Titulli: Charles Bukowski
Te vjedhura majtas djathtas.
Digjem në ferr
kjo pjesë e imja që nuk gjen rehat në asnjë vend
ndërkohë që të tjerët gjejnë gjëra
për të bërë
në kohën që kanë
vende për të shkuar
bashkë
gjëra për të thënë.
Unë po digjem në ferr
Diku në veri të Meksikës.
Aty ku lulet nuk mbijnë.
Po digjem
në ferr,
diku në veri të Meksikës.
Aty ku lulet nuk mbijnë.
Nuk jam si të tjerët
të tjerët janë
si të tjerët.
Janë të gjithë njëlloj:
mblidhen
gjenden
grumbullohen
janë
të lumtur dhe të kënaqur
ndërsa unë
po digjem në ferr.
Zemra ime është një mijë vjeçare.
Nuk jam si të tjerët.
Të vdisja në fushat e tyre të piknikut
mbuluar nga flamujt e tyre
i pafuqishëm nga këngët e tyre
i dëshiruar nga ushtarët e tyre
i shpuar nga humori i tyre
i vrarë nga shqetësimet e tyre.
Nuk jam si të tjerët.
Unë po digjem në ferr.
Në ferrin e tmerrshëm të vetvetes.
---------------------------
Birrë
Nuk e di sa shishe birrë
kam pirë në pritje që gjërat
të bëheshin më mirë.
Nuk e di sa verë dhe uiski
dhe birrë
kryesisht birrë
kam pirë pas
ndarjes me gratë-
në pritje të ziles së telefonit
në pritje të zhurmës së hapave,
dhe telefoni s’bie kurrë
deri tepër vonë
dhe hapat s’mbërrijnë kurrë
deri tepër vonë
kur stomaku më ka ardhur në grykë
ato vijnë të freskëta si lule pranvere:
“çfarë dreqin i ke bërë vetes?
do duhen tre ditë para se të bëjmë prapë seks!”
Femra është e qëndrueshme
ajo jeton shtatë vjet e gjysmë më shumë
sesa mashkulli, dhe pi shumë pak birrë
sepse e di që të bën keq për pamjen.
Ndërsa ne jemi duke shkalluar
ato janë jashtë
duke kërcyer e qeshur
me kaubojsë të eksituar.
Në fakt, ka kuti birre
dhe kuti me shishe birre të boshatisura
dhe kur e kap njërën
shishja bie nëpër fundin e lagur të
kutisë prej kartoni
rrokulliset
kërcet
duke derdhur hi gri të lagur
dhe birrë bajate,
ose kutia rrëzohet në katër të mëngjesit
duke bërë të vetmen zhurmë në jetën tënde.
-------------------------------------------------------------------
Birrë
lumenj dhe dete me birrë
në radio dëgjohen këngë dashurie
dhe telefoni hesht
dhe muret qëndrojnë
drejt në këmbë
dhe s’ka asgjë tjetër
përveç birrës.
--------------------------------------
DASHURIA E PARث
Dikur
kur isha 16 vjeç
ishte vetëm ndonjë shkrimtar
që më jepte shpresë
e ngushëllim.
Babait tim nuk i pëlqenin
librat
as edhe nënës sime
(meqë s’i pëlqenin babait)
sidomos librat që merrja unë
në bibliotekë:
D.H. Lawrence
Dostojevski
Turgenev
Gorki
A. Huxley
Sinclair Lewis
dhe të tjerë.
Unë kisha dhomën time të gjumit,
por në orën tetë të mbrëmjes
duhej të binim të gjithë për të fjetur:
“Zgjimi herët në mëngjes është flori”
thoshte babai im.
pastaj bërtiste: “Shuani dritat”.
Atëherë unë vija llambën
nën batanije
dhe vazhdoja të lexoja
nën dritën e ngrohtë e të fshehtë:
Ibsen
Shakespeare
Chevhov
Jeffers
Thurber
Conrad Aiken
e të tjerë.
Më jepnin një shans e ndonjë shpresë
në një vend pa shans
shpresë,
ndjenjë.
E fitoja atë.
bënte nxehtë nën batanije.
ndonjëherë tymosnin çarçafët
atëherë unë fikja llambën,
e mbaja jashtë
për ta ftohur.
Pa këta libra
nuk jam plotësisht i sigurt
se çfarë do të bëhesha:
delirant,
atvrasës;
idiot,
dembelhane.
Kur babai im bërtiste
“Shuani dritat”.
jam i sigurt se e terrorizonte
fjala e skalitur bukur
dhe e pavdekshme
njëherë e përgjithmonë
në faqet më të mira
të letërsisë sonë
më të bukur
Dhe ajo ishte aty
për mua
afër meje
nën mbulesat
më grua se një grua
më burrë se një burrë
Ishte e tëra për mua
dhe unë
e mora.
------------------------------------------
1)"A i urreni njerëzit?
Unë nuk i urrej ata ... Unë vetëm ndjehen mirë kur ata nuk janë përreth. "
- Charles Bukowski, Barfly
2)"Disa njerëz kurrë nuk bëhen të çmendur. Kjo tregon se cfarë jete të tmerrshme ata duhet të çojnë ".
3)"Mëso të mos e shkatërrosh me fjalë atë çfarë ke ndërtuar me heshtje.”
4)"Unë dëshiroja të gjithë botën ose asgjë."
5)"Ne të gjithë jemi duke shkuar për të vdekur, të gjithë ne, çfarë cirku! Kjo vetë duhet të na bëjë ta duam njëri-tjetrin, por kjo nuk e bën. Ne jemi të terrorizuar dhe të rrafshuar nga trivialiteti, ne jemi duke u ngrënë nga asgjëja."
6)"Dhe pastaj ka disa që
besojnë se marrëdheniet e vjetëra
mund të ringjallen
dhe të bëhen të reja përsëri.
Por ju lutem,
në qoftë se ju ndiheni në këtë mënyrë.
Mos telefononi.
Mos shkruani.
Mos mbërrini."
7)"Ju duhet të vdisni disa herë para se ju mund vërtetë të jetoni. "
8)"Për ata që besojnë në Zotin, shumica e pyetjeve të mëdha marrin përgjigjëje. Por për ata prej nesh që nuk mund lehtë të pranojnë formulën e Zotit, përgjigjet e mëdha nuk mbeten gur-shkruar. Ne iu përshtatemi kushteve dhe zbulimeve të reja. Ne jemi të përpunueshëm. Dashuria nuk duhet të jetë një komandë dhe as besim i një thënies. Unë jam Zoti im. Ne jemi këtu për të ç'mësuar mësimet e kishës, shtetit dhe sistemit tonë arsimor. Ne jemi këtu për të pirë birrë. Ne jemi këtu për ta vrarë luftën. Ne jemi këtu t’i qeshim fatit dhe të jetojmë jetën tonë aq mirë saqë edhe vdekja do të frikësohet të na marrë. “
9)"Ambicia ime është e hendikepuar nga përtacia"
10)”Nuk ishte dita ime. As java ime. As muaji im. As viti im. As jeta ime, dreqi e marrtë..!”
11) “Nëse një ditë më dëgjoni të flasë për dashuri, e yje... ju lutem, më vrisni!”
12)"Një intelektual thotë një gjë të thjeshtë në një mënyrë të vështirë. Një artist thotë një gjë të vështirë në një mënyrë të thjeshtë. "
13)“Pa literaturë, jeta është ferr!”
14)"Ajo që ka më shumë rëndësi është se si ju ecni nëpër zjarr"
15)"Ky është problemi me pijen, mendova, derisa po i mbushja vetes një gotë. Nëse ndodh diçka e keqe ju pini në përpjekje për ta harruar, në qoftë se ndodh diçka e mirë ju pini me qëllim për ta festuar, dhe në qoftë se nuk ndodh asgjë, pini për të bërë diçka të ndodhë ".
16)"Ndonjëherë kam përshtypjen që jam vetëm në këtë botë...herët e tjera jam i sigurtë!”
17)"Sigurisht që është e mundur ta dashurosh një qenie njerëzore në qoftë se ju nuk e njihni atë shumë mirë."
18)"Disa humbasin të gjithë mendjen dhe bëhen më shpirtëror, çmenduri.
Disa humbasin të gjithë shpirtin dhe bëhen me mendje, intelektualë.
Disa humbasin të dyja dhe bëhen të pranuar "
19)"Një dashuri si ajo ishte një sëmundje serioze, një sëmundje nga e cila ju kurrë nuk mund të shëroheni plotësisht."
20)"U ndjeva sikur jam duke qarë, por asgjë nuk doli jashtë. Ajo ishte vetëm një lloj i pikëlluar i sëmundjes, i sëmurë dhe i pikëlluar, ju nuk mund të ndjeni asgjë më të keqe. Unë mendoj se ju e dini atë. Unë mendoj se gjithkush e di atë, tash dhe pastaj.
Por unë mendoj se e kam njohur atë mjaft shpesh, shumë shpesh. "
21)"Gjeni mund të jetë aftësia për të thënë një gjë të thellë në një mënyrë të thjeshtë."
22)"Nganjëherë ju thjesht duhet të urinoni në lavaman."
23)"Shpirti i lirë është i rrallë, por ju e dini kur e shihni atë - kryesisht sepse ju ndjeheni mirë, shumë mirë, kur ju jeni afër ose me të."
24)"Poezia është ajo që ndodh kur asgjë tjetër nuk mund."
25)"Të qenit vetëm kurrë nuk ndjehesh drejtë. ndonjëherë ndjehesh mirë, por kurrë nuk ndjehesh drejtë. "
26)"Ishte e vërtetë se unë nuk kam pasur shumë ambicie, por a nuk duhet të jetë një vend për njerëzit pa ambicie, dua të them një vend më të mirë se ai i rezervuar zakonisht.
Si në dreç mundet një njeri të gëzohet duke u zgjuar në 6:30 të mëngjesit nga një orë alarmi, i brishtë jashtë krevatit, i veshur, ushqyer-forcë, mut, pshurr, t’i lajë dhëmbët me furçë dhe t’i ndreqë frizurën, për të luftuar trafikun në një vend ku në thelb keni bërë shumë të holla për dikë tjetër, dhe ku kërkojnë që të jeni mirënjohës për mundësinë për ta bërë këtë? "
- Charles Bukowski, Factotum
27)"Problemi me botën është se njerëzit inteligjentë janë plot me dyshime,
ndërsa budallenjtë janë plot besim."
28)"Mbaj mend zgjimin e një mëngjesi dhe gjetjen e gjithçkahit të lyer me ngjyrat e dashurisë së harruar."
- Charles Bukowski, What Matters Most is How Well You Walk Through the Fire
29)"Unë u ndala duke kërkuar për një femër të ëndrrave. Unë vetëm kërkova një që nuk ishte një makth".
- Charles Bukowski, The Captain is Out to Lunch and the Sailors Have Taken Over the Ship
30)"Ne jemi si trëndafilat që kurrë nuk u ngutem për lulëzim, kur ne duhet të ishim të lulëzuar; dhe kjo është sikur dielli është bërë i neveritur duke prit."
31)"Distanca më e shkurtër mes dy pikave është shpesh e padurueshme."
32)"Zemër", i thash, "Unë jam një gjeni por askush nuk e di këtë, përpos unë."
- Charles Bukowski, Factotum
33)"Gjeni atë që ju doni dhe lëreni t'ju vras."
34)“Gjithmonë do të ketë diçka që na i shkatërron jetët tona, kjo varet mbi të gjitha në çfarë apo cila na gjen e para. Ne jemi gjithmonë të pjekur dhe të gatshëm që të na i marrë. "
35)"Kjo është ajo që do të thotë miqësi. Ndarja e përvojave të paragjykuara. "
36)"Para se të vrisni diçka sigurohuni që ju keni diçka më të mirë për ta zëvendësuar me atë; Diçka më të mirë se opurtunist politikë të përplasur nga një kalë i urryer që dhjenë në parkun publik.”
37)"Ka vetëm dy gjëra gabim me të hollat: tepër shumë ose tepër pak."
38)"Zemra ime është një mijë vjet e vjetër.
Unë nuk jam si
njerëzit e tjerë. (...)
Unë nuk jam si
njerëzit e tjerë.
Unë jam
duke u djegur në ferr.
Nga vetë ferri i
vetes sime. "
39)"Shumë shpesh njerëzit ankohen se ata nuk kanë bërë asgjë me jetën e tyre;
dhe pastaj ata presin që dikush t’ju tregoj se kjo nuk është kështu. "
40)"Shkrimtarët janë njerëz të dëshpëruar dhe kur ata ndalen duke qenë të dëshpëruar ata ndalen të qenit shkrimtarë".
41)"Dëshirova të qaj
por pikëllimi është
marrëzi.
Dëshirova të besoj
por besimi është një
varrezë. "
42)"Unë kurrë nuk kam qenë i vetmuar. Kam qenë në një dhomë – ku kam ndjerë vetëvrasje. Unë kam qenë në depresion. Jam ndjerë tmerrshëm – tmerrshëm përtej të gjithav – por unë kurrë nuk kam ndjerë se një person tjetër mund të hyjë në dhomë dhe të ma shërojë atë që është duke më mërzitur… apo se ndonjë numër i njerëzve mund të hyjë në atë dhomë.
Me fjalë të tjera, vetmia është diçka që unë kurrë nuk kam qenë i shqetësuar me të, sepse unë gjithmonë kam pasur këtë kruarje të tmerrshme për vetminë.
Kjo është si duke qenë në një festë, ose në një stadium plot me njerëz ku brohorasnin për diçka, ku unë mund të ndjej vetminë.
Do të citoj Ibsenin, "Njerëzit më të fortë janë më të vetmuarit." Kurrë skam menduar, "Epo, disa bjonde të bukura do të vijnë këtu dhe të më jepnin, do t’i fshijnë topat e mia, dhe unë do të ndjehem më mirë.”
Jo, kjo nuk do të ndihmojë. Ju e dini turmën tipike,
"Wow është natë e premte, çfarë do bësh sonte?
Do rrish ulur aty?”
Hmmm, po. Sepse nuk ka asgjë atje. Kjo është budallallëk. Njerëz budallenjë duke u sjellur bashkë me njerëzit budallenjë. Le ta budallakavin’ vetveten. Unë kurrë nuk kam qenë i shqetësuar me nevojën për të nxituar pë të dalë jashtë natën.
Jam fshehur në bare, sepse unë nuk dua të isha fshehur në fabrika. Kjo është e gjitha. Më vjen keq për të gjithë ata miliona, por unë kurrë nuk kam qenë i vetmuar. Më pëlqen vetvetja. Unë jam forma më e mirë e argëtimit që kam. Le të pijmë më shumë verë! "
43)"Nëna ime, peshk i varfër,
dëshironte të jam i lumtur, më rrihte dy ose tri herë në
javë, duke më thënë mua që të jem i lumtur:
"Henri, buzëqeshë!
Përse ti asnjëherë nuk buzëqeshë? "
Dhe pastaj ajo buzëqeshte, për të më treguar mua se si, dhe ajo ishte
buzëqeshja më e trishtë që kam parë ndonjëherë "
44) “Ju djemtë mund ta mbani virgjerinë.
Më jepni femra të vjetëruara dhe të nxehta me take të larta
Me bythë që kanë harruar të vjetërohen.”
- Charles Bukowski, Love is a Dog from Hell
45)"Ata mendonin se skam pasur guxim.
Ata gaboheshin.
Unë vetëm kam qenë i frikësuar nga
gjërat më të rëndësishme "
46)“Dallimi në mes të demokracisë dhe diktaturës është se në një demokraci voton njëherë dhe merr urdhra më vonë, ndërsa në një diktaturë nuk ke nevojë të humbësh kohë fare duke votuar.”
47)“ثshtë një vend në zemër që
kurrë nuk do të plotësohet
një hapësirë
dhe madje edhe gjatë
momenteve më të mira
dhe
herë kohëve më të
mëdha
ne do të dimë se
ne do të dimë se
më shumë se sa
ndonjëherë,
është një vend në zemër që
kurrë nuk do të plotësohet
dhe
ne do të presim
dhe
presim
në këtë hapësirë.. ".
Përktheu dhe përshtati Bledar Krasniqi