Koronavirusi po shkatërron botën, mbi 14 700 viktima, Europa Lindore me masa drastike
Ndërsa në botë numërohen më shumë se 14 700 viktima dhe 340 mijë të infektuar, ku më shumë se gjysma janë në Europë, SHBA me më shumë se 35 mijë raste pozitive të koronavirusit, kanë kapërcyer Spanjën duke u bërë vendi i tretë nga numri i të infektuarve, pas Kinës dhe Italisë
Ndërsa në botë numërohen mbi 14 700 viktima dhe 340 mijë të infektuar, ku më shumë se gjysma janë në Europë, me më shumë se 35 mijë raste pozitive të koronavirusit, Shtetet e Bashkuara kanë kapërcyer Spanjën duke u bërë vendi i tretë nga numri i të infektuarve, pas Kinës dhe Italisë teksa numri i viktimave në Amerikë është më shumë se 470 ku qytetet më të prekur janë Neë York, Ëashington dhe California.
uktuara lëvizje në disa zona, gjithashtu ka deklaruar se shkelqsit e këtyre masave dëniohen me deri 3,600 € gjobë. Përgjatë lumit Danub, forcat policore kontrollojnë çdo 30 minuta nëse ruhet distanca e sigurisë mes njerëzve. Në vend numri i të infektuarve ka tejkaluar shifrën 3000 ku rajoni më i prekur është Tyrol i cili do të jetë në karantinë deri më 13 prill.
Qeveria hungareze ka lajmëruar për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për një kohë të pacaktuar si dhe ka deklaruar se do të dënohen deri me 5 vite ata që përhapin informacione të rreme në lidhje me pandeminë ndërsa në vend ka 167 pozitiv me koronavirus dhe 7 vdekje.
Polonia duket se po adopton modelin Korean me kontrolle të befasishëm në shtëpi për të vërtetuar nëse njerëzit ndodhen në karantinë. Autoritetet deri tani kanë deklaruar 634 të prekur nga virusi dhe 7 raste vdekje.
Në Kroaci, pas rritjes dramatike të numrit të te infektuarve në 254 dhe një vdekje, qeveria e Zagrebit ka urdhëruar pezullimin e funksionimit të transportit publik në të gjithë vendin për një afat një mujor. Masa shtrënguese parashikon ndalimin e plotë të lëvizjes së tramvajeve dhe autobusëve si dhe ndërprerjen e trafikut hekurudhor kurse trafiku detar u lejohet vetëm mjeteve të transportit të furnizimeve.
Në Serbi ku të infektuarit janë 222 dhe numri i viktimave është 2, autoritetet në përpjëkjë për të frenuar epideminë, për njërëzit mbi 60 vjeç është caktuar një orar i veçantë për të kryer shërbimet e nevojshme në farmaci apo supermarkete dhe paskësaj e kanë rreptësisht për të dalë nga shtëpia. Edhe Beogradi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka reduktuar në vetëm 8 orë lirinë e lëvizjes.
Turqia me rreth 1250 raste infeksioni dhe 30 vdekje, ka kufizuar qarkullimin e personave mbi 60 vjeç dhe atyre me sëmundje kronike si pjesë e masave të marra nga qeveria e Ankarasë për të përmbajtur epideminë e koronavirusit. Kufizimet kanë të bëjnë me ndalimin për ta që të shkojnë në parqe, kopshte publike dhe vende të hapura.
Në Greqinë fqinje numri i viktimave është rritur në 15 kurse të prekurit nga Covid-19 është rreth 630.
Nga sot në Itali ka hyrë në fuqi masa më e fundit qeveritare në përpjekje për të frenuar rritjen e numrit të rasteve me infeksion prej pandemisë nga koronavirusi. Qeveria ka urdhëruar mbylljen e të gjitha aktiviteteve jo-thelbësore të prodhimit, por supermarketet dhe farmacitë do të qëndrojnë të hapura, si dhe do vazhdojnë të garantohen shërbimet thelbësore si ato bankare, postare dhe transporti.
Masa më e fundit drastike do të ngadalësojë motorin prodhues të vendit, por të paktën nuk do ta ndalojë atë, një sakrificë ekonomike për të garantuar atq që është më e shtrenjtë, jetën. Pas një të shtune tejet dramatike përsa i përket numrit të viktimave dhe rasteve të reja të infektuar, dje Këshilltari për Shëndetin në Rajonin e Lombardisë, Giulio Gallera tha se në dy ditët e fundit fluksi nëpër spitale i personave të sëmurë është ulur ndjeshëm dhe se rënia e infeksioneve është një sinjal që duhet kuptuar, pa entuziazëm dhe mbivlerësim. Por sinjalet positive po vijnë në të njëjtën kohë që edhe autoritetet presin të shohin shenja të prekshme të efektivitetit të masave të ndërmarra.
©Copyright Gazeta SHQIP
https://www.gazeta-shqip.com/2020/0...700-viktima-europa-lindore-me-masa-drastike/#