Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
I have no idea what is this about.. kush mpaska pas lendu kaq shume??Hakmarrja nuk te lumturon! Njeriun e lumturon harresa ndaj te keqes qe i eshte bere. Madje kur dikush i dashur te ben keq, nuk eshte hakmarrja ajo qe do ta lehtesonte lendimin. Do te lehtesohej nese ai/ajo do arrinte te kuptonte peshen e fajit dhe te pendohej. Nese kjo e fundit nuk ndodh, edhe po ta vrasesh, ti serish do jetosh me ndjesine: "si nuk me kuptoi dot".
Me kujtohet 1 situate, per te cilen une besoja se me ishte bere padrejtesi. Dhe shikoja ne vazhdimesi sesi ca gjera nuk po i ecnin sic duhej asaj qe me kishte shkaktuar kete gje. Sa here merrja vesh qe i kishte ndodhur dicka mendoja: "ndoshta sepse beri kete gabim", por problemi ishte se ajo nuk e kuptonte. Ndaj, "terslliqet" qe i vinin njera pas tjetres, nuk eshte se po zgjidhnin gje. Perkundrazi, dhe mua me vinte keq akoma me shume. (sepse kur e do dike nuk eshte se te ftohet zemra "tak fap" vetem pse te lendoi. Po tu largu nga zemra aq shpejt i bie e ke dashur per interes )
E nejse, erdhi 1 periudhe qe me zemer dhe e bindur thash: "o Zot, nese me ka bere padrejtesi ashtu sic une mendoj, ma hiq lendimin, dhe ja kam falur. Cfaredo te jete".
Dhe ne ate moment, sikur me dore prej zemres time u hoq ajo ndjesia "grudge" (ai boshlleku zhgenjimit/pakenaqesise) dhe ndjeva nje lehtesim ne kraheheror qe s'di c'te them.
Andaj o miqte e mi, nga thellesia e zemres ju them: Sa here qe keni situata njerezore qe ju lendojne, merrni kohen tuaj te sheroheni vete dhe te falni. Falja e plote ju fal juve vetë paqe. Por, njekohesisht, ndonese te lenduar ju do ndjeni kenaqesine e te berit mire tjetrit,duke mos mbajr energji negative brenda jush.
Nga ana tjeter, mos harroni se siç na lendojne, eshte e sigurte 100% qe edhe ne gjate jetes lendojme te tjere. Nuk ka shance te jemi te kulluar apo pa gabime. Siç kemi ne nevoje te na falin, duhet edhe te falim.
Hakmarrjet lijani Zotit se Ai di ta vendose drejtesine, por, prap me e mira eshte te falni. Sepse do vije 1 dite ku dhe ne do duam te na falte Zoti, ndonese mund t'i kemi bere keq tjetrit.
Ne përdorim cookiese cila eshte thelbësore për ta bërë këtë faqe të funksionojë dhe ruaj sigurinë tua ne kete faqe, Cookies është opsionale.