Cila eshte dita e sakte e clirimit?

Lauri

Anunnak
Sipas dokumentave gjermane, trupat e fundit jane larguar me 4 dhjetor, nderkohe qe neo-komunistet shqiptare vazhdojne ende me festime festash serbe.

clirimi2_zps0d9888b8.png

clirimi_zps3e957e92.png
 
Titulli: Cila eshte dita e sakte e clirimit?

he me aman se spirsh naj pune te madhe :D
 
Titulli: Cila eshte dita e sakte e clirimit?

Kila 29 nendori eshte feste nacionale serbe, e republikes.
Serbet jane edhe krijuesit e partise komuniste te E. Hoxhes qe udhehoqi(ne gremine) vendin tone per gjysem shekulli.

Personi në të djathtë të Enver Hoxhës, është Dushan Mugosha, i dërguari i shokëve titistë për të formuar partinë e lavdishme komuniste. Ky person, përveçse organizoi pushkatimin e qindra shqiptarëve të pafajshëm në Shqipëri, gjatë luftës, në vitet pas luftës (vitet '50-60) mori pjesë aktive në ekipet që organizuan dhe realizuan shpërnguljen e gati 200.000 shqiptarëve nga Kosova për në Turqi (Pra, shpopullimin e Kosovës).
Ky njeri, bashkë me Miladin Popoviç-in (personi në krah të majtë të Enver Hoxhës) udhëhoqën proçesin e krijimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, proçesin e spastrimit të kundërshtarëve politikë, nacionalistëve e kujtëdo që mund të ishte rrëzik për sundimin e të përzgjedhurve të tyre për të sunduar Shqipërinë.

ehoxha_zps9a894527.png
 
Attachments

  • ehoxha_zps9a894527.png
    ehoxha_zps9a894527.png
    6.9 KB · Shikime: 0

po mire ... ne kshu e kemi msu i bije rehat dy dit rresht pushim :p
 
Attachments

  • ehoxha_zps9a894527.png
    ehoxha_zps9a894527.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Cila eshte dita e sakte e clirimit?

Lauri,ti mer vesh nga historia dhe padyshim që nuk je kaq i pa informuar që të dizinformosh të tjerët.Për ta kuptuar edhe të tjerët duhet të themi edhe disa gjëra që kanë lidhje me temën.Po i largohem vlerësimeve për figurën e Hoxhës pasi nuk mundem të jap një vlerësim të tillë për një figurë të tillë.Atëherë data 29-të për Sërbinë apo ish-Jugosllavinë përkon me krijimin e federatës Jugosllave dhe zgjedhjen e Tito si sekretar i parë i saj.Deri këtu jemi në rregull.Problemi del më tej nëse e shtjellojmë ashtu si duhet dhe jo ashtu si duam.Në fakt data 29-të si festë sllave është e saktë por i gabuar është mendimi i përgjithshëm që ne kemi njëhësuar një festë sllave me atë tonën.Federata Jugosllave u krijua në vitiin 1945-së ndërkohë që ne jemi çliruar në vitin 1944.Kemi 1-vit boshllëk që nuk dimë ku shkon.Për më tepër që mund të pyesësh edhe familjarë të njerëzve që kanë qënë të përfshirë në ''sulmet'' partizane ndaj forcave Naziste që tërhiqeshin.Për sa i përket idesë të Fischer do doja të të pyes:ka ndonjë referencë autori për deklarimin e një date të tillë?Nuk e kundërshtoj si hipotezë pasi mund të ketë edhe të drejtë,por do besoja diçka nëse vërtet do të shihja një dokument të saktë.Tani do të të pyes miqësisht se çfarë mendimi ke ti me festimin e ditës të çlirimit në të njëjtën kohë me atë të flamurit?Të duket normale që dy festa madhore të festohen në të njëjtën datë?Nuk mer përparësi festa më e madhe (në këtë rast dita e flamurit) në krahasim me tjetrën?Nëse do i festojmë në të njëjtën datë këto festa nuk rrezikojmë që të zbehim rëndësinë e tjetrës?Si familje dëshmorësh nuk do të më vinte mirë që gjaku i njerëzve të mi të harrohej.Nuk do të më vinte mirë që të vdekurit e mi të konsiderohen komunistë të Enverit pasi ishin luftëtarë të Shqipërisë të lirë,etj etj
 
Titulli: Cila eshte dita e sakte e clirimit?

Eshte e zgjidhur kjo pune... Lol

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Cila eshte dita e sakte e clirimit?

@Iron_Leon.
Nuk e mora vesh se ku eshte dizinformimi ne kete teme? Qe P komuniste te E. Hoxhes e formuan serbet nuk ka asnje dyshim, pasi per kete fliste edhe vete E Hoxha ndonse ne menyre tjeter kur prishen miqesine. “serbet pretendojne se na pasken krijuar partine tone..”
Nuk eshte e lehte te gjinden fakte reale pse festa e clirimit te vendit perputhet me ate te konfederates jugosllave. Por te gjitha rruget te dregojne aty! Viti boshllek ne mes qe thua eshte e thjeshte te kuptohet, pasi Shqiperia u clirua ne '44, por pervjetori vjen nje vit pas, pra ne '45-en.
Fakte te miqesise se madhe mes te politikanve shqiptare me ata serb, eshte mjaft e dendur pasi ata vete, serbet, i kane vene shqiptaret ne pozita udheheqese ne Shqiperi per ti komanduar me vone.

Esat Toptani qe beri qeverine e Shqiperise se meseme pasi u kthye nga Serbia me nje thes para, dhe premtimin per mbroitje ushtarake. Dhe flamurin serb ne mes te Tiranes serbet e vune me protekstin qe jemi ketu per mbeshtetje te qeverise shqiptare -te Toptanit. Nuk eshte e quditshme edhe fakti qe pas vrasjes se Toptanit ne Paris nga A. Rustemi, serbet kerkonin valixhen e tij me c'do kusht. Dhe sot, varri i Esat Toptanit ndodhet me varrezat serbe ne Paris.

Pastaj, vjen Edhe Zogu, mbreti i shqiptarve(jo i Shqiperise). Edhe ky beri rrugen per ne Serbi para se te hypte ne tron te mbretesrise, Edhe ky beri pazare qe te gjithe dime.

Enver Hoxha u be kryetar i partise komuniste, ne fakt, me 8 Nentor te '41 nuk u caktua te ishte drejtues i partise....! Misterjozisht filluan te zhduken nja nja nje pothuajse te gjithe antaret.. dhe del si lider me vone me nderyrjen e jogosllaveve. Me ardhjen ne pushtet pas luftes filloj zhdukjen e elementeve rival te mundeshem siç e dime. Prishjen e marrdhenjeve me Jugosllavine, dhe me vone edhe Rusine e Kinen ngelet nje mister, pasi nuk u prish me ta se devijuan nga marksizem-leninizmi.. Enveri merrte mjaft ndihma nga Toto, ekonomike dhe ushtarake. Eshte nje fakt i rradhe ne bote qe nje lider i nje vendi te vizitoje nje shtet tjeter mbrenda 40 ditesh dy here, siç beri E. Hoxha ne '46-en tek Tito.
Per tu kthyer mbrapa ne kohe, partizanet e brigates se Ramiz Alise nuk shkuan ne Kosove per ta cliruar ate nga gjermanet, por per te shtypur “kosovaret rebel” antikomunist serb, e njohur ndryshe si masakra e Tivarit.

Pra ka edhe mjaft element te tjere, qe nuk po e zgjas me teper , qe te dergojne tek nje dashuri te madhe me serbet nga ana e shqiptarve te shitur. Enveri hoqi doganat, beri njesimin e monedhes me Jugosllavine, keshtu qe s'kishte pse mos e nderronte dhe daten e clirimit per nje vllazerim te metejshem (..!)

Sa per daten se sa e sakte eshte 29 nentori clirimi i Shqiperise, nvaret se si do ta kuptojme kete clirim. Nga luftimi i fundit, apo ikja e ushtarit te fundit nga territori jone? Deshmija i gjermanit Fischer thote se ushtari i fundit iku nga Shqiperia me 4 dhjetor dhe jo me 29 nentor..:) Dhe dihet qe gjermanet ne dokumentacione jane mjaft strikt.

Personalisht i jap pak rendesi dates se nje eventi, si clirimi apo pavarsia, qofshin edhe ne nje date te perbashket. Mjafton qe arsyeja e spostimit te nje date te tille te dihet dhe te mesohet ne histori, dhe te kete nje motiv qe ka lidhje me kombin dhe vendin tone. Dhe jo per motive famekeqe qe po bejme fjale ne.
Nqs do kete nje konfermim zyrtar, qe 29 nentori jone ka te beje me festen serbe do jete nje turp i madh. Megjithse nuk eshte e para here ....!

Dhe se fundi, per rendesin duhet te jete ne fillim..:) deshmoret e kane dhene te tyren, pasi ata kishin qellim lirine dhe pavarsine e vendit dhe nuk mendonin me gjate. Dhe meritojne gjithmone vendin e nderit. Ata jane te pa prekshem.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Cila eshte dita e sakte e clirimit?

Shpesh nje imazh eshte sa per 1000 fjale.

enveri_zps1650f1b9.jpg
 
Attachments

  • enveri_zps1650f1b9.jpg
    enveri_zps1650f1b9.jpg
    74.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Cila eshte dita e sakte e clirimit?

WTF :murit::murit::murit::murit::murit:
 
Titulli: Cila eshte dita e sakte e clirimit?

Eh de eh...............
 
Titulli: Cila eshte dita e sakte e clirimit?

Tradhtari nr.1 i KOMBIT SHQIPTAR. Daja i Ahmet Zogollit...Esat pash Toptani. Ketu ne mes te ushtarakeve serb...!!!.

Esati do të vritej më 13 qershor, 1920 nga atdhetari i shquar Avni Rustemi. Mbas një gjyqi të gjatë Avni Rustemi do të lirohej duke u shpallur i pafajshëm nga gjykatat e Shtetit Francez. Esat Pashë Toptani shikohet si një figurë tradhtare .

Vrasësi i tij Avni Rustemi, do të vritej nga njerëzit e Ahmet Zogut, i cili kishte lidhje fisnore me Esatin, nip e daje.
......A ishte Ahmet Zogu ishminister i mbrendeshem inisiator dhe financues i kesaj vrasje ????

toptani_zps6598d89d.png
 
Attachments

  • toptani_zps6598d89d.png
    toptani_zps6598d89d.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Cila eshte dita e sakte e clirimit?

Dokumenti britanik për lidhjen mes Titos dhe komunistëve shqiptarë të Enver Hoxhës

per me shume linku:
Zeri.info | Dokumenti britanik p

dok_zps3bbe6461.png
 
Attachments

  • dok_zps3bbe6461.png
    dok_zps3bbe6461.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Cila eshte dita e sakte e clirimit?

Pak historik mes shqiptarve dhe popullit vella sllav.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Cila eshte dita e sakte e clirimit?

ENVER HOXHA SIPAS DOSJEVE TE CIA-S

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Cila eshte dita e sakte e clirimit?

Dita e clirimit eshte 1 here ne vit deri tani per shume vite ka qene 29 nentori mbas 90 doli versioni qe ishte 28 nderkihe ketu lexoj daten 4 dhjetor. Per 1 komb me e rendesishme eshte dita e pavarsise pa kto clirimet jane presh ne kopesht shkul e ha i thote populli Lol
 
Titulli: Cila eshte dita e sakte e clirimit?

Problemi shtrohet se pse festa e clirimit te Shqiperise ne nje date me festen serbe. Kaq shume na lidhe me ata??

Serbia i nderon herojt e saje qe biejne ne krye te detyres. Ministri serb Aleksandër Vulin vendos lule tek varri i E. Toptanit qe ndodhet ne varrezat serbe ne Paris.

esat1_zpslbu8ks2s.jpg

esat2_zpsy4kbrilb.jpg
 
Attachments

  • esat1_zpslbu8ks2s.jpg
    esat1_zpslbu8ks2s.jpg
    44 KB · Shikime: 0
  • esat2_zpsy4kbrilb.jpg
    esat2_zpsy4kbrilb.jpg
    58.2 KB · Shikime: 0
  • esat1_zpslbu8ks2s.jpg
    esat1_zpslbu8ks2s.jpg
    44 KB · Shikime: 0
  • esat2_zpsy4kbrilb.jpg
    esat2_zpsy4kbrilb.jpg
    58.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Cila eshte dita e sakte e clirimit?

Ministri serb Aleksandër Vulin vendos lule tek varri i E. Toptanit qe ndodhet ne varrezat serbe ne Paris.

esat1_zpslbu8ks2s.jpg

Pse jo? Cfare i kushton Serbise 30 euro (per te ble lule) dhe pastaj hygjym shqipja me hargju nja 5 muaj energji tuj cfry e tuj sha sa ne debate televizive me anliste, rruge, shkolla e deri ne virtualitete.

Epo i lumte! Na ka studiuar me rrenje dhe cdo 6 muaj na hudhe nje qyfyre :peshk::respekt:
 
Attachments

  • esat1_zpslbu8ks2s.jpg
    esat1_zpslbu8ks2s.jpg
    44 KB · Shikime: 0
  • esat1_zpslbu8ks2s.jpg
    esat1_zpslbu8ks2s.jpg
    44 KB · Shikime: 0
Titulli: Cila eshte dita e sakte e clirimit?

28 Nentor 1912 , Data kur Ismail Qemali me grupin e tij deklaruan .. daten e c'lirimit. Datat e tjera pastaj , perfaqesojne raste te tjera ... me 4 dhjetor mund te jete larguar kemba e fundit e Gjermanit, por dita e deklarimit te c'lirimit te Shqiperise ngelet 28 Nentori 1912, ku data 29 e shoqeron akoma duke festuar, pra 2 dite feste 28-29 Nentori .
 
Ismail Qemali shpalli pavarsine me 28 nentor 1912.Pavaresia eshte tjeter gje njohja e shtetit ne arenen nderkombetare nuk ka lidhje me clirimin.

Ne po diskutojme daten e clirimit nga pushtimi nazist gjate luftes se 2 boterore.
 
Tema thote kur eshte data e sakte e Clirimit. Ne festojme ate qe shpallem vete ne, jo kur na njohen te tjeret, dhe ajo ngelet data e jone... Se kur na ka njohur bota eshte rast dhe gje tjeter.

Nese je kurioze se kur na ka njohur bota, si te pavarur ... ka qene nje vit me vone.

Ps...e se kur eshte larguar Gjermani i fundit nga Albania, nuk ka fare rendesi .. pasi nuk cenon daten tone te C'lirimit.
 
Titulli: Cila eshte dita e sakte e clirimit?

Debati nuk eshte aq shterpe sa njerezit kujtojne dhe une do te thosha qe nuk eshte as edhe nje debat ideologjik apo politik. Rrenja e debatit eshte E VERTETA HISTORIKE. Dhe shqiptaret sot, brezat e rinj dhe brezat qe do te vijne pas brezit tone, duan te mesojne shkurt e qarte te verteten historike:

- Kur u clirua shqiperia?
- Kush vendosi qe 29 nentori do te kthehej ne Festen e Clirimit te Shqiperise dhe perse u zgjodh kjo dite, cili ishte motivi?

Problemi eshte se shqiptaret asnjehere nuk jane te pergatitur te perballen me te vertetat e tyre historike. U pelqejne vetem te mitizojne historine e tyre ne ate pike, sa cdo e vertete apo rrefim qe del ne drite shikohet si nje kercenim per vete ekzistencen e tyre.

E verteta historike ka rendesi, dhe rendesi te jashtezakonshme.

hajduti
 
Titulli: Cila eshte dita e sakte e clirimit?

Mua me pelqen aq shume qe eshte mbas 28 se i bie 2 dite pushim pale kur bie dhe e shtune e djela nga mbrapa ca kenaqesie. Lol

Historia dhe bota eshte treguar gjithmone e padrejte me shqiptaret shume here me keq para 1944. Ktu ngeli historia ke 28 apo 29 teorite e fatbardh pikaloshit aman.
 
Titulli: Cila eshte dita e sakte e clirimit?

Kila 29 nendori eshte feste nacionale serbe, e republikes.
Serbet jane edhe krijuesit e partise komuniste te E. Hoxhes qe udhehoqi(ne gremine) vendin tone per gjysem shekulli.

Personi në të djathtë të Enver Hoxhës, është Dushan Mugosha, i dërguari i shokëve titistë për të formuar partinë e lavdishme komuniste. Ky person, përveçse organizoi pushkatimin e qindra shqiptarëve të pafajshëm në Shqipëri, gjatë luftës, në vitet pas luftës (vitet '50-60) mori pjesë aktive në ekipet që organizuan dhe realizuan shpërnguljen e gati 200.000 shqiptarëve nga Kosova për në Turqi (Pra, shpopullimin e Kosovës).
Ky njeri, bashkë me Miladin Popoviç-in (personi në krah të majtë të Enver Hoxhës) udhëhoqën proçesin e krijimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, proçesin e spastrimit të kundërshtarëve politikë, nacionalistëve e kujtëdo që mund të ishte rrëzik për sundimin e të përzgjedhurve të tyre për të sunduar Shqipërinë.

O lauri 1 gje nuk kuptoj une ca rendesie ka qe eshte festa e serbise?

Po ti referohemi historise me data nuk ka lidhje llogjike kjo qe thua ti pasi dita e clirimit 29 Nentor u legjitimua nga keshilli i presidiumit te Shqiperise me date 9 Nentor 1945 ndersa asambleja kushtetuese e Jugosllavise shpalli dite feste 29 Nentorin per jugosllavine me 30 Nentor 1945 pra i bie qe na paskan kopjuar ata ne dhe jo Enveri ata. Pra ka mosperputhje datash qe qe bie ndesh me hipotezat non sens qe jane ngritur mbas 90es pasi faktet flasin vete.

E vetmja gje qe mund te kapet per te diskutuar a ishte 28 apo 29 jane oret e darkes dhe qe ndajne mesnaten midis ketyre datave por cberi pak ore me shume e pak ore me pak por fakte historike per hipotezat qe gjasme u lidh kjo date me festen serbe bie totalisht prej mosperputhjeve te datave qe njeh historia.
 
Titulli: Cila eshte dita e sakte e clirimit?

Eshte interesante kjo qe tha, dhe do nje thellim te metejshem dhe te kujdesshem.
si pikesnisje, me faktin qe kishte akoma gjerman neper kembe me 29 nentor te 44 nuk mund te jete date clirimi kjo. Qe duhet te kete nje lidhe me 29 nentorin serb, personalisht nuk e ve ne dyshim. Pasi tapeti i kuq i cili shkelej ishte Enveri per Titon, dhe jo e kunderta. Tashme e moret vesh qe serbia qe nga 1912 ka pase gjithmone thundren mbi politiken shqiptare. Dhe shqiptaret i jane servilur si ata deshen...!
 
Titulli: Cila eshte dita e sakte e clirimit?

Une me aq njohuri qe kam nuk do thoja kete do te thoja qe ishte ere qe perfshiu dhe Shqiperine.

Ishte fryma komuniste ne bote ne ato vite mema ishte Rusia e me pas ne ballkan ishte jugosllavia perfaqsuese e saj, mos harro qe ne ate kohe kishim "fqinjesi" te mire me jugosllavine greqine me pas me Rusine madje dhe me Kinen dhe me pas u nderprene mardheniet me te gjithe dhe u izoluam ne guaske gje qe ishte shume e gabuar ne 1 bote globale nuk mund te jetosh i vetem, gabim tjeter ishte dhe lufta e klasave ku denoheshin dhe shkaterohej jeta e njeriut per nje fjale goje si dhe shkaterrimi i prones private.

Komunizmin si ideologji asnje filozof apo historian nuk e ka share problemi i vetem i tij ishte impelementimi pra ishte utopi perralle nuk mund te gjente zbatim dhe pse teoria thoshte qe njerezit ne ate rregjim ishin te barabarte u krijuan 2 klasa shoqerore ata te pasur e te varfer.
 
Titulli: Cila eshte dita e sakte e clirimit?

U zgjodh data 29 nentor, pasi perkonte me diten e festes se clirimit te Jugosllavise se Titos! Dhe Enver Hoxha ka mbajtur edhe nje fjalim ne vitet e para te clirimit ku titizmin e tij e vulosi me fjalet: "Ta bejme Shqiperine Republiken e VII te Jugosllavise!" Arsyeja tjeter kish te bente me faktin, se po te festohej ne 28 nentor, Diten e Pavaresise, Enver Hoxha si Komandant i LNC nuk do te mund te ngrinte dot kultin e tij te "shpetimtarit" te shqiptareve pasi do ti duhej te ndante piedestalin me figuren e Ismail Bej Vlores. Nuk donte qe shqiptaret te mesonin qe babai i shtetit e pavaresise shqiptare nuk e kish emrin Enver Hoxha, por Ismail Bej Vlora! Donte qe shqiptaret te injektonin ne trurin e tyre idene se "babai i pushtetit popullor e gjithe te mirave eshte Enver Hoxha".

Ceshtja nuk eshte data, ceshtja eshte e verteta. Dhe ky eshte dallimi i madh mes shqiptareve sot: ka shqiptare si Lauri, etj, qe e kerkojne te zbulojne e mesojne te verteten historike, ka edhe shqiptare si puna ndonjerit ketu qe nuk u intereson shume e verteta historike, se sa u intereson versioni i mitizuar i historise qe i ben te ndihen mire.

hajduti
 
Titulli: Cila eshte dita e sakte e clirimit?

Eshte interesant ne kete teme se sa pak prej jush ju intereson qe te njihni te verteten historike, dhe sa bukur mundoheni te perligjni paragjykimet e trasheguara. Ky debat mbi Diten e Clirimit, si shume debate te tjera qe jane bere dhe do te behen ne ditet qe do te vijne, jane simptomat e "krizes se identitetit" qe e gjejme tek cdo shqiptar qe deri dje perandori/sulltani/mbreti/diktatori i diktonte me force, kurse sot mundohet te rigjeje vetveten ne liri.

hajduti
 
Titulli: Cila eshte dita e sakte e clirimit?

Ate e thua ti, le te flasim me llogjike e me kembe ne toke jo sikur po mbajme fjalime per elektoratin se mhb po bejme. Te verteten e duam te gjithe personalisht s flas as me mllef as me perkrah askend pasi vete jam apolitike nuk me intereson askush. Une ta rrezova tezen poshte me 1 llogjike te thjesht. Pra i bie qe ata na paskan kopjuar ne jo ne ata. Shume e thjeshte arsyetimi!
 
Hulumto me mire, pasi nuk je e sakte.

hajduti
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top