Bilderberg
Anëtar i ri
Kadare – Pipa – Camaj
(debat në forumin e www.alb-shkenca.org)
Debati për marrëdhëniet e Kadares me Arshim Pipen dhe Martin Camajn dhe për të kaluarën e sëcilit prej tyre u mbyll përdhunshëm, apo nuk ka interesim për të debatuar?
Siç dihet, shkak i fillimit të debatit qe bërë letra e Kadares, përmes se cilës ai shpjegonte marrëdhëniet e tij me Arshi Pipën dhe Martin Camaj. Kjo letër e Kadares iu shpërnda edhe anëtarëve të listës së www.alb-shkenca.org dhe prandaj nxiti debatin. Në këtë debat u inkuadruan disa veta, por më gjasë inkuadrimi i Prof. Sami Rapishtit dhe sidomos apeli i tij që administruesit e kësaj liste të nderpresin debatin, ndikoi që vazhdimi i debatit të ndërpritet, siç po dyshoj unë, ose nuk pati më interesim?
1.) Shkrimtari brilant Ismail Kadare nuk ka qenë asnjëherë disident. Këtë e ka pohuar ai vetë disa herë. Ai nuk ka qenë i përndjekur në aspektin policor nga organet e Shtetit Shqiptar. Ndonjëherë ka hasur në vështirësi për ndonjë krijim të tij, por ato nuk kanë mbartur në vete një përndjekje politike, siç i ka ditur e mundur t’i bëjë brutalisht Shtetit Shqiptar, i përcaktuar kushtetutshmërisht për diktaturë të proletariatit dhe për sistem monist komunist. Konfontimin më të ashpër e ka pasur kur ka shkruar vjershën “Pashallarët e kuq”, por autokritika që pat bërë Kadare me atë rast, siç duket ka qenë më vendimtarja që ai t’i shpëtoj përndjekjes brutale politike, e cila do të kishte eskaluar në përndjekje policore. Përmbajtja e asaj autokritike është njëra nga anët më të ërrta të biografisë së Kadares. Por mbase ai e ka gjykuar se ishte i vënë para një sprove vendimtare: Të taktizonte që të shpëtonte, ose të përfundonte në burgje. Dhe nëse këto kanë qenë altërnativa të vetme, gjykoj se ka qenë mirë e menduar, përndryshe ai do të përfundonte në burgje dhe ne tani do të mund të vajtonim një shkrimtar të shkatërruar, por jo një shkrimtar të madh, siç e kemi tani. Si shpërblim Kadare përfitoi edhe “zgjedhjen” e tij si parlamentar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe imunitetin për të mos u përndjekur nga Sigurimi...
2.) Arshi Pipa, një intelektual i madh erudit, ishte qysh në fillim anti-komunist dhe prandaj u përndoq ideologjikisht de politikisht nga organet përkatëse policore e gjyqësore të diktaturës moniste të kohës. Për këtë ai u burgos dhe u dënua me shumë vite burg, shoqëruar më përmasat e keqtrajtimit dhe të torturave që i janë shkaktuar atij, të cilat duhen të kenë qenë tepër brutale. Pasi vuajti dënimin ia doli të arratisej. Ku tjetër pos në Jugosllavi, meqë atë kufi e kishte më të afërmin. Kjo përzgjedhje e tij e detyruar, arratisja në Jugosllavi, duhet të ketë kushtëzuar tjetërsimin e tij. Praktika që ndiqte policia rankoviçiane, e cila i kushtëzonte të arratisurit nga Republika e Shqipërsisë me tri alternativa: E para të viheshin në shërbim të asaj policie, gjegjësisht të politikës moniste komuniste jugosllave, e cila atëherë mbisundohej nga politika nënshtruese e asimiluese ndaj shqiptarëve të ripushtuar dhe kështu të gzonin privilegje, e dyta, t’i rikthenin në Republikën e Shqipërsisë, nëse nuk do pranonin kushtëzimin e parë, ku i prisnin xhelatet e Sigurimit të Shtetit diktatorial, e treta, të përfundonin në burgje jugosllave dhe kështu t’u kanosej edhe zhdukja fizike. Kam buindjen, me aq sa jam marrë me investigimin e kësaj tematike, se Arshi Pipa dhe Martin Camaj, dhe shumë të tjerë, janë ndier të detyruar që të zgjedhin kushtëzimin e parë, siç e patën përzgjedhur shumë intelektualë e politikanë shqiptarë të trojeve të pushtuara shqiptare (më tipiku do të ishin Fadil Hoxha dhe Hivzi Sylejmani). Por pyetja shtrohet: E zgjodhen kushtëzimin e parë Arshi Pipa, Martin Camaj dhe shumë të tjerë, vetëm pse ishin të kushtëzuar, apo sepse ishin të mbisunduar nga ndjenja e hakmarrjes kundër regjimit të Enver Hoxhës, duke menduar që me angazhimin e tyre pro-jugosllav, do të kushtëzonin demokratizimin e Republikës së Shqipërsië, për të mos thënë edhe “bashkimin” e Republikës së Shqipërsië si Republikë e shtatë e Jugosllavisë, për të mos thënë akoma më shkoqur, “demokratizimin” e Republikës së Shqipërsië përmes pushtimit jugo-sllav. Kësaj duhet shtuar edhe një rrethanë tëpër domëthënse: Angizhamin e thekësuar pro-jugosllav, sidomos të Amerikës dhe të Anglisë, që kur ndodhi “thyerja e madhe” në mes të Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik. Në kuadër të asaj thyerje të madhe ishin ndihmat e mëdha ushtarake që Perëndimi i jepte Jugo-Sllavisë, ndihma e madhe kadrovike e shërbimeve sekrete jugo-sllave (atëherë sidoms CIA, Intelegent Servic e ndihmonin theksueshëm UDB-në dhe bashkarisht rekrutonin kundërshtarët politikë dhe luftarak kundër sistemit monist të Republikës se Shqipërisë. Për të mos u zgjatur me tematikë, e cila meriton analiza të përkushtuara shkencore (që do bëhet e mundur sidomos kur të hapen arkivat e shumë shteteve të involvuara në atë ndeshje brutakle, për çka jam bindur sidomos kur pash një dokumentar televiziv të BBC kushtuar atij luftimi), dëshiroj të kem supozuar se Prof. Arshi Pipa pati “fatin” që përzgjodhi Sarajevën si vend ekzilimi, kurse Martin Camajt duhet t’i jetë imponuar Prishtina, duke e ngarkuar me misione të mëdha (siç ishte posti i kryeredaktorit në Gazetën komuniste “Rilindja”). Nuk besoj se Prof. Arshi Pipa, me të arritur në Sarajevë, duhet të ketë qenë shkenctar aq i madh i etnografisë shqiptare, sa menjëherë të ishte i atij niveli, sa për të konstatuar shkecërisht se përardhja e eposit të Krahinës sonë (Kelmendit) të ishte nga kopjimi i eposin mesjetar serb. Pra, mendoj se një tezë të tillë, të përpiluar në Akademinë serbomadhe të shkëncave, është detyruar ta nënshkruaj edhe Arshi Pipa...
3.) Nuk jam i prirur t’i gjykoj në mënyrë të shabllonizuar ata që janë ndier të detyruar të përzgjedhin mbijetesën e tyre fizike, kur janë vënë para kushtëzimeve të tilla, prandaj edhe atë përzgjidhje, nëse ka ndoshur siç e përshkrova, mundohem ta arsyetoj, pasi njësoj po mundohemi të arsyetojmë edhe përzgjedhjen që duhet të kënë bërë Fadil Hoxha, Hivzi Sylejmani dhe shumë intelektual të trojeve tona të pushtuara në Jugosllavi, të cilët qenë vënë në shërbim të Beogradit, siç duhet të ketë ndodhur akoma më brutalisht me të arratisurit nga Republika e Shqipërsië në Jugosllavisë. Mua me intereson më shumë të mësoj, se si e kane përbyllur jetën e tyre intelektuale kjo kategori, a i kanë shfrytëzuar maksimalisht hapësirat, kur u është dhënë mundësia reale, që të ndërrojnë menjen dhe angazhimin, duke u vënë në anën e popullit të vetë, të çlirimit të trojeve të pushtuara dhe të demokratizimit të sistemit në Republikën e Shqipërsië, etj. Nga ato që kam mundur të investigoj, supozoj se një pjesë e intelektualëve e kanë berë kthesën e madhe, kush më herët e kush më vonë, varësisht nga shkathtësia, guximi intelektual dhe njerëzor, bindjet. Dhe prandaj, megjithatë, dëshiroj të rris mirëkuptimin ndaj të gjithë atyre që kanë bërë sa më herët kthesën e madhe cilësore dhe janë angazhuar maksimalisht për çlirimin e trojeve të pushtuara dhe për demokratizimin e sistemit në Republikën e Shqipërisë. Informimi që dha Prof. Repishti për Arshi Pipën ma rritën mirëkutimin për angazhimin e tij, për të cilin informim i jam mirënjohës, por për Martin Camajn vazhdoj të ruaj kundërshinë time, i bazuar edhe në përjetimet personale, për të cilat informova në “reagimet” e mëhershme në kuadër të këtij debati.
4.) Konstatimi i Prof, Arshi Pipës, se mërgata politike Republikës së Shqipërisë është angazhuar deri në vitetet e 90-ta për të përkrahur Kosovën dhe viset tjera shqiptare të ripushtuara nga Jugo-Sllavija, nuk është edhe aq i sakt. Për këtë pjesërisht pata shkruar më herët në “reagimet” e mia, por po përpiqëm të saktoj këtë përcaktim timin. Mërgata politike shqiptare e Republikës së Shqipërsisë ka qenë e përcakrtuar kryesisht, për të mos thënë tërësisht, në luftimin e rexhimit të Enver Hoxhës dhe fare pak, për të mos thënë aspak, për çlirimin e Kosovës dhe viseve të tjera të pushtuar nga Jugo-Sllavija e Greqia. Ajo mërgatë ka qnë e kontrolluar, për të mos thënë e komanduar, nga strukturat agjenturore jugo-sllave. Për ketë pata sjellur shëmbull Nderim Kupin, Kryetarin e Legalitetit në tërë mërgatën politike të asaj kohe dhe Hasan Hoxhen, Kryetar i Legalitetit në Belgjikë, duke ia shtuar edhe angazhimin e ta zëmë Mulla Isuf Azemit nga Tetova, Kryetar i Lidhjes Kosovare në Amerikë, ose Hysen Terpezës nga Kosova, Kryetar i Lidhjes se Dytë të Prizrentit, për të precizuar se nuk ishin vetëm krerët e mërgatës shqiptare të Republikës së Shqipërisë, por edhe nga Kosova e Maqedonia, që i shërbenin me përkushtim të madh Beogradit serbomadh. Për këtë dëmon fakti, se në asnjë demonstatë e manifestim, në përkrahje të Kosovës, janë angazhuar shumë pak krerë dhe individ të mërgatës së vjetër politike, për të mos thënë se numri i tyre ka qenë fare simbilik (dhe prandaj për këtë dukuri ka qenë shpesh i zhgënjyer edhe Prof. Sami Repishti).
Për ata që do dëshironin të trajtonin shkecërisht këtë tematikë, do të ishte me interes të madh që të nxitoheshin që të grumbullonin opinionet dhe përjetimet e më të moshuarëve në emigracion. Unë kam mbedhur disa intervista dhe jam në përgatitje të tyre për t’i publikuar.
Në vazhdim letra e Kadarës.
اuditërisht, ose lista e Alb-Shkecës ka vetëm nga ata që nuk u intereson kjo tematikë, ose kjo tematikë nuk ngjalli vemendjen e merituar, për të mos thënë se këtij debati nuk po i lejohet hapësirë e duhur nga administratorët, sipas kërkesës së Prof. Sami Repishtit.
Ibrahim Kelmendi

Redaktimi i fundit: