Cizmet e rrafshëta, të dëmshme për kurrizin

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
اizmet e rrafshëta dhe atletet janë mbathjet më të përdorura nga femrat për çdo ditë. Mirëpo, ekspertët paralajmërojnë se moda e tanishme, e cila nënkupton mbathje të rrafshëta, mund të jetë fatale për shëndetin e këmbëve, gjunjëve dhe shpinës. “Mbathjet e këtilla janë katastrofale”, thotë Ema Sapl, ortoped në klinikën Saplfit në veri të Londrës. “I keni vetëm një palë këmbë dhe ato u nevojiten tërë jetën. Por, prapë vajzat dhe gratë e sotme bartin mbathje që absolutisht janë të papërshtatshme. Tani kemi gjenerata të tëra që do të kenë probleme serioze shëndetësore për shkak të këpucëve që i bartin”, shton ajo. Vajzat e reja janë posaçërisht të ndjeshme ndaj këtij problemi, për shkak se eshtrat e këmbëve vazhdojnë të rriten gjatë periudhës së adoleshencës. Eshtrat janë ende të butë dhe mund të fillojnë që të marrin formë të panatyrshme. Kjo sjell deri te ndryshimi në mënyrën e të ecurit, çka në mënyrë zinxhir shkakton probleme në eshtra, më konkretisht në gjunjë, ije dhe shpinë.

اizmet ags (uggs)
Ekspertët thonë se çizmet e tilla janë tepër të buta, duke përfshirë edhe takën, e cila shumë shpejt shtypet dhe e vështirëson ecjen. Mungesa e mbështetësit gjithashtu sjell edhe deri te ajo që taka të sillet drejt brendisë, çka edhe më shumë i rëndon rastet e shputës së rrafshët, ndërsa shkakton edhe dhimbje në pjesët e epërme të këmbës. Prodhuesit kanë dëgjuar këshillat e ekspertëve, duke e forcuar takën, por pasi çizmet e tilla janë tepër të shtrenjta, shumica e vajzave mbathin imitime të lira pa forcim të takës.

Atletet
Atletet e thjeshta të lehta janë të çliruara nga disa probleme të cilat i sjellin mbathjet e rrafshëta, thonë ekspertët. ثshtë e rëndësishme që me to të vishni edhe çorape dhe lidhëset t’i lidhni në atë mënyrë që të përshtaten mirë me këmbët, pasi do të jenë më stabile për të mbështetur nyjat e këmbës. Nëse i mbathim në këmbë të zbathura, këmbët do të fillojnë të japin aromë të pakëndshme. Këmba në ditë prodhon sasi të djersës që mund të qëndrojë në një gotë të vogël. ثshtë e rëndësishme që atletet të jenë paksa të ngritura, siç është rasti me markën “Fred Perry” dhe që gishtat në to të mos jenë të ndrydhur. Shumica mendojnë se atletet e markës “Converse” janë të rehatshme për këmbë, mirëpo ekspertët fare nuk i preferojnë. “Janë tepër të rrafshëta”, thotë dr. Ema Sapl.

uggs-various.jpg


200812492431188.jpg
cizme_mov.jpg
 
Titulli: Cizmet e rrafshëta, të dëmshme për kurrizin

uggs hmm per cmimin qe kane, they better be good per kurrizin. Lol
 
Titulli: Cizmet e rrafshëta, të dëmshme për kurrizin

me thene te drejten nuk po gjejme karar me keto llojet e kepuceve...
ne kete studim thuhet qe cizmet e sheshta apo atletet jane te demshme per kurrizin, ndersa ne studimet e tjera thuhet qe kepucet e larta me taka gjithashtu jane te demshme per legenin e vajzave te reja i cili nga takat peson demtime dhe me pas sjellin pasoja ne mbajtjen e fetusit...
atehere si do ja bejme me gjetjen e llojit te kepuces??
 
Titulli: Cizmet e rrafshëta, të dëmshme për kurrizin

si tja besh ? vish cfare te kesh qef ti. Leri studimet e ketyr idjoteve. Se ate pune kane. Asgje ste bejne as takat dhe as te sheshtat. Vish ato qe te pelqejne. Pike.
 
Titulli: Cizmet e rrafshëta, të dëmshme për kurrizin

ehh t thone ca te duan..jan shum te rehatshme per shkoll
 
Titulli: Cizmet e rrafshëta, të dëmshme për kurrizin

Shume e vertet! Eshte dicka qe doktorrata kshillon; te mbash gjithmone 3 cm "taka" eshte shume e kshillushme per kurrizin.

C'ti besh qe un e kam difekt te madhe gjithmone pa taka ama zero fare.
 
Titulli: Cizmet e rrafshëta, të dëmshme për kurrizin

auff ju vajzat ma mir mos me kan hiq , Me kan me taka te medha ju vrajn , te rrafshta keq , qyhhh , ju vajzat jeni hyp set vrava , zhdryp set vrava :$
 
Titulli: Cizmet e rrafshëta, të dëmshme për kurrizin

Atletet më të rrezikshme se takat

Femrat vazhdimisht janë paralajmëruar se këpucët me taka të larta janë shumë të dëmshme për to, mirëpo sipas një studimi të ri, atletet paraqesin rrezik më të madh për shëndetin e sistemit lokomotor.

Shkencëtarët thonë se vrapimi me atlete krijon presion më të madh në nyje, sesa vrapimi me taka të larta. Autorët e studimit po ashtu shtojnë se, edhe pse atletet i mbrojnë këmbët, në rastet e goditjes në toke, forca përcillet në nyja, gjunjë dhe ijë, që më vonë mund të shkaktojë probleme të shumta. Në studim kanë marrë pjesë 68 vrapues, të cilët nuk kanë pasur histori të lëndimeve të mëparshme. Pas disa kërkimeve, rezultatet kanë treguar se mbathja e atleteve shton për 54% presionin në ije, ndërsa shtypja në gjunjë rritet për 36%. /ikubinfo*
 
Titulli: Cizmet e rrafshëta, të dëmshme për kurrizin

Tani e kuptova pse stergjyshja ime ankohej shume se kishte dhimbje kurrizi.
Ajo mbante perhere te sheshta , llasttke te holla i quante , dhe i bente vete.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top