Cili është dallimi nga të ndjerit gjallë dhe të jetuarit vërtetë?

Të qënit gjallë dhe kur tamam tamam e ndjen veten të tillë, është pikërisht atëhere kur je duke përjetuar dhimbje, sëmundje dhe varfëri, pikërisht atêhere kur gjuri prek tokën dhe vetes i dëshiron vdekjen.
Në këto faza të jetës njeriu e kupton që është gjallë sepse vuajtjet të prekin në çdo qelizë, gjer në frymë.
Por, pas gjithë shumë sfidave të fituara, vjen një dit që kupton se ke jetuar vërtetë.

Si mendoni o shpirtra te bukur😊
 
Asgje ne kete bote s`duhet te vej per poshte etjen per te jetuar jeten tone!
Dhe ky eshte nje koncept qe vete jeta e ka vertetuar me mijera here!
Qenia njerzore eshte e ndertuar ne sistemin e saj neurotik qe te perballet,pershtatet qendroj dhe supoertoj c`do veshtersi,dhimbje dhe situat me te vetmen deshire,per te jetuar dhe nje dite tjeter,dhe qe e nesermja premton nje diell me te bukur ne ditet e ti.
 
Të ndjejesh gjallë në aspektin që frymon e kryen gjërat elementare, është larg nga të ‘jetuarit’.
Sfidat që ke përmendur më lartë, janë pikërisht ato që i japin vlerë dhe në shumë raste e ndryshojnë pikëpamjen tonë mbi vetë konceptin.
Dikush jetoi bashkë me rrudhat e ballit. Tjetri në mirëqenie luksoze, etj, etj, por në të vërtetë jetoi ai/ajo që dha gjithçka pa pritur asgjë në shkëmbim.
 
Te jesh gjalle do me thene te frymosh n'kohe, n'hapesire, n'qelize.

Mos me vdek para se te jemi te vdekur!

Pra, mos frymo kot, pa emocion, pa nerv, pa kujdes, pa arsye.

Mos jeto duke u anku, duke mos shiju asgje, duke neglizhu gjithcka, duke mos mesu 1 gje te re, duke mos e njoft nje njeri te ri, duke mos e pi 1 kafe per kenaqesi, duke mos e vizitu njeriun tend, duke be cdo dite te njejten e te mos kesh asgje qe ja vlen te mbash mend ne fund te dites.

Mos vepro pa mend, thjesht ne menyre mekanike. Mos u ushqe sa me mbush barkun, mos shko n'pune sa me mbaru orarin, mos pershendet sa per inerci, e mos ec neper rruge e vende hutueshem pa verejt çka te rrethon.

N'daç me qene gjalle!
 
Per te parin jeta eshte shume shume e gjate sikur dhe fare pak te jetoje.
Per ate qe e jeton, dhe 100 vite te shkoje, eshte shume e shkurter sa nje hapje e mbyllje syri
 
Te ndjerit gjalle kur ndjen rrahjet e zemres.
Dhe vetem te jetuarit kur nuk e ndjen se ke zemer.
 
Ti jeton vërtetë,kur ndjen energjinë e universit brenda teje.
Ti jeton vërtetë kur kupton se çdo gjë që të rrethon,të duket e bukur.
Ti jeton vërtetë kur ndjek ëndrrat e tua,sado të pamundura të duken.
Ti jeton vërtetë kur je vetvetja.
Ti jeton vërtetë kur nuk pendohesh për zgjedhjet e tua..
 
Top