Dashuria e motres!

Hartini

Antarë i Respektuar
DASHURIA E MOTRES !

Ajo e pyeti të motrën: ”Sa gjethe kanë mbetur në pemë?” E motra, me lot në sy iu përgjigj:”Përse pyet e dashur?” Vogëlushja e sëmurë i tha:”Sepse e di që jeta ime do të përfundojë kur të bjerë gjethja e fundit nga pema në bahçe.” Motra e madhe iu përgjigj duke buzëqeshur: ”Atëherë do ta shijojmë jetën dhe do të bëjmë ç’të duam. Apo jo?” Ditët kalonin dhe vogëlushja e sëmurë e shijonte çdo minutë të jetës së saj me motrën e madhe, luanin, argëtoheshin, qeshnin dhe e shijonin fëmijërinë. Sakaq, gjetet e pemës binin njëra pas tjetrës. Vetëm një gjethe nuk iu dorëzua ndryshimeve klimaterike dhe acarit dimëror. Tek ajo gjethe ishin varur shpresat dhe ishin fokusuar sytë e vogëlushes së sëmurë. Ajo ishte shpresa e vetme e saj. اdo ditë, nga dritarja e dhomës ajo ndiqte gjethen, pasi e dinte se rënia e saj, do të thoshte fundi i jetës së saj për shkak të sëmundjes. Kaloi vjeshta, erdhi dimri, na la shëndenë dhe dimri dhe gjethja nuk dorëzohej. Sigurisht, kjo e lumturoi shumë vogëlushen e sëmurë. Ajo kishte filluar të marrë veten sërish, ndihej mjaft mirë. Ajo filloi të ecë dhe vrapojë si më parë. Dukej sikur sëmundja e rëndë ishte zhdukur për të mos u kthyer më kurrë. Po gjethja? Si ishte e mundur që nuk kishte rënë nga ai dimër i acartë? Një ditë, u ngjit në pemë që ta prekë atë mrekulli, e cila nuk ishte dorëzuar. Kur arriti ta prekë, u befasua. Ajo nuk ishte gjethe normale, por një gjethe plastike, e fokusuar fort pas degës së pemës. Një buzëqeshje i përshkoi fytyrën e saj të njomë. Sigurisht, ishte vepër e motrës së saj të madhe. Shpresa është një shpirt i dytë. Nëse nuk e humbasim atë, nuk humbasim asgjë tjetër. Zoti u mbushte me shprese, ne kete dite shprese!


E pashe andej nga fb dhe thash ta ndaj me ju .
 
Titulli: Dashuria e motres .

E bukur...shpresa te mban gjalle................por per ata qe kane durim besoj...
 
Titulli: Dashuria e motres!

Une km nje moter qe jam e sigurte qe eshte pergjigje e deshires e lutjeve te mija pafund me vite te tera per te patur edhe une moter...
Ne qytezen ku kam lindur isha e vetmja femije i vetem..
Te gjithe kishin me shume se mua ...kishin vellezer motra, asgje nga ckisha nuk me plotesonte totalisht dhe si egoiste ketu nis torturen mamit .. cdo darke puthja barkun e saj qe do bente motren mua, me mijera pytje si rrufe perse une nuk kisha e perse nuk i ben..me kujtohet dhe e kujton edhe tani mami qe per ti ikur "torturave" me eshte pergjigjur ..nese do te bej moter ska me plazhe ,ska me shetitje, ska me as rroba te bukura e as teater e kinema, do hash buk misri e sdo kerkosh cdo ...pa ezituar fare i them qe asgje nuk dua doja vetem nje moter ose vella.. lot i nxehte rreshqet nga syt e saj nuk kishte si te qetesonte vullkanin qe shpertheja cdo nate.. ateher babi merr frenat ne duar e me thote epo une kam ty e kam gjithcka me mjafton ti e ndaj mos bej me keto pytje mamit se e shikon qe e ben te qaj?!
Pas shume vitesh , aq shume sa kur erdhi dita me e lumtur e jetes sime kur ma shikonin ne duar mendonin se ishte e imja jo motra..
Ishte vjeshte ,gjethet e rrushit ishin zverdhur , ngjante sikur kishte dicka magjike ajo vjeshte , syte e mamit tim shprehnin embelsi te papershkruar,levizjet e saj ishin me delikate ,fytyra ishte rrezatuse kur u ul dhe me tha mbase ,mbase u plotesua deshira jote por ka shume komplikime ..oh zot ckomplikime mund te kishte ,ishte deshira ime!!
Me ne fund do kisha moter ...dhe ja tek erdhi dita e arte .. me ne fund enderra do shikohej me sy,mbase do mund edhe ta prekja lehte...ajo ishte ne ekupator aq e vockel,aq e brishte ,me krahet e ngritur e gishterinjt e bere grusht ....isha gjith lot gezimi,krenarie,lumturie dhe as me beri pershtypje tubi i vockel ne hundet e saj minuskel qe i jepte o2..ajo kishte duart grusht ishte e forte ..eshte e forte, do behej motiv i jetes sime .
Cdo dite ishte nje mrekulli buzeqeshja e pare.. ndjekja me sy e cdo familjari,fjala e pare..ma..ma..ma..e hapi i pare e hapat pafund e pytja pse?pse?pse?e une qe endesha cdo dyqan te gjeja gjerat me te bukura cdo faqe ditari ne ate kohe mban emrin e saj..
Sa shume e ka ndryshuar boten time e kurr sdo arrije te falenderoj zotin per dhuraten me te bukur ne bote qe me dhuroj..faleminderit serish!!
Vitet ikin e shume vjeshta zverdhen gjethet e rrushit e une mbeta besnike e vjeshtes !
Te dua infinit motra ime e vogel frut i lutjeve e deshires pafund...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Dashuria e motres!

Sa e bukur si teme :)
Kam dhe une nje moter me te madhe, dashurin ndaj te ciles nuk ka fjale qe ta pershkruaj
Eshte lumturia ime, gjeja me e shtrenjte qe kam... Edhe pse shume kohe kalojme larg njera tjetres esht prezente tek une ne cdo gje them, bej apo ndjej.... Eshte ajo arsyeja pse une kerkoj me te miren nga vetja, kerkoj qe te pamunduren ta bej te mundur ... eshte ajo qe me jep force dhe ateher kur kuptoj qe sja dal dot dhe skam me vullnet per asgje
Me mjafton shkelqimi i syve te saj apo dhe thjeshte zeri permes telefonit kur me thote : "bravooo motra je krenaria ime "; fjali kjo , e cila me ben qe cdo mengjes te zgjohem me objektivin e vetem per ta bere te lumtur
Eshte streha ku shpirti im gjen qetesi dhe eshte po ajo bateria e pashterrueshme qe me mban ne ket jet ^_^
Gjithcka qe jam sot jam fal teje dhe kjo vetem e vetem sepse ajo eshte pasqyra ku une dua te shikohem, perfeksioni ky inperfeksioni im mund te zvogelohet sado pak...:/
Eshte dhurata me e bukur qe prinderit dhe zoti me kane bere...dhurate e cila me ben te ndihem njeriu me me fat ne kete bote !
 
Titulli: Dashuria e motres!

Sa do doja tani perqafimin tend.. ato syckat e bukur plot shkelqim..
 
Titulli: Dashuria e motres!

Kam vetem nje vella. Qe eshte gjithcka per mua por do doja vertet tkisha nje moter.
 
Titulli: Dashuria e motres!

Lum kush ka moter...Une skam, edhe pse shuuume kam dashur... nuk i xhelozoj njerezit per asgje, vetem kur shikoj dy motra athere edhe une dua....por ska:jooo me thoshte vellai, hahhaha
 
Titulli: Dashuria e motres!

Motra ime ishte dhe mbetet Etalonimi im , muza ime , dashuria ime e pakufijshme.

kurre si kam thene sa e doja , ka vlere tia them tani qe nuk e degjon me?

prandaj njeriu sduhet ta mbaj perbrenda dashurine per familjarin, sa here te keni mundesi shprehjani.....vetem kenaqesi do merrni dhe dashuri dyfish!!!

miss her too much !!! :(
 
Titulli: Dashuria e motres!

Me fal per kurreshtjen e pyetjen pa vend ndoshta MoNI,por pse nuk mund tia thuash me!?
Shpresoj mos jete ajo qe po mendoj gjithsesi! :(

Une i kam dy,me te dyja grindemi ,haemi,perlahemi ahaha por pastaj behemi shoqka prap.. :p
 
Titulli: Dashuria e motres!

Un kam moter...por dot deshiroja
edhe. 6tjera per zote. Pa moter je pa nje krah..
 
Titulli: Dashuria e motres!

une kam nje moter nga babi(gjysem motre)...ne fakt ndihem mire kur e takoj dhe e dua :D
 
Titulli: Dashuria e motres!

Unë nuk kam pasur fatin që të kam një motër, gjithsesi thuhet se motrat janë bekim dhe miku më i ngushtë.
 
Titulli: Dashuria e motres!

Formoj numrin dhe zeri jot me qeteson shpirtin ,me heq cdo stress apo mendim..sme le kohe te them alo..kur zeri i saj i buzeqeshur plot jete,mbushur ne energji nis te flas me perkedheli..
motla ku je ti..me mungove..
Harroj gjithcka e mbetem ashtu ne heshtje duke shijuar castet qe ka kaluar dhe ne nje far menyre duke i perjetuar ato ...ne fund me mbetet pershendetja e saj ik pla xhan ik..te dua sum mojjj... ... dhe vazhdoj te ndjej mungesen e te qenit pa te!
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top