“Corriere della Sera”:Televizionet shqiptare,kopje autentike e televizioneve italiane

Love

βeℓℓe â๓e
Gazeta “Corrriere della Sera”, në një shkrim të publikuar këto ditë, evidenton klonimin e emisioneve të televizionit italian në televizionet shqiptare. Në shkrim përmenden disa formate të njohura në ekranet shqiptare, të cilat janë marrë copy-paste nga televizionet italiane.

1351.jpg


Këtej «Striscia la Notizia», andej «Fiks Fare» e «اa thu..!?». Këtej «Che tempo che fa», andej «A Krasta Show». Këtej «Le Iene», andej «Antilope». Paska për të qeshur. Madje në rastin e fundit kanë ruajur edhe pamjen e faunës dhe kanë ndryshuar vetëm kafshën (nga hiena në antilopë).

Sa i përket përmbajtjes, formatit, drejtimit, montazhit dhe orarit të transmetimit janë të pothuajse të njëjtët. Binjake e «Zelig» në Tiranë është «Portokalli» (në Top Channel ) e «Al Pazar» (në Vizion+). Nëse këtu kemi «Domenica In» e «Domenica Cinque», atje është «E diela shqiptare» (TvKlan ) dhe «E Diell» (Top Channel). «La vita in diretta» e «Pomeriggio cinque» janë frymëzimi i «Pasdite ne TCH» (Top Channel ), «Takim i pasdites» (Tv Klan ), «Vizioni i Pasdites» (Vizion+). Madje në rastin e fundit, deri pak kohë më parë, edhe logoja ishte pothuajse e njëjtë me atë të «La vita in diretta».

Pastaj është Scan Tv me lajmet mbi ekonominë dhe financën, shumë i ngjashëm me Class Cnbc (e cila ka një marrëveshje me versionin amerikan të Cnbc). Ndryshojnë vetëm ngjyrat, grafikat dhe lajmet për treguesit e bursës janë njësoj. Në Shqipëri nuk mungon as Bruno Vespa. Quhet Blendi Fevziu dhe prezanton në Tv Klan emisionin e debatit politik «Opinion», me një studio që të kujton atë të emisionit «Porta a Porta». Mungon vetëm mazhordomi. Mjafton të bësh një “udhëtim” nëpër kanalet televizive të vendit të shqiponjave për të zbuluar se frymëzimi janë programet e RAI-t dhe MEDIASET-it.

“E gjithë kjo famë nuk na bën mirë”, thotë një producent shqiptar që preferon të mbetet anonim, “një pjesë e fitimeve tona bazohet në imitimin e paaurotizuar të transmetimeve të RAI-t dhe MEDIASET-it. Nëse e ndjekin këtë punë mund të na çojnë në gjyq për shkelje të të drejave të autorit”.
Respublica


Artikulli origjinal: La tv italiana clonata in Albania - Corriere.it
 
Titulli: “Corriere della Sera”:Televizionet shqiptare,kopje autentike e televizioneve

Nuk eshte ndonje gje e re, ka vite kjo gje..ka disa programe qe jane te njejte ne tere boten
por keta qe jane made in italy te themi, tamam jane perkundrazi kam pare disa qe behen ne Shqiperi
vallahi nuk din ti prezantojn fare. Lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top