Adoleshenti vret vellain me thike per 500 lek

vitk

Anëtar i Respektuar
Gerti Xhaja

Vëllai vret vëllanë në periferi të Tiranës për 500 lekë të reja. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në banesën e familjes Marku në Tiranë. Granit Marku 15 vjeç, ka goditur për vdekje vëllanë 8 vjeç më të madh Alfredin pas një grindjeje të ndodhur mes tyre në shtëpi. Shërbimet e Komisariatit numër 5 të Policisë së Tiranës kanë mundur të vënë në pranga autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Autori ndonëse në moshë të mitur, ka të paktën dy vjet që është mjaft problematik për policinë. Gushtin e vitit të kaluar ai i kishte vjedhur armën e tipit pistoletë TT., kryetarit të Bashkisë së Pukës, Bashkim Struga, ndërsa ky i fundit ishte pjesë e xhenazes, i ardhur për një vaki në Laknas.
Ngjarja
Grindja në familjen Marku ka ardhur pasi Graniti i ka kërkuar të atit 500 lekë të reja që i duheshin për pare xhepi. I ati mësohet se nuk ia ka dhënë lekët dhe Graniti ka nisur të shajë në shtëpi dhe kërcënojë për lekët. Vëllai i madh, Alfredi mësohet se ka ndërhyrë për të ftohur grindjen, por ndërhyrja e tij e ka nevrikosur akoma më shumë Granitin. Janë zënë të dy dhe për një shpullë që i ka dhënë vëllai i madh, 15-vjeçari ka nxjerrë një biçak që e mbante me vete dhe e ka qëlluar. Familjarët e kanë marrë në gjendje të rëndë Alfredin dhe e kanë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Ushtarak. Ndërkohë mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për të mbajtur në jetë 23-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të rënda, të marra nga goditjet me thikë, komplikacionet e shkaktuara prej tyre dhe hemorragjia.
Arrestimi
Të sinjalizuara, shërbimet e Komisariatit numër 5 të Policisë së Tiranës në Kamëz kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Me të marrë informacionin se cili ishte autori i krimit, shërbimet e policisë duket se nuk e kanë pasur aspak të vështirë për ta gjetur atë. Problemet e shumta që kishte pasur me policinë, ndonëse ende në moshë të mitur, e kishin bërë Granitin një fytyrë të njohur për uniformat blu. Ai është kapur dhe arrestuar nga shërbimet e policisë jo shumë larg banesës. Graniti është siguruar në ambientet e izolimit të policisë së kryeqytetit, ku është marrë në pyetje nga oficerët e Seksionit kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit në Drejtorinë e policisë së Qarkut. Sipas burimeve, Graniti e ka pranuar autorësinë e krimit, ndonëse është munduar të shfajësohej duke deklaruar për policinë se ishte në gjaknxehtësi e sipër dhe se nuk kishte pasur ndërmend ta vriste vëllanë.
 
Titulli: adoleshenti vret vellain me thike per 500 lek

pfff ka hy dhe ne al virusi i cmendurise
 
Titulli: adoleshenti vret vellain me thike per 500 lek

Skandaloze :(
 
Titulli: adoleshenti vret vellain me thike per 500 lek

Me vie te vjell kur degjoj ksi lloj gjerash :( pfff jan çmendur njerzia ... sidomos mosha rinore.
 
Titulli: adoleshenti vret vellain me thike per 500 lek

15 vjec as bebelinat nuk i kishte hequr nxori thiken pfffff futi nje gjelpere te shkoje ne te semes se njeri ska per tu bere kurre.....
 
Titulli: adoleshenti vret vellain me thike per 500 lek

gjera qe ndollin, por qe sduhet te ndollin
 
Titulli: adoleshenti vret vellain me thike per 500 lek

15 vjec as bebelinat nuk i kishte hequr nxori thiken pfffff futi nje gjelpere te shkoje ne te semes se njeri ska per tu bere kurre.....

Me ty jam, njeri nuk do behet kurre :(

Ky djale me kete qe ka bere ka marre rrugen e kriminelit definitisht... s'do i bej kurre pershtypje kur te vrasi nje tjeter perderisa ka vrare te vellain :( sa keq.....
 
Titulli: adoleshenti vret vellain me thike per 500 lek

cna fulliqi durresin ky cop injoranti
 
Titulli: adoleshenti vret vellain me thike per 500 lek

Ky s'qeka pukjan por pykjan, te q..t derri nonen ti mash dhe me buk, dhe ti rrisesh ja si e shperblen familjen
 
Titulli: adoleshenti vret vellain me thike per 500 lek

cna fulliqi durresin ky cop injoranti

Eri po nuk eshteky problemi mor burr por si nje 15 vjecar vret e pret keshtu ;) pak rrendesi ka qyteti
 
Titulli: adoleshenti vret vellain me thike per 500 lek

Eri po nuk eshteky problemi mor burr por si nje 15 vjecar vret e pret keshtu ;) pak rrendesi ka qyteti

se kam una ne o o ta kisha ne dore un ja kisha fut thiken ne b...th ktij kalama me te meta mendore ky seshte njeri eshtekafshe
 
Titulli: adoleshenti vret vellain me thike per 500 lek

Jane te semure njerezit...Shqiperia ka nevoje me shume se kurre per psikolog.
 
Titulli: Adoleshenti vret vellain me thike per 500 lek

Ehh jane femije anormal kta,,se nje njeri normal nuk mund te vras vellain e vet per 2 lek!!! Duhen marrur masa se mos eshte semundje ngjitese kjo,,
 
Titulli: Adoleshenti vret vellain me thike per 500 lek

Sa e hidhur :(
 
Titulli: Adoleshenti vret vellain me thike per 500 lek

Ja ku ka arritur shoqeria shqiptare ,ekonomia shqiptare,kultura shqiptare,edukata familjare etj etj...dhe ne po ne vend numero asgje nuk ndryshon po te njejtat ngjarje cdo dite ...
Me siguri ka ndodh ndonje padrejtesi mes femijeve se nuk ka mundesi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top