Cilët intelektualë ndiqeshin nga UDBA

fshatari

Anetar
a_316.jpg


Po kësisoj trajtimi kishin edhe disa dhjetra të tjerë intelektual maqedonas, të cilët i di me emër dhe mbiemër, e lista e të cilëve është mjaft e gjatë. E të mos flasim për ndjekjet e shqiptarëve veçmas në relacionet për zbulim dhe kundërzbulim ndaj Shqipërisë, të cilët në këto lista përfshiheshin me qindra personalitete dhe linja vazhdonte deri në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe mjaft profesorë dhe intelektualë të tjerë (sidomos ata të cilët venin e vinin në Universitetin e Prishtinës për të mbajtur ligjerata, por edhe të tjerë si gjuhëtarë e historian, si albanolog dhe shkencëtarë, emrat e të cilëve i mbaj në listë, por sa për hir të vërtetës dhe lexuesit si shembull do të përmendi vetëm ca nga këta: Aleks Budën si shembull, dosja e të cilit u plotësua dhe u bë mjaft voluminoze ( identike me ate të cilën në sirtarët e saj i`a mbante sigurimi i shtetit në Tiranë me urdhër të kahershëm të Enverit, të nënshkruar nga Ramiz Alia, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu. Aparati dhe kryeshefat e UDB-së federative të Beogradit, sepse edhe Prishtina e Beogradi (UDB) mbanin njëkohësisht hapur dosje të veçanta për Selman Rizën si tepër të “rrezikshëm” për Jugosllavinë, ngase ai tërë një jetë dhe me tërë shpirt ka dashur që Kosova të mos mbetej nën regjimin jugosllav, por të jetë me të gjitha trojet tjera shqiptare e bashkuar me Shqipërinë. Për çka kundër kësaj ishte edhe vetë Enveri. Por, UDB jugosllave sistematikisht dhe përmes rrjetit të saj të dendur agjenturor dhe të spiunazhit në disa vende ballkanike, e sidomos në Shqipëri,dosjet e veçanta të cilat nuk dij për çfarë arsyeje paralelisht me Sigurimin në Tiranë i mbanin dhe i plotësonin për shumë intelektual jo vetem për Selman Rizën, Aleks Budën, Eqrem اabejn, Pajazit Nushin, Rexhep Ismajlin,Teki Dervishin..etj nga Kosova dhe Shkupi, por edhe nga rradhët e emigracionit shqiptar siç ishin Arshi Pipa, Namik Resuli, Athanas Gegaj, Fuad Myftiu etj. Por UDB mbante në vëzhgim dhe grumbullonte materiale operative dhe referate të sistemuara mirë për analiza dhe plane të veta interne edhe për shumë të tjerë (si për të birin e Selman Rizës, Eminin). Madje edhe për disa intelektualë të tjerë brenda dhe jashtë Shqipërisë si: dr. Bexhet Reson, Rexhep Qosen, Hasan Kaleshin, Reiz Ali Hoxhën, i poshter Sinën, Martin Camajn, Adriatik Kallullin, Abaz Dojaken, Andromaqi Gjergjin, Piro Thomo, Petro Markon, Abdi Baletën, Sabri Godon, Rexhep Mejdanin, Ramadan Sokolin, Emil Lafen, Ismail Kadarene, Ali Muka, Dilaver Kurti, Fahri Balliun, Dritëro Agolli, Zamir Mati,Gjergj Titani, Kurt Kola, Fatmit Gjata, Fatos Kongoli, Dhimiter Xhuvani, Llazar Siliqi, Dalan Shapllo, Myslim Shyri, Hysen Kordha, Zija Xholi, Xhevat Lloshi, Jakov Xoxa, Jup Kastrati, Zija اela, Hasan Luci, Thimo Bare, Rahman Parllakun, Petrit Dumen, i poshter Balluku, Kadri Hazbiun, Hysni Kapon, Haxhi Lleshin, Stafe e Aqif Lleshin, Hekuran Hisain, Spartak Ngjelën, Fadil Paçramin, Todi Lubonjën, Shaban Braha, Mark Dodoni, Uran Butka,Gazmend Shpuza, Arben Puto, Luan Rama, Shefki Hyseni, Jakup Mato, Zihni Sako, Shaban Muratin, Kasëm Trebeshinën, Hysen Peja, Qazim Radoniqi, Xhemal Prizreni, Fehim Ibrahimi, përsëri Emil Lafe që nga viti l972 kur bën fjalë mbi Kongresin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, Fatmir Gjata, Andon Kuqali, Sokrat Plakajn, Alfred Uci, Ylli Popa, Alfred Mojsiu, Ramazan Bogdani, Anastas Kondo, Spiro Dede, perseri Sabri Godo, Ali Ymeri, Abdi Baleta, Peçi Dado, Spiro Comora, Tomor Osmani, Irakli Koçollari, Elmaz Leci, Luan Qafzezi, Ndue Ukcamaj, Asim Aliko, Xhezair Abazi, Vasil Tabaku, Luan Qafzezi, Lirim Deda, Ferid Hudhri, Adem Istrefi, Nexhat Ibrahimi dhe shumë të tjerë, për të cilët do të bëjmë fjalë më gjërësisht një rradhë tjetër. Por listat e gjata të këtij formati me emra personash dhe personalitetesh nga fusha te ndryshme, studjues, analistë, diplomatë, shkencëtarë, gjuhtarë, historian, albanologë e profesorë dhe njerëz të thjeshtë, nxënës e studentë, hoxhallarë e arsimtarë etj, qofshin nga Kosova ose troje të tjera shqiptare nën Jugosllavi, e të cilët i vëzhgonte, përcjellte dhe survejonte UDB dhe KOS, ua kishte sajuar dosjet personale, duke i gjurmuar në mënyrë permanente dhe sistematike me mjete dhe metoda konspirative, sikur të ishin spiunë të cilët vepronin kundër sistemit titist dhe Jugosllavisë dhe kështu në rradhë. Të jap këtu vetëm ca emra si shembull: dr.Idriz Ajetin, Anton اetën, Rexhep Qosjen, Ali Hadrin, Muhedin Hadrin, Gjon Sereçin, Adem Demaçin, Surija Popovci, Ramiz Kelmendi, Daut Demakun, Ibrahim Kadriun, Luan Starovën, Xhelaludin Gjurën, Ali Sutaj, Mahmud Hysën, Mehmedali Hoxhën, Xhevat Gegën, Remzi Nesimin, Adnan Agajn, Xhevat Selimin, Sali Ramadanin, Abdyl Bunjakun, Rrustem Berishën, i poshter Berishën, Anton Berishën,Sali Bajrën, Kadri Osmanin, Skender Kastratin, Ahmet Peren, Sali Lisin, Hashim Toplicën, Bajram Dobërdollin, Shemo Merkon, Qail Cegrani, Azir Tenovën, Emin Polisin, Bajram Golën, Irfan Bilalin, Shemsedin Musa, Dr.Fehim Reçanin, Dr.Jusuf Rexhepin, Zuhdi Bilallin, dhe qindra të tjerë…


Por lista më e gjatë me emra dhe mbiemra, me kode të veçanta e dosje të hapura dhe të cilat i përpunonte dhe vëzhgonte për dekada me rradhë ishte ajo nga radhet e emigracionit shqiptar në perendim, në Francë, Gjermani, Belgjikë, Danimarkë, Austri, Itali dhe disa vende të Skandinavisë dhe në SHBA andej Oqeanit, emrat e të cilëve nuk ka nevojë këtu t’i shënojmë, për shkak se ata do të përmenden gjatë shtjellimeve dhe atje ku bëj fjalë mbi mërgatën shqiptare dhe veç e veç për organizatat e këtij emigracioni, ndaj të cilëve UDB-ja zhvillonte një luftë rigoroze të fshehtë dhe të pamëshirshme, duke përdorur metoda dhe kurthe perfide e në kontinuitet dhe vazhdimësi duke përdorur metodën e përçarjes dhe të grindjeve mes shqiptarëve gjetiu ,të njohurën “Divide et Impera”.


Këto metoda dhe kurthe tinzare ndaj shqiptarëve janë bërë në kohën e Rankoviçit, Mitja Krajgerit, Svetisllav Stefanoviçit-Ceca, Pavle Pekiçit, Spasoje Gjakoviçit e Mehmet Maliqit – Cukulut të Prizrenit (babai i analistit të sotëm Shkëlzen Maliqi), i cili ishte një ndër organizatorët për likuidimin e Gjon Sereçit, Ibrahim Lutfiut, Skender Kosovës dhe Hasan Remnikut me shokë në pritat e tmerrit.


Ky terror zgjati me vite edhe me ardhjen në krye të UDB-së dhe KOS-it të Petar Graçaninit, Stane Dolancit, Selim Broshës, Muharrem Danës dhe disa të tjerë nga Shkupi e Beogradi siç ishin: Zdravko Mustaçin, Borçe Samonikovin, Jezdimir Bogdanski, Nikolla Ilievski, Gjorgji Varoshlija, Dushko Zgonjanin, Sveto Mitrevski, Dushko Trajkovski, Srgjan Andreeviç dhe shumë Spasiqa të tjerë, të cilët kishin krijuar rrjet të gjërë agjenturor në mesin e shqiptarëve-informatorë. Për të gjitha këto ka detaje të spikatura që zbardhin të vërtetën dhe një histori të sigurimit, duke nxitur kërshërin e lexuesit.
 
Titulli: Cilët intelektualë ndiqeshin nga UDBA

UDB-a dhe shqiptarët

Nga Nafi اegrani



... Me kujtohet në një raport të SDB federative të atyre viteve të cilin e lexova gjatë qëndrimit tim në kursin për kuadro të zgjedhur të këtij Shërbimi në nivel federativ me Qendër në Batajnicë afër Beogradit, në të cilin thuhej se vetëm gjatë dhjetë viteve të fundit në Jugosllavi ishin të vëzhguar me metoda operative dhe të evidentuar në kartotekat për punë në vazhdimësi afro l800 persona, e një pjesë prej tyre janë vënë si informatorë të disa Shërbimeve të huaja, si p.sh. afro 246 persona janë të angazhuar në rrjetin agjenturor të Bullgarisë, mbi 38o vetë për KGB ruse, 152 veprojnë si agjentë të BND gjermane, kurse mbi 216 persona nga mbarë Jugosllavia (pjesa më e madhe janë nga Kosova) të cilët më së shumti në baza ideologjike dhe patriotike janë mjaft aktiv dhe në mënyre shumë konspirative veprojnë për interesa të AOS- (Albanska obavestajna Sluzba) në gjuhën serbe, ose ARS (Albanska Razuznavacka Sluzba) e quanin Shkupi me maqedonishten e tyre - Sigurimin shqiptar… Gjersa për CIA amerikane nga trojet e Jugosllavisë janë të evidentuar 320 informatorë (pjesa më e madhe janë kroat dhe shqiptarë). Por këtu duhet të theksojmë se një numër i konsiderueshëm i personave nga Jugosllavia (sidomos myslimane nga Bosnja e Hercegovina, por edhe nga Sanxhaku) janë duke vepruar në linjat agjenturore dhe të spiunazhit për interesa të Teheranit dhe disa vendeve të tjera të Arabisë dhe Shërbimeve sekrete të Afrikës së Jugut, por ka ca të cilët janë dëshmuar si informatorë të MOSSADIT izraelit ose të ndonjë shteti tjetër si ai grek ose Sigurittatin rumun, Italian dhe për Britaninë e Madhe etj.

Dhe të gjitha informacionet, raportet dhe analizat të cilat bëheshin dhe e tërë e verifikuar nga tereni nën ombrellën e një hijerarhije rigoroze dërgoheshin në forma analizash dhe ne shumtën e rasteve depeshe të shifruara për raste urgjente dhe me postë speciale për mes linjave ajrore, organeve dhe sektorëve të fushave të veçanta të nivelit federativ dhe anasjelltas tek kryeshefat e Shërbimeve të UDB dhe KOS-it, të cilët mbulonin republikat dhe krahinat autonome,veçmas për Kosovë (ku gjendeshin Mehmet Shoshi, Selim Brosha, Medenica, Muharem Dana, Xhevdet Hamza, Jusuf Karakushi, Bashkim Hisari, Danush Luri, dhe një listë e gjatë e atyre të cilët ishin betuar dhe se do të udhëhiqnin me devotshmëri operacionet sekrete të UDB dhe KOS jugosllav në tërë territorin e Kosovës dhe jashtë saj, sidomos në radhët e emigracionit shqiptar ne disa shtete te Evropës perëndimore gjer në Amerikë, e paralelisht në këtë front dhe linjë krahas shqiptarëve ishin të angazhuar edhe ekspertë të UDB-së nga Shkupi dhe Beogradi, të nivelit federativ jugosllav (duke mbajtur në “linjë” edhe shumë persona nga radhët e emigracionit kroat).

Një numër i madh operativistësh të UDB dhe KOS-it punonin edhe nën petkun diplomatik, si atashe ushtarak, kulturë ose ekonomi, dhe në mënyrë të perfeksionuar informonin përmes Sektorit të Informacionit që gjendej pranë përfaqësive diplomatike jugosllave në shumë vende të botës… Kështu agjentura jugosllave kishte të infiltruar informatorë dhe spiunë të vërtetuar nga radhët e shqiptarëve vetë brenda për brenda radhëve të emigracionit shqiptar si në Amerikë, Belgjikë, Francë, Itali, Gjermani, Spanjë dhe gjer në Kanada e Australi, për çka do të bëjmë fjalë më gjerësisht në faqet e librit në dorëshkrim me titull “UDB-a DHE SHQIPTARET”.

Dhe për të gjitha këto operacione të fshehta të sektorëve për zbulim dhe kundërzbulim si në nivel të SDB republika e krahinore dhe asaj federative kishin hapur disa dosje të veçanta ku grumbulloheshin materiale dhe raporte operative brenda dhe jashtë vendit nga të gjitha meridianët e globit ku mbuloheshin nga rrjeti agjenturor nën aksionin e koduar “Stuhia ballkanike” etj. Prandaj, mu për këtë u shkruajt edhe libri “Crveni horizonti” (Horizonti i kuq) kurse Milan Obradoviq, një kuadër federativ i UDB-s në Beograd shkroi librin me titul “Tajni frontovi na Kosovo” (Frontet e fshehta në Kosovë), të cilët ruhen nëpër arkivat e UDB-s dhe KOS-it jugosllav për nevoja interne të shërbimeve në fjalë, sidomos kur është nevoja për mënyra dhe përvojë metodash në survejimin e shqiptarëve në shtigjet e errëta të brengës ballkanike udbashiane… Po kështu për një plan afatgjatë operativ në fushën e spiunazhit dhe të kundërspiunazhit jugosllav në këto anale i vë në funksion edhe dy projekte aksionesh të koduara “Tenis 1” dhe “Tenis 2” në radhët e të cilëve u angazhuan mbi 160 operativistë eminent të SDB-së federative, por merrnin pjesë edhe dhjetëra e dhjetëra të tjerë nga SDB e republikave dhe krahinat autonome të Jugosllavisë, sepse tanimë me ardhjen e Lluka Banoviqit, pastaj të Franjo Herleviqit, Petar Gracaninit dhe Stane Dollancit, e sidomos pas rënies së Rankoviqit në SDB dhe në radhët e KOS-it ishin bërë disa transformime të reja dhe shkrirje sektorësh, vënie në funksion të disa metodave të tjera më ndryshe, por që nuk dallonin shumë nga ato të mëhershmet, të cilat ishin kryekëput të stilit dhe shablloneve të KGB ruse. Këtu me duhet të përmendi se në krye të Shërbimit për informacion dhe dokumentim, i cili vepronte në analet e diplomacisë jugosllave ishte Maksimilijan Bace me nofken Maksi, gjersa shef i KOS (Kontra obavestajna Sluzba JNA) ishte gjenerali Jefto Shashiq, i cili direkt i referonte Titos. Por kishte edhe një hordhi tjetër e njerezve të rangut më të lartë, disa prej tyre vepronin edhe në stilin e Xhems Bondit, si në filmat ,,007,, etj. Por tejet të bazuar në baza të teorisë së fshehtë dhe të një konspiracioni të paparë, duke bërë edhe sfida kombinimesh operative, plane dhe projekte mahnitëse të një përvoje, njëkohësisht edhe të një tmerri të çuditshëm, psh siç vepronin operativistët e SDB së Shkupit në bashkëpunim me ata SDB për Kosovë gjatë zhvillimit të aksionit “Kosova trans”, ose të asaj “Kacanicka krisura” apo të asaj “Bugarska vrska”, kur vitet l969-72 mbaheshin në vëzhgim dhe përcjellje të vazhdueshme profesori i drejtësisë në Shkup, Gaber, ku merrja pjesë edhe unë si operativ për përcjellje dhe ndjekje të tij deri në Sofje dhe ca vende të tjera të Bullgarisë.(ILIRIA NEWS AGENCY-INA)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top