Ciljeta: Me emrin tim sulmojne PD

Ketrushe

Pianistia
Ciljeta: Me emrin tim sulmojne PD



Nuk i ka bërë ende 25 vjeçe dhe është më e reja në listën e 100 fituesve në Këshillin Kombëtar të PD-së. Edhe pse nuk do ta lërë skenën, nuk e mohon që jeta i ka ndryshuar. Në këtë intervistë tregon gjithçka se si u gjend në politikë dhe ku synon të shkojë. Cila është njohja me Kryeministrin Berisha, komentet që i janë bërë për ta sulmuar, ndërsa pohon se lidhja e saj 5 vjeçare e dashurisë vazhdon ende
اiljeta tashmë je në listën e 100 anëtarëve fitues të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Si ndihesh?
Ndihem e vlerësuar dhe me përgjegjësi.
Pse mendon se të kanë votuar?
Mua me ka kandiduar Forumi Rinor i Partisë Demokratike duke qenë se gjithmonë jam angazhuar, gjithmonë kam deklaruar bindjen time hapur për këtë parti. Besoj më kanë votuar duke menduar se përveç se jam një demokrate me bindje të djathta, përfaqësoj dhe bukur forumin rinor të Partisë Demokratike, por dhe për faktin se jam një personazh publik.
Je në zonën e fituesve, ku mes të rinjve ka shumë politikanë me karrierë. Si e sheh veten mes tyre dhe cilat janë ambiciet e vërteta në politikë?
E shoh që jam më e reja mes tyre dhe më pa përvojë në këtë fushë se ato. Edhe pse kam kryer studimet për shkenca politike përvoja është ajo që të ndjehesh politikan, megjithatë për mua është privilegj, që emri im është mes tyre. Kjo më bën të ndjehem me përgjegjësi për të qenë e angazhuar denjësisht tek kjo parti. Eshtë tepër herët të flas për ambicie, pasi ky ishte vetëm një hap i parë, dhe pse dëshira është e madhe për të vazhduar më tej.
Mendon realisht se rrjedha e jetës do të ndryshojë, dhe sa e angazhuar do të jesh realisht në politikën, po muzikë?
Sigurisht që diçka do ndryshojë. Tani që më kanë përzgjedhur në Këshillin Kombëtar përgjegjësia ime është më e madhe dhe do angazhohem seriozisht në politikë, por muzika është pjesa ime parësore për mua, madje kjo më inspiron të bëj “hite” edhe më të bukura që fansat e mi të shtohen, sigurisht edhe demokratë të rinj do shtohen.
Ndërkohë që pritej rezultati i votimit, në një nga TV-të u përdor shprehja “çiljetizimi i PD-së”. Si do ta kishe komentuar këtë shprehje?
Mua më vjen çudi pse një i ri që hyn në Këshillin Kombëtar duhet të sulmohet kaq shumë, ndërkohë që kanë në dorë të tregohen dashamirës ndaj këtij fakti megjithatë çdo njeri ka të drejtë të mendojë dhe t’i përdorë si të dojë. Komentet që bëjnë për mua s’kanë rëndësi shumë. Për më tepër që ato i përdorin për të sulmuar Partinë Demokratike, dhe jo mua.
Jeni pjesë e PD-së, po çfarë mendoni se nuk funksionon si duhet në këtë qeverisje që do të dëshironit të ndryshonte?
Besoj se si në 4-vjeçarin e parë ku janë arritur shumë gjëra dhe në këtë 4 –vjeçar, ku planet dhe projektet e Kryeministrit janë shumë të mëdha. اdo gjë po funksionon mirë për më shumë unë s’jam aq e informuar politikisht sa të mund të bëj një kritikë se cfarë nuk funksionon.
Një nga diskutimet e fundit ka qenë legalizimi i martesave gay, ti je pro apo kundër?
(qesh)Jam pro, nuk gjykoj askënd. اdokush ka të drejtë ta bëj jetën si do, ndaj dhe quhemi shtet demokratik, që gjithkush është i lirë të bëjë zgjedhjen që dëshiron.
I njeh femrat e tjera në këtë këshill të ri, mund të përmendësh disa emra?
Sigurisht njoh disa prej tyre si; znj.Juela Meçani, znj.Erla Mëhilli, znj. Mesila Doda, etj.
Duket se Kryetari i rizgjedhur i Këshillit dhe Kryeministri Berisha të ka për zemër. Ke biseduar ndonjëherë dhe çfarë ju ka thënë?
Jo, nuk kam biseduar asnjëherë me Kryeministrin Berisha. Kontakti më i afërt ka qenë nëpër fusha kur kemi pasur thjesht shtrëngime duarsh. Vlerësimi që më ka bërë mua më ka frymëzuar t’i hyj seriozisht dhe denjësisht politikës që të punoj shumë aq sa dhe kontributi im te jetë i dobishëm në këtë parti dhe ndoshta një ditë të ndjehet krenar për mua, kur të jem pjesë e kësaj qeverie. Për mua është një njeri me zemër të madhe, me shpirt luftarak dhe kjo e bën të paarritshëm. Kjo është një bindje që kam pasur dhe e kam përforcuar dhe më shumë këtë fushatë, sa herë që e dëgjoja me kuriozitet fëmije kur fliste, dhe sa herë e kisha në krah kur këndonim “Shqipëria po ndryshon”.
Kthehemi tek muzika, skena… اfarë jeni duke realizuar në këto momente, dhe a do të mund të ndryshonit stil në muzikë tani e tutje?
Shumë e kam ndryshuar stilin këto vite madje dhe kjo vjen si shkak i moshës që jam rritur. Stili që kam është ai që më veçon nga të tjerat. Jam duke realizuar dy këngë të reja me Flori Mumajesin.
Ndërkohë ku keni planifikuar ta kaloni ndërrimin e viteve, dhe çfarë dhuratash ke përgatitur?
Me familjen time ende skam bërë dhurata, do mendohem e do të them (qesh).
Mendoni se ky është shekulli i njerëzve të bukur, ty personalisht të janë hapur shumë dyer?
Bukuria ka qenë një prioritet shekuj me parë, po kjo s’është gjithçka. Për të arritur duhet punë dhe investim, sakrificë për t’i merituar dyert e hapura.
Dhe një pyetje për jetën private, në fakt nëse do t’u pyesnim për statusin tuaj, je “in relationship” apo “single”?
Mua të shkretës s’më lënë “single” asnjëherë(qesh). Vazhdoj të jem in relationship prej pesë vjetëve. Tashmë ju e dini, pse pyesni kot…
 
Titulli: Ciljeta: Me emrin tim sulmojne PD

Fjalimi i mbajtur nga Fan S. Noli në Parlamanetin Shqiptar në 1924!

E para. Anarkia fetare: katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e
një populli pagan.

E dyta. Anarkia sociale: Këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë
burzhuazie. Këtu bujku është më bej se beu dhe beu më bujk se bujku. Kemi një
shembull të bukur për partinë popullore e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve nga
oxhakët më të vjetër, kurse anatarët e saj lëvdohen se kanë shpëtuar prej bejlerëve.

E treta. Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen,
qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet
janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

E katërta. Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot
dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej
ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e
Mesme, ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar te shenjtërojnë anë
e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor
e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të
prokllamohet patriot i madh.

E pesta. Anarkia e idealeve : Këtu idealet e shtrembëra, të errëta e të mumifikuara
të Fanarit e të Buhares përfyten e përleshen në një luftë për jetë a vdekje me idealet
më të gjalla më elegante e më të nderitshme të Perëndimit. Na mungojnë vetëm idealet
e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me
kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpuseh që
mund ti copëtosh, por jo ti shqitësh nga trupi që kafshojnë dhe thëthijnë. Herodi tregon
se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë
e s’e lëshonte, gjersa ja prenë; atëhere e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë,
atehere e kapi me dhëmbë e s’e lëshoj gjersa i’a prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodi
përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i
vjetërsisë antike. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart e
kokën po dhe këmbët e trupin.
 
Titulli: Ciljeta: Me emrin tim sulmojne PD

Tani që më kanë përzgjedhur në Këshillin Kombëtar përgjegjësia ime është më e madhe dhe do angazhohem seriozisht në politikë, por muzika është pjesa ime parësore për mua, madje kjo më inspiron të bëj “hite” edhe më të bukura që fansat e mi të shtohen, sigurisht edhe demokratë të rinj do shtohen.
Mua më vjen çudi pse një i ri që hyn në Këshillin Kombëtar duhet të sulmohet kaq shumë, ndërkohë që kanë në dorë të tregohen dashamirës ndaj këtij fakti megjithatë çdo njeri ka të drejtë të mendojë dhe t’i përdorë si të dojë.

vertet cudi ee..pse duhet te sulmohet?????????? :p
ciljeta.jpg
 
Titulli: Ciljeta: Me emrin tim sulmojne PD

:lexim:po i futet dhe ciljeta politikes:eek:hh:
mos po kopjon berisha berluskonin??
velinat dhe kengetaret si ciljeta jane e ardhmja e politikes ne vendin tone dhe ne ate fqinj...
goxha arritje x keta krere shteti:dong::dong:
 
Titulli: Ciljeta: Me emrin tim sulmojne PD

Ciljeta sexy girl,bashkebiseduesja e bisedave "hot"tek 00900 sigurisht do ta shtoje tifozerine tek PD,pas zgjedhjes se saj ne K,drejtues.
 
Titulli: Ciljeta: Me emrin tim sulmojne PD

:lexim:po i futet dhe ciljeta politikes:eek:hh:
mos po kopjon berisha berluskonin??
velinat dhe kengetaret si ciljeta jane e ardhmja e politikes ne vendin tone dhe ne ate fqinj...
goxha arritje x keta krere shteti:dong::dong:

Te pakten keto te Italise,jane cik me serioze dhe nje shkolle e kane.


P.s. E mbaj mend qe para disa vitesh,erdhi ne qytetin tim si e ftuar e kandidatit te PS apo LSI..
Kur i eshte futur dhe kjo politikes,mos ngelte njeri tjeter pa hyre aty..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top