Cili është dallimi nga të ndjerit gjallë dhe të jetuarit vërtetë?

Happyheart

Antarë i Respektuar
Të qënit gjallë dhe kur tamam tamam e ndjen veten të tillë, është pikërisht atëhere kur je duke përjetuar dhimbje, sëmundje dhe varfëri, pikërisht atêhere kur gjuri prek tokën dhe vetes i dëshiron vdekjen.
Në këto faza të jetës njeriu e kupton që është gjallë sepse vuajtjet të prekin në çdo qelizë, gjer në frymë.
Por, pas gjithë shumë sfidave të fituara, vjen një dit që kupton se ke jetuar vërtetë.

Si mendoni o shpirtra te bukur😊
 
Asgje ne kete bote s`duhet te vej per poshte etjen per te jetuar jeten tone!
Dhe ky eshte nje koncept qe vete jeta e ka vertetuar me mijera here!
Qenia njerzore eshte e ndertuar ne sistemin e saj neurotik qe te perballet,pershtatet qendroj dhe supoertoj c`do veshtersi,dhimbje dhe situat me te vetmen deshire,per te jetuar dhe nje dite tjeter,dhe qe e nesermja premton nje diell me te bukur ne ditet e ti.
 
Të ndjejesh gjallë në aspektin që frymon e kryen gjërat elementare, është larg nga të ‘jetuarit’.
Sfidat që ke përmendur më lartë, janë pikërisht ato që i japin vlerë dhe në shumë raste e ndryshojnë pikëpamjen tonë mbi vetë konceptin.
Dikush jetoi bashkë me rrudhat e ballit. Tjetri në mirëqenie luksoze, etj, etj, por në të vërtetë jetoi ai/ajo që dha gjithçka pa pritur asgjë në shkëmbim.
 
Te jesh gjalle do me thene te frymosh n'kohe, n'hapesire, n'qelize.

Mos me vdek para se te jemi te vdekur!

Pra, mos frymo kot, pa emocion, pa nerv, pa kujdes, pa arsye.

Mos jeto duke u anku, duke mos shiju asgje, duke neglizhu gjithcka, duke mos mesu 1 gje te re, duke mos e njoft nje njeri te ri, duke mos e pi 1 kafe per kenaqesi, duke mos e vizitu njeriun tend, duke be cdo dite te njejten e te mos kesh asgje qe ja vlen te mbash mend ne fund te dites.

Mos vepro pa mend, thjesht ne menyre mekanike. Mos u ushqe sa me mbush barkun, mos shko n'pune sa me mbaru orarin, mos pershendet sa per inerci, e mos ec neper rruge e vende hutueshem pa verejt çka te rrethon.

N'daç me qene gjalle!
 
Per te parin jeta eshte shume shume e gjate sikur dhe fare pak te jetoje.
Per ate qe e jeton, dhe 100 vite te shkoje, eshte shume e shkurter sa nje hapje e mbyllje syri
 
Ti jeton vërtetë,kur ndjen energjinë e universit brenda teje.
Ti jeton vërtetë kur kupton se çdo gjë që të rrethon,të duket e bukur.
Ti jeton vërtetë kur ndjek ëndrrat e tua,sado të pamundura të duken.
Ti jeton vërtetë kur je vetvetja.
Ti jeton vërtetë kur nuk pendohesh për zgjedhjet e tua..
 
Ngjarjet e te shkuares na tregojne se kush jemi.Ato te se ardhmes,krijojne shpresat tek ne.
Ai qe i balancon keto dy gjendje,eshte duke jetuar....
Ata qe se rregullojne dot peshoret,jane gjalle....
 
Jeta esht sa e bukur aq dhe e veshtire. Ndodhin lloj lloj te papriturash nga me te ndryshmet qe askush smund ti imagjinoje ... pra sporvat !
Nese nuk sprovohesh ne dicka dhe nuk perballesh me veshtirsite e jetes ...ti ske jetu por ke vegjetu !
 
Jeta esht sa e bukur aq dhe e veshtire. Ndodhin lloj lloj te papriturash nga me te ndryshmet qe askush smund ti imagjinoje ... pra sporvat !
Nese nuk sprovohesh ne dicka dhe nuk perballesh me veshtirsite e jetes ...ti ske jetu por ke vegjetu !
😎
 

Cili është dallimi nga të ndjerit gjallë dhe të jetuarit vërtetë?​


Te jetuarit eshte kur nga nje mase qelizore qe i eshte merzitur jeta edhe per te marre fryme, ti e mbush ate (pra jeten) me ty, pak nga pak me durim.

E mbush me hapin tend, me shikimin tend, e mbush me ekon e zerit qe te ben me nje kreshe te beshme dhe kudo qe shkel ti e le nje veper, nje prekje qe mbush zemra me miresi dhe kalvari i atyre qe te bekojne rrugen gur-gur per te cilen ti nuk e shikon por e nderton ate me idete e shpirtit tend.

Ti jeton se je vete qielli dhe zgalemi, je llava dhe vullkani, je ajri qe mbledh petalet e shpirtit tend dhe i perhap pjalmin neper lendinat e atyre qe mundesh ti besh si vetja, flak e shkreptime, rrufe e bubullime.

Te jetuarit e vertete eshte kur ti je dishepull i orakullit te guximit dhe kalores i urdherit te horizontit.
Te jetuarit eshte te qenit i pa vdekshem ne ate qe ti ke bere e lene pas ne testamentin pa leter e boje por te gdhendur neper ato fole dallndyshesh qe percojne kudo ekon e shpirti tend te lire.
 
Kur ndihesh e lumtur tek shikon dhe shijon , nje perendim apo lindje dielli.
Pa le me kur ke ne dore nje lule dele ,dhe e shikon mrekullisht se sa e brisht e bukur eshte,dhe e gjithe kjo eshte nje mrekulli e natyres!
E po ashtu dhe ne,jo mepak,jemi mrekulli e kesaj natyre.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top