Darkat e vonshme dhe mbipesha

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Një kërkim i shkencëtarëve amerikanë nga Universiteti Northwestern, pohon se personat të cilët hanë në orët e vona të natës kanë prirje më të madhe për të shtuar në peshë.

Testimet e realizuara te minjtë kanë treguar se marrja e ushqimit në periudha të pazakonshme brenda ditës dyfishon tempin e rritjes së masës trupore, pavarësisht nga sasia e ushqimit të konsumuar dhe aktiviteti trupor.

Revista shkencore “Obesity” shkruan se disa studime tashmë kanë treguar rolin e të ashtuquajturës orë e brendshme në shpenzimin, përkatësisht në deponimin e materieve nga ushqimi në organizëm.

Sipas fjalëve të autorëve të studimit, kjo mund të shpjegohet edhe me faktin që personat që punojnë natën shpesh kanë tepricë kilogramësh.
*telegrafi*
 
uau..sa mir do ishte ee
un pervecse ha ne oren 9 t`darkes,ha pothuajse perdite edhe ne oren 1 pas mesnate dhe ne oren 4 te mgjesit..po ha mire po te them dhe prap nuk shendoshem:(
varet dhe nga organizmi i personit
 
hahah ti qeke si puna ime
un kam 1 vit qe mundohem te shtoj cik e spo ve as 300 gr
 
Po ne shqiperi e han dreken ne ora 3-4 te masdites , mormal qe darken para ores 9 se han asnje LOL LOL e prandaj i shikon 50 % te popullsise me barkun si me pas futur nje jastek aty hahaha
E me e bukura esht se ne ato dit qe nejta ne shqiperi dhe ne nje far menyre un u mundoja me ndjekur regjimin tim te te hongermit , dreken ne ora 12 e darken 19e30 dhe kur me shikonin apo i thoja dikujt me shanin se ca je tu bo aq heret
LOL
 
ashtu eshte..orar pa orar hame ne..kur t`na teket:D
 
po ca ti besh
kur ske pun ca do besh
hap mbyll dollapin e bukes
 
Dhe une kam kete problem qe darken e ha shume vone :(...E tashti qe do filloj dhe shkolla, ha dhe me shume se gjasme nuk do kem koncentrim per te mesu po mos ha nga 5here ne dite dhe ate jo pak e , po shume :D
 
Shume e vertet se shton peshe,une per vete nuk ha,pervec tash shkaku i ramazanit.
 
uau..sa mir do ishte ee
un pervecse ha ne oren 9 t`darkes,ha pothuajse perdite edhe ne oren 1 pas mesnate dhe ne oren 4 te mgjesit..po ha mire po te them dhe prap nuk shendoshem:(
varet dhe nga organizmi i personit

e din ti kur nuk han :P ? hahaha

ket muj kom honger 1 her dark e 1 her mengjes :P dmth Iftarin nga ora 19:00 edhe si ndrron me or edhe Syfyri ne Sabah nga ora 4:00 deri si ndrron me or por syfyrin nuk e ha shum , e kshtu rakonisht njet perditshme her ha shum her nuk ha , ndonjeher ndodh qe nuk ha me shum se 1 her ne dite buk edhe ate ne ora 15:00 , 16:00 ose 17:00 por zakonisht ne ora 14:00 e ha mengjes drek quaje si te duash :P dhe darken nga ora 19:30 , 20:00 :P :D jam trash pak si shum :P por po mundohem te heki ca KG :P
 
Back
Top