshiencë kundërmojnë qelbësirat e ideologjive totalitare, që s’njohin demokracinë, përpos njëmendësinë politike, turkofile e staliniste. Letërsia e Ismail Kadaresë është e madhe. E konstruktuar nëpërmes inevncionit dhe pasionit të thellë për artin letrar, ajo pulson nga imagjinata e fuqishme, stili i larmishëm e dramatik i rrëfimit. Me këtë potencë artistike, Kadare është pranuar ane e kënd rruzullit të botës si autor i një korpusi të gjerë veprash e sporavash letrare. Përgjithësisht, letërsinë e tij e karakterizon një botë e dendur, e ndërtuar me larushinë orale dhe sistemin e përpunuar të legjendave, të cilat autori i vesh me përmasat e ligjërimit homerik, me vibrimet e ligjërimit shekspirian, me magjinë e rrëfimit markesian, për të hyrë kështu në panteonin e vlerave letrare të botës së letërsisë. Kjo botë e letërsisë, tek Kadare është shume e pasur, ndërtohet përmes një diskursi estetik të nivelit të lartë; në të hibridizohen trajta e empiri, të cilat përbashkohen në shtratin e narrativiteti të veçantë; atij të përveçëm: kadarean. Pa asnjë mëdyshje, vlerat e letërsisë së Kadaresë, këtij gjeniu narrativ tejkalojnë përmasat kombëtare, rajonale, evropiane dhe hyjnë denjësisht në dimensionet e letërsisë botërore. Ajo çka e bën këtë letërsi të madhe e universale, mbetet pasioni i thellë që ndeshet kudo për letërsinë, i brumosur me traditën homerike të rrëfimit letrar, të cilat autori din t’i përpunoj e distribuoj si një mjeshtër i rryer. Tendencat për të përbaltësuar autorin e përmasave globale, kjo formë e të bërit kritikë, është neveritëse. Ajo është fushata e egër, mediokre në esencë, por qëllimkeqe. Po e përfundojmë me mendimin e Roland Barthes në eseun e “Vdekja e autorit” se “shkrimi është shkatërrim i gjitha zerva, i çdo origjine”.
 
Nostra, c'te ka gjetur qe pergjigjesh me copy paste??
Ke harruar te shkruash valle?

Gjithesesi...Vazhdoj te jem e bindjes qe sulmet ndaj Kadare-se kane zanafillen e tyre ne dyfytyresine e tij!
 
Ah meqe rra llafi, aq kundra regjimit ishte Kadare-ja, sa dergoi gjyshen e nipit te tij, femijes se Greses, ne burg..
Ndersa i ati i nipit te Kadare-se perfundoi ne psikiatrine e Elbasanit!
Femija nuk ma ha mendja te kete lindur ndonjehere, se kishte babain kulak!
 
Edhe Kadare ka qene i internuar ne Lushnje e dashur...
 
Edhe Kadare ka qene i internuar ne Lushnje e dashur...

I dashur!
Mos e ke lexuar gabim, se ne Lushnje internoi nje Renato Rapi me gjithe te emen...
Nuk e di ne te thote gje ky emer! Sigurisht, ti qe di kaq shume rreth jetes se Kadare-se si "intelektual" i vendit tone, do kesh degjuar padyshim dhe per emrin e mesiperm!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top