Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Çmendet mesuesi Shqiptar ne Itali, shtyp me furgon Karabinieren Italiane, qellohet per vdekje nga kolegu i efektives se policise.

1689411427076.png



Një 55-vjeçar shqiptar u vra nga karabinierët italianë pasditen e djeshme në Padova të Italisë, pas një episodi dramatik.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të pasdites së 14 korrikut. Haxhi Çollaku, një mësues matematike në Shqipëri kishte shkuar në banesën e ish-bashkëshortes së tij, por kishte urdhër ndalimi nga policia për të mos u afruar. Vajza dhe ish-gruaja e 55-vjeçarit kanë njoftuar policinë dhe kur karabinierët kanë shkuar në vendngjarje, ai ka përplasur me furgon një efektive italiane. Gruaja kishte denoncuar më herët dhunë dhe kërcënime nga 55-vjeçari.

Për aq sa është rikonstruktuar deri më tani, karabinierët në vend, pasi kanë kontaktuar me gruan, kanë identifikuar burrin në një furgon blu dhe pasi e kanë identifikuar e kanë ftuar të largohet. 55-vjeçari i ka dhënë makinën pas duke dhënë përshtypjen e pranimit të asaj që i kishin kërkuar karabinierët, por papritmas ka futur marshin e parë dhe është nisur drejt tyre duke plagosur një prej oficerëve. Burri më pas doli nga kabina dhe, duke mbajtur një teh çelësi, u hodh mbi ushtarin e plagosur dhe u rrëzua në tokë.


1689411453698.png


Në ato momente të trazuara, karabinieri i ka drejtuar armën dhe e ka urdhëruar të tërhiqet, por pasi nuk ka parë zgjidhje tjetër, për t’i shpëtuar jetën kolegut ka qëlluar 4 të shtëna me pistoletën e shërbimit.

Shqiptari u transportua në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa karabinieri i përplasur nga makina ndodhet ende në spital për shkak të plagëve të rënda në gjymtyrët e poshtme.

Ish-gruaja e tij dhe vajza 23-vjeçare kanë parë skenën të tmerruara pa mundur të bëjnë dot asgjë.

Autoritetet italiane kanë lëshuar më parë një urdhër ndalimi për viktimë që të mos i afrohej banesës së ish-bashkëshortes së tij.

Hetimet janë të koordinuara nga Prokuroria Publike e Padovës.


BW
 
ej zot na lere mendjen e kokes.
Cfare dreqin ua errson mendjen,po lere ore tjetin,tjetren kur sdon te qendroje rrije me ty.
E shiko e jeto jeten tende.
shiko te jetosh jo te vdesesh nga fiksime akute llogjike.
 
Kta mesusat qeloza te rrezikshem kane qelluar.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back