Charles Bukowski

bella

Anëtar i Nderuar
E njihni kete autor? ju pelqen e nese jo pse? e nese po pse perseri ? :D

Henry Charles Bukowski nje shkrimtar dhe poet amerikan(16 gusht 1920-9 mars 1994)

Per mua eshte nje autor i interpretuar ne menyren me te mire. Perzjerja midis marrezis dhe realitetit qe fut ne veprat e tij e ben te madh.
Bukoswki-t bashkengjitet binomi "Seks dhe Alkool" me te gjitha ato qe vijn mbrapa kesaj. Per ate te qenit gjithmon nga ana te dobteve, per kritikat e tij mbi shoqerin, per ironin e tij therese e per shume akoma ju keshilloj "Pulp" . Megjithate, ne poezi pelqej shume eshte nje gjeni ne llojin e tij.



Jasht cdo rregulli ai eshte unik.

disa fraza te tij:


Poezia vlen per dicka, me besoni, te ndalon te cmendesh plotesisht.

Hypa ne makin, u shkeputa nga trotuari dhe hyra ne trafik. Ishte ora gati dhjet e darkes,
Kishte hene dhe jeta ime po shkonte dalengadale ne asnje vend.

Kur jam i dehur jam ne frymezimin tim maksimal, kjo do te thote qe jam nje bir ku**e


Aforizma nga Bukowski.

Burrat e medhenj jan me te vetmuarit.

Gjeni eshte njeriu i afte te thote gjera te thella ne menyr te thjesht

Diferenza midis diktatures dhe demokracis eshte se ne demokraci votojm ne fillim e me pas
marrim urdhra, ndersa ne diktature nuk do harxhojm kohen ton kot per te shkuar ne votim.

Si mund ta thuash qe do nje person kur ne bote ka me mijra persona qe mund ti duash me shume
nese i takon! Ne fakt nuk i takon.

Shpirti i lire eshte i rralle, kur e sheh e njeh, sidomos sepse provon nje ndjenj te mire kur i je afer.

"Paske nje fytyre interesante -thote Diana.- Cfare ben?"
"Asgje."
"Tamam tipi i mashkullit qe preferoj."


p.s mund te vazhdoni edhe ju :D
 
Pe: Charles Bukowski

Kur gjithçka te kete mbaruar jam i sigurt qe do te me jepet nje minute per te menduar perseri per te gjitha heret qe doja te ulerisja çka ndjeja, por kam heshtur nga frika se nuk do te me kuptonin. E do te pendohem per qellimet qe kam braktisur, sepse frika per te deshtuar me ka ndaluar ti ndiqja. Kjo jete eshte **** por ta haje dreqi jam i dashuruar me te!
--------------------------------------------------------------------------

Dinosauria...Ne!

Të lindur kështu
Mes këtyre
Ndërsa manikinët buzëqeshin
Ndërsa Zonjush Vdekja qesh
Ndërsa ashensorët prishen
Dhe kufinjtë politike bien
Ai çuni supermarketit që fut gjërat në qese për ty ka nji diplomë
Ndërsa peshqit e pistë nga nafta vjellin prenë e pist
Dhe dielli është i maskuar
Ne jemi
Lindur kështu
Lindur mes këtyre
Mes luftërash të çmendura që ndodhin me kaq kujdes
Mes boshllëkut të fabrikave të rrënuara me dritare të thyera
Mes bareve ku njerëzit nuk flasin më me njëri tjetrin
Zëniet me grushta përfundojnë me thika e të shtëna armësh
Lindur
Mes këtyre
Mes spitaleve të shtrenjta ku të vdesësh kushton më lirë
Mes avokatësh që akuzojnë aq shumë sa bëhet e lehtë që të deklarohesh i fajshëm
Në nji shtet ku burgjet janë plot dhe manikomet e mbyllyra
Mes masave që shndërrojnë budallenjtë në heronj të pasur
Të lindur mes kësaj
Ecën dhe jeton mes këtyre gjërave
Vdes për këtë shkak
Në heshtje
Të gjymtuar
Të korruptuar
Të lënë pa trashëgimi
Të budallepsur
Të përdorur nga kjo
Të mërzitur nga kjo gjë
Të bërë të çmendur dhe të sëmurë
Të bërë çnjerëzor
Nga kjo gjë
Zemra është bërë e zezë
Gishtat prekin fytin
Pistoletën
Thikën
Bombën
Duart i drejtohen nji zoti që nuk përgjigjet
Gishtat duan të prekin shishen
Ilaçet
Pluhurin
Lindur në këtë kohëvdekje të dhimbshme
Lindur me nji shtet që ka mbledhur borxhe në 60 vjet
Dhe së shpejti s’do mund të paguaj as interesat e borxheve
Bankat do digjen
Paraja do bëhet e pavlerë
Rrugëve vrasjet do bëhen zakon dhe nuk do ketë ndëshkim
Do ketë armë dhe grupe njerëzish të hutuar
Toka do jetë e pavlerë
Ushqimi do të pakësohet
Energjia bërthamore do bjerë në dorën e masave
Shpërthime të njëpasnjëshme do përshkojnë tokën
Njerëz radioaktiv do i ngrenë kurthe njëri tjetrit
Ndërsa të pasurit dhe të zgjedhurit vështrojnë nga platforma në hapsirë
Ferri i Dantes do duket si park lojrash për fëmijë
Dielli nuk do duket do jetë gjithmonë natë
Pemët do vdesin
Bimësia do vdesi
Njerëzit radioaktiv do hanë të gjallë njëri tjetrin
Deti do helmohet
Liqenet dhe lumenjtë do zhduken
Shiu do jetë floriri i ri
Në errësirë do përhapet erë e keqe kufomash njerëzish e kafshësh
Pak të mbijetuarit do preken nga sëmundje të reja e të fshehta
Platformat në hapsirë do përpihen nga prishja
Nga mbarimi i rezervave
Nga degjenerimi i përgjithshëm
Dhe do ketë një heshtje mahnitëse e pa dëgjuar ndonjëherë
Lindur nga kjo
Dhe dielli ende i fshehur diku atje
Duke pritur kapitullin tjetër .
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Charles Bukowski

"Jane pak njerezit me te cilet mund te rri vetem per vetem ne nje dhome per pese minuta pa u ndjere i ngopur"
 
Pe: Charles Bukowski

Ata që pinë kanë një problem, kur kanë gëzim pinë për të festuar, kur kanë hidhërim pinë për të hequr mendjen dhe kur s'ndodh asgjë, pinë që ti ndodhi diçka.

Gjeniu është një njeri i aftë të thotë mendime të thella në mënyrë të thjeshtë.
Në zemrën që digjet nuk hyet me çizme.

Kur te gjej ndonje je tj me te mire do e shkruaj :)
 
Pe: Charles Bukowski

Ishte me mire te mos gjendesha i perfshire ne situata te tilla.
Isha i lumtur te mos isha i dashuruar, te mos isha ne paqe me boten.
Me pelqente te isha kunder gjithckaje.
Te dashuruarit behen shpesh nervoz, te rrezikshem.
Humbin sensin e realitetit, te humorizmit.
Behen acarues e te merzitshem. I vrasin njerezit...
 
Pe: Charles Bukowski

Vetmi...

Edna po ecte në rrugë me çantën e ushqimeve kur e parakaloi automobilin. Mbi derën e këtij të fundit, kishte një tabelë :

Kerkoj nje grua...


U ndal. Mbi qelq, kishte një copë të madhe kartoni, me një tekst të ngjitur përsipër. Një tekst të shtypur me makinë shkrimi. Nga cepi i trotuarit ku ishte, Edna s’arrinte ta lexonte. Mund të shihte vetëm titullin në krye :

Ishte një makinë e re dhe luksoze. Edna eci përpara mbi bar për të lexuar tekstin e shtypur :

Burrë, 49 vjeç. I ndarë. Kërkoj të takoj një grua, për t’u martuar. Duhet të jetë ndërmjet 35 dhe 44 vjeçe. Më pëlqen televizioni dhe kinematografia. Gastronom. Jam llogaritar me kohë të plotë. Llogari bankare të kënaqshme. Më pëlqejnë femrat e mbushura.
37 vjeçe, Edna ishte pak a shumë e mbushur në trup. Kishte aty një numër telefoni dhe gjithashtu tre foto të tipit që kërkonte një grua. Në kostum kollare, dukej mjaft i mpirë. Për më tepër, dukej i ngrysur, disi i egër. Dhe si i gdhendur në një copë dru, mendoi Edna, vërtet si një cung.
Edna u largua, me një buzëqeshje të vagullt. Ndjente gjithashtu neveri. Kur mbërriti në shtëpi, e kishte harruar tabelën. Vetëm ca orë më vonë, në vaskë duke u larë, ajo mendoi sërish për këtë burrë, dhe kësaj here tha me vete se ai duhet të ishte vërtet aq i vetmuar sa të bënte diçka të tillë :


Ajo e përfytyroi duke u kthyer në shtëpi, duke zbuluar në kutinë e postës faturat e gazit dhe të telefonit, duke u zhveshur, u larë, ndezur televizorin. Një sy të shpejtë mbi gazetën e mbrëmjes. Pastaj duke shkuar të gatuajë diçka në kuzhinë. Me mbathje, në këmbë, sytë të ulur mbi tigan. Duke e vënë darkën mbi tavolinë, duke ngrënë. Duke shikuar dhe pak televizor. Dhe mbase me një kanaçe të vetmuar para se të shtrihej në shtrat. Miliona burra bënin kështu gjithandej në Amerikë.
Edna doli nga vaska, u fshi, u vesh dhe doli nga shtëpia. Makina ishte ende aty. Shënoi emrin e tipit, Joe Lighthill, dhe numrin e telefonit. Rilexoi tekstin e shtypur. « Kinematografi ». ا’fjalë e çuditshme. Në ditët tona, të gjithë thoshin « kinema ». Kërkoj një grua. Ky njeri kishte vërtet kurajo. Kjo shprehje tregonte një personalitet të fortë.
Kur u kthye brenda, piu tre filxhanë kafeje dhe pastaj i ra numrit. Telefoni cingërroi katër herë.
« Alo ? ia bëri një zë burri.
– Zoti Lighthill ?
– Po ?
– Kam parë njoftimin tuaj. Mbi makinë.
– Ah, po !
– Më quajnë Edna.
– Si ia shpini, mirë ?
– Oh ! për mrekulli. Por bën kaq vapë. Vërtet e padurueshme.
– Po, na e nxiu jetën.
– Eh mirë, zoti Lighthill…
– Më thërrisni Joe.
– Eh mirë, Joe, hahaha, m’duket vetja vërtet budallaqe. E dini përse ju mora në telefon ?
– Ngaqë keni parë tabelën ?
– E kam fjalën, hahaha, ça ka që s’shkon ke ju ? S’arrini të gjeni një grua ?
– Më duket se jo, Edna. Pa më thoni, ku gjenden ato ?
– Kush, gratë ?
– Po.
– Oh ! po ngado i gjeni, s’është vështirë.
– Ku kështu ? Më thoni më mirë, ku gjenden ?
– Eh mirë, në kishë, për shembull. Ka plot gra në kishë.
– S’shkoj asnjëherë në kishë.
– Oh !
– Dëgjoni, Edna, a nuk e bën një xhiro këtej nga unë ?
– E keni fjalën : në shtëpinë tuaj ?
– Po. Banoj në një hyrje të këndshme. Mund të pinim ndonjë gotë duke llafosur. Qetë-qetë.
– Eshtë vonë tani.
– Asnjëherë s’është vonë. Dëgjoni, ju e keni parë tabelën time. Me siguri ju ka pickuar.
– Eh jo de…
– Ju thjesht keni frikë, dhe kaq.
– Jo, s’është e vërtetë, s’kam frikë.
– Atëherë ejani të pijmë një gotë, Edna.
– Hmm…
– Ejani.
– Mirë pra. Do të jem aty pas çerek ore. »
Ishte në katin e fundit të një pallati hyrjesh moderne. Hyrja 17. Poshtë, pishina pasqyronte dritat. Edna trokiti. Dera u hap, dhe ajo pa Z. Lighthill. Ballë i qëruar ; qime që nxirrnin kryet nga vrimat e hundës ; jaka e këmishës, e zbërthyer.
« Hyni pra, Edna… »
Ajo hyri dhe dera u mbyll nga prapa. Kishte veshur një fustan blu të thurur, një palë sandale, por jo çorape. Tymoste një cigare.
« Uluni. Po ju përgatis një gotë. »
Brenda ishte këndshëm. Gjithçka në blu dhe jeshile, dhe tejet e pastër. Ajo e dëgjoi Z. Lighthill që mërmëriste ulët një melodi, hmmmmmmmm, hmmmmmmmm, hmmmmmmmm… Dukej i shlirët ; kjo e ndihmonte Ednën.
Z. Lighthill – Joe – u kthye me dy gota. Ia zgjati njërën Ednës, pastaj u ul në një kolltuk përballë saj.
« Po, tha ai, bën një vapë e tmerrshme. Sa mirë që kam këtë kondicionerin.
– E vura re. Eshtë mjaft këndshëm këtu.
– Kthejeni.
– Ah ! po.
Edna piu një hulm. Ishte e mirë, ca e fortë, por kishte shije të mirë. E vështroi Joen që piu duke e përkulur kokën prapa. Ca rrudha të thella ia brazdonin qafën. Dukej sikur fluturonte në pantallonat e veta, tepër të gjera për të. Kjo iu jepte një pamje të çuditshme këmbëve.
« Paskeni veshur një fustan shumë të bukur, Edna.
– Ju pëlqen ?
– Po, shumë. Dhe pastaj, ju jeni ca e mbushur. Ju shkon vërtet shumë, për mrekulli. »
Edna s’foli fare. As Joe. Qëndronin aty, të ulur duke vështruar njëri-tjetrin tek thanin gotat.
E përse nuk flet ? mendoi Edna. I takon atij i pari. Bën be se është një copë dru. Ajo e mbaroi gotën.
« Po shkoj t’ju përgatis një tjetër, tha Joe.
– Jo, më duhet të iki tani.
– Oh ! hë tani, tha ai, më lini t’ju mbush edhe një. Kemi nevojë për diçka, sa për t’u ndjerë më të qetë.
– Mirë, por pastaj do të ngrihem. »
Joe u nis për në kuzhinë me gotat. Nuk mërmëriste më. U kthye, i zgjati gotën Ednës, pastaj u ul sërish në kolltukun përballë. Koktejli ishte më i fortë se i pari.
« Le të themi, tha ai, se jam i pathyeshëm në përgjigjet e pyetësorëve mbi seksin. »
Edna piu një hulm pa u përgjigjur.
« Po ju, ju intereson kjo ? pyeti Joe.
– S’e kam provuar ndonjëherë t’iu përgjigjem.
– Sa keq. Ju e dini, përgjigjet tona zbulojnë personalitetin që kemi.
– Vërtet besoni se këto gjëra janë të vlefshme ? Kam parë një të tillë në gazetë. S’iu jam përgjigjur asnjëherë, por kam parë ama, tha Edna.
– Sigurisht që janë të vlefshme.
– Mbase nuk jam aq e fortë në çështje seksi, tha Edna. Dhe mbase kjo është arsyeja që jam vetëm.
Ajo piu një gllënjkë të madhe.
« Fundja, të gjithë ne jemi vetëm, tha Joe.
– ا’doni të thoni me këtë ?
– Dua të them se pavarësisht seksit apo dashurisë, një ditë të bukur, gjithçka merr fund.
– Sa e trishtë, tha Edna.
– Sigurisht. Një ditë të bukur, fund. Ose ndahemi, ose merremi vesh : dy partnerët bashkëjetojnë pa ndjerë asgjë. Kështu që, më mirë të jetoj vetëm.
– Jeni ju që keni vendosur të ndaheni, Joe ?
– Jo, ime shoqe.
– ا’djallin ska vajtur mirë ?
– Orgjitë seksuale.
– Orgjitë seksuale ?
– Ju e dini, një orgji seksuale është vendi më i vetmuar që mund të mendohet. Këto ngatërrime leshrash – më dëshpëronin aq shumë – topuzë që hyjnë e dalin – më falni…
– Ska gjë, jo.
– Këta topuzë që hyjnë e dalin, këmbë të kapërthyera, gishta të ethshëm, gojëra, të gjithë në djersë duke i dhënë, të vendosur t’ia arrijnë me çdo kusht.
– Joe, unë s’i njoh mirë këto gjëra, tha Edna. Unë them se pa dashuri, seksi s’është asgjë. Gjërat marrin kuptim vetëm nëse ka emocion mes partnerëve.
– Ju doni të thoni se njerëzit duhet ta duan njëri-tjetrin ?
– Eshtë më mirë.
– Pa mendojeni pak sikur ata të jenë të lodhur me njëri-tjetrin ? Apo sikur të jenë të detyruar të rrinë bashkë ? Për para ? Për fëmijët ? Tërë kjo pra…
– Orgjitë s’të çojnë askund.
– Po atëherë, ç’të bëhet ?
– S’di ç’të them.
– Mbase ndërrimi.
– Ndërrimi ?
– Ju e dini, kur dy çifte njihen aq mirë dhe ndërrojnë partnerët. Aty të paktën, iu jepet një mundësi ndjenjave. Për shembull, le të themi se e shoqja e Mike më ka pëlqyer gjithmonë. Ka ca muaj që e dua shumë. E shoh sa herë që përshkon një dhomë. Më pëlqen ta shoh si lëviz. Jam kureshtar për të. Them me vete, ju e dini, a thua çfarë fshihet pas këtyre lëvizjeve. E kam parë të zemëruar, e kam parë të dehur, e kam parë esëll. Dhe atëherë, i ndërrojmë. Qëllojmë në një dhomë me të, më në fund do ta njohim vërtet. Ka një gjasë që të ndodhë vërtet diçka. Natyrisht, Mike është në dhomën tjetër me gruan time. Them me vete, paç fat, Mike, shpresoj të jesh po aq dashnor i mirë sa unë.
– Dhe bën kjo ?
– Hmm… s’di ç’të them. Nganjëherë, këto ndërrimet të nxjerrin ca probleme… më pas. Duhet diskutuar në thellësi… vërtet në thellësi. Dhe prapë, edhe me këto diskutime, gjërat mund të ndërlikohen më keq…
– Kështu mendoni ju, Joe ?
– Eh mirë, këto ndërrimet… Them se ndokujt mund t’i ecë me to… mbase dhe shumë njerëzve. Por s’besoj se do të bënte punë në rastin tim. Jam tepër i turpshëm. »
Joe e ktheu gotën me fund. Edna e uli të sajën dhe u ngrit.
« Dëgjoni, Joe, më duhet të shkoj… »
Joe e përshkoi dhomën me Ednën. Me ato pantallonat e gjera, ngjante si një elefant. Ajo ia pa veshët e stërmëdhenj. Pastaj ai e shtrëngoi, e përqafoi. Alkooli s’kishte arritur t’ia heqë erën e gojës. Nxirrte një frymë të qelbur. Nuk e prekte fare një pjesë të gojës. Ishte i fortë, por forca e tij ishte e papastër, lypëse. Edna zmbrapsi kokën, por ai s’e lëshoi.


« Më lësho, Joe ! Po i bini shumë shkurt ! Më lësho ! »
« Po përse ke ardhur këtu ti kuçkë ? »
Ai u përpoq sërish ta puthë, ia arriti. Ishte e tmerrshme. Edna ngriti njërin gju. Gjuri qëlloi në shenjë. Krahët e tij u përpoqën në ajër dhe ai ra mbi tapet.
« Zot, Perëndi… po përse e bëre këtë ? Doje të më vrisje kështu ? »
Ai përpëlitej përtokë.
Prapanica, mendoi ajo, shih ç’prapanicë të shëmtuar që ka. E la ashtu duke u përdredhur dhe zbriti shkallët. Jashtë, ajri ishte i pastër. Dëgjonte të folurat e njerëzve, televizorët e tyre. U kthye në shtëpi në këmbë ; nuk ishte larg. Kishte nevojë për një tjetër banjë, hoqi fustanin blu të thurur dhe u pastrua me kujdes. Pastaj doli nga vaska, u tha me një peshqir dhe vuri bigudinat rozë. Vendosi të mos e shohë më Joen.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Charles Bukowski

Ky eshte njesh aforizmat e tij jane perfekte
 
Pe: Charles Bukowski

Shpresa të sëmur. Ndonjëherë është mirë të mos e kesh, të paktën e di që nuk ke për tu bregosur për asgjë, apo të bësh figurë të keqe në mes të njerëzve, të cilët nuk interesohen fare për ty. Duket që ata nuk dinë asgjë për ty. Por, ti ke investuar emocionet, idetë, dëshirat, pak dashuri etj...
Vrite shpresën, dhe mbase keshtu do të ndihesh më mirë .
 
Titulli: Charles Bukowski

Po i them dy fjalen per ''B'' -ne , i just lov it....
Tekstet e tij jane te shkruara mjeshterisht, te pakten ne llojin e stilit qe ka perqafuar. Ne pergjithesi pa sterhollime te gjata, plot me dialogje, asnjehere nje arsyetim i gjate tre-fjalish, thjesht copeza jete.Bukowski nuk eshte thjesht nje dikush qe tregon ç’sheh ne rruge, por trillon, sajon, ne varesi te idese qe ka. Nese i ka bere pershtypje diçka, ai gjen nje vegez dhe e ftillon.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Charles Bukowski

a mos e kam marrë udhën e vdekjes vdekje ?
mos vallë kjo makinë do të më japë fund
ndërkohë që as alkooli, gratë dhe skamja
s’kanë mundur të ma bëjnë ?

po Whitmani, a mos po qesh me mua
që andej nga varri i vet ?
po Creeley, a thua mërzitet gjë ?

a janë hapësirat mirë ?

po unë ?

po Ginsbergu, a do të ulërasë ?

qetësomi pra frikat !

më jep pak fat !

më jep frymëzim !

më jep forcë të vazhdoj !

jam sërish i virgjër.

një i virgjër 70 vjeç.

mos m’i dhjes numrat, makinë

ose po.
se mos i bëhet vonë kujt.

më fol pak, makinë !

mund të pijmë bashkë.
të bëjmë qejf.

mendo për të gjithë ata që do të më urrejnë përpara këtij
kompjuteri.

do t’i shtojmë me të tjerët
dhe do të vazhdojmë
pa u lodhur.

është fillimi pra
dhe jo
fundi.
_________

Charles Bukowski- Me të mallkuarit
 
Titulli: Charles Bukowski

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Last edited by a moderator:
Pe: Charles Bukowski

"Njeriu eshte viktime e nje ambienti qe nuk do t'ia dije fare per shpirtin e tij..."
 
Pe: Charles Bukowski

Jam i lodhur duke para fytyra femrash të rrethuara nga botox .Gjinj të tejmbushur, të copëtuar nga konkurrenca, prapanica të ekspozuara, taka dhe truke kozmetike, gjeste të vështira për gratë e lirshme, tashmë të padallueshme edhe nga ato të zanatit...
Dëshiroj të shikoj femra me feminitetin e tyre, me sjellje të butë, me buzëqeshje plot hir, lëvizje joshëse, me fjalë të ëmbla dhe të sigurta në të njëjtën kohë. Me mendime origjinale dhe të reja.
Dëshiroj të shikoj femra të pavarura, jo skllave të burrave që sakrifikojnë dinjitetin e tyre. Femra me zemra prej akulli të shkrirë, shoqe dhe mike të meshkujve, të lira dhe të sinqerta.
 
Pe: Charles Bukowski

Njerëzit nuk kanë ndjenjën e humorit , e marrin gjithçka kështu seriozisht , të budallallepsur .
 
Pe: Charles Bukowski

Mbi vetminë...

Nuk jam ndier ndonjëherë i vetmuar. Kam qënë në një dhomë--Jam ndier vetëvrasës. Kam qënë i dëshpëruar. Jam ndier i tmerruar, i tmerruar përtej gjithckaje, por nuk kam ndier ndonjëherë që një person tjetër të hyjë në atë dhomë dhe të mund të sherojë atë që mua më bezdis, apo çfarëdo numri njerezish të hyjnë në atë dhomë.

Me fjalë të tjera, vetmia është diçka që nuk më ka bezdisur ndonjëherë sepse gjithmonë kam pasur një padurim për të qenë vetëm. Eshtë të qënit në ndonjë festë, ose në një stadium plot me njerëz që festojne diçka, që mund të më ndjellë vetmi. Do të citoj Ibsenin, " Burrat më të fortë janë më të vetmuarit " . Nuk kam menduar ndonjëherë që " epo, nje bjonde shume e bukur do vijë këtu, do ma jape, do më fërkojë dhe topet, dhe do ndihem mirë " Jo, ajo nuk ndihmon. E ke parasysh turmën tipike “ Uau, eshte e premte mbrëma, çfarë do bësh ? Do rrish ulur aty? ” Hmm, po. Sepse nuk ka asgjë atje jashtë. Eshtë budallallëk. Budallenj duke u englendisur me të tjerë budallenj. Leri te budallepsen. Nuk më ka bezdisur ndonjëherë ndjenja e të vërshuarit atje jashte ne natë. Fshihesha ne bare, sepse nuk doja të fshihesha ne fabrika. Kjo është e gjitha. Të më falin milionat, por kurrë nuk kam qënë vetëm. Më pëlqen vetja ime. Jam forma e argëtimit më e mirë që kam. Le të pimë më shumë verë tani...
 
Pe: Charles Bukowski

Ka njerëz të cilët gjithmonë kanë për të shkuar diku...

Të shkojmë në kinema, të shkojmë një shëtitje me varkë,
të shkojmë për të bërë sex..etj.
Shkofshi të gjithë në djall, ju them gjithmonë...
vec mua më lini të qetë këtu!

 
Titulli: Pe: Charles Bukowski

Vdekja pin purot e mija

C'te besh:jam ketu prape i dehur
e degjoj Chajkovskij
ne radio.
Oh Zot,e degjoja dyzeteshtate vjet
perpara
kur isha nje shkrimtar barkthate
dhe ja k'tu prape
tani jam shkrimtar me sukses pak me te madh
e vdekja iken posht e lart ne kete dhome
e pin purot e mija
e çon nje gote te veres time
ndersa plaku Pjeter vazhdon me ate frazen e tij
te "t'bezdishme"
kam bere nje cope rruge ne jeten time
e nese kam patur fat
eshte se i kam lujtur mire letrat e mija:
jetova si barkthate per artin,jetova si barkthate
per t'fituar pese minuta te qelbur,pese ore ,
pese dite,
deshta vetem te hedhja ne leter disa fraza,
suksesi ,leket nuk kishin rendesi:
une doja te shkruaja
e ato donin qe une te punoja te makina e presimit
ne fabrike
donin qe te beja magazinier ne nje magazine te madhe.

Beh',thot vdekja,duke me kaluar afer,
do te marr sidoqofte,
nuk ka rendesi ai qe ishe:
shkrimtar,taksist,Rrugaç,kasap,
parashutist akrobatik,une do te marr....

Okay baby,i them une.
tani po pijme dicka bashke
ndersa njeshi i nates
behet dy
ajo e din kur eshte momenti,
por sot ja kam hedhur: ja mora pese minuta te
qelbur bile edhe me shume.

Ps:perkthim modest i jemi nga italishtja per mas me e harru Shqipen keshtuqe lejohen kritikat.
 
Titulli: Charles Bukowski

Kujtoj qe nje dite u zgjova i teri ngjyrosur me ngjyrat e nje dashurie te humbur .(Charles Bukowski)
 
Titulli: Charles Bukowski

"Nëse një ditë më dëgjoni të flas për dashuri e yje, ju lutem...më vrisni!''

 
Titulli: Charles Bukowski

"ثshtë e vështirë të ecësh me mua. Këtë e dinë të gjithë bashkëudhëtarët e mi, që të gjithë ikën në mes të rrugës.
Kush e kishte fajin...?
Une e dua të vështirën, ata nuk e duan.
S'kam ç'të bëj.
A kam faj?
Patjetër që kam.
Faji më i madh i imi ishte pse mora rrugën e vështirë me njerëz të lehtë!!!"
 
Titulli: Charles Bukowski

Në zemrën që digjet nuk hyet me çizme.
---
Kur Zoti krijoi dashurine

Kur Zoti krijoi dashurine, nuk eshte se na ndihmoi kushedi çfare.
kur Zoti krijoi qente, nuk eshte se i ndihmoi kushedi se çfare qente.
Vetèm kur krijoi pemet, arriti te beje nje gje normale.
Kur Zoti krijoi urrejtjen, na dha normalisht nje gje te dobishme.
Kur Zoti me krijoi Mua, me krijoi Mua.
Kur Zoti krijoi majmunin, ishte duke ja futur gjume per shtate pale qejfe.
Kur krijoi xhirafen, ishte bere tape topi.
Kur krijoi droge e narkotike, i vinte mendja verdalle.
Ndersa kur krijoi vetvrasjen, ishte njeri, mes nesh ne toke.

Kur te krijoi ty shtrire ne krevat
dinte per mrekulli se ç po bente: ishte tamam Zot.
Ishte jo vetem tape topi, por dhe i xhironte mendja
e keshtu kurmin tend e beri me male, det e zjarr
njekohesisht.

Ca gabime dhe i beri Zoti, i beri.
Por kur te beri ty shtrire ne krevat.
krijoi gjithe, Universin e Tij te shenjte.
-----------
Sillme dashurine tende -Gazeta Shqip
Do të jem këtu pranë teje për nja dy ditë Gloria…Do të të sjell të gjitha gjërat që do. - Sillmë dashurinë tënde atëherë, - klithi ajo”. Ajo rrinte në një tavolinë hekuri, lyer me të bardhë, një tavolinë që do të rronte për vite me radhë. Në mes të saj ishte një vazo e vogël lulesh me petale të thara dhe kërcenj të vdekur që vareshin buzëve të saksisë. Kjo është Gloria, personazhi i Charles Bukowski-t, gruaja që shqetësimi e kishte shpënë në një dëshpërim të thellë. Bukowski e dinte se as ilaçet më të mira, as kujdesi i pafund i mjekëve dhe lutjet e të shoqit nuk mund ta kthenin atë sërish në jetë, përveç dashurisë… Dhe ajo vetë, teksa shihte të rrëzohej çdo ditë e më tepër, kërkonte që ai t’i sillte të vetmen gjë që mund ta shpëtonte, “dashurinë e tij…”. I konsideruar si një shkrimtar thellësisht erotik, një autor që kërkon të depërtojë përmes dëshirave të fshehta për të zbuluar mendjen njerëzore, Charls Bukowski shfaqet përmes tregimeve të tij të shkurtra tepër njerëzor dhe i vërtetë, duke na zbuluar një anë tjetër të tij, të një sentimentali. Nëse ka ndonjë gjë me të vërtetë të qartë në të gjitha tregimet e tij, të veshura nga një marrëzi e përpiktë është jeta, natën apo ditën, si një nëpërkëmbje e të gjitha dëshirave tona. Burri aq i dashur për erotikën e tij, na tregon përmes tregimeve se dhe ai vetë di të vuajë aq shumë. Ai e di se asnjë erotikë nuk mund të jetë e përsosur nëse nuk ndjen fluturat e bardha të fluturojnë rreth teje. Si Gloria… Nëse i referohemi bibliografëve të tij, rikthimin e tij në letërsi pas një shkëputjeje prej 20 vitesh Bukowski e bëri për një femër. Ajo është Jane Cooney Baker, e vetmja histori romantike në jetën e tij. Vajza me flokët me onde dhe fustanet me pika që e shohim në fotot, teksa qëndron e qeshur në prehrin e tij, është gruaja ku erotika e tij pati më shumë rëndësi. Vdekja e saj në vitin 1960 do ta fuste atë në një dëshpërim të thellë, dëshpërim i cili do të gjente shpëtim vetëm tek letërsia. Shkatërrimin e tij të brendshëm ai do ta tregonte në një sërë poezish dhe tregimesh të shkruara në atë periudhë. Për shumë kritikë, Jane konsiderohet si dashuria më e madhe e jetës së tij, më e gjata dhe më e rëndësishmja, si muza e tij letrare, pavarësisht femrave që ai takoi më vonë. Deri në ato vite ai punonte në Shërbimin Postar në SHBA. Në vitin 1969, Bukowski pranon ofertën nga “Black Sparrow Press” për ta botuar dhe i përkushtohet tërësisht të shkruarit, në moshën 49-vjeçare. Vendimin e tij ai e përshkruan në një letër: ”Unë kam dy zgjedhje; të qëndroj në shërbimin postar dhe të përfundoj si një i çmendur, apo të nis jetën prej shkrimtari, që prej vitesh e kam mohuar…”. Dhe vetëm një muaj pas largimit nga puna ai shkruan romanin e parë, “Shërbimi postar”. Në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen financiare që i dha John Martin, botuesi i “Black Sparrow Press”, Bukowski ia besoi këtij enti botues të gjitha krijimet e tij të mëvonshme. Charles Bukowski ka lindur më 1920, ka nisur të shkruajë që në moshë të re dhe botoi për herë të parë më 1940-ën. Pas kësaj, Bukovwski nuk shkroi më, duke ia kushtuar kohën përgjithësisht punës dhe bredhjes nëpër lokale dhe bare, duke humbur për më shumë se 20 vjet. Dhjetë vite ai i kaloi si endacak, derë më derë e nëpër punë të gjithfarëllojshme nga veriu në jug të Amerikës. Në dhjetë vitet e tjera, Bukowski punoi për Shërbimin Postar të SHBA, në Los Angelos. Kjo punë nuk i kërkonte ndonjë mund të veçantë, përveç forcës fizike dhe durimit që duhet në punët ku zgjuarsia nuk është element parësor. Gjatë kësaj kohe jeta e tij orvatet mes çmendurisë dhe vdekjes, tema këto që e dominojnë të gjithë veprën e tij artistike. Ai do t’i rikthehej shkrimeve ditën që la punën në Shërbimin Postar, por bibliografët e tij dëshmojnë se ai kishte botuar shumë vjet më parë. Si kohë e fillimit të botimeve të Charles, zyrtarisht mbahet viti 1960, por gjurmë botimesh para fillimit të viteve ‘60 gjenden akoma në bibliografinë e hershme të Sanford Dorbin. Po aty gjenden edhe pjesë të shkëputura nga “The Rominghouse Madrigals”, poema e fundviteve ‘40, të cilat më pas u botuan me të njëjtin titull, por duke u plotësuar dhe me krijimtarinë poetike 1946-1966. E vërteta është se Bukowski ka botuar gjerësisht në shtypin letrar të kohës për rreth 30 vjet. Këto krijime ekzistojnë në një numër mjaft të kufizuar kopjesh dhe është e vështirë të gjenden. John Martin, i shtëpisë botuese “Black Sparrow” (shtëpi botuese që ka publikuar thuajse të gjithë krijimtarinë e Bukowski-t) ia ka dalë të mbledhë së bashku këto vjersha dhe tregime në koleksione të ndryshme, derisa vijmë tek shkrimet dhe përmbledhjet bashkëkohore të viteve ‘80. Gjithsej njihen mbi 40 libra të botuar nga Bukowski. Që nga vdekja e tij, më 9 mars 1994, një numër i madh e gjithnjë në rritje librash e botimesh merren me Bukowski-n si kritikë e legjendë letrare. Ai shpesh gjykohet për dembelizmin e tij të pashoq dhe sjelljet e çuditshme në publik. Disa nga titujt e veprave të tij janë: ‘Open all Night’, ‘Bone Palace Ballet’, ‘Betting on the Muse’, ‘The last Night of the Earth Poems’, ‘In the Shadow of the rose’ etj. Bukowski vdiq nga leucemia në 9 mars të vitit 1994, në San Pedro, Kaliforni, në moshën 73-vjeçare, pas përfundimit të novelës së tij të fundit “Pulp”. Në varrin e tij është shkruar: “Mos provo…”, një frazë e shkëputur nga një prej poemave të tij, ku u jep këshilla shkrimtarëve të tij. Këtë shprehje ai e shpjegon dhe në një letër dërguar John William Corrington, më 1963-shin. ”Kur dikush nga ky vend më pyeti: Si shkruani, si krijoni? - unë iu përgjigja: ‘Mos e provoni, kjo është shumë e rëndësishme. E shkruara duhet të vijë natyrshëm. Ju prisni, dhe nëse nuk ndodh, atëherë prisni deri sa të ndodhë…
 
Pe: Charles Bukowski

"Nuk kërkoj kurrë të përmisohem ose të mësoj diçka, qëndroj ekzaktësisht sic jam. Nuk jam ai që mëson, jam një që shmang. Nuk kam dëshire të mësoj, ndjehem përsosmërisht normal në mënyrën time të çmendur. "
"Po çfarë shmangni?"
"Për t'u bërë si të tjerët."
 
Titulli: Charles Bukowski

I dua vetmitarët, ata ndryshe, ata që nuk i takon kurrë.
Ata të humburit, të shkuarit, shpirtshkatërruarit.
Ata me shpirtin në flakë...
 
Titulli: Charles Bukowski

Charles Bukowski - Kur e hodha tufën me të holla

Dhe të thashë;ti shumë mirë
Të gjitha tezeve të tua pasanike,gjithë dajallarëve,
Gjyshërve dhe prindërve
Dhe gjithë naftën tënde të flliqur
Dhe gjithë oqeanet
Dhe rosat e egra
Dhe bizonët
Dhe gjithë shtetin e Teksasit,
Që do të thotë bashkë me krra-krratë e sorrave
Dhe shëtitjet tuaja të mbrëmjeve të shtuna
Dhe bibliotekat dyzuese
Dhe artistët tuaj pederastë
Dhe revistat javore
Dhe macet tuaja llafazane
Dhe gjithë parapagimet për Uajtin
Ti marrësh dhe thjesht ti hedhësh baby!
Unë sërisht mund ti siguroj
Njëzet e pesë dollarë për kitarën
Dhe tridhjetë dollarë për ngjyruesin e flokëve
Ku t’i fsheh qimet e bardha.
Mund të këndoj edhe ndonjë këngë.
Jo harroje këtë
Nuk këndoj sikur të paguajn edhe lypsarët.
Kjo është më mirë se pritja e vdekjes
Dhe naftës që vret roast e egra

Në rregull endacak,tha ajo,qëroju!
اfarë – thashë unë
Dil,e shfryve dufin tënd të fundit,
Jam e lodhur nga veset e tua prej Djalli.
Gjithmonë sillesh si personazh i O’Nillit.
Por unë jam krejt tjetër baby,çfarë të bej?
O.k ndryshe je.
O Zot si ndryshe!Mos e përplas derën kur të shkosh.
Por unë i dua paratë e tua baby.
Nuk më ke thënë asnjëherë se më do.
اfarë kërkon ti,mashtrues apo dashnor?
Ti nuk je as njëri e as tjetri.Përjashta rrugaç!
Por unë baby…!
Ktheju O’Nillit!

Shkova qetësisht dhe derën nuk e përlasa.
Atë që duan ato, mendova,është indani prej druri,
I cili flet por nuk shan,
As nuk qëndron pranë zjarrit.
Por do të plakesh edhe ti vogëlushe,atëherë
Më pranë jelekut do e kërkosh "indianin".
 
Titulli: Charles Bukowski

A e ke kërkuar
si fëmijën në bark
këtë dashuri të brishtë

ekografia
e pakryer

rrezik i një dhimbjeje
për të dy
për atë, që në barkun tënd
që s’e kishte parë ende diellin
për ty
që do ta shihje të rritej
më mirë të mos rriskosh
të vendosësh gjënë më të drejtë
për vete,
për atë
që s’mund të dijë

të presë
është e shkurtër anestezia për ty
dy ditë në gjendje të keqe shëndetësore
por ti s’e ke dëgjuar
ulurimën e tij të dhimbjes
të griste universin
ndërsa ti e vrisje...
 
Titulli: Charles Bukowski

Ndërsa unë, do të doja një Dhjetor me drita të fikura...por me njerëz që ndricojnë...
 
Pe: Charles Bukowski

‎"Patëm vendosur të çonim ilaçe në Afrikë...por tek të gjitha shkruhej: Pas buke!"
 
Titulli: Charles Bukowski

Mëso të mos shkatërrosh me fjalë, atë që ke ndërtuar në heshtje...
 
Titulli: Charles Bukowski

Te them te drejten kam me shume simpati per djallin sesa per njerezit e mire.
Me duket ma interesante, djegia aty poshte ne mes flakeve.
Ka hupur luften me Zotin dhe e kan perplasur poshte ne mes te flakeve.
Mbase mundem ta nxjerr jashte e bashke ta mbizoterojm situaten.
E ti ndryshojm pak gjerat.
 
Titulli: Charles Bukowski

394808_324923564275392_975850684_n_zpse4b33125.jpg

ku i gjeni te gjitha kto ne shqip ? me ndihmoni..mka marre malli te lexoj ne shqip :(
 

Attachments

  • 394808_324923564275392_975850684_n_zpse4b33125.jpg
    394808_324923564275392_975850684_n_zpse4b33125.jpg
    28.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top