CIA: Në 1994 Berisha kërcënoi: Bashkëpunoj me radikalët islam

Lauri

Anunnak
Agjencia Qendrore amerikane e Inteligjencës ka shprehur shqetësimin se qeveria e Presidentit Berisha, në vitin 1994, kishte kërcënuar se do të merrte ndihmë ushtarake nga vendet islamike. Në një dokument të CIA-s përmenden qartësisht Irani dhe Libia, si vendet që Tirana i shikonte të mundshme për t’iu drejtuar për ndihmë.

sali1_zpsyil83fzi.jpg


“Në të shkuarën, ata kanë kërcënuar se do të drejtohen për ndihmë te shtetet islamike radikale, si Irani dhe Libia, nëse Perëndimi nuk do të përgjigjet”, thuhet në dokumentin e CIA-s, referuar gjendjes së ushtrisë shqiptare. Shqetësimi amerikan nuk kufizohet vetëm këtu.

Në vijim të dokumentit të agjentëve amerikanë thuhet se, “disa nga aleatët e NATO-s nuk i kanë kushtuar asnjë vëmendje nevojave të Shqipërisë për sigurinë dhe Tirana ka kërcënuar për t’u kthyer për ndihmë te bota islamike.

Turqia, vendi i vetëm islamik në NATO, ka furnizuar në mënyrë periodike me instruktorë njësitë shqiptare dhe po edukon disa oficerë shqiptarë në akademinë e saj ushtarake; Malajzia së fundmi pranoi të trajnojë disa oficerë shqiptarë”. Një pjesë e tekstit mbetet ende e mbuluar nga sekreti, pikërisht në pjesën ku renditen disa emra shtetesh.

Agjencia Qendrore e Inteligjencës 7 korrik 1994 Forcat e Armatosura Shqiptare


Shqipëria është duke u përpjekur për të ndërtuar një forcë ushtarake të besueshme, pas disa dekadash izolimi, por nuk mund ta përballojë modernizimin e Forcave të saj të Armatosura me burimet e saj - shpenzimet për ushtrinë arrijnë në vetëm 33 milionë dollarë në vitin 1992 – dhe po kërkon asistencë ushtarake nga NATO, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara.

- Tirana është e mundshme të kërkojë ndihmën e Shteteve të Bashkuara për të modernizuar ushtrinë e saj. Shqiptarët duan të modernizojnë mbrojtjen ajrore – duke përfshirë avionët F-16 – armatim shtesë për trupat e tyre tokësore dhe një sistem modern të komandimit dhe kontrollit. Në të shkuarën, ata kanë kërcënuar se do të drejtohen për ndihmë te shtetet islamike radikale, si Irani dhe Libia, nëse Perëndimi nuk do të përgjigjet.

- Shqiptarët ishin ndër të parët që firmosën Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, por kanë qenë të ngadaltë për të formuluar një plan ushtrime dhe trajnime të përbashkëta.

- Disa nga aleatët e NATO-s nuk i kanë kushtuar asnjë vëmendje nevojave të Shqipërisë për sigurinë dhe Tirana ka kërcënuar për t’u kthyer për ndihmë te bota islamike. Turqia, vendi i vetëm islamik në NATO, ka furnizuar në mënyrë periodike me instruktorë njësitë shqiptare dhe po edukon disa oficerë shqiptarë në akademinë e saj ushtarake; Malajzia së fundmi pranoi të trajnojë disa oficerë shqiptarë.

Ushtria


Ushtria e Shqipërisë me 58 mijë njerëz është një forcë mbrojtëse territoriale që varet në mënyrë të ndjeshme nga rezervistët dhe është e armatosur kryesisht me armë të viteve 1940 dhe 1950.

- Ushtria u riorganizua nga 23 në 9 divizione dhe parashikon të pakësojë forcën aktive në 30 mijë njerëz vitin e fundit. Divizionet e reja mbahen në 20 % në kohë paqeje.

- Tirana pakësoi shërbimin e rekrutimit nga 24 në 18 muaj dhe realizoi stërvitje ushtarake vitin e fundit, pas vitesh mospërfillje.

- Shqiptarët nuk kanë marrë asnjë pjesë këmbimi për kopjet e tyre të prodhimeve kineze të armëve sovjetike për më tepër se 20 vjet dhe dëshpërimisht kanë nevojë për asistencë të huaj për të modernizuar njësitë e tyre. Forca Mbrojtëse Ajrore. Të 4 mijë njerëzit e Forcës Ajrore të Mbrojtjes kanë 87 avionë të viteve 1950 dhe 1960 dhe një shumëllojshmëri artilerie antiajrore të vjetër, si dhe raketa tokë-ajër.

- Pilotët janë në gjendje të ngrenë në fluturim avionët e tyre antikë vetëm 15 orë çdo vit, kryesisht për shkak të karburantit dhe problemeve të mirëmbajtjes. Forca Detare. Të 3 mijë njerëzit e Forcës Detare kanë një shumëllojshmëri anijesh të vjetra patrullimi dhe minakërkuesish dhe 4 nëndetëse për mbrojtjen e bregdetit.

- Vetëm njëra nga nëndetëset është operative për shkak të problemeve të mirëmbajtjes dhe ajo mund të zhytet vetëm 30 metër.

Berisha dhe lidhja islamike nga Arabia Saudite në luftën e Bosnjës


Fred Abrahams, Birn, Berlin

Nga fundi i vitit 1992, Shqipëria ishte angazhuar plotësisht ndaj Perëndimit, dhe në veçanti ndaj SHBA-ve. Megjithatë, Berisha (Sali Berisha, në atë kohë president i Shqipërisë) i vinte rrotull qeverive arabe dhe organizatave islamike, të cilat kishin filluar të vinin në Shqipëri një vit më parë. Delegacionet e qeverisë shqiptare vizituan Egjiptin, Libinë, Kuvajti dhe Iranin për të kërkuar mbështetje financiare. Në dhjetor të vitit 1992 Berisha udhëtoi për në Arabinë Saudite dhe papritur njoftoi se Shqipëria i ishte bashkuar Organizatës së Konferencës Islamike (OIC). Shqipëria kishte marrë statusin e vëzhguesit në konferencën e një vit më parë, kryesisht për të tërhequr ndihmë nga shtetet myslimane. Shumica e shqiptarëve u shprehën se ishin të tronditur.

Për ta, Shqipëria bënte pjesë në kampin perëndimor. Ashtu siç një analist shkroi më vonë, Shqipëria në atë kohë po mbijetonte me ndihma humanitare katolike nga Italia dhe paratë që i dërgonin shqiptarët në Greqinë ortodokse. Pjesërisht, vendimi i Berishës reflektoi ndarjen Lindje-Perëndim të Shqipërisë. Njësoj si një amerikan që kalon rrugën në Londër, vendi nuk e dinte çfarë drejtimi të merrte. Aleancat politike ishin me Perëndimin, por shumë prej traditave kulturore vinin nga Lindja. Vendimi i Berishës reflektoi gjithashtu edhe një zgjedhje strategjike. Pavarësisht retorikës, Perëndimi po ofronte ndihmë të kufizuar dhe shtetet arabe kishin premtuar ndihmë. Kushti për mbështetje ekonomike, ashtu siç Berisha informoi qeverinë, ishte që Shqipëria t’i bashkohej Organizatës së Konferencës Islamike. Ai shpresonte se kjo do të siguronte ndihmën shumë të nevojshme dhe do ta nxiste Perëndimin të jepte më shumë.

“Nuk ka ndonjë tendencë për ta parë fenë të luajë një rol politik në Shqipëri,” tha Berisha në atë kohë. Për ta theksuar këtë, ai ftoi Papën Gjon Pali i II-të dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Manfred Werner në Shqipëri. Një tjetër arsye që Shqipëria t’i bashkohej Organizatën e Konferencës Islamike ishte lufta në Bosnjë, myslimanët boshnjakë kundër serbëve. Sipas Partisë Demokratike dhe zyrtarëve të qeverisë shqiptare, Berisha e ofroi Shqipërinë si një “portë” për myslimanët e Bosnjës për armë dhe luftëtarëve të huaj, pavarësisht embargos se OKB-së për armët në Jugosllavi. Ai e ofroi këtë me dijenin e Shteteve të Bashkuara, thanë ata, të cilat po kërkonin mënyra për të mbështetur boshnjakët myslimanë dhe të vendosnin një ekuilibër pushteti midis palëve ndërluftuese. Sipas mediave dhe dokumenteve të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, takimi i OIC në Xhedah në dhjetor të vitit 1992, kur Shqipëria u bë anëtare e plotë, u mblodh specifikisht për të diskutuar luftën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Presidenti boshnjak Alija Izetbegovi, i cili e kishte vizituar Shqipërinë dy muaj më parë, mori pjesë, njësoj si edhe kryenegociatorët e Perëndimit për luftën jugosllave, Cyrus Vance dhe David Ouen. Sipas një kabllori diplomatik për Uashingtonin nga konsulli amerikan në Xhedah, pothuajse çdo pjesëmarrës në konferencë po theksonte të njëjtën gjë: “Bosnja duhet të lejohet të marrë armë për të ndihmuar në mbrojtjen e saj.”

Mbreti Fahd i Arabisë Saudite hapi takimin, i rrethuar nga Izetbegovic dhe Berisha, duke thënë se Bosnja duhet të ketë mundësinë të marrë armët që i nevojiten për vetëmbrojtje. Izetbegoviç pasoi me një fjalim dhjetë minutësh, në të cilin ai pyeti nëse “indiferenca” e botës ishte për shkak se viktimat në Bosnjë ishin myslimane apo se botës nuk i interesonte. Duke iu referuar embargos së armëve për ish-Jugosllavinë, ai akuzoi ata që “na lidhnin duart” për të qenë bashkëpunëtorë në tragjedinë e Bosnjës, dhe pastaj kërkoi “sasi të kufizuara” armësh mbrojtëse. Berisha pasoi me atë që kabllori amerikan e quajti “një fjalim i ashpër anti-serb”. Ai tha se forcat serbe u kishin prerë kokat fëmijëve dhe kishin përdhunuar gratë, dhe paralajmëroi se lufta në Kosovë “ishte shumë pranë”. “Ndryshe nga fjalimi i Izetbegoviçit, i cili u prit mirë, ishte fjalimi nga presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha,” tha kabllori amerikanë nga Xhedahu.

“Fjalimi i liderit shqiptar, i cili u mbajt në gjuhën angleze, ndonjëherë ishte i vështirë të deshifrohej, arriti në një gjuhë të ashpër kundër Serbisë dhe sidomos kur ai i quajti “fundamentalistët ortodoksë serbë”. Në fund, një komunikatë në konferencë theksoi të drejtën e Bosnjës për vetëmbrojtje dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të heqë embargon e armëve. Ai u kërkoi vendeve anëtare “të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre me Republikën e Bosnje-Hercegovinës në ushtrimin e të drejtës së saj të natyrshme për vetëmbrojtje individuale dhe kolektive.” Pas skene, Shqipëria u bë një pikë tranziti për armët që i dërgoheshin myslimanëve të Bosnjës. Ashtu siç Berisha vonë pranoi në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera”, Shqipëria gjithashtu u kishte dhënë edhe disa nga municionet e saj në atë kohë atyre që ai i quajti “shtete miqësore”. Disa luftëtarë islamikë gjithashtu kaluan përmes Shqipërisë gjatë rrugës së tyre për në Bosnjë në atë kohë. Pas përfundimit të luftës në vitin 1995, disa nga këta luftëtarë erdhën në Shqipëri, duke shpresuar ta bënin atë një bazë evropiane.

(Pjesë e shkëputur nga libri i ri “Shqipëria moderne: Nga diktatura në demokraci në Evropë”)


Marrë nga "Shekulli"
 
Titulli: CIA: Në 1994 Berisha kërcënoi: Bashkëpunoj me radikalët islam

Kercenimin e Berishes me kerkesen per ndihme ushtarake nga vendet muslimane me shume e shoh si taktike apo shantazhim te perendimit nga ana e tij; si pergjigje ndaj neglizhences, burokracise dhe ndonjehere edhe albanofobise se disa vendeve perendimore. Eshte karte qe e luajne edhe greket dhe serbet, duke e perdorur per shantazhim Rusine, por edhe vende tjera.

Perndryshe ishte pikerisht Berisha ne mandat, kur u anetaresua Shqiperia ne organizaten NATO.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top