CoronaVirus : Lajmi i Fundit... ??

Ata qe nuk dalin hapur...ku din gje njerezit e shkrete
Une po shof çfare po ben shteti ketu ku punoj dhe jetoj, kush do e haj do vuj pasojat ose po s'ja doli
do vdesi! shume e thjeshte
mbasi te mbaroj e gjitha kjo
ç'do gje do i kthehet normalitetit por ama mos harro qe ketu ku jam une po vdesin nga 250/360 veta ne dite
dhe kta qe vdesin jane njeres
 
Italia është vendi i dytë pas Kinës, ku virusi korona ka marrë më së shumti jetë.

Ky shtet është totalisht i izoluar, ndërsa qytetarët po vazhdojnë të rrin të karantinuar, për të parandaluar epideminë vdekjeprurëse, që goditi së pari veriun.

Ndonëse në Kosovë numri i të prekurve deri më tani ka shkuar në 15, ky numër do të rritet nëse nuk merren masa rigoroze dhe nëse qytetarët nuk rrin të izoluar brenda shtëpive të tyre.

Kështu tha përmes një linje telefonike në Klan Kosova profesoresha shqiptare që ligjëron në Itali, Majlinda Bregasi.

Duke treguar për situatën momentale në shtetin italian, ajo tha se është një solidarizim i paparë më herët, çka se duhet të ndodhë edhe në Kosovë.

“Nëse njerëzit nuk do të mbyllen brenda për dy a tri javë, do të ketë pasoja të mëdha. Shqipëria po merr masa, njësoj duhet të bëj edhe Kosova.

Vatra e parë ishte në Lombardi në fillim dhe të gjithë kërcenin në diskoteka, lëshonin muzikë “Korona Korona”, por kur situata eskaloi atëherë paniku i vu në gjithë Italinë”, tha ajo, përcjellë Indeksonline.

Profesoresha shqiptare shtoi tutje se neglizhenca e secilit sjellë pasoja.

“Shpresoj që gjendja s’do të përkeqësohet në Kosovë, përndryshe të gjitha shakatë do të kthehen në bumerang dhe do të ketë pasoja katastrofike, Shteti italian ka marrë masa të rrepta dhe mbrojtëse. Kanë vënë qytetarin para ekonomisë, janë pezulluar të gjitha qeratë, kreditë e të gjitha bankave, është një sakrificë e madhe e shtetit italian, që qytetari mos të stresohet sepse ndryshe do të jetë i detyruar të dalë e të punojë. Dy javë sakrificë s’janë asgjë. Nëse nuk merrni mësim nga Kina dhe Italia e Veriut, atëherë jeni njerëz të papërgjegjshëm. Në Itali përgjegjësimi i italianë është sot në kulm ashtu edhe solidariteti”. ka thënë Bregasi./Indeksonline
 
U beme me zemer me keto pse te dhe po sikur... Nuk duket asgje mire ne bote kjo eshte e verteta mgjate ndonjehere shprehja ignorance is bliss eshte e duhura.

Nese eshte virus vdekjeprures i bie te vdesin gjithe banoret ne toke, nese do i gjendet antidoti atehere te perpiqemi te mbijetojme me te gjitha menyrat.... gjithmone me shprese qe antidoti do vije dhe tek ne populli i thjeshte.
 
Eksperimenti anglez per mendimin tim do jete i dhimbshem, qofsha i gabuar.

Btw @Daisy @Ivy dua mendimin tuaj, si ju duken masat e Borisit dhe sa t'sigurte ndiheni kur merrni ato trenat dhe atubuzat per npune qe jane full?

Pretty much all the pubs in my area were packed on Saturday. “Many more viruses and diseases have killed lots more people. It just feels like Corona is being used as an excuse to bring the world to a halt and blah blah “ky eshte opinioni I njerezve ne pergjithesi!
Pervec atyre qe Kane njerez te semure ne shtepi dhe bejne pak me shum research.
Une Po punoj ne shtepi I have my own reasons
My boss told me until further notice
Ndersa sot shkruante if our government don’t do anything about this by next week we have to go back to work!
It’s all about money insurance and so on.
The nhs is a joke and won’t be able to cope with what is coming. The only good thing is the companies are trying to protect their staff cuz they know Boris is useless.
Sot lexova ne gazete qe Londra duket si ghost town ishte nje foto with an empty street ndoshta e bere diku ne 5 am
Kur dola sot une trafiku ishte crazy public transports overcrowded ...
One thing is for sure I’m just beginning to miss the good old days when we only have problems such vicious Brexit arguments, storms, flood, knife crimes etc.
Boris and his so called experts got it so wrong
 
20200317_061414.jpg


Italia eshte ne "gjunj" sepse popullsia eshte e vjeter... ka me teper te vjeter se sa te rinj
Nuk ke ci bon
È un dato di fatto
Vazhdoj te jem e bindur me timen... se di se sa do vazhdoj por shpresojm sa me shpejt.
Un jam "pa pun" sepse nuk mund te behet nga shtepia... ai mbyllet ne dhome dhe hoho rehat "ca ke bo per drek?" lol hec mba mbyllur nje femije qe ka kalu 2 vjet neper babyparking. I ka msu tgjitha: si hekuroset, lavatricen e mbush vet dhe e ndez sic ja kam programu, njef gjith detergjentet per shtepin, ka fillu te palosi dhe rrobat e veta, me bertet kur haj patetina te divani sepse boj therrime, me kontrollon sa minuta rri ne banjo, pse po hylem, pse po vishem, mbon kafen e mjesit nga makineta ?
Qeshim per te mos qajt
 
Po cfare deshtimi thua o veton? e di ca po flet apo jo?
E di sa veta vdiqen sote ketu ku jetoj une? 360 veta! e di sa te shtruar ka? e di sa i bien telefonit? ky virus eshte epidemi o zotri nuk ka lidhje perballimi apo jo!
lombardia ka spitalet me te mira ne europe
dhe nuk eshte gjunjezuar por numri i te infektuarve eshte shume i larte
dhe si pasoje njerzit ikin per lesh pa arrit spitalin
Fakti qe po vdesin njerez, e numri po kalon mbi 3 mije te infektuar ne dite i bie qe ka deshtuar.
 
Covid19 qenka feministe ?
?


Njerëzit e moshuar janë veçanërisht të rrezikuar, pasi shkalla e vdekshmërisë rritet në mënyrë eksponenciale nga mosha rreth 65 vjeç. Por eksperienca me raste në Itali, tregon se është prekur shumë edhe grupmosha 40-44 vjeç. Sipas të dhënave të OBSH-së, burrat vdesin në mënyrë të konsiderueshme më shpesh se gratë nga SARS-CoV-2. Shkalla e vdekjes në Kinë në mes të shkurtit ishte 2.8% për burrat dhe 1.7% për gratë.

Ekspertët thonë se sistemi imunitar femëror është më rezistent se ai i burrave. Kjo është kryesisht për shkak të estrogjenit, i cili stimulon sistemin e imunitetit dhe lufton patogjenët më shpejt dhe në mënyrë më agresive.

top channel
 
Raport i ri nga OBSH për shpërthimin e korona virusit në Kinë

Rezultatet tani janë në dispozicion nga një grup ndërkombëtar ekspertësh që vizituan disa nga zonat e prekura në Kinë nga COVID-19 në gjysmën e dytë të shkurtit. Rezultatet tregojnë, ndër të tjera, se strategjia e kontrollit përreth Wuhan ka nënkuptuar që 20% e pacientëve të njohur kanë pasur një rrjedhë serioze të sëmundjes dhe se fëmijët nuk duket se preken nga sëmundja fare.

Një grup ekspertësh mjekësh dhe epidemiologësh të organizuar nga OBSH kanë vizituar disa nga zonat e prekura në Kinë nga 16-24 të muajit Shkurt. Rreth gjysma e pjesëmarrësve ishin nga Kina. Të tjerët nga një numër vendesh të tjera, të tilla si Kanada, Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Japonia. OBSH ka botuar tani një raport prej 40 faqesh që përshkruan vëzhgimet dhe konkluzionet e grupit të ekspertëve.
Raporti përshkruan se si epidemia në Kinë po zvogëlohet dhe tashmë arriti kulmin në javët e fundit të janarit. Përhapja ishte mjaft e dhunshme në qytetin Wuhan dhe u përhap në një farë mase në rajonin e Hubei, rajoni ku ndodhet Wuhan, por vetëm në një masë të kufizuar me pjesën tjetër të Kinës kontinentale. Përpjekjet shumë të vendosura nga autoritetet kineze për të frenuar epideminë duke zbuluar dhe karantinizuar personat me të cilët pacientët kanë qenë në kontakt, ndërkohë që kufizojnë lirinë e lëvizjes në rajon dhe kryesisht mbyllin një pjesë të madhe të aktivitetet normale shoqërore, janë dëshmuar të jenë efektive.
Është përshkruar gjithashtu se si epidemia është përhapur kryesisht nga infeksioni në familje - ndoshta pikërisht sepse kontakti i njeriut në kontekste të tjera ka qenë i kufizuar. Ceket se midis 3-10% të anëtarëve të familjes së vetë të infektuarve janë infektuar. Profesionistët e shëndetit të cilët përndryshe janë në rrezik të lartë infeksioni, janë infektuar vetëm në një masë të kufizuar. Është gjithashtu një lajm i mirë që duket se fëmijët preken vetëm pak nga COVID-19. Vetëm 2.4% e pacientëve të regjistruar në Kinë ishin nën 18 vjeç. Sëmundja e tyre kaloi butë dhe nuk kishte prova që të rriturit ishin të infektuar nga fëmijët, megjithëse kjo nuk mund të thuhej me siguri. Në mënyrë të ngjashme, shifrat tregojnë se gratë shtatzëna nuk kanë rrezik më të madh nga sëmundje serioze.

Nuk sillet si gripi apo SARS
Autorët e raportit shkruajnë se është e rëndësishme të kuptohet që kjo është një sëmundje e re dhe e ndryshme që nuk sillet si SARS, por as edhe si grip. Për dallim nga gripi, për shembull, fëmijët nuk duket se janë agjentë infektivë që ndihmojnë në përhapjen e epidemisë.
Raporti gjithashtu përshkruan disa karakteristika të vetë sëmundjes bazuar në një inventar të afro 75,000 pacientëve (përfshirë 56,000 të cilët ishin verifikuar në laborator) të cilët ishin regjistruar në kohën e shkrimit. Duket se gati 80% e pacientëve ishin midis 30 dhe 70 vjeç, dhe se të dy gjinitë u prekën në mënyrë të barabartë. Periudha e inkubacionit ishte mesatarisht 5-6 ditë, por mund të zgjasë deri në 14 ditë, dhe përmendet që R0 (numri i njerëzve që çdo pacient pritet të infektojë) ka qenë midis 2 dhe 2.5. Simptomat janë jo specifike, 88% kishin ethe dhe 68% kollë të thatë, dhe më pas u ndoqën, me frekuencë më të ulët, një numër simptomash të zakonshme të ftohjes. Pacientët ishin zakonisht të sëmurë për një javë nga shkalla e butë dhe mesatare, pas së cilës sëmundja u përmirësua me 80%, por u zhvillua në më të rëndë për pjesën tjetër. Nga këto 20%, një e treta zhvilluan sëmundje të rëndë që kërkojnë kujdes intensiv. Pacientët që ndërruan jetë ishin kryesisht të moshuar (zakonisht më shumë se 80 vjeç) ose vuanin nga sëmundje të tjera themelore.

Akoma shumë që nuk dimë
Theksohet se ka ende shumë gjëra që nuk i dimë me siguri. Ndër të tjera është e paqartë se sa i madh është i ashtuquajturi "numër i errët", pra sa persona të infektuar kanë mbetur të paregjistruar. Për të njëjtën arsye, është e vështirë të thuash saktësisht se sa i lartë është niveli i vdekshmërisë, por sugjerohet që ka të ngjarë të jetë më i ulët se 1% dhe në rënie pasi të jetë përvetësuar trajtimi i njëjtë si i pacientëve në Kinë.

 
Back
Top