CoronaVirus : Lajmi i Fundit... ??

Doktori i pare qe e zbuloi kte virus ne Kine dhe qe vdiq me pas nga infektimi ishte vetem 33 vjec dhe pa asnje komplikacion tjeter shendetesor.

Mosha e trete sigurisht qe eshte me e rrezikuara, por edhe moshen e dyte nuk eshte se e kursen nese nuk merr ndihmen e duhur me respirator e ku di une.
Pame qe vepron ndryshe ketej.
Perpos kesaj mesa di une ate e arrestuan qe te mos tregonte,dmth te terhiqte denoncimin

Madje akoma pa marre veten enxoren prap ne pune.
 
9 raste deri me tani ne ks..dhe gjith te ardhur nga italia?‍♀️?‍♀️Lajmi u dha se mbi 100kan hyre ne kosove,vetem kto 15ditshin e fundit..

ps..un nuk arri te kuptoi ,pse vall nuk i kan fute menjher ne karantin???hallall turku nga kufir ne karantin..shiko tani sa raste do jen ne ks..

ps..gjith ks me duket ne it kishin punu?‍♀️
 
9 raste deri me tani ne ks..dhe gjith te ardhur nga italia?‍♀️?‍♀️Lajmi u dha se mbi 100kan hyre ne kosove,vetem kto 15ditshin e fundit..

ps..un nuk arri te kuptoi ,pse valla nuk i kan fute menjher ne karantin???hallall turku nga kufir ne karantin..shiko tani sa raste do jen ne ks..

ps..gjith ks me duket ne it kishin punu?‍♀️

Imagjino ne shqiperi qe eshte bere nami
Nga italy hyne cdo dite
 
Jam e sigurte qe ne shqiperi ka hyre ky virus me kohe
Pamvaresisht qe zyrtarisht eshte konfirmuar recently!

Sdi cte them
Situate e tmerrshme


une 10 dite kalova grip, me te rendin qe kam kaluar ne jeten time, diku nga data 25 shkurt ne mos gaboj.

pra hajd e merre vesh. Mgjate ajo qe me shqeteson eshte nese eshte thjesht virus gripal atehere pse jane kaq te alarmuara te gjithe qeverite e botes?!

 
une 10 dite kalova grip, me te rendin qe kam kaluar ne jeten time, diku nga data 25 shkurt ne mos gaboj.

pra hajd e merre vesh. Mgjate ajo qe me shqeteson eshte nese eshte thjesht virus gripal atehere pse jane kaq te alarmuara te gjithe qeverite e botes?!


Same me ka thene nje shoqja ime
Nuk vajti nje jave ne pune thoshte nuk kam
Qene kurre keshtu! Ka mundesi ta kalojne njerezit pa ditur qe e Kane pase....

Nuk di robi cfare te besoje
Te jete grip i zakonshem sdo kishte kaq shum viktima!
 
QË TË TREGONI ATDHEDASHURI DHE PATRIOTIZËM:

PA SHTRËNGIM DUARSH!
PA PËRQAFIME!
QËNDRONI NË DISTANCË NGA NJËRI TJETRI SË PAKU 2 METRA LARG!
LANI DUART SA MË SHPESH ME UJË E SAPUN!
AJROSNI SHTËPINË DHE MBANI HIGJIENĒN PERSONALE DHE HIGJIENËN E SHTËPISË!
KUR TESHTINI, MBULONI GOJËN ME GROPËZËN E BËRRYLIT APO ME FACULETË!

Për bashkatdhetarët që akoma nuk kanë ardhur në Kosovë:

JU LUTEMI QË TA SHTYENI VIZITËN NË ATDHE DERI NË KALIMIN E KËSAJ SITUATE!
KËSAJ RADHE DO TË NA NDIHMONI NËSE QËNDRONI ATJE KU JENI!
 
Media angleze publikon dokumentin, ja deri kur do të zgjasë pandemia e koronavirus në Britaninë e Madhe

sea-4.jpg


Në Britaninë e Madhe pritet që koronavirus të zgjasë deri në pranverën e vitit tjeter. The Guardian thotë se ka shikuar një dokumet nga Shëndëti Publik në Britaninë e Madhe që tregon afatin kohor deri kur pritet të zgjasë pandemia.

The Guardian shkruan se koronavirus do të çojë në spital rreth 7.9 milion persona. Dokumenti thotë se: “Rreth 80% e popullsisë pritet të infektohen me Covid-19 në 12 muajt e ardhshëm, dhe deri në 15% (7.9 milion njerëz) mund të kërkojnë shtrimin në spital.”
Prof Chris Whitty, këshilltari kryesor mjekësor i qeverisë, e ka përshkruar më parë këtë shifër si skenarin më të keq dhe sugjeroi që numri i vërtetë do të rezultonte më pak se ai. Sidoqoftë, raporti sqaron se katër në pesë persona të popullsisë “pritet” të infektohen nga virusi.
“Që publiku të dëgjojë se mund të zgjasë 12 muaj, kjo do ti shqetësonte me të vërtetë”, tha Paul Hunter, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore.
Pranimi se virusi do të vazhdojë të shkaktojë probleme edhe për një vit, duket se minon shpresat se ardhja e motit më të ngrohtë këtë verë do ta vriste atë.

Top Channel
 

Attachments

  • sea-4.jpg
    sea-4.jpg
    1.2 MB · Shikime: 0
  • sea-4.jpg
    sea-4.jpg
    1.2 MB · Shikime: 0
Ca eshte ky budallik. Gjithe bota ne panik per 1 virus gripal qe jep probleme deri ne vdekje ne aparatin respirator dhe doktoret shkencetaret perdorin terapi 1 ilac qe sheron artritin.

Tallin Koken me njerezimin keta.
 
Ca eshte ky budallik. Gjithe bota ne panik per 1 virus gripal qe jep probleme deri ne vdekje ne aparatin respirator dhe doktoret shkencetaret perdorin terapi 1 ilac qe sheron artritin.

Tallin Koken me njerezimin keta.
Jo. Kjo i ndihmon deri ne nje fare menyre pasi kane bere testime
 
Te prekurit jane: nje nga Prizreni, tjetri nga Obiliqi. Erdhen nga Londra, dolen pozitiv ne aeroport te Prishtines.
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Albin Kurti i drejtohet qytetareve.
 
un nuk arri ti kuptoj kta njerze,ku bota thot rrini ne shpi,kta i kap dreqi para e nisen e vin sa me na friksu dhe ne ktu se jemi?‍♀️
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
Valla vllai im u nise me shku ne nje vende te drenices..vende relakse nuk e lejuan policia ..e kta nga jasht vin non stop?‍♀️
 
Motra ime ka me shku ne Jamaica...3 here ja kane ndrru fluturimet deri tani...I guess she's not going anywhere! :lol:

Une kisha nje fluturim ne Frankfurt ne prill, e njejta gje, para 2 javesh me nderruan interarin e nisjes ndersa javes qe kaloi ma anulluan fare. Dhe e forta eshte qe n'vend qe t'bejne rimbursim direkt te thone bej nje kerkese per rimbursim dhe shoqeronin me nje adrese emaili ?‍♂️. E dergova kerkesen as se kane rrujt me kthy pergjigje, leket jo e jo lol
 
Une kisha nje fluturim ne Frankfurt ne prill, e njejta gje, para 2 javesh me nderruan interarin e nisjes ndersa javes qe kaloi ma anulluan fare. Dhe e forta eshte qe n'vend qe t'bejne rimbursim direkt te thone bej nje kerkese per rimbursim dhe shoqeronin me nje adrese emaili ?‍♂️. E dergova kerkesen as se kane rrujt me kthy pergjigje, leket jo e jo lol
Jane low ne capital airlines tani kshu qe s'ju leverdis me te kthy pergjigje promptly :lol:
Motres time ja kane ndrruar kta te punes, ndrro njehere, ndrro dy here, ehuu do kene thene, na merzite....rri aty se s'do merremi me ty! :lol:
 
Duhen myll me fb e me lesh.
Hap Fb: Nje gazete italiane, "CoronaVirus Vdes filan trajner i filan ekipi ne Spanje, 21 vjec.
Hap shkrimin vuante dhe nga leucemia.
 

Ka nisur në Itali përdorimi i ilaçit Tocilizumab, si terapi për kurimin e pacientëve me koronavirus, të cilët ndodhen të shtruar në repartet e terapisë intesive dhe janë në gjendje kritike.

Ilaçi po shpërndahet falas nga kompania farmaceutike që e tregton në Itali dhe ka dhënë rezultate inkurajuese në mbi 50% të pacientëve që sapo kanë nisur kurën.

Pas autorizimit nga Komisioni Parlamentar i Shnëdetësisë për kurimin e 250 pacientëve me koronavirus, terapia me Tocilizumab prej disa orësh ka nisur të përdoret në disa struktura spitalore në rajone të ndryshme italiane.

Kompania farmaceutike që tregton ilaçin në Itali, Roche, ka informuar se do ta shpërndajë atë falas në të gjitha rajonet italiane që do të prezantojnë kërkesën. Kjo kompani po organizohet për të pasur të gjitha rezervat e duhura e përmes administratorit të përgjitshëm Maurizio De Cicco kërkon nga Agjensia Kombëtare italiane e Ilaçeve, një protokoll sa më shpejtë për të evituar abuzimet në përdorimin jo korrekt të Tocilizumab e nga ana tjetër për të dhënë përgjigje sa më pozitive për pacientët me Covid 19.



Deri më tani është informuar se po kurohen me Tocilizumab, 20 pacientë në rajonin e Ligurias të shtruar në spitalin San Martino të Genovas, 11 pacientë në rajonin Marche, në spitalet e Pesaro e Fano, 8 pacientë në spitalin Annuziata të Kozencës në Kalabri, e në rajonin e Toskanës ku kërkesa për përdorimin e tij është për 164 pacientë, dhe ilaçi është autorizuar vetëm për 61 prej tyre.

Ilaçi Tocilizumab ka nisur të përdoret dhe në rajonin e Lombardisë ku numri i pacientëve të infektuar në terapi intesive është mjaft i lartë.

Këshilltari rajonal për shëndetësinë në Lombardi, Giulio Gallera, informon se ka nisur përdorimi i këtij ilaçi në disa pacientë të këtij rajoni. Po kurohet me këtë terapi dhe këshilltari për ekonominë Alessandor Matizonli i cili ka rezultuar pozitiv. “Ky ilaç’’ , tha ai ‘’ka dhënë përmirësime tek pacientët”.

Dhe rajoni Marche informon se 8 nga 11 pacientë që kanë përdorur tocilizumab kanë reaguar mjaft mirë ndaj kurës.

“Ka nisur përdorimi i këtij medikamenti në spitalin “Riuniti Marche Nord” të Pesaros, informon drejtori i repartit të emegjencave të kësaj strukture, doktor Michele Tempesta e ka dhënë efekte të menjëhershme pozitive tek pacientët në gjendje jo shumë të rëndë dhe një përmirësim të lehtë tek pacientët në reanimacion e me frymëmarrje artificiale. Jemi në fazë eksperimentale e po tregojmë mjaft kujdes”, thotë ai.

Gjithashtu dhe shefi i repartit të urgjencës në sptialin Santa Croce të Fanos informon se “70-80 % të rasteve ku është përdorur Tocilizumab ka sjellë një përmirësim pozitiv tek pacientët brenda 24 orëve.”

Dhe në rajonin e Ligurias po kurohen 20 pacientët e parë, dhe rezultatet e terapisë kanë dhënë përgjigje inukurajuese .

Për herë të parë ilaçi Tocilizumam i cili nuk është një medikament antiviral por që përdoret në terapitë anti artrit e anti reumatizëm, është aplikuar nga doktor Paolo Ascierto në 2 pacientë pozitivë me koronavirus të shtruar në spitalin e Napolit. Përmirësimi i dukshëm i tyre brenda 24 orëve çoi në kërkesën e një protokolli kombëtar për përdorimin e terapisë në të gjitha spitalet italiane. Sipas Doktor Ascieto studimet e kryera nga ekipi i tij mjekësor kanë vërtetuar se ky ilaç shfaqet mjaft efikas tek pacientët në gjendje të rëndë por që ende nuk janë lidhur me aparate të frymëmarrjes artificiale.

Ky ilaç ëshë përdorur për herë të parë në fazë eksperimentale në 21 pacientë në Kinë duke dhënë një rezultat pozitiv e të menjëhershëm në 20 prej tyre./oranews
 
Back
Top