«DARDANI I PAFAJSHËM NË PAQE»

Lauri

Anunnak
«DARDANI I PAFAJSHËM NË PAQE»
(DARDANIUS INNONCES IN PACE)
SARKOFAGU ROMAK I SHEK. 5, ME EMRIN DARDAN, QË GJENDET NË MUZEUN E TUNIZISË
IMG_20230321_133030.jpg
Në një varrezë në një provincë të Tunizisë së sotme është gjetur një varr i mbuluar, një sarkofag me mozaik, që i përket një djaloshi të njomë i cili mbante emrin Dardan. Ky artefakt arkeologjik gjendet sot në Muzeun e Tunizisë, - një nga më të pasurit në botë me mozaikë të periudhës romake.
Se kush ishte ky djalosh me emrin Dardan mbase nuk mund ta mësojmë dot kurrë. Me shumë gjasa, ka qenë një prej familjarëve të ushtarakëve të shumtë ilirë të cilët shërbenin në legjionet e Romës, apo i ndonjë administratori romak lokal, po me origjinë ilire. Varri i përket shek. 5 të e.s. dhe mozaiku mbulues është i ruajtur në gjendje shumë të mirë. Ruajtja e emrit Dardan në të gjitha ato hapësira ku ka pasur prezencë ilire (nënkuptuar prezencën e ilirëve që shërbenin për Romën) është tregues i qartë i lidhjes me elementi identitar etnik që kishin këta individë. Kam hedhur në këtë faqe me parë edhe mbishkrime të tjera latine të gjetura në vise të ndryshme ku shfaqen emra ilirë si Bato, Teuta, Prob, Hyll, Alban, Albana etj. Këta janë tregues dhe dëshmi të një vetëdije që lidhet me prejardhjen, përderisa nuk janë preferuar emra latinë. Pasi ma vuri në dukje si informacion një mik i kësaj faqeje (z. Andrea Ejlli), në një kërkim të shpejtë në internet për sarkofagun e Dardanit gjeta këto foto e informacion që po sillen këtu.
Studiuesi P. Silvio Moreno jep këtë shpjegim për varrin e Dardanit që është gjetur në provincën romake të Tunizisë së sotme:

“Qirinj të ndezur dhe të zbukuruar, të vendosur gjithashtu në trekëmbësha të vegjël, janë figurua të varrit-arkë “Dardani i pafajshëm në paqe” (“Dardanius innonces in pace”) mes luleve, i cili ndodhet i ekspozuar tashmë në Muzeun Kombëtar Bardo të Tunizisë. Në Sfax, në provincën Bizacene, u gjet një varrezë, ku arkëmortet e krishtera të së cilës ishin të mbuluara me mozaikë të zbukuruar me mbishkrime dhe figura si ato të Tabarca-s. Në njërën, poshtë epitafit “Rogata vixit annis IIII M: XI o (horas) gi in pace”, bashkë me monogramin, shohim imazhin e të ndjerit në një qëndrim lutjesh midis dy qirinjve të ndezur. Kësisoj, rastësia dhe ngjashmëria e paraqitjeve të tilla në monumentet e shpërndara në provincat e ndryshme të Afrikës Romake nuk duhet të konsiderohet e rastësishme. Është e qartë pra, se ky lloj simbolizmi ishte shumë i përhapur në Afrikë, aty ku u ngjiz për herë të parë.”
FB: Thënie për shqiptarët
FB_IMG_1679401852166.jpg
Titulli: L’influence del’art de la mosaïque chrétienne africaine sur la peinture chrétienne des catacombes de Naples
Autori: P. Silvio Moreno
Botues: HAL, open science, 13 Apr 2021
FB_IMG_1679401843459.jpg
FB_IMG_1679401856280.jpg
FB_IMG_1679401862304.jpg
 
Fantastik ky postim bro 👍
Gërmo në temat e mija të vjetra Bro..ke materiale me thes 😁
Po mos hyr në ato me karakter tashurie se më nxjerr në shesh gjëra të kaluara 🤭
 
Gërmo në temat e mija të vjetra Bro..ke materiale me thes 😁
Po mos hyr në ato me karakter tashurie se më nxjerr në shesh gjëra të kaluara 🤭
Po ne e kemi gjakun e embel bro, ndaj rri i qete se te kuptoj mire 😋
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top