fcbesia
Anëtar i Respektuar
Në fund të viteve ’60, Guevara u shndërrua në një ikonë botërore për atë pjesë të rinisë, që e gjen veten në idealet e tij revolucionare. Dhe në kohët e sotme, Ernesto Guevara ose “Che-ja” (emblemë për disa e luftës për liri dhe dinjitet të popujve të botës së tretë), paraqitet si figura e heroit ideal, i papajtueshëm për kompromise dhe me kusht të jetës së tij. Pavarësisht nga bindjet e tij politike, imazhi i një rebeli të përjetshëm, të ëndërrimtarit pak të pajtueshëm me botën plot padrejtësi, ka fituar gjenerata të rinjsh në gjithë botën. “Hasta Siempre” (e njohur më shumë si “Hasta siempre Comandante”, një këngë e kompozuar nga Carlos Puebla në 1965-ën, është një nga më të famshmet, e cila së bashku me foton e realizuar nga Alberto Korda në 1960, kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë xhiron e botës.
Origjina e djathtë
Ernesto Guevara de la Serna lindi në Rosario, në Argjentinë, nga një familje me origjinë spanjolle, baske dhe irlandeze. Në familjen politikisht të orientuar nga e djathta dhe në gjendje të mirë ekonomike, “Che-ja” do të dallohej për dinamizmin dhe për simpatitë e tij radikale. Pavarësisht sëmundjes së astmës (që do ta shoqërojë gjithë jetës) i dedikohet sportit, sidomos regbisë, me rezultate shumë të mira.
Nofka
“Che” i është atribuuar nga shokët kubanë të luftës në Meksikë, dhe vjen nga fakti se Guevara, si të gjithë argjentinasit prononconte shpesh frazën “che”, për të tërhequr vëmendjen e një bashkëbiseduesi, ose dhe më gjerë, si thirrja “hej”.
Në Amerikën e Jugut me motoçikletë
Në vitin 1951, kur ishte ende një student për mjekësi, së bashku me një mik të vjetër Alberto Granado, biokimist, nisën një udhëtim me një motoçikletë Norton 500 kubikshe të ’39-ës. Ideja e tyre ishte të kalonin disa javë në San Pablo, Peru, në brigjet e Rios së Amazonave, për të qenë vullnetarë. Pasi pa varfërinë dhe i ndikuar nga teoritë marksiste, Guevara arriti në përfundimin që vetëm revolucioni mund të zgjidhte dallimet sociale dhe ekonomike në Amerikën Latine. Udhëtimet e tij i frymëzuan dhe idenë për të mos e parë Amerikën e Jugut si një shumë e popujve të ndryshëm, por si një etni e vetme, për lirimin e së cilës ishte e nevojshme një strategji e një frymëmarrje kontinentale. Nisi të imagjinonte një mundësi të një Ibero-Amerike të bashkuar dhe pa kufij, e lidhur nga një kulturë e vetme (mesticizmi. Një ide e cila do të zërë një rëndësi të ndjeshme në aktivitetet e fundit revolucionare.
Lidhja me Fidel Kastron dhe revolucionmi kuban
Pas një bashkëbisedimi që zgjati tërë natën, ai u bind se Kastro ishte lideri revolucionar që po kërkonte dhe iu bashkëngjit “Lëvizjes”, që kishte në program të rrëzonte diktatorin kuban, Fulgencio Batista. Dhe pse paktet ishin që do të ishte vetëm mjeku i grupit, ai mori pjesë në përgatitjen ushtarake së bashku me anëtarë të tjerë të lëvizjes. Në fund të kursit u sinjalizua nga instruktori si nxënësi më i mirë i kursit. Kur në 25 nëntor 1956, anija Granma u nis nga Tuxpan, në Meksikë, Guevara ishte i vetmi jo kuban në bord. Nga eksperiencat e tij të para në guerilje merr me vete një përshtypje shumë të fortë, duke u pasqyruar i aftë për një ftohtësi dhe një zotësi analitike të pamëshirshme: “Urrejtja si një element lufte: urrejtja e pakontrollueshme për armikun që shtyn një qenie njerëzore përtej limiteve të saj natyrale, duke e shndërruar në një makinë vdekjeprurëse dhe efikase, të dhunshme, selektive dhe me gjak të ftohtë”. Dhe pas triumfit të revolucionit të Kastros dhe ardhjes së tij në pushtet, pavarësisht se u impenjua në qeverisjen e vendit, ai nuk ndali duke qenë një revolucionar. Me Kubën nuk mbaronte ëndrra e tij… Do të niset për të luftuar dhe në vende të tjera dhe jo vetëm në Amerikën e Jugut, por dhe në Kongo, në kontinentin afrikan. Bolivia do të ishte dhe një ndër vendet ku ai do të luftonte, por dhe do të vdiste. Në 8 tetor të 1967-ës, pak kilometra nga një fshat i quajtur La Higuera, Guevara pas një luftimi të ashpër u detyrua të dorëzohej, pasi ishte plagosur në këmbë dhe pushka e tij ishte shkatërruar nga plumbat. Në 9 tetor të 1967, ai u ekzekutua në shkollën e fshatit.

GAzetaShqiptare