Cilثt janث akademikثt grekث me origjinث shqiptare

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
“Arvanitasve të shekullit të 20-të u faturohet nga historia humbja e gjuhës së tyre dhe fajtorët më të mëdhenj janë intelektualët arvanitas, që përndryshe nuk qenë dhe të pakët në numër. Shumë prej tyre përfshihen në listën e emrave më të shndriçëm, që i dhanë lavdi Greqisë së Re.” (Aristidh Kola)



Shqiptarët kanë dhënë një ndihmë të madhe në pavarësinë e Greqisë. Ata kanë luftuar përkrah grekëve kundra turqve derisa më 18821 Greqia shpalli pavarësinë. Por shqiptarët kanë dhënë një ndihmë të madhe edhe në themelimin e Akademisë së Athinës.

Kështu në vitin 1926 ministri arsimit të Greqisë Dhimitër Egjiniti, arvanitas nga Egjina, raportoi dhe u botua Urdhëresat Kryesore më 18 mars 1925 për hapjen e Akademisë së Athinës e cila ndërtimi i saj u financuar nga një shqiptar i quajtur Simon Sina dhe ishte nga Voskopoja. Në këtë përmbledhje të shkurtër do të sjellim prejardhjen vetëm të disa nga akademikët grekë të Akademisë së Athinës që ishin me origjinë shqiptare.

Dhimitër Egjinit lindi më 1862 ai rrjedh nga një familje e lavdishme detare arvanitase, që ishte vendosur në Egjina. Babai i tij quhej Dionis Panajotu. H. Haxhi, që e ndryshoi në Egjiniti mbiemrin e familjes së tij. Pothuaj gjithë pasurinë e tij ia fali shtetit grek. ثshtë ai që në testamentin e tij la të hollat dhe u ndërtua spitali i sotëm që mban emrin ,,Egjiniot,,.
Bir i këtij mjeku të madh është Dhimitër Egjiniti, që lindi në Athinë më 1862. Pas mësimeve në gjimnaz, u regjistrua në seksionin e matematikës të Insitutit Filozofik të Universitetit të Athinës dhe mandej me bursë të këtij universiteti, studioi për Astronomi në Sarbonë dhe në Londër. Më 1896 Dhimitër Egjiniti u bë profesor i Astronomisë në Universitetin e Athinës. Asteroskopi i Athinës ia dedikon ekzistencën dhe formën e tij e deri sot Dhimitër Egjinit aq sa mundë ta quajnë atë me emrin Dhimitër Egjiniti.
Dhimitër Egjiniti është themelues i Akademisë së Athinës dhe një nga të parët autorë të saj. Në vitin 1929 ishte kryetar i Akademisë së Athinës dhe më 1933-1934 sekretar i përgjithshëm i Akademisë. Vdiq më 1934.

Angjello Gjini është një tjetër antar i akademisë së Athinës. Ai lindi në vitin 1859. Gjinët janë familje e madhe arvanitase që ishin vendosur në ishullin Speca. Historia e familjes Gjini nis që përpara Revolucionit të 1821. Gjyshi i Angjelo Gjinit, Antonio Gjini, kapedan me anijet e veta, ndërmori më 1793 të mbartë nga Stambolli në Francë, nëpunësin e lartë me mision special, duke thyer bllokadën e bregdetit të Francës, që i ishte imponuar atëhere.
Angjelo Gjini studioi në Gjermani, në Universitetin Politeknik të Oresdenit. Harrilla Trikupi e ftoi Angjelon të vinte në Greqi. Angjelo Gjini është krijuesi i vërtetë dhe organizuesi i Universitetit Politeknik Meçovio, që mban edhe sot trajtën që i dha ky shkencëtar i ndritur arvanitas.
Mund të themi pa frikë se Universiteti i Athinës, siç është sot, është vepër e Angjelo Gjinit, që veç të tjerave, dha mësim deri më 1928, kur vdiq.

Sotiri Skipi është nga familja e lënduar epiriotase arvanitase, Skipidët, që ishin komitë kryengritës. Në luftën për liri të kombit vepruan kudo. Morën pjesë në daljen nga Mesologji, në Rumeli, me arvanitas nga e njëjta farë e Karaiskaqit, në Poloponez, në Neokastro dhe kudo ku i thërriste detyra për lirinë e atdheut të tyre, Greqinë. Disa Skipidë patën lumturinë ta shikojnë të lirë atdheun për të cilën derdhën kaq gjak dhe e nderuan disi veçanërisht.
Nga këta Skipidë (Shqipë) ishte Sotir Skipi që lindi në Athinë më 1881.. Fatkeqësitë në jetë e sollën në Paris, ku jetoi për shumë vjet. Atje u përzje me shkrimtarë dhe ndoqi mësimet estetike dhe letërsie. Ishte mik i ngushtë i Zhan Moreasit, i Pol Farit. Më 1922 u nderua me Laurentin e Letrave dhe Arteve dhe më 1929 e emëruan sekretar i përgjithshëm i shkollës së Arteve të Bukura.
Më 1946 u zgjodh Antar i Akademisë së Athinës. Vdiq më 1952 në Francë, ku kalonte zakonisht stinën e verës.

Gjeorgjio Sotiriu lindi më 1880 në një familje arvanitase në ishullin e Specas më 1880. Pas shkollës, studioi në Fakultetin Teologjik në Universitetin e Athinës. Mandej shkoi në Gjermani dhe Austri, ku u muar posaçërisht e historinë e artit bizantit dhe mbishkrimet.
Më 1926 u bë Akademik dhe më 1941 u zgjodh kryetar i Akademisë së Athinës.
U bë antar i Akademisë së Rumanisë, i Akademisë Dei Lincei të Romës, i Fakultetit Arkeologjik të Berlinit, Vjenës dhe Pragës. U nderua me shumë medalje dhe vlerësime. Gjeorgjio Sotiriu ishte një vlerë shkencore me njohje ndërkombëtare.
Vdiq më 1965 në Athinë.

Spiridon Doda. ثshtë nga familje luftëtarësh të Hidrës.
Janë të njohura bëmat heroike të gjyshit të Spiro Doda, që luftoi rreptë turqit e ngujuar në Akropoli.
Spiridon Doda lindi në Athinë më 1878 dhe, pas gjimnazit, vazhdoi Universitetin e Athinës dhe më pas ndoqi studimet në Gjermani dhe Holandë.
Më 1925 u bë profesor i Farmakologjisë Eksparimentale, dhe më 1927 u bë profesor i Fiziologjisë Eksperimentale, dhe dha mësim deri më 1947, kur u tërhoq.
U zgjodh antarë i kademisë së Athinës më 1913 dhe kryetar i saj më 1943-1944..
Vdiq më 19 nëntor 1958.

Kostandin Horemi lindi më1898. ثshtë Arvanitas nga Klementi i Karintias. Lindi më 1898, pas gjimnazit studioi në Fakultetin e Mjeksisë në Universitetin e Athinës. Më 1923, shkoi në Berlin, ku punoi mjek në kopshtin Bashtiak të fëmijëve dhe më 1929 u bë drejtor i këtij kopshti.
Më 1935 zgjidhet pedagog i rregullt i Universitetit të Athinës, dhe më 1958 u bë antarë i Akademisë së Athinës.
U muar me tuberkulozin tek fëmijët, me anemikë në Greqi dhe ndërmori drejtimin e kërkimeve të rëndësishme me qëllim verifikimin e shëndetit të fëmijëve grekë. U ekzaminuan 65.000 fëmijë dhe punimi u ndërpre sepse Horemisi u kap nga gjermanët pushtues.
Vuri qëllim publikimin e studimeve pediatrike. Nuk arriti ta plotësoj veprën e vet. Vdiq më 1966.

Aleksandro Diomidi është nga familje e madhe e pasur arvanitase, që zbriti nga Epiri dhe u vendos në ishullin Speca. Familja Diomidi ushtruan detarinë, dhe bënin tregti në Mesdhe. Mbiemri fillestar ishte Qiriako dhe e ndryshuan që të ruhen emrat klasikë grekë.
Në kryengritjen e 1821 dhanë të gjithë pasurinë. ثshtë fjala për një familje të ndritura..
Aleksandër Diomidi lindi më 1875. Vazhdoi Fakultetin Juridik në Universitetin e Athinës dhe, në vazhdim, në Francë dhe Gjermani.
U bë ministër i Ekonomisë më 1913, ministër i Drejtësisë më 1918, ministër i Jashtëm më 1922, drejtor i Bankës Kombëtare, Kryetar i Këshillit të lartë ekonomik etj.
Më 1945 u bë antar i Akademisë së Athinës. Vdiq më 1950.

Vasil Egjiniti lindi në Athinë më 1875. Pas studimeve në Fakultetin e Filozofik të Athinës, vijoi studimet në Paris. Më 1904 u caktua profesor i matematik-fizikë në Universitetin e Athinës ku dha mësim deri më 1947.
Studimet e tij në Mekanikë, Elektrik, Meteorologji dhe Astronomi janë shumë të rëndësishme. Zhvilloi një veprimtari të vyer drejtuese adimistrative në Universitetin e Athinës, kryesisht në sektorin ekonomik. Ia doli të ndërtojë sallën e laboratorit dhe të rregullojë çështjen ekonomike të Universitetit në periudhën e vështirë të pushtimit gjerman.
Më 1952 u bë Akademik i Akademisë së Athinës.
Vdiq në vitin 1959.

Maksim Miçopulos është nga familje e mirëfilltë arvanitase. Mbiemri i mëparshëm i familjes ishte Rizos. Familja Miçopulos u shpërngul nga Epiri dhe me familjet e tjera arvanitase u vendos në Peloponez, që atëherë ishte plotësisht i banuar me arvanitë. Nga kjo familje vjen Maksim Miçopulos. ثshtë biri i Konstandin Miçopulos që themeloi Muzeun gjeologjike mineral të Universitetit të Athinës.
Maksi lindi në Athinë më 1897. Studioi shkenca natyrore në Universitetin e Athinës dhe u specializua në Mynih të Gjermanisë për gjeologji dhe paleontologji.
Më 1955 bëhet Akademik. Me rëndësi janë kërkimet e tij profesionale për të cilat u dekorua nga Akademia e Athinës.
Vdiq më 1968.

Vasil Malamos lindi më1909.
Nga viti 1550 Malamët janë një familje luftëtarësh nga Epiri. Jorgo Malamos ishte komandant i një grupi suljotësh dhe u nderua nga Kapodistria.
Pasardhës i kësaj familje është Vasili Malamos i cili lindi në Athinë në vitin 1909. Ai studjoi në fillim në mjeksi në Athinë dhe më vonë në Hamburg.
Punoi në Universitetin e Hamburgut, të Frankfurtit, dhe pranë zbuluesit të penicilinës A. Fleming. Shkoi në Brazil për kërkimet në fushën e sëmundjeve tropikale.
Më 1953 u bë pedagog në Universitetin e Athinës dhe drejtor i Spitalit në Athinë.
U bë Akademik më 1970, dhe vdiq më 1973.
Vlerën shkencore e njohur botërisht, i propozuan të drejtonte punimet e mjekësisë qelizore dhe Biologjike, që u mbajtën në Athinë, por atë vit ai vdiq.

Dhimitri Kaburoglu lindi më1852. Mbiemri Kaburoglu është i mëvonshëm. Preardhja e familjes së Dhimitrit është nga Stambolli, por që ishin në fillim familje e madhe arvanite nga Epiri. I pari që mori mbiemrin Kaburoglu kishte baba Kurizo, dhe turqit e quajtën Kaburoglu-bir i kurrizos dhe qysh atëhere u ngeli mbiemri Kaburoglu. Gjithë para ardhësit janë njerëz të shquar të kohës dhe gratë me të cilat u martuan ishin nga familje zyrtare të Fanarit (Stamboll).
Babai, Grigori, boton revistën "Efterpi" dhe nëna e tij, Marina Jeronda boton "Përralla dhe fjalë të urta Athinare"
Dhimitër Kaburoglu studioi për drejtësi në Athinë, punoi si avokat dhe më pas hyri në fushën e drejtimit të punëve publike. Në vitin 1927 bëhet Akademik. Vdiq më 1942.

Teofili Voreas lindi në Marusi në vitin 1873. ثshtë nga familje arvanite të Marusit. Pasi mbaroi studimet e fakultetit ku u dallua, u caktua ndihmës i Profesor Dhimitër Egjinitit në Asteroskopin e Athinës. E tërhoqi Filozofia dhe Teologjia. Studioi në Fakultetin Filozofik-Teologjik në Universitetin e Athinës.
Më 1912 u caktua pedagog i Filozofisë në Universitetin e Athinës ku dha mësim deri në vitin 1939 dhe si pedagog nderi deri më 1946-1949. Nga viti 1913 deri më 1925 u përpoq për krijimin e laboratorit psikologjik ku u bënë mjaft kërkime eksperimentale serioze.
Më 1926 u bë Akademik dhe më 1936 kryetar i Akademisë së Athinës.
Vdiq më 1954.




nga :Arben Llalla
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top