Tek kjo teme le te sjellim,citate,pjese ,copeza dashurie,qofte nga cfare lexojme ne net,nga ndonje liber etj etj.
- Sa më do? - e pyeti ajo.
- Vërtet dëshiron ta dish? - ia ktheu ai.
- Patjetër që dua! - tha ajo dhe një buzëqeshje e bukur përkëdheli fjalët.
Ai humbi i tëri në bukurinë e buzëqeshjes së saj.
U magjeps! Kushedi për të satën herë e ndjeu me tërë qenien.
Mund të takonte edhe një milion vajza tjera, por asnjëra nuk mund të krahasohej me të.
U përhumb në mendime. Dashuria e tij ishte një det i madh që përpinte çdo mendim.
- Ma thuaj, - këmbënguli përsëri ajo dhe e ktheu në realitet.
- Mbylli sytë, - i tha ai dhe pastaj e përqafoi derisa ajo i mbylli sytë në kraharorin e tij. - Përpiqu të përfytyrosh gjithë universin, - vijoi ai dhe pastaj e puthi lehtë në faqe.
Vajza deshi të thoshte diçka, por ai ia vuri gishtin tregues mbi buzë.
- Tani të gjithën shumëzoje me pafundësi, - i foli lehtë në vesh, - dhe përsëri do të arrish të përfytyrosh vetëm një pjesë të asaj që ndiej për ty. Ti je universi im, i shumëzuar me pafundësi... dhe shumë më tepër se kaq...
(fragment nga libri "Ditar dashurie i një shkrimtari)
#albatrosrexhaj