Dalin në dritë struktura të qytetit antik të Hadrianopolit

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Ekspedita italiane zbulon struktura muresh, dysheme, kanalizime dhe shumë elementë infrastrukturor

Arkeologët italianë në bashkëpunim me specialistët e Institutit Shqiptar të Arkeologjisë në Tiranë kanë nxjerrë në dritë struktura muresh, dysheme, kanalizime dhe shumë elementë të tjerë në rrethinat e teatrit antik të Hadrianopolit, në fshatin Sofratikë, rreth 10 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës.

Qyteti i Hadrianopolit

Teodor Bilushi, koordinatori i projektit tha për gazetën “Metropol” se, për herë të parë ekspedita italiane ka bërë të mundur studimin e fazave të jetës së qytetit të Hadrianopolit, që nis me themelimin gjatë periudhës së Perandorisë Romake, shek. II pas Krishtit dhe që vazhdon të deri në shek. VI pas Krishtit.

“Specialistët e Universitetit të Kamerinos (Itali) me anë të mjeteve moderne remote sensing (gjeoradar dhe gjeosizmikes) kanë marrë në studim gjithë zonën arkeologjike, përfshirë këtu edhe nekropolin dhe nga të dhënat paraprake është konstatuar se qyteti antik i Hadrianopolit gjatë periudhës së Perandorisë Romake ka qenë shumë e zhvilluar për sa i përket zhvillimit të urbanistikës”, thotë Bilushi, duke shtuar se “Hadrianopolis është një rast ku gërmimet arkeologjike nuk përdoren vetëm për kërkime shkencore, por ato përdoren edhe për t’i ofruar zonës një element të ri për zhvillimin ekonomik dhe turistik”. Në këtë kuadër pala italiane ka paraqitur një projekt shumë të kualifikuar, i cili duhet të gjejë mbështetjen e pushtetit qendror dhe vendor. “Realizimi i Parkut Arkeologjik do t’i japë komunës së Dropullit të Poshtëm dhe me konkretisht Sofratikës një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe turistik”, shprehet më tej zoti Bilushi. Ky park pritet që t’i japë një zhvillim ndryshe kësaj zone, pasi periudha të cilit i takon është mjaft tërheqëse sidomos për turistët e huaj.

Marrëveshje për vlerësimin e trashëgimisë arkeologjike

Teatri i Hadrianopolit “fsheh”

objekte që ndodhen prej shekujsh

Arkeologët italianë në bashkëpunim me specialistët e Institutit Shqiptarë të Arkeologjisë në Tiranë kanë nënshkruar në mjediset e komunës së Dropullit të Poshtëm (Gjirokastër) një marrëveshje mirëkuptimi trepalëshe për vlerësimin e trashëgimisë arkeologjike shqiptare. Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i komunës së Dropullit të Poshtë, Dhimitër Maluqi, nga përfaqësuesja e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Shpresa Gjongecaj, si dhe nga përfaqësuesi i palës italiane me koordinatorë prof. Roberto Pena. Në fillim të fjalës së tij, arkeologu italian, prof. Roberto Perna është shprehur se, kjo marrëveshje do të mundësojë lehtësimin e arkeologëve shqiptarë dhe italianë të nxjerrin në dritë të gjitha objektet monumentale që ndodhen prej shekujsh të fshehura në afërsi të teatrin antik të Hadrianopolit.

“Objektivat specifika e marrëveshjes janë kryesisht në fushën e arkeologjisë, por ajo që dua të theksoj është se sivjet parashikohet të realizohet harta arkeologjike që fillon nga zona arkeologjike deri të luginën e Drinit”, u shpreh prof. Perna.

Sipas marrëveshjes, të gjitha palët do të prezantojnë bashkërisht një plan vjetor aktiviteti pranë Institutit Kombëtar Arkeologjik, si dhe bashkëpunimi do të jetë nën vëzhgimin dhe përgjegjësin e një Komiteti Shkencor të përbërë nga 10 veta, prej të cilëve gjashtë janë shqiptarë dhe katër italianë. I pranishëm në këtë marrëveshje ishte edhe rektori i universitetit “Eqrem اabej” të Gjirokastrës, Gëzim Sala.

Miniguidë

Si u zbulua thesari arkeologjik

Teatri e Hadrianopolit, i cili ndodhet rreth 10 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës në luginën e Drinit, ka një kapacitet prej 4 mijë spektatorësh, është i pajisur me 27 shkallë, ka 4 hyrje dhe një skenë me dy kate. Objekti datohet rreth 10-vjeçarëve të mesit të shek. II p. k. Ky teatër është evidentuar për herë të parë gjatë Luftës së Parë Botërore, prej arkeologut austriak Prashniker. Gërmimet e para në këtë teatër janë bërë prej Institutit të Arkeologjisë, i kryesuar nga arkeologu Apollon Baçe, që në vitet ’80. Misioni arkeologjik italo-shqiptar që po punon në Hadrianopolo ka mbështetjen e Ministrisë së Jashtme italiane.


Metropol
 

Attachments

  • 7_thracia5_2.jpg
    7_thracia5_2.jpg
    79.2 KB · Shikime: 17

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top