C'fare Nekupton te Qenurit Shqiptar Per Ju?

alfonci

Veri investigatio
Ti perkasesh nje grupi shoqerore eshte zgjidhje nese kjo eshte bere ne nje moshe te rritur. Te lindesh ne nje vend te caktuar eshte fat te cilin askush nuk e ka nen kontroll. Imagjino sesa ndryshe mund te kishte qene jeta juaj per shembull nese prinderit tuaj vinin nga India, Nigeria apo Kina. Megjithate kjo eshte menyre te menduarit qe jo shpesh gjen hapesire praktikuese ne mendjet e njerezve. Jo rralle kemi ndjenja qe na identifikojne me ate grup te cilit i detyrohemi shume per virtytet apo te keqijat qe jane pjese perberese e personalitetit tone, qofte ky grupi shoqerore, vendi ku kemi lindur dhe jemi rritur, apo grupi shoqerore qe ne kemi patur te bejme me shume me te. Psh disa e identifikojne veten si Shkodrane, disa si Korcare, disa si Vlonjate e disa si Tiranes. (Sa shume te tille jane bere kohet e fundit). Persa i perket kombesise ne te gjithe kemi menyrat tona te te shprehurit se c'fare nenkupton te qenurit Shqiptar.

Personalisht une kam patur nje kuptim shume te kufizuar se c'fare kombesia nenkupton deri ne momentin qe jam larguar nga Shqiperia. Kjo mbase ka te beje edhe me moshen ne te cilen jam larguar dhe koha per tu perballur me pyetje te tilla skishte ardhur akoma. Per te gjithe ato qe jetojne jashte, mbajtja e nje pashaporte shqiptare jo rralle eshte produkt i problemeve dhe momenteve te pakendeshme, sidomos gjate udhetimit. Por prape, kjo eshte shume pak per shume prej nesh qe te mos ndjejme nje fare kenaqesi ndersa kemi kete identitet. Disa prej nesh krenohen me disa prej virtyteve qe jane karakteristike e kombit tone; burreria, trimeria, toleranca fetare... ndersa disa te tjere me gjuhen apo vete kulturen. Disa krenohen me relievin e disa te tjere me rolin e shqiptareve gjate historise. Po per ju, c'fare do te thote te jesh shqiptar? Perse keni kete qendrim?

Do te doja shume te dija mendimet tuaja se c'fare nenkupton kjo vertete per ju c'faredo qofte reagimi, mendimi apo qendrimi juaj.
 
Titulli: C'fare Nekupton te Qenurit Shqiptar Per Ju?

Ne radhe te pare dua te sqaroj nje mendim timin personal. Te gjitha vuajtjet dhe tragjedit qe kemi pesuar nuk na vinin nga fakti se ne ishim shqiptar por nga fakti se na kishte rene hise te jetonim ne vendin qe prej se eshte krijuar natyra, per shkak te pozites gjeografike e cila konsiderohet strategjike ne te gjitha aspektet si dhe fakti i asaj se ishim dhe mbetemi buze kufinjeve ndares mes civilizimeve kristiane, islame, dhe ortodokse. Si pasoje e kesaj vazhdimisht ishim arene e perballjeve qe gjithnje perfundonin me tragjedi per kombin tone.

Situatave te tilla u rezistojne vetem kombe te medha. Pra ajo qe me bene krenare eshte se ishim dhe mbetem kombi i cili perkunder djegijeve te medha ishim ne gjendje te ringjalleshim ne cdo aspekt nga hiri yne. Pra ishim nje lloje feniksi. Ringjallja e nje kombi eshte gjeja me e mire qe munde ti ndodhe dikujt. Ishim rezistence ne dhune e sa do i rezistojme lirise, te shohim.

Desha te them edhe nje gje se deri me tani jemi treguar individualista shume te suksesshem qe nuk rrezatojne fare ne kooperim me njeri tjetrin. Kjo lete merret si veti negative. Kaq per momentin. :gjujpeshk:
 
Pe: C'fare Nekupton te Qenurit Shqiptar Per Ju?

Disa prej nesh krenohen me disa prej virtyteve qe jane karakteristike e kombit tone; burreria, trimeria, toleranca fetare... ndersa disa te tjere me gjuhen apo vete kulturen. Disa krenohen me relievin e disa te tjere me rolin e shqiptareve gjate historise. Po per ju, c'fare do te thote te jesh shqiptar? Perse keni kete qendrim?

Do te doja shume te dija mendimet tuaja se c'fare nenkupton kjo vertete per ju c'faredo qofte reagimi, mendimi apo qendrimi juaj.

Cdo njeri nga cilido qofte vend qe eshte, krenohet per vendin e tij te lindjes, gjakun e tij, traditat etj etj nuk jemi vetem ne qe krenohemi per gjakun tone...
Pikerisht keto qe ke permendur me siper hyjne ne te qenin shqiptar, dhe i ke permbledhur shume bukur deri ne relievin tone te bukur...
Personalisht, e kam pare ne nje aspekt tjeter mendimin tim te te qenit shqiptare: vuajtjet. Ne shqiptaret mund te them se jemi nje nga vendet qe kane vuajtur shume ne gjithe historine tone shekullore dhe ajo qe me ka spikatur me shume ne gjithe kete histori ka qene: gjithmone ia kemi dale, kemi nje force te madhe si komb dhe tipikja jone eshte kokfortesia dhe prekja e vatanit qe na ben shume te forte ne karakter!!
Te shikosh historine e vendit tone, popullit tone shikon vetem dhimbje, vuajtje, luftra, mashtrime, perfitime nga popujt e tjere por qe gjithmone ia kemi dale... Pak a shume te njejtin mendim me Kitrren...
Vuajtja tek ne eshte kthyer gjithmone ne force... Mendoj se kjo eshte vecantia jone si popull.
 
Pe: C'fare Nekupton te Qenurit Shqiptar Per Ju?

Nderin me te madh simbolizon te qenurit shqiptar dhe qe duhet ta cojme me perpare kete nder qe kemi qe jemi SHQIPERTAR
 
Titulli: C'fare Nekupton te Qenurit Shqiptar Per Ju?

Te qenurit shqiptar eshte thjesht nje kombesi sic mund te isha amerikane apo angleze desh zoti linda nga dy prinder shqiptare..
Per mua eshte thjesht kombesi...Se cfare ka hequr populli shqiptar ne vite jo vuajtje etj etj kjo ska lidhje me kombesine ashtu si te gjithe popujt dhe ne si popull kemi historine tone kemi traditat e kulturen tone....
'njerez te keqinj' ka cdo komb e sdo te thote qe shqiptaret jane me te keqinjte e Europes ..Cdo njeri i ben vete vend vetes se tij kudo qe te jete dhe fiton respektin e tjereve...
Krenohem me virtytet e zakonet tona...sigurisht qe po..

Pe: Titulli: C'fare Nekupton te Qenurit Shqiptar Per Ju?

Pyetja dhe ceshtja e shtruar nga alfonci nuk flet vetem ne aspektin, cdo te thote te jesh shqiptar si komb apo kembesi (sepse kete e dime te gjithe:) ) por ta drejton dhe ne nivel vetjak dhe pesonal mesa kuptova une... Karakterin e nje populli ne te qenit shqiptar, apo italian, apo francez etj etj psh italianet mund te krenohen dhe mafien e tyre dhe qe i ben ata me shume italjan me kupton ku dua te dal... Sigurisht vuajtjet qe ka kaluar nje popull dhe per me shume shqiptaret ne shekuj perbejne nje force te karakterit te popullit tone, qe i kemi kaluar me shume kurajo dhe guxim dhe ia kemi dale mbane, atehere perbejne dhe ate vleren e te qenit shqiptar... Nuk ke asnje popull ne europe qe ka kaluar ato qe kemi kaluar ne dhe ti kene mbijetuar si i mbijetuam ne gjithe keto shekuj... Atehere, cfare del ketu? Del qe jemi popull qe luftojme, me karakter te forte dhe jo i mposhtur... dhe qe me pak fjale del se... i jep vlera te qenit shqiptar jo si kombesi por si "shpirt i kombesise" ..
 
Pe: C'fare Nekupton te Qenurit Shqiptar Per Ju?

Krenari, Nder edhe i Bekuar qe zoti me beri te tille. :)
 
Titulli: C'fare Nekupton te Qenurit Shqiptar Per Ju?

Une per vete ndjehem krenar dhe kurre nuk e kame mohu prejardhjen pavarsisht qe kame nderru nenshtesi pprape ngelem. ai qe jam me kujtohet nje interviste qe ka dhene Luan Krasniqi ne Germany tha "mund te me ndrroni kombesine dhe mund tju perfaqesoj ne boks por kurre nuk mund te me nderroni gjakun shqiptar qe kam"
 
Titulli: Pe: Titulli: C'fare Nekupton te Qenurit Shqiptar Per Ju?

ℒℴ⋁ℇ;263143 said:
Pyetja dhe ceshtja e shtruar nga alfonci nuk flet vetem ne aspektin, cdo te thote te jesh shqiptar si komb apo kembesi (sepse kete e dime te gjithe:) ) por ta drejton dhe ne nivel vetjak dhe pesonal mesa kuptova une... Karakterin e nje populli ne te qenit shqiptar, apo italian, apo francez etj etj psh italianet mund te krenohen dhe mafien e tyre dhe qe i ben ata me shume italjan me kupton ku dua te dal... Sigurisht vuajtjet qe ka kaluar nje popull dhe per me shume shqiptaret ne shekuj perbejne nje force te karakterit te popullit tone, qe i kemi kaluar me shume kurajo dhe guxim dhe ia kemi dale mbane, atehere perbejne dhe ate vleren e te qenit shqiptar... Nuk ke asnje popull ne europe qe ka kaluar ato qe kemi kaluar ne dhe ti kene mbijetuar si i mbijetuam ne gjithe keto shekuj... Atehere, cfare del ketu? Del qe jemi popull qe luftojme, me karakter te forte dhe jo i mposhtur... dhe qe me pak fjale del se... i jep vlera te qenit shqiptar jo si kombesi por si "shpirt i kombesise" ..

Dhe une ne nivelin vetjak u pergjigja ...Nuk jam nga ata qe bertas 'o sa mire me qene shqiptar'....Jam shqiptare e e vleresoj te qenit e tille per vlerat qe me ka dhene...
 
Titulli: C'fare Nekupton te Qenurit Shqiptar Per Ju?

Nje gje eshte e sigurte ne kete bote qe FAMILJA , KOMBESIA , SHOQERIA nuk jane nje zgjedje e jona personale por jane restesi. Ne nuk e kemi zgjedhur shqiptarizmin vet sepse ishim krenar apo familjaret tani , ate qe kemi per prinder apo ato qe kemi per vllezer e motra...etj...jo per kte fakt une jam me pak krenare apo me shume krenare per njerzit qe kam prane apo per komesine time....sepse mendoj se nese mua do me binte te siha italiane apo greke , romune serbe apo nga afrika krenaria do ishte nje soj si sot...ose fakti qe une te kisha dy prinder te tjere apo mora e vllezer te tjere jo per kte fakt sdo ndihesha krenar...perkundrazi do ndieja ekzaktesisht te njejten gje si me kto prinder qe kam, vllezer apo motra sidhe me kete kombesi qe kam.
keshtuqe IN@INN@IN@ E KA KUPTUAR SHUME MIRE TEMEN DHE E KA THENE TAMAM NE CFAREDO ASPEKTI E MARTE PERSONI IDENE E TEMES....

KOMBI DUHET MBROJTUR CFAREDOLLOJ KOMBESIE TE KESHH...
 
Titulli: C'fare Nekupton te Qenurit Shqiptar Per Ju?

Sa gjynah me vjen,,per ata qe nuk e ndjejn Shqipen si pjes te mbrendshme,,te perberjes se tyre, ata un i konsideroj fatzi,,qe per fatin e keq te tyre,,nuk e din,,se privilegjin me te madh te jetes,,e ke kur ke lindur dhe je Shqiptar,,

Te jesh Shqiptar,,do te thot te jesh Bir i Zotit,,Bir i Shqipes,,do te thot te jesh i Lir.

shumica gezojn vetem emrin,,por prap jan shumic ata qe mburren me te,,por jan disa qe guxojn te kerkojn me shum,,dhe natyrisht marrin me shum,,ata e kuptojn se te jesh shqiptar,,nuk ke nevoj per askend,,je Zot
 
Pe: Titulli: C'fare Nekupton te Qenurit Shqiptar Per Ju?

ℒℴ⋁ℇ;263143 said:
Pyetja dhe ceshtja e shtruar nga alfonci nuk flet vetem ne aspektin, cdo te thote te jesh shqiptar si komb apo kembesi (sepse kete e dime te gjithe:) ) por ta drejton dhe ne nivel vetjak dhe pesonal mesa kuptova une... Karakterin e nje populli ne te qenit shqiptar, apo italian, apo francez etj etj psh italianet mund te krenohen dhe mafien e tyre dhe qe i ben ata me shume italjan me kupton ku dua te dal... Sigurisht vuajtjet qe ka kaluar nje popull dhe per me shume shqiptaret ne shekuj perbejne nje force te karakterit te popullit tone, qe i kemi kaluar me shume kurajo dhe guxim dhe ia kemi dale mbane, atehere perbejne dhe ate vleren e te qenit shqiptar... Nuk ke asnje popull ne europe qe ka kaluar ato qe kemi kaluar ne dhe ti kene mbijetuar si i mbijetuam ne gjithe keto shekuj... Atehere, cfare del ketu? Del qe jemi popull qe luftojme, me karakter te forte dhe jo i mposhtur... dhe qe me pak fjale del se... i jep vlera te qenit shqiptar jo si kombesi por si "shpirt i kombesise" ..

Jam plotesisht dakort me ju, dhe e kuptoj ku do te dalesh me kete aspekt te kesaj ceshtjeje ne lidhje me te qenin shqiptar. Luftrat qe ia jane bere popullit tone e kane bere ate qe kete me shume vlera, te jete nje popull me nje karakter krejt ndryshe nga popujt e tjere, ashtu si disa nga studiuesit e historise shqiptare te cilet kane shprehur "shqiptaret jane nje popull me vlera te medha, jane shume kokeforte dhe nuk lejojne te preken trojet e tyre" kur te kem me shume kohe do e sjell dhe dokumentin e tille... Pikerisht ajo qe ju citoni dhe doni te nxirrni ne dukje per te qenit shqiptar dhe karakterin tone, ben pjese ne kete fjali qe citova me siper, gje te cilen me poshte dy anetaret e tjera nuk e kane kuptuar, qellimin vuajtjes se popullit dhe tone dhe pse keto vuajtje qe kemi kaluar ndikojne ne pyetjen : Cfare ju ben te ndiheni shqiptar?!
 
Titulli: C'fare Nekupton te Qenurit Shqiptar Per Ju?

Sa gjynah me vjen,,per ata qe nuk e ndjejn Shqipen si pjes te mbrendshme,,te perberjes se tyre, ata un i konsideroj fatzi,,qe per fatin e keq te tyre,,nuk e din,,se privilegjin me te madh te jetes,,e ke kur ke lindur dhe je Shqiptar,,

Te jesh Shqiptar,,do te thot te jesh Bir i Zotit,,Bir i Shqipes,,do te thot te jesh i Lir.

shumica gezojn vetem emrin,,por prap jan shumic ata qe mburren me te,,por jan disa qe guxojn te kerkojn me shum,,dhe natyrisht marrin me shum,,ata e kuptojn se te jesh shqiptar,,nuk ke nevoj per askend,,je Zot

Ti me siguri ke dhënë "ryshfet", para se me ardhë në këtë Botë!
Krejt vëlla me lidhje po shkon!

*******************************************************

Nuk po më kujtohet për momentin por e dij që ka qenë françez,
që kur e kishin pyetur se çfarë kombit i përket, kishte pasë thënë:
"Së pari jam njeri e mandej ..... !" ( nuk më kujtohet thënja e plotë)

Para se të sjellim konkluza lidhur me këte, është mirë të shikojmë pakëz
për rreth: çdonjëri në Botë krenohet me atë kujt i përket.
Nga kjo mund të viesh në përfundim se kjo gjë është më tepër një gjë
e natyrshme, kuptohet, sepse nuk është zgjidhja e jona!

Në fund po e them edhe një: Ai që nuk është njeri me plotkuptimin e fjalës,
nuk i vyen as shtëpisë vet, se lere më Kombit!
 
Titulli: C'fare Nekupton te Qenurit Shqiptar Per Ju?

Ti me siguri ke dhënë "ryshfet", para se me ardhë në këtë Botë!
Krejt vëlla me lidhje po shkon!

************************************************** *****

Nuk po më kujtohet për momentin por e dij që ka qenë françez,
që kur e kishin pyetur se çfarë kombit i përket, kishte pasë thënë:
"Së pari jam njeri e mandej ..... !" ( nuk më kujtohet thënja e plotë)

Para se të sjellim konkluza lidhur me këte, është mirë të shikojmë pakëz
për rreth: çdonjëri në Botë krenohet me atë kujt i përket.
Nga kjo mund të viesh në përfundim se kjo gjë është më tepër një gjë
e natyrshme, kuptohet, sepse nuk është zgjidhja e jona!

Në fund po e them edhe një: Ai që nuk është njeri me plotkuptimin e fjalës,
nuk i vyen as shtëpisë vet, se lere më Kombit!

ne kupimin figurativ,,por jo vetem,,kjo esht dita e lindjes time,,

Shkrim i Lir.:brrr

Ky esht fillimi,,ku varet spjegimi,
i kti triumfimi,,,apo kapitullimi,
rruga e ksaj loje per ne port tqellimit,
quhet I LIR ne drejtim te njerzimit,
ky asht diqka aqik,,mentalitet unik,
pajtohesh spajtohesh mos u ba nevrik,
koha me u msu me mu,,sikur un me ju,
duhet mem akceptu,,se skini ka me shku,
jam shqiptar,,,ku do ne bot i par,
para Kombit tem ska,,,as fe as far,
kjo shkon per Shqiptar,qe nuk e njohin Zotin,
po jau riprezantoj,,,,GJERGJ KASTRIOTIN,:grusht3:
nuk ecet me dredhina para zotit o i mjer,
me mu afru nket stil,,e provun biljona tjer,
selam per cilin do qe ja merr,,inat kti shkrimi,
e kam ni laj per ju,,KY ASHT VEQ FILLIMI,

loja VAZHDON,
po duhet tru per ta kapur.:kercim:

dhe qe nga kjo dit e deri ne kte dit,,e deri ne piken e fundit,,un mbes c´do her ai i njejti,,

nuk kam qen kurr francez,,,dhe as gjerman,,,kam qen europjan,,,kam qen Albert,,jo vetem me emer,,por me zemer,,per te gjith kontinentin ku kam lindur,,

sa i perket njeriut,,,esht normal se po nuk u bere njeri ne rradh te par,,nuk mund te behesh asgje,,,dhe aq me veshtri shqiptar,,

me vjen keq qe smund ta kuptoni Shitsin,,iLirjam, 99cin,,Shqiptarin,

Por skam se c´far tju bej,,,

ju kam then disa her edhe dicka,,qe ate qe un dua tja u jap atyre qe i dua,,dhe qe per ta kam lindur,,duhet te jau jap me kiste,,sepse cop dhe shkoqur,,,nuk mund ta shohin dhe as ta konceptojn,

por gjerat do te faktohen ne nje te ardhme jo te larget,,

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Titulli: C'fare Nekupton te Qenurit Shqiptar Per Ju?

ne ralle te pare urime per temen eshte nje teme shum e buku me pelqen pra shqiperia per mu eshte shteti im ka hequr shum dhe vashdon te heq si nga ana politike dhe nga ana jetesore jeta eshte shume me ndryshe aty se sa jashte shtetit pra un jam gjysem babin e kam grek dhe nenen shqiptare jam krenare per te dy shtetet e mi vetem se nga te dyja anet si nga greket e nga shqiptaret shum here kam degjuar shum fjale sikur eshte nje mekat nje tragjedi shum here me vret ne vetvete kjo gje qe shajne mundohem te jem sa me e qarte me tjetrin qe bisedoj se ska rendesi nga je cfare ngjyre ke apo fene qe beson te gjithe jemi njerez per mua nejse disi e mendojne ndryshe per te qen shqiptar eshte shum here krenari dhe shum here pakenaqesi
 
Titulli: Pe: Titulli: C'fare Nekupton te Qenurit Shqiptar Per Ju?

Kombësia asnjëherë nuk ka pse të bën të ndjehesh krenar apo të kesh turp për të. Të jesh Shqipëtar është nder për një Shqipëtar, është vendi i tij i prejardhjes edhe nuk ka pse ka ''pakënaqësi'' . Të jesh njeri i mirë do të thotë të kesh respekt për veten dhe për gjithçka që të është brymosur prej gjakut nga vendi i origjinës. Të jesh Shqipëtar do të thotë të jesh ai që je, ashtu si është një Grek, një Sërb apo një Italian. Ne kemi një pjesë të popullsisë që mbase e kanë për ''turp'' atë që janë , megjithatë të kesh edhe të ruash identitetin tënd do të thotë të jesh normal , qofsh Shqiptar apo dreqi e di çfarë.
 
Pe: C'fare Nekupton te Qenurit Shqiptar Per Ju?

Te kesh nje kombesi qe se ke zgjedhur vete dhe te identifikohesh me te...Por ta shikosh nga ana personale dhe ''atdhetare'',vendi ku kam lindur,vend me tradita,me njerez te forte ne karakter dhe te ashper ne ide,komb i lashte me njerez te fjales te dhene dhe me njerez te kengeve dhe te valleve...Cdo popull ne bote,pavaresisht rrethanave o ne nje menyre ose ne nje tjeter ka pasur vuatjet e tij,keshtu dhe me Shqiperine...Mua me vjen mire dicka se ne kemi nje harmoni dhe nje tolerance fetare qe eshte per tu pasur zili,dhe kjo besoj se lidhet me virtytet e shqiptareve,pasi tregon mese miri se dicka na bashkon ne menyre ''naive''....
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 11.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 22.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 11.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 33.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 11.1%
Back
Top