Cili është “metri” i rritjes ekonomike shqiptare?

Bilderberg

Anëtar i ri
Nga PثRPARIM HALILI - Edhe pse qeveria përpiqet deri në sakrificë morale, për të bindur shqiptarët dhe faktorët politikë, ata të specializuar dhe bashkëpunues ndërkombëtarë, brenda “vijës së verdhë” të kësaj ekonomie ndesh një realitet shqetësues, që kërkon ndërhyrje efeciente për ndryshimin e gjendjes dhe ecurinë perspektive progresiste të ekonomisë tonë.

Nisur nga treguesit e matshëm të ekonomisë, shqetësimi duhet të shndërrohet në alarm, qoftë për shkallën e “kriminalizimit” të saj nëpërmjet informalitetit të skajshëm, qoftë lidhur me strategjinë e daljes nga “anemia” dhe me prognozën e ecurisë normale të saj, për të dalë nga kthetrat e krizës ku jemi zhytur. Përpjekjet e qeverisë për të deklaruar “rritje ekonomike, rritje investimesh, rritje të mirëqenies, reforma strukturore, privatizime efeciente, gjallërim të iniciativës së lirë” etj., kontestohen nga fakti, që kemi si tregues jo fuqizimin, por rrënimin e ekonomisë.
Asnjë operacion i bërë në ekonominë shqiptare në këto 4 vjet, nuk është shoqëruar me efekte përmirësuese të drejtpërdrejta në mirëqenien e popullatës. Për të maskuar këto politika dështuese e denigruese në ekonomi, qeveria ka krijuar raporte jo transparente si te shqiptarët ashtu dhe me institucionet ndërkombëtare. Edhe në platformën e buxhetit 2009, qeveria tregoi se politikat e saj i ka përqendruar në ecurinë e disa treguesve të përgjithshëm, standard si ato të buxhetit të vitit 2008, duke mos piketuar ndërhyrje konkrete, të detajuara me ndikim në zhvillimin progresiv të ekonomisë.
Qeveria nuk po bën asnjë kujdes për ruajtjen e ekuilibreve jetikë për ekonominë e vendit. I tillë është ekuilibri i bilancit të tregtisë së jashtme. Sipas statistikave zyrtare, niveli i importeve në ekonominë shqiptare është pesë herë më i madh se i eksporteve. Ky nuk është tregues i tregtisë së lirë, por një kambanë alarmi, për atë se si burimet valutore të këtij vendi, të siguruara me mund nga emigrantët shqiptarë, po riatdhesohen drejt burimit të tyre. Aspak shpresëdhënëse nuk është struktura e importeve, ku, sipas statistikave reale, 70% të volumit e përbëjnë mallrat e konsumit. Zhvillimi ekonomik i vendit duhet mbështetur në kapitalizmin e vërtetë shqiptar, me bazë dominuese, ekonominë kombëtare. Kjo e fundit, nuk duhet bazuar në kapitalin tregtar e aq më tepër në atë informal, ku, sipas statistikave, më shumë se gjysma e prodhimit mbulohet nga tregtia dhe ku më shumë se gjysma e koncesioneve, kryhet në mënyrë informale. Nuk është rritje, por rrënim i ekonomisë kombëtare, fakti i mosshfrytëzimit të depozitave të qytetarëve shqiptarë, për kreditim dhe investime kapitale, kur dihet që niveli i tyre arrin në afro 3 miliardë dollarë. Po kështu, nuk është rritje ekonomike, por shkatërrim i saj, realiteti i krijimit të monopoleve në importet e tregtisë për produktet jetike, në mallrat e akcizës së fortë dhe krijimin e monopoleve të konsumit të kontrolluar, të cilat, si ç’dihet, janë përqëndruar së fundi në duart e atyre që bëjnë planifikimin e treguesve ekonomikë, pra të klaneve qeverisëse. Tjetër: bllokimi i industrisë agroushqimore është goditja më e rëndë ndaj ekonomisë kombëtare. Ky aktivitet me resurse për të plotësuar të gjitha nevojat e vendit me ushqime dhe me volum të ndjeshëm në eksporte, ndihet prej vitesh inferior, madje jashtë loje, për shkak të importeve masive. Marrëveshjet e firmosura prej qeverisë për tregtinë e lirë, jo vetëm s’kanë marrë parasysh specifikat, interesat dhe koston e prodhimeve shqiptare, por kanë ligjëruar rrugët e konkurrimit të padrejtë, në favor të prodhuesve të vendeve fqinje.

Treguesit e rritjes ekonomike të hedhura në publik prej qeverisë, konstatojmë se nuk janë realë, përkundrazi ato janë “veladon” për të mbuluar treguesit e rënduar socialë që po përjetojnë shqiptarët. Treguesi më i qartë i uljes dhe jo i rritjes ekonomike është niveli i lartë i varfërisë, sespe të deklarosh rritje ekonomike, do të thotë të kesh ulje të dukshme të varfërisë, pra të shtosh diçka më tepër në sasi në xhepat dhe në tavolinat e bukës së popullatës e jo të hartosh tabela me rritje dy e treshifrore në mirëqenie. Nëse ka rritje ekonomike dhe mirëqenie po në rritje, atëherë në këtë vend me afro vetëm 2 milionë njerëz mbetur prezent brenda kufijve, nuk është aspak normale të jenë mbi 800 mijë të papunë. Që në këtë vend, me afro 50 qendra të rëndësishme burimesh energjetike të mos ketë fronte pune.
Që çdo vit të “prodhohen” mbi 40 mijë të papunë aktivë.
Që çdo vit, të largohen nga vendi afro 300 familje.
Që çdo vit të vetvriten nga varfëria afro 150 kryefamiljarë.
Që çdo vit të bëhen afro 350 divorce vetëm nga varfëria ekstreme.
Që në çdo qytet, bashkitë të kërkojnë fonde për hapjen e mensave të supës.
Që 23% e fëmijëve të braktisin shkollën, për t’u punësuar.
Që vetëm në Tiranë, brenda 10 viteve, të braktisen prej prindërve afro 1500 fëmijë, të cilët lypin dhe flënë trotuareve, ose përdoren rrugëve të Greqisë e Italisë prej tutorëve.
Që afro 60% e krimeve ordinere dhe fizike deri me vrasje, kanë si shkak varfërinë ekstreme.
Këto e të tjerë, janë dhe duhet të jenë treguesit me të cilët matet rritja ose rënia ekonomike, rritja ose ulja e mirëqenies dhe jo tabelat statistikore që hartohen në zyrat e qeverisjes.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Cili është “metri” i rritjes ekonomike shqiptare?

Teme shume interesante kjo vetem se eshte si shume pesimiste.
Do doja te shtoja faktin se shqiperise i mungone vertet nje klase politike qe mendon per emancipim .....nje fryme e re nje (obama)
kur me keto probleme po perballen shtete si amerika dhe me shume veshtersi po ja harrin qellimit te krijojne vende pune jo me shqiperia qe ka qene dhe do jete shtet buratinajesh qe na komandon dikush tjeter ...
Kur ishim ne komunizem na komandonte "bashkimi sovjetik" dhe tani qe jemi ne
demokraci na komandojne "shtetet e bashkuara" ndaj mos u habisni
se perparimet deri me sote shqiperise i kane ardhur vetem nga emigrantet.
Nje shtete vleresohet nga sherbimet shendetesore dhe dua te them qe ne shiperi korupsioni eshte shume i thekesuar nuk mund te beshe nje mjekim te vogel pa hedhur 5000 lekshen .........ky korupsion po shkaterron gjithçka
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top