Copeza dashurie.

Ka gjëra që mund t’i shpjegosh
vetëm me fjalë .
Dhe pastaj ka gjëra që
thjesht shpjegohen
kur fjalët dështojnë....

Xhozef Donadei
1665312364265.png
 
RERE DHE ZJARR
jam rërë
brenda qelqit tënd...
ora e rërës që mat
kohën tënde të humbur...
sa herë të duket sikur mbaroj,
më kthen përmbys
e gjithçka nis nga e para
brenda qelqit që nuk e thyej dot…
por jam edhe zjarr
që dot s’e shuan...
më vjedh pa shumë mund...
Prometenjtë digjen rrugës,
pa arritur të më falin askund...

©artangjyzelhasani
 
ÇKA MBETET...
në oborr të fjalëve
gurët kanë zënë myshk...
shkrirë si orët e Dalisë dashuria...
pasionet sistemuar,
konsumuar ndarjet
ndaj dhe jemi bashkë
mbi krahë që zgjaten
pambarimisht...
por ti nuk vallëzon …
është fundi i këngës, thua
e mua më zë nata jashtë
nën hijet e ëndrrës
mbret i vetmisë sime
skllav i tëndes…
©artangjyzelhasani
 
Ajo i tha:
"Mos e telefono mjekun, dua të fle i qetë me dorën tënde në timen. "
Ai i tregoi asaj për të kaluarën, si u njohën, për puthjen e tyre të parë.
Ata nuk qanë, ata buzëqeshën.
Ata nuk pendohen për asgjë, ata ishin mirënjohës.
Pastaj ajo përsëriti ëmbëlsisht, "Të dua përgjithmonë" dhe ai i mori fjalët mbrapsht, i dha një puthje të ëmbël në ballë.
Ajo mbylli sytë dhe ra në gjumë e qetë me dorën në të saj.
Dashuria është gjëja më e rëndësishme sepse ne vijmë në këtë botë me asgjë tjetër përveç dashurisë dhe largohemi
Nuk është asgjë tjetër veçse dashuri.
Karriera, karriera, llogaria bankare. Pasuritë tona janë vetëm instrumente, asgjë më shumë. Gjithçka qëndron këtu.
Dashuro, sikur asgjë tjetër nuk ka rëndësi në jetën tënde.
(burim web)
 
NGA ROBERTO ARLT

MË THUAJ
- Të lutem, më thuaj a ka një det që nuk më pëshpërit fjalët e tua në veshët e mi? Të lutem, më thuaj a ka vend tek unë, ku nuk mund të duket trishtimi? Më thuaj cili është vendi i shtypur në nënkresën time që ti nuk ke mbështetur kokën? Të lutem më thuaj ç’natë do të vish, që të përgjoj gjumin tënd?
Sepse, nëse ti më mungon, nuk mund të jetoj; sepse, ngaqë të dua ty, nuk mund të vdes.

- Bëni kujdes t’i zgjidhni armiqtë, sepse mundo të përfundoni duke u ngjarë atyre.
- Të gjithë shkojmë drejt anonimatit, por mediokrit mbërrijnë më përpara atje.
- Vdekja është një jetë e jetuar, ndërsa jeta është një vdekje që vjen.
- Njeriu është i dashuruar kur kupton se personi tjetër është i veçantë.
- Unë nuk flas për hakmarrje, as për falje, harresa është e vetmja hakmarrje dhe e vetmja falje.
- Jetojmë në një kohë kur sinqeriteti përbuzet, kur të vërtetën e vrasin përditë, kur në institucionet më të larta valëvitet flamuri i gënjeshtrës dhe mashtrimit. Prandaj duhet lexuar kjo letër e një autori të shquar argjentinas.

(Zgjodhi dhe shqipëroi Bajram Karabolli )
 
NË QOFTË SE NDONJËHERË MË PYESIN PËR DIÇKA QË SHKON PËRTEJ DASHURISË,
UNË DO TË FLISJA
PËR
TY.
~𝐯𝐢𝐚 𝐂𝐇𝐀𝐑𝐋𝐄𝐒 𝐁𝐔𝐊𝐎𝐖𝐒𝐊𝐈
 
Mos lejo askënd të të tregojë se kush je ose kush duhet të jesh.
Duaje kë të duash.
Beso ashtu siç dëshiron të besosh.
Zgjidh lirinë si të drejtë.
Cassandra Klare
1667134381097.png
 
Do të mungoj, kjo është e sigurt.
Bëmë shumë herë dashuri për të mos munguar, për të mos menduar më, për t'i vënë kapak.
Do të ktheheshim edhe nga fundi i një pusi, ne të dy, kujtimi ynë.
Do të mungoj; dhe ti mua.
Bëmë shumë gjëra bashkë e do t'i harrojmë të gjitha, ngadalë, por kurrë nuk mund të fshijmë ndjenjat, ato jo, ato do të kthehen në zbrazëti e do të përpiqemi më kot të rijetojmë, diku tjetër, do të përpiqemi dhe do të jemi gjithnjë e më të vetmuar.
Do të mungoj, por nuk do kthehesh, e di.
Edhe pse ishte dashuri, ti nuk dite të më shohësh.
Të më shihje kishe frikë.
Të më kishe, pate frikë.
Do të arratisesh çdo ditë, çdo ditë të mallkuar, nga unë, duke ëndërruar të më puthësh edhe një herë, por nuk do kthehesh, sepse e di që do të them "po", me ty do të jetë gjithmonë "po", dhe do të jetë gjithmonë një rrëmujë, kshu që shko, do të mungoj, por asnjëherë mjaftueshëm..
 
Ka gra të një nate
Gratë e një jete.
Dhe pastaj ka gra që
në një natë, të japin jetë...
~citim~
 
Love
❤️

327447683_1361896674563625_7733308275405360887_n.jpg
 
Tek kjo teme le te sjellim,citate,pjese ,copeza dashurie,qofte nga cfare lexojme ne net,nga ndonje liber etj etj.

- Sa më do? - e pyeti ajo.
- Vërtet dëshiron ta dish? - ia ktheu ai.
- Patjetër që dua! - tha ajo dhe një buzëqeshje e bukur përkëdheli fjalët.
Ai humbi i tëri në bukurinë e buzëqeshjes së saj.
U magjeps! Kushedi për të satën herë e ndjeu me tërë qenien.
Mund të takonte edhe një milion vajza tjera, por asnjëra nuk mund të krahasohej me të.
U përhumb në mendime. Dashuria e tij ishte një det i madh që përpinte çdo mendim.
- Ma thuaj, - këmbënguli përsëri ajo dhe e ktheu në realitet.
- Mbylli sytë, - i tha ai dhe pastaj e përqafoi derisa ajo i mbylli sytë në kraharorin e tij. - Përpiqu të përfytyrosh gjithë universin, - vijoi ai dhe pastaj e puthi lehtë në faqe.
Vajza deshi të thoshte diçka, por ai ia vuri gishtin tregues mbi buzë.
- Tani të gjithën shumëzoje me pafundësi, - i foli lehtë në vesh, - dhe përsëri do të arrish të përfytyrosh vetëm një pjesë të asaj që ndiej për ty. Ti je universi im, i shumëzuar me pafundësi... dhe shumë më tepër se kaq...
(fragment nga libri "Ditar dashurie i një shkrimtari)
#albatrosrexhaj
Ekzistojn vertet keto meshkuj qe shprehem keshtu? Ku, ne cfare universi se hika .
 
Pupupu si i frymzoni meshkujt ju 🙄
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top