Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

CIA: Greqia i propozoi Jugosllavisë ndarjen e Shqipërisë..

cia_319430.jpg


Një raport sekret i CIA-s, që daton nga 8 prilli 1951, nxjerr në pah planin e Greqisë për ndarjen e Shqipërisë mes saj dhe ish-Jugosllavisë. Ky plan raportohet nga ambasadori i SHBA-së në atë kohë në Beograd, sipas të cilit një anëtar i Byrosë Politike jugosllave i kishte thënë se një propozim grek i ishte bërë Jugosllavisë në “nivelin më të lartë” për ndarjen e mundshme të Shqipërisë midis Greqisë dhe Jugosllavisë, ku pjesa jugore do t’i kalonte Greqisë, ndërsa ajo veriore Jugosllavisë.

Referuar raportit të Agjencisë Inteligjente Amerikane, i cili mban nëntitullin “Propozimi grek për ndarjen e Shqipërisë”, mësohet se në një takim më 4 prill 1951 mes ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Allen, dhe një personi të paidentifikuar, një anëtar i Byrosë Politike jugosllave i kishte thënë këtij të fundit se një propozim grek i ishte bërë Jugosllavisë në “nivelin më të lartë”, për ndarjen e mundshme të Shqipërisë midis Greqisë dhe Jugosllavisë. Por, kur ambasadori amerikan kishte shprehur mosbesimin e tij në lidhje me këtë bisedë, bashkëbiseduesi i tij i ishte përgjigjur se ky informacion i ishte besuar atij në “bisedën më të sinqertë që ai kishte pasur ndonjëherë me një zyrtar të Jugosllavisë që nga viti 1941”.

Ndërkaq, në fund të këtij raporti agjentët e CIA-s, në një koment të tyre shkruajnë se grekët kanë ushqyer tradicionalisht aspirata për Epirin e Veriut. “ثshtë e mundur që ata u përpoqën të ftonin Jugosllavinë lidhur me një ndarje të Shqipërisë. Një sugjerim i tillë me siguri do të ngjallte më tej frikën jugosllave të ndërhyrjes së huaj në Shqipëri dhe mund pjesërisht të shpjegojë raportet e fundit në shtypin jugosllav, duke akuzuar se Greqia dhe Italia janë duke ndërhyrë në Shqipëri”, mbyllet raporti i CIA-s.

Në arkivat e Agjencisë Inteligjente Amerikane gjendet një numër i madh raportesh e dokumentesh, të cilat flasin për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe interesat e herëpashershme të kësaj të fundit për Epirin e Veriut. Në një dokument të 15 janarit 1953, raportohet për një takim mes kryeministrit grek Papagos dhe atij italian, De Gaspari, ku ky i fundit i thotë homologut të tij se Italia ka hequr dorë tashmë nga të gjitha ambiciet për Shqipërinë. Ndërkaq, kryeministri grek siguron homologun italian se Greqia do të ndjekë kërkesat e saj për Epirin e Veriut vetëm nëpërmjet rrugëve diplomatike, raporton koha.

Në një tjetër raport sekret të datës 29 dhjetor 1955, thuhet se “sipas zërave që qarkullojnë në Greqi, Bashkimi Sovjetik përpara zgjedhjeve të programuara për t’u mbajtur në shkurt, do të deklarojë mbështetjen për Greqinë për sa i përket çështjes së Epirit të Veriut – tashmë pjesë e Shqipërisë”, mbyllet raporti i CIA-s.
Burimi: infosot
 
Pe: CIA: Greqia i propozoi Jugosllavisë ndarjen e Shqipërisë..

Dihet,,ai muhabet,,historikishte,,Greket na kane urryer,,dhe jane munduar per coptimin dhe shkaterrimin e Shtetit Shqiptare,..dhe kjo lufte e fshehte vazhdon dhe sote e kesaj dite,.qe nga carcet me te thjeshta,,deri tek carcet dipllomatike,,me te larta(boshti RUsi_Greqi_Jugosllavi,.),,ne nuk na duan Shtet,.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back