"Chrysler" shpall falimentin, FIAT merr përsipër ta shpëtojë

Зngjεll

___________
"Chrysler" shpall falimentin, FIAT merr përsipër ta shpëtojë

Ndërkohë që do të transformohet, nuk do të humbasë asnjë vend pune brenda SHBA-së

Kompania e automjeteve "Chrysler" do të nënshkruajë Kapitullin e 11-të të falimentit menjëherë, ndërkohë që ka lidhur një aleancë me FIAT-in.
Kapitulli 11 mbron fi rmën nga kreditorët, duke i lejuar atyre që të merren me fi nancat për një periudhë më të gjatë kohore.
Disa nga pikat e shpërndarjes dhe të prodhimit të markës do të mbyllen me kalimin e kohës, po asnjë vend pune nuk do të humbasë së afërmi. Ndërkohë "Chrysler" do të përfitojë një kredi tjeter qeveritare prej 8 miliardë dollarësh nëse do t‘ia dalë që të paraqesë një plan të suksesshëm biznesi deri në mesnatën e së enjtes.
Shtëpia e Bardhë e ka përshkruar këtë lëvizje si "operacion të shkurtër falimentimi" që do të zgjasë nga 30 deri në 60 ditë. Presidenti amerikan, Obama, tha se duhet të merreshin hapat e nevojshëm për t‘i dhënë kompanisë një jetë të re. Ai shtoi gjithashtu se shpresonte që "Chrysler" të bëhej më e fortë me marrjen e këtyre masave dhe më kompetitive. Sipas planit, FIAT do të marrë 20% të aksioneve të kompanisë me mundësinë e ngritjes së tyre në 35%. Departamenti i Thesarit do të ketë
një 8%, ndërkohë që qeveria kanadeze do të ketë edhe ajo një 2%. Në Shtetet e Bashkuara nuk do të mbyllet asnjë fabrikë e "Chrysler". Marrëveshja do të duhet të ratifi kohet nga gjykata e falimentimeve. "Chrysler" është një nga kompanitë problematike të prodhimit të makinave dhe renditet pas atyre të mëdha si "General Motors" dhe "Ford", që kanë fi tuar së fundi kredi të posaçme nga qeveria amerikane
prej miliarda dollarësh, por që rrezikojnë të falimentojnë nëse nuk do të marrin transhin tjetër të kredisë, nëse nuk do të paraqesin një plan të qartë dhe të përpiktë ristrukturimi. Të tria kompanitë e prodhimit të makinave kanë pësuar goditje shumë të madhe nga rënia e shitjeve
brenda dhe jashtë vendit, për shkak të krizës financiare dhe ndodhen në prag të falimentimit./G.Shqip/
 
Titulli: "Chrysler" shpall falimentin, FIAT merr përsipër ta shpëtojë

Kret kjo ndodhi per arsye te Krizes Financiare ne Amerike dhe qe ndihet ne gjithe boten.TE falimentojne keto kompanime me biznise kaq te medha ne gjithe boten,me te vertet nje humbje e madhe per gjithe boten.Shpreosjme qe te kaloje sa me shpejte kjo krize.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top