David SMILEY, Aventura shqiptare e superagjentit britanik

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Ai drejtoi operacione më të vështira sekrete kundër rusëve dhe aleatëve të tyre në Shqipëri dhe mbështeti anti-komunistët shqiptarë të luftonin regjimin e Enver Hoxhës. Jeta e tij është një aventurë e gjatë që e çoi atë nga Ballkani deri në Arabi, në krye të misioneve më të pamundura dhe në shërbim të interesave të Londrës. David Smiley, koloneli i famshëm britanik dhe një nga agjentët më të njohur të shërbimeve britnike të zbulimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, vdiq tri ditë më parë në moshën 92-vjeçare. Ai ka shërbyer pas vijave të armikut në Shqipëri, Greqi, Abisini dhe territoret tajlandeze nën kontrollin e Japonisë. Pas luftës, ai organizoi disa operacione sekrete ndaj rusëve dhe aleatëve të tyre në Shqipëri dhe Poloni, mes shumë vendeve të tjera. Më vonë, ndërsa era e dominimit britanik në gadishullin arabik po perëndonte, ai i nxiti forcat e armatosura të sulltanit të Omanit në një kundër-kryengritje të suksesshme. Pas emërimit të tij në Oman, ai organizoi bashkë me shërbimet sekrete britanike, MI6, rezistencën kundër regjimit të Naserite, të mbështetur nga sovjetikët në Jemen. Përpjekjet e Smiley ndihmuan në forcimin e tërheqjes së egjiptianëve dhe liderëve shpirtërore sovjetikë si dhe i hapën rrugë një qeverie më pak kundër-perëndimore në Jemen si dhe konfirmuan reputacionin e tij si një ndër ushtarakët më të mirë të Britanisë në botën arabe. Në një stil më konvencional, Smiley ishte shef i eskortës së mbretëreshës gjatë kurorëzimit të saj, në vitin 1953. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u dërgua me mision katër herë pas vijave të armikut. Në një rast ai u detyrua të largohej nga Shqipëria duke vozitur me një varkë. Në një tjetër mision, në lindjen e Tajlandës, nën kontrollin e Japonisë, ai mbeti për tre ditë në xhungël me djegie të rënda, pasi një bombë-kurth e menduar për një oficer japonez shpërtheu para kohe. Edhe pse një ushtar i zakonshëm, shpesh ishte i asociuar pranë MI6. Si një ndihmës atashe ushtarak në Poloni pas luftës, kur komunistët nën kontrollin sovjetik po e fuqizonin pushtetin, ai u rrah dhe i dëbua si spiun, pasi një prej operacioneve që ai kishte drejtuar inkriminoi një anëtar të byrosë politike. Pas kësaj ai drejtoi palën britanike të një operacioni sekret anglo-amerikan për të rrëzuar nga pushteti regjimin komunist në Shqipëri, të drejtuar në mënyrë mizore nga Enver Hoxha. Por, Kim Philby, që po punonte në mënyrë të fshehtë për rusët, ishte ndërlidhësi mes britanikëve dhe amerikanëve; pothuajse të gjithë, 100 agjentët që u hodhën me parashutë apo mbërritën me varka u tradhtuan dhe thuajse të gjithë torturuan dhe u vranë. Kjo e ndoqi pas Smiley për të gjithë jetën. Taktikat e Smiley nxitën disa të sugjeronin se ai, bashkë me disa të tjerë, ishin modele për James Bond. Pëshpëritej gjithandej se John le Carré kishte marrë emrin e heroit të tij nga jeta e vërtetë e Smiley. I lindur më 11 prill 11 1916, David de Crespigny Smiley ishte djali i vogël i majorit John Smiley dhe Valerisë, vajza e Claude Champion de Crespigny, një aventurier, sportist i njohur i famshëm për guximin e tij. Pas Pangbourne Nautical College, ku ai shkëlqeu në sport, ai shkoi në Sandhurst, në vitin 1934. Prezantimi i tij me luftën ishte kundër forcave franceze Vichy French në Siri.
Më pas, në vitin 1940 Smiley iu bashkuar trupave të Somaliland Camel, duke arritur në Berbera ditën kur u vendos të evakuoheshin trupat britanike. Duke u kthyer me vështirësi në Egjipt, ai bindi General ثavell, një mik familjar, ta rekomandonte atë për trupat komando të sapothemeluara. Ai u bë komandant kompanie me gradën e kapitenit. Duke hyrë nga Sudani në Abisini, Smiley veproi për herë të parë pas vijës së armikut, që këtë herë ishte italian. Në vitin 1941 ai u kthye me regjimentin e tij për të komanduar një skuadrilje autoblindash që u dërgua nga Palestine për të organizuar rrethimin e Habbaniyas, 60 milje në perëndim të Bagdadit në Irak, ku mbreti dhe përkrahësit e tij ishin rrëzuar nga pushteti pas një grushti shteti të drejtuar nga Rashid Ali. Pas ndihmës që dha për marrjen nën kontroll të Bagdadit, skuadrilja e Smiley u nis drejt Mosulit me detyrën e gjetjes së ambasadorit gjerman që ishte arratisur. Më pas ajo u nis drejt lindjes, për të marrë nën kontroll kryeqytetin persian, Teheranin, pas një feste dyjavore "me shumë vodka, haviar dhe femra". Pas një trajnimi në një shkollë për agjentë sekretë në Haifa, dhe një kursi parashutizmi me mikun e tij David Stirling në shërbimin ajror special pranë kanalit të Suezit, Smiley iu bashkua ekipit të Ekzekutivit të operacioneve speciale, organizata e ngritur me këmbënguljen e اërçillit për të ndihmuar partizanët lokalë për të sabotuar infrastrukturën naziste në Europë. Ai u hodh me parashutë bashkë me mikun e tij të të gjithë jetës, Neil (Billy) McLean në malet e Shqipërisë, që në atë kohë ishte e pushtuar nga Italia dhe më pas nga nazistët gjermanë. Për tetë muaj ai organizoi fraksionet e partizanëve në një sërë pritash dhe akte sabotazhi, si shkatërrime urash, në disa raste duke u ngjitur në to, ndërsa trupat gjermane patrullonin sipër. Kjo u bë edhe taktika që e dallonte atë. Në fillim të vitit 1944, ai u hodh sërish me parashutë në Shqipëri bashkë me McLean dhe Julian Amery, për të krijuar lidhjen me guerilasit besnikë të mbretit Zog. Pasi u largua nga Shqipëria ai u transferua në seksioni siamez të SOE-s, i njohur në Lindjen e Largët si Force 136, ku ai u lidh me guerilasit që operonin kundër japonezëve që qeverisnin vendin me një qeveri të përkohshme. Në këtë kohë, ai u plagos nga shpërthimi i parakohshëm i një bombe kurth të përgatitur për një oficer japonez. Pas kurimit dhe pas marrjes së vetes në Kalkuta, ku u takua me Nehru dhe Gandhin, ai u hodh me parashutë pas vijave të armikut në lindje të Siamit, pak para hedhjes së bombës atomike dhe dorëzimit të Japonisë. Aty ai organizoi lirimin e disa kampeve të të burgosurve të luftës, përfshi këtu edhe një operacion ku u bazua filmi "Ura mbi lumin Këai". Edhe pse vetëm një major, ai personalisht detyroi dorëzimin e divizionit të 22-të të ushtrisë perandorake japoneze. Nën urdhrat e lordit Mountbatten, Smiley riarmatosi një kompani japoneze dhe i drejtoi ata kundër komunistëve në Vietminh (që më pas u quajt Vietcong), në Indokinën franceze. Mes operacioneve të tjera ishte dhe ai i lirimit të 120 grave franceze që u morën peng nga komunistët. Duke qenë i vetmi oficer britanik në një territor me përmasat e Uellsit, ai nxiti dorëzimin e Vientianes, kryeqytetit të Laosit, nga një tjetër gjeneral japonez. Për aktivitetet në Siam dhe ne Indokinë, Smiley u nderua me një tjetër titull ushtarak. Më pas ai kuptoi se në atë kohë, Vietminhët ishin mbështetur nga shërbimi sekret amerikan OSS, paraardhësja e CIA-s; Smiley ishte i vetëdijshëm për atë që ai e konsideronte si një entuziazëm naiv të Amerikës për demokratët e vetëshpallur dhe armiqësinë ndaj perandorëve britanikë dhe francezë. Pasi operacionet e tij të pasluftës në Poloni dhe përpjekjet për të rrëzuar komunizmin në Shqipëri u tradhtuan nga Philby, Smiley iu kthye detyrave më konvencionale në Gjermani dhe mori komandën e regjimentit të marinës në Uindsor. Në vitin 1955 ai u emërua atashe ushtarak në Suedi, nga ku ai bëri udhëtime vëzhguese bashkë me familjen e tij të re përgjatë kufirit rus me Finlandën dhe Norvegjinë. Por, kulmi i karrierës së tij të pas luftës ishte detyra si komandanti i senatit të Muskatit dhe forcave të armatosura të Omanit gjatë luftës civile që kërcënoi të rrëzonte një prej aleatëve më reaksionarë të Britanisë në zonën e Gjirit. Në moshën 40-vjeçare, Smiley drejtoi një kundërkryengritje të fuqishme që i zmbrapsi guerilasit dhe i detyroi ata të tërhiqen. Me dy skuadrilje të SAS nën komandë, Smiley planifikoi dhe drejtoi një sulm në Afim, në një zonë të ashpër malore, duke shpartalluar armiqtë. Pasi u largua nga Omani në vitin 1961, Smiley iu ofrua komanda e SAS, por ai zgjodhi të tërhiqej nga ushtria britanike. Ai nuk ishte i aftë të pushonte për shumë kohë. Brenda dy vitesh ishte bindur sërish të ndihmonte në forcat mbretërore në Jemen. Duke u lidhur me mbretin Faisal të Arabisë Saudite dhe MI6, ai mori edhe mbështetjen e ish-forcave të SAS-it dhe mercenarëve të tjerë për ta shoqëruar, dhe kështu bëri 13 udhëtime në Jemen mes vitit 1963 dhe 1968. Gjithnjë i maskuar si një vendas, Smiley udhëtonte në këmbë apo me gomar për javë të tëra mes terreneve më të vështira të Arabisë. Ai fitoi admirimin e kolegëve, arabë e britanikë për guximin dhe vendosmërinë si dhe zgjuarsinë e tij si një këshilltar. Mbreti Faisal, të cilin Smiley vetë e admironte, i shprehu vlerësimin e madh. Pasi i dha fund karrierës në Arabi, Smiley shkoi në Spanjë, ku për 19 vjet u mor me rritjen e ullinjve dhe bajameve dhe vazhdoi të këshillonte antikomunistët e mbijetuar të Shqipërisë, të gjithë në azil. Ai u kthye për të jetuar në Somerset dhe më pas në Earl's Court. Për kënaqësinë e madhe të tij, ai u mirëprit në Shqipëri në vitin 1990, pas rrëzimit të regjimit komunist që e kishte dënuar atë me vdekje. Ai pati një miqësi të madhe me liderin e parë postkomunist të vendit, Sali Berisha. Smiley u nderua me titullin 'Kalorës i urdhrit' në Suedi si dhe u nderua me urdhrin e 'Skënderbeut' në Shqipëri. Në vitin 1947 ai u martua me Mojrën, bijën e lordit Francis Scott KCMG, DSO, djali i fundit i dukës Buccleuch. Ai la pas gruan, dy djem, një nip dhe një mbesë.

Marrë nga "The Daily Telegraph"
 
Titulli: David SMILEY, Aventura shqiptare e superagjentit britanik

te rroj partia ore... me then te drejten ne Shqiperi nuk i paske ecur te shkretit per sa koh Enveri ishte gjall..jo vetem ai po asnje agjent Anglez a Amerikan a Kinez nuk kishin shanc ne ate koh ..
 
Titulli: David SMILEY, Aventura shqiptare e superagjentit britanik

Kete e ka pranuar me kohe Bota, qe te gjitha tentativat e saj per tu infiltruar me agjente ne Shqiperi ne kohen e diktatures, kane deshtuar nje e nga nje...

Babai i nje shokut tim te femijerise qe punonte si agjent ne port te Durresit, me tregon nje rast sesi te huajt kur uleshin ngrinin pantallonat qe te mos i perthyenin tek gjunjte dhe ky detaj ishte goxha i vlefshem.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top