CIA:Fuqia e grupeve të rezistencës antikomuniste në Shqipëri

enver-hoxha-6-v.gif


Publikohet materiali i CIA-s, dhuruar Arkivit Qendror të Shtetit pak kohë më parë.

Nuk duket të ekzistojë një rezistencë e gjerë dhe e mirorganizuar kundër regjimit komunist brenda Shqipërisë. Megjithëse ka përhapje, aktiviteti sporadik i rezistencës kundër qeverisë, është deri tani i paorganizuar e jofrytdhënës, i mbajtur në kontroll nga aktiviteti i intensifikuar i njësive besnike të sigurisë. Aktiviteti më i fortë kundër qeverisë ekziston në zonat malore veriore, fqinje me Jugosllavinë, më pak në rajonet e kufirit me Greqinë dhe më i dobët akoma në zonat qendrore të vendit. Akuzat që bën qeveria shqiptare tregojnë se regjimi i Hoxhës kryesisht i trembet një revolte të brendshme të mbështetur nga fqinjët e tij jomiqësorë. Grupet antikomuniste shqiptare në Egjipt, Greqi, Itali dhe Shtetet e Bshkuara vetëm kohët e fundit kanë arritur të kenë sukses në fashitjen e xhelozive reciproke për të formuar një “Komitet të Shqipërisë së Lirë”. Elementët aktivë antikomunistë ndërmjet emigrantëve përbëhen nga Balli Kombëtar, një grup nacionalist, i përbërë nga të mbeturit e atyre që kundërshtuan shkrirjen e lëvizjeve të rezistencës nacionaliste dhe partizane (të mbështetur nga komunistët) gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pasuesve të ish-mbretit Zog, që formojnë Partinë e Legalitetit që aspiron për restaurimin e monarkisë. ثshtë edhe Partia e Pavarur Kombëtare (PPK) ndikimi i së cilës duket të jetë më i madh mes fiseve katolike të Shqipërisë së Veriut. Megjithatë, pak nga grupet e mërgimtarëve duket të kenë lidhje të ngushta apo të përfaqësojnë ndjenjat e popullit shqiptar.Mospajtimet brenda grupeve të ndryshme të emigrantëve, që vijnë nga qëllime që bien në kundërshtim, kanë shërbyer për të penguar zhvillimin mes tyre drejt një fronti politik shqiptar antikomunist. اështja e mbështetjes së ish-mbretit Zog, rreth të cilit u përqendruan vështirësitë që shoqëruan përpjekjet e mëparshme për të aktivizuar një lëvizje të rezistencës së mërgimtarëve, ka pak peshë në krahasim me mosmarrëveshjet mes PPK-së dhe BK-së që vijnë si rezultat i armiqësisë së tyre që nga koha e luftës. Megjithëse Zogu, si mërgimtari më i shquar, nuk është shumë i pëlqyer nga shumica e shqiptarëve, të cilët nuk mund të harrojnë inkurajimin që ai i bëri dominimit të Italisë gjatë viteve ‘30, kthimi i monarkisë ndoshta do të ishte i pranueshëm nga shumë shqiptarë, në krahasim me sundimin shtypës komunist. Megjithatë, grupet mërgimtare shqiptare përfaqësojnë intersa tejet të ndryshme, të vështira për t’u pajtuar. Zgjidhja e ndryshimeve mes mërgimtarëve shqiptarë për të siguruar një udhëheqje unike dhe koordinim përpjekjesh është e domosdoshme për çfarëdo rezistence shqiptare kundër qeverisë së Hoxhës. Megjithatë, as ky kthim i ngjarjeve nuk do të siguronte përftimin e një rezistence të suksesshme pa ndihmë materiale nga një fuqi e jashtme. Ky kombinim faktorësh, i domosdoshëm për përmbysjen e regjimit të Hoxhës akoma mungon.
Situata ekonomike
Muajt e fundit populli shqiptar ka shënuar rënie në standardet e jetesës. Me gjithë stoqet e mëdha të drithit të dhënë kryesisht nga BRSS-ja, qeveria nuk ka marrë masa për të lehtësuar krizën aktuale për ushqim. ثshtë e mundur që grumbullimi i këtyre stoqeve të jetë bërë për synime të ardhme politike e ushtarake. Mungesa kryesore e Shqipërisë në lëndë të parë e ka penguar për të vendosur gjërat themelore për rritjen industriale. Industria e saj embrionale nuk mundet që tani apo në të ardhmen e parashikueshme të zhvillohet mjaftueshëm për të vendosur lidhje tregtare me Perëndimin. Nafta e papërpunuar e Shqipërisë është e një cilësie të ulët, edhe pse e aftë për t’u nxjerrë në shitje, ndërsa eksportet bujqësore nuk janë të denja për një tregti të gjerë. Ka pak të ngjarë për momentin të largohet ndikimi ekonomik sovjetik nga Shqipëria. اfarëdo ndihme e ofruar për ta drejtuar vendin nga Perëndimi mund të ishte vetëm në formën e ushqimit dhe mallrave të konsumit. Ndihma në pajisje të lehta industriale do të kishte shumë pak rezultat. Ndikimi ekonomik sovjetik në Shqipëri është shumë i madh. Plani aktual dyvjeçar u qartësua fillimisht në Moskë, përpara se të përhapej nga qeveria e Tiranës. Plani nuk është hartuar edhe aq për të siguruar zhvillimin e përgjithshëm ekonomik prej Shqipërisë sesa për të rritur prodhimin në disa kategori që do të forconin shtetin dhe për ta lidhur atë më ngushtë me BRSS-në. Bashkimi Sovjetik ka marrë tashmë lejen për përdorimin e produktit të kromit dhe po bën nxjerrjen e prodhimit të naftës dhe të disa produkteve bujqësore. Megjithatë, eksportet në BRSS janë të pakta në krahasim me importet nga orbita sovjetike, për të mbajtur regjimin e Hoxhës në pushtet. Megjithëse sistemi i transportit në Shqipëri, i tillë siç është, do të fitojë nga orbita më e madhe interes, që është shfaqur kohët e fundit, ka të ngjarë që lehtësitë të kenë më shumë vlerë ushtarake sesa ekonomike.Pozicioni ekonomik i Shqipërisë është i tillë që çfarëdo zgjerimi në tregtinë e jashtme do të ishte shumë i vogël. Tregtia e jashtme për momentin është pothuajse ekskluzivisht me BRSS-në dhe orbitën sovjetike.
Standardi i jetesës
Standardi i jetesës në Shqipëri është më i ulëti nga të gjitha shtetet evropiane. Furnizimet me ushqim për një pjesë të madhe të popullsisë janë prerë që prej verës së vitit 1948, saqë racionet e tanishme janë nën ato të periudhës së paraluftës. Rregullat e triskëtimit në janar të vitit 1949 thonë se vetëm nëpunësit e shtetit do të marrin tallona, që do të thotë se një pjesë e popullsisë jofermere, artizanë, tregtarë e të tjerë si këta është në dizavantazh në këtë ndarje ushqimi. Fermerët dhe tregtarët privatë marrin racion vetëm në përpjesëtim me sasinë e produkteve bujqësore a blegtorale që i sjellin ndërmarrjes së shtetit.

CIA: Ja statistikat e ndihmës sovjetike për qeverinë e Hoxhës

“Gjendja e varfëruar ekonomike e Shqipërisë pasqyrohet në sistemin e saj primitiv të transportit”

Raportohet se numri i punëtorëve shqiptarë jobujqësorë është rritur deri në 80000 ndërsa fuqia punëtore bujqësore mund të ketë shkuar deri në 300000. Një numër i madh i atyre që për ndryshe do të ishin të papunë janë punësuar në projekte publike si rrugë, kanale dhe ura. Rreth 15000 të rinj pritet të punojnë në projekte të ndryshme këtë vit. Përveç këtyre brigadave të të rinjve anëtarë të kundërshtarëve politikë të papunë dhe persona të tjerë janë përfshirë mes atyre në projekte pune të detyruar që u prezantuar hapur në gusht 1947. Në fillim të vitit 1948 u nxor një urdhër që kërkonte punësimin e të gjithë qytetarëve të aftë fizikisht të moshave 16 - 50 vjeç.
Raporti
Gjendja e varfëruar ekonomike e Shqipërisë pasqyrohet në sistemin e saj primitiv të transportit. Megjithëse ndërtimi i hekurudhave është intensifikuar gjatë periudhës së pasluftës, fillimisht me ndihmën e Jugosllavisë e më vonë me atë sovjetike, po punohet vetëm me rreth 76 km përfshirë linjat Durrës - Peqin dhe Durrës -Tiranë. Sistemi rrugor është rritur me 32 km që nga vitet 1930 me një total aktual prej 2240 km. Kjo përfshin 620 km rrugë të asfaltuar. Numri i kamionëve ka rënë ndjeshëm dhe është fatkeqësisht i pamjaftueshëm edhe për Shqipërinë e varfër.Flota tregtare është e kufizuar në një numër të vogël mjetesh lundruese dhe pak mjetesh bregdetare, me një tonazh prej rreth 1000 ton. Janë bërë përpjekje kohët e fundit për të rritur këtë numër modest me blerjen e dy mjeteve mbajtëse 500 tonëshe nga Italia. Tregtia detare, me përjashtim të disa ngarkesave të vogla nga portet e Adriatikut, bëhet nga vende të huaja, kryesisht sovjetike e satelite. Megjithatë, zgjerimi i sistemit të transportit nuk është ndaluar nga përçarja Tito-Informbyro. Inxhinierët jugosllavë që mbikëqyrnin ndërtimin e rrugëve janë zëvendësuar me specialistë jugosllavë dhe sjelljet sovjetike të pajisjeve të transportit e rrugëve i kanë tejkaluar sasitë e sjella më parë nga Jugosllavia. Mbi të gjitha, Rumania, Hungaria dhe Polonia kanë bërë kontrata për të sjellë pajisje hekurudhore. Duket se sistemi i transportit do të fitojë ndihmë nga orbita më e madhe që e ka furnizuar Shqipërinë që kur Titoja u prish me Kremlinin. Pjesërisht është e vërtetë që Shqipëria është izoluar nga orbita sovjetike për shkak të përçarjes së Titos. Tregtia me Evropën Lindore dhe Perëndimore e me Jugosllavinë ka qenë kryesisht detare dhe lidhjet detare me orbitën sovjetike nuk janë ndërprerë.
Dominimi sovjetik në Shqipëri
Me gjithë faktin që Shqipëria ka qenë gjithmonë një barrë ekonomike, për arsye strategjike e politike, BRSS-ja mori në dorë në qershor 1948 mbikëqyrjen e Shqipërisë, gjë që më parë e bënte Jugosllavia. Megjithatë, Kremlini e kishte parashikuar prishjen publike me Jugosllavinë që në mars të vitit 1948, duke e ngritur atasheun ushtarak sovjetik në Tiranë në rangun e gjeneralit madhor dhe duke shtuar stafin e tij në 15 vetë. Si rrjedhojë, regjimi i Hoxhës, i mbështetur nga Kremlini, përjashtoi rreth 350 “këshilltarë” jugosllavë që ishin marrë me mbikëqyrjen e gjithë fazave të jetës publike në Shqipëri dhe i zëvendësoi ata me personel sovjetik. BRSS-ja u ndihmua në marrjen e rolit të mëparshëm të Jugosllavisë si mbrojtës i Shqipërisë nga përçarjet që ekzistonin brenda formacioneve të larta në Partinë Komuniste Shqiptare. Gjyqi i Xoxes, në qershor 1949, zbuloi se vetë Hoxha ishte në listën e të dënuarve të Xoxes, dhe po të mos kishte qenë përçarja Stalin–Tito, Hoxha pas të gjitha gjasave do të ishte eliminuar shpejt a vonë. Fraksionet në Partinë Komuniste Shqiptare, besimi i fortë se Moska do të mbaronte punë shpejt me Titon, dhe urrejtja që kishte klika e Hoxhës për trajtimin që i bëhej nga Titoja u kombinuan për të luajtur rolin vendimtar në vendimin e marrë nga Partia Komuniste Shqiptare, për të kaluar në anën e Moskës. Zënka sovjetike me Jugosllavinë e ruajti kështu fraksionin Hoxha brenda partisë nga likuidimi prej Xoxes. Nga ana tjetër, ndarja në partinë shqiptare mund të ketë qenë vendimtare në dhënien e mundësisë BRSS-së për ta mbajtur Shqipërinë të izoluar, pavarësisht nga prishja me Titon.
Problemet komplekse të ruajtjes patën një ndikim të lartë në Shqipëri
Në vend që të ndiqte orientimin prosovejtik, regjimi i Hoxhës e fajësoi plotësisht revizionizmin titist tri herë gjatë kësaj periudhe. Në një fjalim të rëndësishëm gjatë kongresit të Partisë Komuniste Shqiptare, Tuk Jakova, sekretari organizativ i partisë, kritikoi shthurjen e së kaluarës së komunistëve shqiptarë dhe dha udhëzime për të pasur një kujdes të madh ndaj ideologjisë sovjetike. Përpjekjet e vazhdueshme për të zhdukur devijimin antisovjetik në Partinë Komuniste Shqiptare dhe për të përkrahur besnikërinë e vjetër ndaj Bashkimit Sovjetik, janë iniciativa të merakshme të Kremlinit lidhur me këtë çështje. Udhëheqja sovjetike kishte parasysh një fushatë intensive që do t’i “riorientonte” sërish shqiptarët, nëpërmjet theksimit të marrëdhënieve kulturore dhe studimit të gjuhës ruse.
Sovjetikët në Shqipërinë e varfër kanë probleme të komplikuara logjistike, për të pajisur ushtrinë shqiptare. Sovjetët dhe organika guerile në vend kishin furnizuar e ndihmuar nëpërmjet Shqipërisë guerilasit e mbetur në Greqi. Me ndihmën e Jugosllavisë lëvizja guerilase u shfaq e vendosur, ngarkesat e furnizmit dhe dhënia e ndihmës për guerilasit grekë ishte për t’u realizuar nga Bashkimi Sovjetik nëpërmjet Shqipërisë. Nga një janari deri në gjysmën e gushtit të vitit 1949 blloku sovjetik ka dërguar përafërsisht 60 anije me një kapacitet total prej 250000 tonë në portet shqiptare. Edhe pse asnjë ngarkesë nuk është përdorur, është bërë e ditur se pjesa më e madhe e tyre përbëhet nga materiale lufte. Një studim i kohëve të fundit ka bërë të ditur një lidhje midis operacioneve të gjera të guerilasve të grekë dhe anijeve të satelitëve sovjetikë që qarkulluan tranzit në portet shqiptare. Ngarkesat e ushtrisë sovjetike jo vetëm që mund të jenë përdorur për mbështetje ushtarake për Shqipërinë apo për operacionet guerilase kundër Jugosllavisë, apo Greqisë, por ato mund të jenë përdorur edhe për të mbështetur me arsenale ushtarake komunistët e Italisë së Jugut.
Lidhjet ajrore midis Shqipërisë dhe orbitës sovjetike u vështirësuan shumë nga pengesat e Jugosllavisë për fluturimet në zonën e saj ajrore, duke përfshirë këtu edhe kontrollin e vizave për pasagjerët. Aeroflota sovjetike e cila kishte shërbyer për tri herë në muaj në Shqipëri, kohët e fundit bën të ditur se i ka pezulluar të gjitha fluturimet. Nga ana tjetër, kompania “Hungarian Mazsoviet airline”, e cila i ka nisur shërbimet e saj ajrore javore në drejtim të Tiranës, në pranverë të vitit 1949, tashmë është duke operuar brenda javës. Ngarkesa ajrore në aeroplanët e tipit DC-3 është nisur nga zyrtarët rusë dhe zyrtarët shqiptarë si një ndihmë për koloninë ruse në Shqipëri. Fluturimet e fundit nga Shqipëria kanë shkaktuar plagosjen e personelit në Hungari.
Lidhjet me orbitën sovjetike
Në korrikun e vitit 1948 Bullgaria dhe اekosllovakia ishin të vetmet vende satelite të sovjetikëve, larg Jugosllavisë, që mbajtën marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë. Shqipëria dukej se do të bëhej e do të konsiderohej përgjithësisht si një satelit jugosllav me praninë e Bashkimit Sovejtik që do të kryente vetëm nëj kontroll indirekt. Brenda bllokut sovjetik Shqipëria kishte ndihmë të përbashkët vetëm me Jugosllavinë dhe Bullgarinë. Që kur ndodhi çarja sovjetiko-jugosllave, Shqipëria ka zgjeruar përfaqësimin e saj brenda orbitës me vende si Polonia, Rumania, Hungaria, Mongolia dhe Koreja e Veriut. Vendet e bllokut me trajtë koni kanë zgjeruar shumë mbështetjen ushtarake, ekonomike dhe propagandistike për Shqipërinë. Megjithatë, nuk u bë publik asnjë pakt ndihme shtesë ushtarake me qeverinë shqiptare nga vendet e orbitës sovjetike. Në bllokun e konit Bullgaria ishte e vetmja që kishte ndihmë reciproke me Shqipërinë. Përveç kësaj, Bullgaria dukej se do t’i jepte regjimit të Hoxhës mbështetje të mbyllur ndërmjet vendeve satelitare.
Prishja e marrëdhënieve me Jugosllavinë
Jugosllavia mbajti një pozicion dominues në çështjet shqiptare nga viti 1944 deri në korrik të 1948, kur regjimi i Hoxhës në mënyrë të papritur e bashkoi veten e tij me Bashkimin Sovjetik kundër Titos. Përveç mosmarrëveshjeve të mundshme të brendshme, e gjithë qeveria e Hoxhës, përfshirë edhe spastrimin e mëpasshëm politik të ministrit të Brendshëm Xoxe, denoncuan dhe iu kundërvunë zyrtarisht Titos. Ka shumë mundësi që Hoxha të ketë menduar se Titoja nuk do të ishte në gjendje ta mbante pozicionin e tij kundër bllokut sovjetik. Ai ndoshta ka pritur që Kremlini do ta rikthente sërish në orbitë Jugosllavinë duke shfajësuar Titon ose duke zgjidhur divergjencat ekzistuese. Qeveria shqiptare mbështeti rezolutën e bllokut komunist për braktisjen e marrëdhënieve të saj të mbyllura në të kaluarën me Titon. Marrëdhëniet tregtare u prishën zyrtarisht me iniciativën e qeverisë shqiptare në korrik të vitit 1948. Qeveria jugosllave në nëntor të vitit 1949 anuloi konventën e bashkëpunimit ekonomik reciprok.Incidentet provokative midis dy vendeve përfshijnë dhunimin reciprok të imuniteteve diplomatike. Shqipëria hapi edhe procese gjyqësore kundër spiunazhit të supozuar jugosllav dhe aktiviteteve sabotuese dhe veprimev diskriminuese kundër qytetarëve të çdo shteti.Akuza dhe kundërakuza për aktivitete jomiqësore janë shkëmbyer midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë gjatë vitit të fundit nga radioja dhe shtypi. Ka të dhëna se kanë ndodhur edhe një numër incidentesh në kufirin mes dy vendeve. ثshtë e dukshme se Shqipëria dhe anëtarë të tjerë të bllokut Sovjetik kufi me Jugosllavinë po zbatojnë direktivat sovjetike për të ngacmuar e bërë presion ndaj qeverisë së Titos në çdo mënyrë të mundshme pa veprim të armatosur. Ka prova se Tito po shfrytëzon pakicat shqiptare të Kosovës, që përbëjnë rreth 0,5 milionë njerëz në rajonin e Kosmetit të Jugosllavisë, kundër regjimit të Hoxhës. Propaganda shqiptare e ka akuzuar Titon për lirimin e një numri të burgosurish refugjatë shqiptarë të rëndësishëm, kur marrëdhëniet Shqipëri - Jugosllavi ishin miqësore, dhe për inkurajimin e tyre për të krijuar një forcë rezistence në shqiptarët e Kosmetit, për t’i përdorur në veprime sabotuese kundër regjimit të Hoxhës. Minoriteti shqiptar i Jugosllavisë, pas një periudhe persekutimi në regjimin e Titos, është garantuar kohët e fundit për privilegje të veçanta dhe reformat e mundshme për të pakësuar antipatinë për regjimin e Titos dhe për të inkurajuar ndjenja për përmbysjen e Hoxhës me qëllim lirimin e bashkëkombësve të tyre përtej kufirit. Premtimi jugosllav për një Shqipëri gjysëmautonome, edhe pse do të qeverisej nga përkrahësit e Titos, ndodhta do të siguronte mbështetjen e një numri të konsiderueshëm shqiptarësh në rajonin e Kosmetit në Jugosllavi. Ka prova që mbështesin akuzat shqiptare se Tito po ngre qendra stërvitjeje ushtarake, për refugjatët politikë shqiptarë, për më tepër ka të dhëna për takime të udhëheqësve kosovarë të Titos me përfaqësues të “Komitetit për Shqipërinë e Lirë” të të mërguarve, qëllimi i të cilit ka qenë formimi i një fronti të përbashkët anti-Hoxha. Forcat e kombinuara të kosovarëve dhe refugjatëve, të larguarve nga Shqipëria pasi ishin kundër regjimit të Hoxhës, të përpunueshëm nga Tito do të përbënin një kërcënim të tmerrshëm për regjimin e Hoxhës, veçanërisht nëse përpjekjet e tyre do të përkonin me presionin grek në kufirin Greqi-Shqipëri. Goditjet e fuqishme të propagandës shkëmbyer mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë reflektojnë përkeqësimin progresiv të marrëdhënieve të Titos me bllokun sovjetik. Makina propaganduese e Hoxhës, ka akuzuar gjithmonë Jugosllavinë për imperializëm kolonial në marrëdhëniet e shkuara me Shqipërinë. Qeveria shqiptare gjithashtu, konsideron shkaktare për gjendjen e keqsuar ekonomike të saj, që nga prishja me Titon, sabotimin jugosllav ndaj planeve për të ndihmuar Shqipërinë. Kundërshtarët jugosllavë e paraqesin regjimin e Hoxhës si vegël të BRSS-së, duke e fakjësuar atë për incidentet e shumta mes dy vendeve si dhe për gjendjen e brendshme kaotike të vendit. Tito ka premtuar publikisht ndihmë për elementët kundërshtarë në Shqipëri për të çliruar veten nga qeveria e dhunshme e Hoxhës. Informbyroja dhe propaganda shqiptare ndërkohë, akuzojnë Jugosllavinë dhe Greqinë, se të mbështetur nga imperialistët Perëndimorë, për komplot për përmbushjen e qeverisë së Hoxhës dhe zëvendësimin e tij me një regjim fashist. Pavarësisht nga fuqia e luftës propagandistike mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë duket hapur që asnjë qeveri nuk nxiton të ndërmarrë veprime të hapura kundër tjetrës. Ka të dhëna se qeveria e Titos ka frikë pasojat që mund të kishte Jugosllavia në rast të ndonjë agresioni të jashtëm kundër regjimit të Hoxhës. Nga ana tjetër qeveria e Hoxhës, përballet me probleme të brendshme të ndërlikuara, të cilat përjashtojnë aktivitetin shqiptar në shkallë të gjerë kundër Titos. Edhe pa këto pasoja nuk ka të ngjarë që secila palë të niste veprime agresive ndërkohë që mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Përveç kësaj moti i keq i dimrit shumë shpejt do të ndalojë veprimet e ndërmarra nga Tito ose Hoxha. ثshtë llogaritur kështu se Tito nuk do të marrë masat e nevojshme për përmbysjen e regjimit të Hoxhës përpara pranverës të vitit 1950. Zhvillimet pasuese midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të pasqyrojnë situatën e përkeqësuar Tito-Informbyro.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top