CoronaVirus : Lajmi i Fundit... ??

Qeveria angleze deklaronte para 2 ditesh qe sistemi shendetesor ne angli NHS eshte 84% i mbushur me pacient, ku shumicen e zejne pacientet me covid, pra ne kufi te kapacitetit maksimal, duke justifikuar disi vendimin qe pritet te merret neser ne parlament per 1 muaj lockdown.

Nderkohe sot ka dale nje dokument tip wikileaks qe tregon se ne te njejten periudhe te vitit qe kaloi pra 2019 kapacitetet spitalore anembane anglise kishin pas 92% te kapacitetit spitalor mbushur me pacient per tu trajtuar ???

Hajde merre vesh tani cfare luhet dhe cfare çorbe gatuhet ne kurriz te popujve.
 
Ce keni kte mani te shani mjeksine a thu se kur keni hall ,ju ben pune hidrauliku
Ne shtet 48-72 ore e keni pergjigjen e tamponit, po e deshet me shpejt beni skaner e bini rehat
Kam tere diten sot neper urgjence (QSUT) dhe sinqerisht jua hedh poshte cdo fjale.
Njerezor dhe teper profesionist.
Te sqarueshem deri ne detaj ,sa dhe gomari do merrre vesh
Sapo shtrova te afermin tim i cili kish kaluar covidin pa shenja dhe ka pasoja pos covid
Nuk ma rregjistruan rast covid por pos dhe as me detyruan per ta shtruar por me rekomanduan.
Zgjedhja mbetet juaja
Sigurisht qe e shtruam dhe pse gjasat jane jo te mira...
Boll i shat se njerez jane!
Kaq kisha
 
Komplot nderkombetar?? Ka zera qe thone po. Dyshimi me lindi me date 7 qershor kur nje antare e OBSH (Marika Kerkova) u shpreh se covid nuk perhapet nga personat pa simptoma. Dhe e ktheu fjalen (e drodhi ndoshta) pas 1 dite duke thene se gjetke e kisha fjalen. Duket pati presion te forte. Mbetet pandemi jo e lehte, megjithate.
 
Komplot nderkombetar?? Ka zera qe thone po. Dyshimi me lindi me date 7 qershor kur nje antare e OBSH (Marika Kerkova) u shpreh se covid nuk perhapet nga personat pa simptoma. Dhe e ktheu fjalen (e drodhi ndoshta) pas 1 dite duke thene se gjetke e kisha fjalen. Duket pati presion te forte. Mbetet pandemi jo e lehte, megjithate.
 
Mon te shkuara zemer! ?
Do Zoti ben mrekulli.
Rrofte miku dhe leku pa e di une si te trajtojne atje. Te cojne ne varreza per mungese te ndihmes se pare dhe besoj e di per ca e kam fjalen.
 
Ke turku nbllok.

Dola negativ, bona dhe serologjikun edhe aty dola qe se kam kalu akoma.
Testi i serologjikut nuk te tregon nese e ke kauar me heret apo jo por vetem brenda 3 muajve
Ti mund ta kesh kaluar edhe me heret por ajo se nxjerr kete
Te pakten un kshu e di ?‍♀️
 
Ok.
Qe nga 00:00, Piemonte prap karantine deri me 3 dhjetor.

presim cassa integrazione tani qe te vi per mars ? ndoshta eh
 
Kto ristoratoret jan te nxefur keq...
Po mendojne te mbajn te hapur neser! Dmth jo vetem take away

Smund te them qe jam kundra me leket qe kan shpenzuar per te marr masat e duhura
 
Covidi i ka bërë shqiptarët mjekë popullorë. Ata janë të prirur të mos shkojnë në spital, por të kurohen në banesë edhe kur janë në gjendje të vështirë për jetën.

Treguesi kryesor i këtij trendi është përdorimi i aparateve të oksigjenit në kushte shtëpie, që në rrjetet sociale ofrohen për t’u shitur me vlerën 700- deri në 800 euro apo jepen me qIra në rast se është për miqtë 7 mijë lekë e në rast se i prekuri me covid është i panjohur qiraja mujore është 100 euro
Përdorimi i pajisjes së oksigjenit nga të prekur me covid në shtëpi, zbulohet në një dosje hetimore që Top Channel e disponon exlusivisht ku nënvizohet kallëzimi i dy të rinjve që humbën babain nga coronavirusi. Ata deklarojnë se si e shtruan babain në spital pasi e kishin trajtuar me oksigjen në banesë.
Pajisjen e mora në një faqe në Facebook. Gjendja shëndetësore e babait u përkeqëua derisa vlera e oksigjenit i ra në 78 përqind e cila në dijeninë time konsiderohet në nivel kritik për jetën. në këto kushte njoftova urgjencën që e dërgoi në spitalin infektiv”, tha djali i të ndjerit.
I moshuari është trajtuar në shtëpi nga data 17 tetor kur edhe u konstatua me covid deri në daën 23 tetor. Sipas kallzuesve nga 23 tetor deri në datën 27 i ndjeri u kurua në spital, dhe pas kur u rezultoi i negativizuar ai u përcoll me ambulancë për në banesë, ku dhe katër orë më vonë ai ndërroi jetë.


Top Channel
 
Mon te shkuara zemer! ?
Do Zoti ben mrekulli.
Rrofte miku dhe leku pa e di une si te trajtojne atje. Te cojne ne varreza per mungese te ndihmes se pare dhe besoj e di per ca e kam fjalen.
Po flasim per 2020 dhe jo 2008 , ku tashme kemi nje mjeksi me te perparuar dhe nje staf mjeksor te reformuar.
Megjithate raste perjashtuese ka... eshte ceshtje fati cdo gje :(

Por mosha e mjekve eshte relativisht e re tanime dhe teper te edukuar dhe njerezor :)
 
Po flasim per 2020 dhe jo 2008 , ku tashme kemi nje mjeksi me te perparuar dhe nje staf mjeksor te reformuar.
Megjithate raste perjashtuese ka... eshte ceshtje fati cdo gje :(

Por mosha e mjekve eshte relativisht e re tanime dhe teper te edukuar dhe njerezor :)
Çfaredo shqetesimi te kesh- te shkuara e mos te kapte covid kurre, nese te kap qofsh asimptomatike?
 

Nuk respektohet karantina/ Të infektuarit pa shenja në rrugë, kafene, lokale nate, por shkojnë edhe në punë​

vlcsnap-2020-11-05-19h23m52s175.png
Ndonëse shifrat e te infektuarve me Covid 19 ne vendin tone po rriten me ritme te shpejta, shumica e tyre nuk respektojnë karantinën duke riskuar te tjerët.

Aktualisht numërohen 10 186 raste pozitive aktive, nga te cilët 338 janë ne spitale. Por ndërkohe pjesa tjetër, ata te cilët nuk kane shfaqur klinike i gjen neper lokale apo rrugëve. Ne shtëpi qëndrojnë vetëm ata qe nuk kane fuqi te dalin ndërsa te rinjtë qe nuk shfaqin simptoma i gjen neper klabe.
Pranë operatorit te kujdesit shëndetësor ka me qindra telefonat te qytetarëve te shqetësuar pasin kane pare komshinjtë e tyre me Covid te ulur neper baret e lagjeve.
Ermelinda Murati: Na kane telefonuar qytetaret apo mësuesit e shkollave ku nxenesi pozitiv nuk shkon ne klase po rri neper kangjella te shkollës.
Ndërkohe polica, e cila me shume është fokusuar te ndëshkoje me gjobe ata te cilët nuk vendosin maskën ne rruge ka harruar te kontrolloje pikërisht këta te cilët po ndikojnë për te rritur përhapjen e virusit ndonëse u shkon çdo dita lista me emrat e personave pozitiv me covid.
Nga ana tjetër, nga ata te cilët shkojnë ne pune e nuk tregojnë qe tamponi u ka rezultuar pozitiv nga frika se punedhenesi nuk do ti paguaje ose ia llogarit ditët e qëndrimit te karantinës si leje vjetore.


Top Channel
 

Attachments

  • vlcsnap-2020-11-05-19h23m52s175.png
    vlcsnap-2020-11-05-19h23m52s175.png
    710.4 KB · Shikime: 0
  • vlcsnap-2020-11-05-19h23m52s175.png
    vlcsnap-2020-11-05-19h23m52s175.png
    710.4 KB · Shikime: 0
Po flasim per 2020 dhe jo 2008 , ku tashme kemi nje mjeksi me te perparuar dhe nje staf mjeksor te reformuar.
Megjithate raste perjashtuese ka... eshte ceshtje fati cdo gje :(

Por mosha e mjekve eshte relativisht e re tanime dhe teper te edukuar dhe njerezor :)
Hi hun

Te ishte i mire sherbimi shendetsor shteteror do shkonim atje jo ke privati me u operu dhe bere analiza dhe sdo iknim neper spitalet jashte shtetit per kurim.

Po thuj kur ke hall e ske lek dhe ske mundesi do i thush derrit daj do shkosh ske cben.
 
Hi hun

Te ishte i mire sherbimi shendetsor shteteror do shkonim atje jo ke privati me u operu dhe bere analiza dhe sdo iknim neper spitalet jashte shtetit per kurim.

Po thuj kur ke hall e ske lek dhe ske mundesi do i thush derrit daj do shkosh ske cben.
Dalim te ajo qe kam thene perhere
Kushtet bejne diferencen ...por mjeket po ata jane si ne shtet ,si ne privat.
Sa ke pa shkelur ne spitalet shteterore?
 
Irvin Baxter, pastor amerikan, ne mars u shpreh ne tv se coronen e ka derguar Perendia si denim sepse njerezit bejne seks para martese.
Bukur.
Dakord.
E zuri corona dhe para nje jave hengri buke e fiq e .....irvin-baxter-1382512.gif
 
Beteja me COVID19, sëmundja që të merr për një javë. Eva Kushova

Tmerri në familjen tonë nisi me një viktimë. Për një javë, nëna e bashkëshortit, 72 vjeç, me të cilën jetonim në një shtepi, krejt papritur zë shtratin. Kishte dalë si gjithnjë xhiro ditën e shtunë, datë 17 tetor, nga parku Rinia dhe pedonalja, dhe të dielën shfaq shqetësime me bark e të vjella, e më pas temperaturë. Menduam një e ftohur. Të hënën i bëjmë skanerin që tregoi përkeqësim të veshkave, tëmthit, zmadhim të zemrës dhe një të ftohur të hershme, por jo COVID19. Vazhdojmë ta ndjekim te sëmundjet e brendshme, e çuam për konsultë te Spitali Ushtarak. Por, jo ndonjë përgjigje e saktë. Mundohemi ta ushqejmë, ta trajtojmë me paracetamol, por çdo ditë gjendja e saj rëndohej, mezi ngrihej dhe për tualet, refuzonte të hante. Ambulanca erdhi disa herë, njeherë i bënë qetësues, herën tjeter na i referuan për tampon për COVID19. Erdhën dhe i bënë tamponin të shtunën 24 tetor, pas shumë telefonatash. Të dielën në mëngjes, me vështirësi në frymëmarrje, morëm për herë të 4-rt në telefon 127-ën, e cila kësaj here pasi i mati dhe oksigjenin, e mori menjëherë në ambulance drejt Spitalit 'Nënë Tereza'. Aty i bënë skanerin e dytë, i cili tregoi se mushkritë ishin dëmtuar rëndë dhe e dërguan direkt ne Senatorium, ne intubim. Shumë shumë vonë... U shtrua të dielën në intubim, dhe të martën më 27 tetor, mbylli sytë... Kaq ishte. Një sëmundje që pa kuptuar asgjë, të merr shpirtin për një javë. Ajo s'e donte spitalin, s'donte të vdiste atje, ishte shumë e fortë dhe aktive deri ditën që virusi, të cilin nuk e kuptuam ku e mori, i pushtoi trupin. Shkaku i vdekjes, COVID19. Aty kuptuam atë që nuk e kishim besuar kurrë. Ishim ekspozuar ndaj një sëmundjeje që të vdes për një javë.

....

Ferri sapo kishte hapur portën për familjen tonë. Me një vdekje në shtepi, tani ishim të tmerruar. Edhe ne kishim simptoma, perveç vajzës adoleshente. Personalisht temperatura nuk më zbriste gjithë ditën, fillimisht 37.7 por pastaj 38.5. Shkova te ambulanca e lagjes, me dhanë takipirinë, azitromicinë për 3 ditë dhe ditën e 5-të më dhanë një rekomandim për grafi te dispanseria (se për grafi duhet të kenë kaluar 5 dite nga simptoma e parë). Ditën që bëmë grafinë me tim shoq, rezultoi se mushkritë e mia ishin prekur, te tijat jo. Dr Silva e Dispanserisë na dha disa analiza për të berë dhe disa ilaçe që duhet t'i fillonim, si dhe shurup për kollën.

Meraku s'më la të flija atë natë, dhe të nesërmen herët u nisa për të bërë skaner te spitali 'Nene Tereza'. Skaneri vërtetoi frikën time, - mushkritë tashmë ishin prekur nga COVID19. Doktori që më bëri skanerin me sugjeroi zgjidhje të shpejtë private, dr Mustafain dhe kliniken Ikeda, që janë ngjitur me spitalin, sepse me shtetin funksionon vetëm nëse thërret 127-ën. Unë nuk kisha ndërmend të prisja asnjë sekondë 127-ën, në radhën selektive masive popullore. Shkoj dhe doktori te klinika Ikeda (shyqyr që ka klinika private, privati është shpëtimi për atë që e ka me ngut); më sheh skanerin, më thotë që do besh ca analiza; m'i bëjnë aty në çast, dhe kthehem në shtëpi. Pasdite, del rezultati i analizave, doktori më nis me foto në WhatsApp kurën intra-venoze. Më thotë se gjendja është serioze, nëse s'gjen infermier të vijë në shtepi, do vish ta bësh këtu kurën. Gjeta infermier, një djalë i rrallë, i guximshëm dhe i papërtuar, që vetë e kishte kaluar COVID dhe punon çdo dite te infektivi. Dhe pasi mora ilaçet, kura filloi në mbrëmje, brenda ditës që bëra vizitën dhe skanerin. Trajtimi filloi fatmirësisht në kohë dhe në shtëpi. Me shtetin, me 127, nuk e ke kurrë këtë luks që të nisësh kurën brenda ditës që t'i merr vesh se të janë prekur mushkritë. Ndërsa unë merrja veten, im shoq përkeqësohej çdo ditë, pavarësisht se grafia i kishte dale shumë mirë ca ditë më parë. Ai bën skanerin, rezulton i prekur njësoj në mushkri, pas disa dite temperaturë 39, dhe nis kurën 4 ditë pas meje, në gjendje më të rënduar, por doktorin e kishim, morëm kurën, infermierin po. Fati dhe njerëzit nuk na braktisën. U lidha me një farmaciste që gjithë recetat e ilaçeve që më dërgonte doktori ia nisja me WhatsApp dhe ajo m'i sillte te hyrja e pallatit. Vajza ime, e vetmja me shëndet të plotë, zbriste e ngjiste shkallët për çdo porosi që na vinte. Ushqimet vinin nga prindërit e motrat dhe vellai. Çdo gjë nga njerëzit e mi të dashur.

Sigurisht, të kurohesh në shtëpi, kushton. Mua më shkoi rreth 80 000 leke, bashkë me burrin 1.6 mln të vjetra. Por paratë para shëndetit nuk llogariten. Tmerri më i madh është stresi pa mjek te koka, si do e gdhish natën, çfarë do bësh me temperaturën, çfarë do bësh nëse të bie niveli i oksigjenit, po nëse kura në shtëpi të jep komplikacione, probleme në zemër e organe te tjera, efekte anësore, kush të monitoron shëndetin? Askush. Mjeku që na ndoqi, kuron dhjetra vetë në ditë. Por të përgjigjet vetëm nëse shkon atje, se në shtepi s'të ndjek dot, aq më pak netëve të vështira, se i binte të flinte tek ne. Infermieri e kishte shtëpinë në Kombinat, shkonte dhe në punë te infektivi me turne, vinte dy herë dita te ne. Na thoshte me humor jeni mirë në krahasim me çfarë shoh në spital. Ç'mund të bënte më shumë? Tmerri më i madh ishte si do gdhiheshim të nesërmen deri sa të vinte radha e serumit. A do kishim nevojë për oksigjen? Gjeta dhe një numër telefoni të dikujt që jepte aparate oksigjeni me qera. Çdo gjë privat. Por fatmirësisht, nuk m'u desh kurrë. Ambulancat te rruga M. Shyri kalonin me sirena, 5 a 6 në ditë. Kjo na trembte. Cili do ishte hapi tjetër? S'donim të përfundonim aty. Një njeri i shtëpisë na vdiq në spital.
Këto enigma, këtë stres, infermieri s'ta zgjidh dot, është tej kapacitetit të tij.

U deshën më shumë se 2 javë që ne të ndaheshim nga kjo vdekje me sy hapur, një sëmundje e pabesë që të sulmon nga të gjitha anët me shpejtësi skëterre edhe pse s'ke asnjë sëmundje tjetër, dhe çdo ditë është e panjohur dhe e frikshme.


Ne nuk e pamë spitalin, u kuruam në mënyrë kaotike në shtëpi, pa protokoll, pa vemendjen e shtetit, pavarësisht se kemi një jetë që paguajmë taksa. Në dorë të privatit, të lekëve tona dhe të fatit. Se pa fat, as ilaçe nuk gjen dot.

Nuk gjykoj mjekët. Çdo mjek që kam folur, ka ndihmuar. Nuk e kanë fajin individët. Madje individët në këtë vend janë heronj.


Faji për mua është i sistemit kaotik të shëndetësisë, ashtu si gjithë sistemi kaotik e anarkik, jo institutional që mbretëron e qeveris këtë vend prej dekadash. Që më shumë kohë i kushton fasadës, sesa zinxhirit të funksionimit deri te hallka e fundit e shtetit. Disa herë kam pyetur mjeket e familjes, si të veproj. E ngrenë telefonin, kanë dëshirë të ndihmojnë, por janë lënë pa rol, janë të painformuar, të painstrukturuar, s'kanë protokoll të qartë, janë të trembur vetë nga Covid, mbrohen nga të sëmurët, janë të paorientuar mirë, fare të pamobilizuar. Dhe një gjilpërë për temperaturë të kërkosh prej tyre, thonë hajde ta bësh këtu. Si mund të ngrihet njeriu me temperaturë nga shtrati, të shkojë të bëjë gjilpërë paracetamol? Çfarë u kushton? Reagimi i tyre është aq i ngadaltë, sa nuk e kuptoj përse duhen? Përse dalin në punë, kur zgjidhja mbetet vetëm 127? Përse nuk u japin një rol kyç për të shpëtuar njerëz në këtë pandemi? Enveri do e bënte.


Dhe një fakt tjetër. Përse në klinikë private, COVID19 nuk është aq poshtërues, infermieret të pajisura thjesht me maskë e dorashka, por jo si astronautë të frikshëm, dhe u shërbenin dhjetra njerëzve në ditë, duke dizinfektuar shpesh duart. Eshtë sëmundje si gjithë të tjerat dhe mjekët e infermierët duhet të bëjnë detyrën. Sigurisht duke u mbrojtur, por duke shërbyer.


Shteti ynë ka kapacitet, mjekët tanë janë të përgatitur, infermierët të papërtuar. Çfarë mungon thoni ju? Zinxhiri drejtues nuk funksionon deri në pikën fundore, nuk ka linjë drejtimi për kurimin zyrtar të kësaj sëmundje, nuk ka mobolilizim dhe disiplinë, që askujt dhe atij që s'ka para dhe nuk ka miq mjekët, të mos i mungojë trajtimi. Mjeku i lagjes duhet të përgjigjet jo vetëm në telefon, por t'u dërgojë mjekimin dhe ilaçet e duhura gjithë njerëzve të zonës që kanë nevojë, të paktën për javën e parë. Mund të lidhet ambulanca e lagjes me një farmaci dhe të mos mungojë asnjë ilaç (ta mbulojë shteti se jemi në emergjencë, si kurrë më parë). Njerëzve t'u dërgohen ilaçet në shtëpi, se bëhet fjalë për një kurim në kohë rekord, ndryshe ikën nga kjo botë për një javë. Me lekët shteti mund të merret dhe më vonë, se ky reagim urgjent ka më shumë rëndësi se milionat që po paguan te check-up. Kujt i duhet check-up kur njerëzit po vdesin? Po paratë që paguajmë për këtë shërbim, a mund ti marrim mbrapsht në këtë situatë emergjente? Ambulanca e lagjes të urdhërohet që injeksionet për temperaturë apo dhe për ato kura të domosdoshme intravenoze t'u bëhen njerëzve në shtëpi. Të marrin 5 infermierë shtesë dhe të shkojne e tua japin këtë ndihmë njerëzve një herë/ditë me dy turne gjithë ditën, pa ngarkuar spitalet. Eshtë e mundur, se infermieri im privat ndjek 5 familje dy herë në ditë, plus që shkon 8 orë në punë. Kështu shteti shpëton dhe fytyrën e spitaleve të tyre duke mos i mbingarkuar. Për sa kohë që shumë njerëz në Tiranë po kurohen në shtëpi, shteti mund të ndihmojë taksapaguesit e vet, që e mbajnë në këmbë këtë sistem shëndetësie. Vetëm me disiplinë të rrepte, pak kinezçe, me urdhëra e mobilizim të mjekëve të lagjes deri në pikën fundore, me rimbursime të ilaçeve covid, shtim të infermierëve të lagjes, mund të përballohet. Nëse secila ambulancë e lagjes i vjen në ndihmë banorëve të vet, shteti do e menaxhojë këtë pandemi. Dhe sigurimi i ilaçeve patjetër është detyrë e shtetit. Por nëse përurojnë spitale sa për të dalë në televizor, nëse shkëputen nga njerëzit, nga vuajtja masive e padukshme, sigurisht që do përzgjedhin me 127-ën se kë të marrin e kë të lënë, dhe shumica e njerëzve do bëjnë harakiri në shtëpira.


**
Shqiptarët gjithnjë kanë qenë në dorë të Zotit. Për mua shteti, edhe në këtë përjetim me pandeminë, është ai që ka qenë në gjithë këto dekada tranzicioni,- një fasadë jofunksionale në hallkat lidhëse të tij. Zinxhir i shkëputur nga të tëra anët. Jo në shërbim të çdo qytetari, dhe atij që s'mundet. Unë shpëtova se zgjodha privatin, pasi e pësuam me vjehrrën që ia besuam shtetit.


Ah dhe tamponi... tamponi i vjehrrës erdhi 5 ditë pasi vdiq, mua kur po mbaroja punë me COVID19. Po gjithsesi mos prisni tampon, por vraponi, pasi çdo simptomë në këtë kohë thërret vetëm COVID19. Edhe nëse s'keni pará, borxh t'i merrni, vetëm zgjidhni rrugën e shpejtë, sekonda mos humbni! Sekondat janë jetë.


Maskat shpëtim? E kam mbajtur rregullisht, pa u bërë ende e detyrueshme. Kemi qenë aq të kujdesshëm me distancimin, me higjenen. E megjithate u semurëm 5 vetë. Padiskutim grumbullimet të ndalohen, turmat në kafene. Por mendoj se kryeministri nuk duhet të humbasë asnjë sekondë kohë me këto masa, që mund t'i komunikojë dhe një institucion tjeter i dorës së dytë. Ai dhe Ministria e Shëndetësise duhet të sigurojë funksionimin e zinxhirit të plotë të sistemit shëndetësor deri te lagjia, aty ku jeton çdo banor, dhe jo vetëm në Tiranë. Duhet të garantojë kujdesin për çdo njeri. Ilaçet të mos mungojnë, duhet trajnim urgjent të infermiereve dhe shtim të tyre, motivim dhe pagesa per ta dhe pajisje mbrojtëse për ta. Kur të ketë furnizuar dhe vënë në funksion çdo hallkë, me investimin dhe disiplinën e duhur, mund të komunikoje masa izolimi shtesë...


Ah, të mos të guxojë dikush të thotë s'ka COVID19, se nuk mund ta konsideroj qënie normale njerëzore. Këtë rrëfim mund ta mbaja dhe për vete, por e bëj për të ndihmuar ata që kanë nevojë, dhe për të sugjeruar ndonjë zgjidhje, nëse dikush nga shteti do më dëgjojë
 
Ditën e djeshme (6 nëntor) Tirana është cilësuar nga ekspertët si "zonë e kuqe", pasi situata e Covid-19 po del jashtë kontrollit. Një përcaktim i tillë erdhi pas shtimit të rasteve të reja ditore me 14% më shumë, krahasuar me një ditë më parë.



Sipas autoriteteve, vetëm në kryeqytet janë 175 vatra infeksioni dhe në total numri i të infektuarëve në Tiranë është 5135, shifër kjo e lartë në raport me numrin e banorëve.


Pas Tiranës, qytetet me numrin më të lartë të të infektuarëve janë:



1. Durrësi

2. Fieri

3. Korça

4. Shkodra


5. Elbasani

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, u regjistruan 489 raste të reja me Covid-19.

Sipas ekspertëve të ISHP-së, rritja e shifrave vjen si pasojë e lehtësimit të masave dhe mosrespektimi i këtyre vendosur së fundmi, siç është vendosja e detyrueshme e maskës. Grupmosha më e prekshme rezulton të jenë të rinjtë.

Një gjendje e tillë ka bërë të mendohet skenari i mundshëm i një karantine të pjesshme, por ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me masat e reja shtrënguese.
Anabelmagazine.com
 
Nje video per dike qe ka nerva ta shikoje se cfare po planifikohet dhe cfare do ndodhe ne muajt e ardhshem dhe ne 2021, dyshohet per rrjedhje informacioni qe vijne nga Kanadaja...

Eshte plandemic, dhe eshte vetem fillimi i nje axhende qe do sjelle censure totale ne jetet e njerzve, kshu qe be prepared...

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Nje video per dike qe ka nerva ta shikoje se cfare po planifikohet dhe cfare do ndodhe ne muajt e ardhshem dhe ne 2021, dyshohet per rrjedhje informacioni qe vijne nga Kanadaja...

Eshte plandemic, dhe eshte vetem fillimi i nje axhende qe do sjelle censure totale ne jetet e njerzve, kshu qe be prepared...

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Ja kshu posi.


5590816F-E2F3-4B67-BFE9-C3827DEB3FD3.gif
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top