Love
βeℓℓe â๓e
-
- Anëtarësuar më
- May 31, 2010
-
- Mesazhe
- 8,633
-
- Reagimet e mara
- 731
-
- Vendndodhja
- A jamais à toi.. A jamais à moi.. A jamais à nous.
“Dear Albania”, dokumentari i aktores me origjinë shqiptare Eliza Dushku, do të transmetohet në 68 stacione televizive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke filluar nga data 1 tetor. Lajmi është konfirmuar nga vetë aktorja si dhe “American Public Television”.
Transmetimi i dokumentarit do të bëhet në shtetet kryesore të SHBA-së si në New York, California, Florida, Washington etj.
“Dear Albania”, ( E dashur Shqipëri ) u promovua në Shqipëri, më datë 26 qershor, në Muzeun Historik Kombëtar. Filmi dokumentar është konceptuar si një pasqyrë e promovimit të pasurive dhe vlerave të Shqipërisë, ku janë përfshirë personalitete të njohura, imazhe mahnitëse dhe monumente kulturore. Kush ishte Shqipëria në kohën e diktaturës, në kohën e Zogut e deri në kohën e Skënderbeut; janë të gjitha për t’ua treguar botës në dokumentarin e Eliza Dushkut. Dhe periudha e tranzicionit, pas 91-shit vjen si një histori më vete. Rini, art, kulturë, ëndrra dhe shpresë. Ky është imazhi që jep Eliza Dushku, konceptuar si një “letër dashurie” nga Hollivudi për Shqipërinë.
shqiptarja.com