Debat për gjuhën shqipe

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Gjuha shqipe e perdorur ne botimet e autoreve, nuk duhet te kushtezohet nga asnje rregullore. Keshtu shprehet shkrimtari dhe studuesi Behar Gjoka, i cili perfshihet ne debatin me te fundit, qe ka lindur ne rrethin e shkrimtareve, gjuhetareve dhe studiuesve, ne lidhje me ndryshimet qe duhet ti behen gjuhes shqipe, normave te saj te vendosura ne kongresin e 1972. Ai thote se gjuha letrare, nuk duhet te kushtezohet edhe pse propozimet mund te behen nga akademike, pasi kjo do te ishte nje humbje e madhe per boten e letrave, nderkohe qe ajo e komunikimit mund te ndryshoje.

"Duhet bere dallimi midis gjuhes se komunikimit, te gazetave, te shtetit, te administrates, te shkolles dhe gjuhes se letersise. Asgjekundi nuk ndodh qe gjuhes se letersise ti vendosen rregullore, qofshin keto dhe te akademikeve. Gjuha e letersise nuk mund te rreth e qarkohet nga asnje lloj situate jashteletrare dhe jashte gjuhesore si gjuhe e autorit. Sepse kjo do te na conte ne nje situate qe nuk ka nevoje per Camajt, per De Raden", thote Behar Gjoka, shkrimtar, studiues.

Persa i perket mbajtjes se nje kongresi tjeter, per diskutimin e ndryshimit te normave, apo standarteve te gjuhes shqipe, Gjoka, thote se kjo do ishte e pafalshme.

"Do ishte marrezi e rradhes, dhe kjo do te ishte nga ato situata qe tashme ne do te translatonim ate qe ndodh me politiken, edhe ne gjuhe, ne letersi, qe ne fakt nuk ka te beje me tema tabu por me aftesine ose paaftesine per tu shprehur qarte per nje situate ekzistence", vijon Gjoka.

Ndryshimi i normave te gjuhes shqipe ne vecanti i atyre drejtshkrimore eshte diskutuar para disa kohesh ne nje takim mes akademikesh dhe gjuhetaresh ne Prishtine. Propozimet qe u bene, pritet te ngjallin debate, pasi keto ndryshime, nuk jane mirepritur nga disa gjuhetar, studiues e shkrimtar.

Edlira Sulejmani
 
Titulli: Debat për gjuhën shqipe

Me sa di dhe kam lexuar/studiuar, ne shume gjuhe te ndryshme ka nje periudhe te caktuar ku testohen, pershtaten dhe mbikqyren termat e reja gjyhesore qe "huazohen" nga gjuhe te tjera. Me sa po kuptoje nga ky shkrim, akademiket po arsyetojne faktin te ndryshojne menyrat e shkrimeve letrare duke futur ato te diteve tona. Mendoje se pas 40 vjetesh do ishte shume e drejte te pershtatet dhe gjuha jone.
 
Titulli: Debat për gjuhën shqipe

Mendoje se nuk duhet te kete kufij te caktuar per gjuhen letrare kombetare , sidomos per gjuhen e letrave...sepse te gjithe dialektet e shqipes jane nje thesar per vete gjuhen kombetare, keto dialekte nuk duhet te asimilohen nga nje gjuhe e vetme, qofte edhe gjuha letrare kombetare , kjo eshte tendence e gabuar , sepse vete shqipja do te humbete , mjate terma te cmuar espresiv qe ekzistojne ne keto dialekte...........
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top